Pas shkatërrimit të ISIS-it do të krijohet Perandoria Iraniane

Publikuar në Gus. 10, 2017, 12:02 a.m.

Henri Kisinxheri, ish shefi më i shquar i diplomacisë amerikane në histori, ka dhënë një deklaratë shokuese e cila ka shkaktuar reaksione të ndara. Në të vërtetë Kisingjeri ka paralajmëruar se me shkatërrimin e ISIS-it do të pason “problem më i madh, krijimi i Perandorisë radikale iraniane”.

Kisinxheri, këshillat e të cilëve me vëmendje i përcjellin liderët botëror, ka cek përveç tjerash:” Në këto kushte  më nuk mund të zbatohet teza se armiku i armikut tim është miku im. Në Lindjen e tanishme  armiku i armikut  tënd lehtë mund të ketë edhe armiku yt. Kisinxheri deklaroi se Lindja e mesme ndikon në botë me ideologjitë e saja dhe aktivitetet specifike.

Shembulli është pikërisht ISIS-i rreth të cilit ekziston konsensusi i sunitëve dhe shiitëve se atë duhet shkatërruar. Po, sikurse  po afrohet çasti, çdo here është çështja më e madhe se kush do të merr kontrollin mbi hapësirën e tanishme të ISIS-it. Në atë problem para betejës për Musulin kanë paralajmëruar edhe Kombet e Bashkuara, duke theksuar se është e rëndësishme që të sigurohen të gjitha kushtet për kthimin e civilëve, ujin, rrymën dhe ushqimin dhe pastaj të fillohet me rindërtim.

 Por, përvojat nga disa qytete tjera kanë treguar se qeveria në Bagdad, të cilin  e kontrollojnë shiitët të afërt me Iranin, nuk ishte e prirur për themelimin e vetëqeverisjes  sunite, po ka dashur të vejë kontrollin e vet mbi këto hapësira. Pikërisht në këtë thirret edhe Kisinxheri, duke cek se hyrja e forcave shiite apo iraniane nga vendet tjera nën kontrollin e Teheranit do të thoshte përforcimi tokësor i”gjysmëhënës shiite”, hapësirës nën ndikimin Iranian nga Palestina gjer në Jemen.

Katër qytetet arabe historike dhe me trashëgimi të lashtë, Bejruti, Damasku, Bagdadi dhe Sana do të mund tani e tutje të vehen nën kontrollin Iranian. Kjo do të mund të sjell  te plotësimi i të gjitha dëshirave të liderëve Iranian: eksportin e revolucionit të tyre dhe implementimin e tij në vendet fqinjë.



Burimi : Global Cir