Aktivistët dhe gazetarët kundër mbylljes së Al Jazeerës nga Izraeli

Publikuar në Gus. 8, 2017, 1:15 p.m.

Organizata për mbrojtjen e drejtave njerëzore dhe organizatat mediale kanë gjykuar vendimin e Izraelit për ndalimin e punës së Al Jazeerës në Jerusalem. Propozimi i ministrit për komunikacion Ayouba Kare për mbylljen e zyrës në Jerusalem dhe shfuqizimit të akreditivave të gazetarëve Al Jazeera, të cilët gjendeshin në këtë qytet, kanë shkaktuar mllef dhe kundërshtime të organizatave të shumta.

Rrethi medial i Katarit Al Jazeera në deklaratën për opinion ka dënuar vendimin e Izraelit duke paralajmëruar padi. Al Jazeera ka shpreh keqardhje për shkak të procesit të vendit i cili për vete deklaron se është”demokracia e vetme në Lindjen e Afërt”. “Al Jazeera edhe më tutje do të raportojë për ngjarjet në territoret e okupuara palestineze në mënyrë profesionale, duke respektuar standardet të cilët i kanë vendosur agjencionet ndërkombëtare, sikurse që është Zyra britaneze për komunikim(Ofcom)” Arsyet me të cilën ministri izraelit i komunikimit u përpoq të arsyetojë mbylljen e zyrës së Al Jazeerës janë”të çuditshme dhe të njëanshme”.

Komiteti për mbrojtjen e gazetarëve(CPJ) ka kumtuar se Izraeli duhet të tërhiqet nga”planet jodemokratike “ të veta dhe të lejojë Al Jazeerës dhe gazetarëve të saj që”lirshëm të raportojnë nga vendi dhe hapësirat të cilat i ka okupuar”.

“Cenzurimi i Al Jazeerës dhe mbyllja e zyrës nuk do të sjell stabilitet në rajon, porse do të vendos Izraeli në kampin e kundërshtarëve të lirisë së medieve në rajon”, ka deklaruar Sherif Mensur , koordinatori i programit të CPJ-së për Lindjen e Afërt dhe Afrikën Veriore.

Asociacioni për të drejtat e qytetarëve në Izrael(ACRI) ka dënuar atë që e ka quajtur”shpallje luftë” të kryeministrit izraelit, i cili shumë herë ka bërë thirrje në ndalimin e Al Jazeerës  dhe ministrit të komunikacionit.” Ky është një në vargun e hapave të cilin qeveria ka ndërmarr kundër shprehjes së lirisë së medieve dhe të çdo njërit i cili kritikon politikën shtetërore”, ceket në ACRI.

Drejtori i zyrës për marrëdhënie me publik të qeverisë izraelite i cili lëshon akreditivat gazetarëve, ka thënë se nuk do të shpërndaj akreditivat në rast se konsideron se do të kërcënohet siguria shtetërore”. “Për këtë shkak kam kontaktuar elitat e sigurisë dhe kam kërkuar mendimin  profesional lidhur me rrjetin Al Jazeera”, ka thënë Nitzan Chen.”Zyra për marrëdhënie me publikun do të sjell vendimin pasi që të marrë këtë mendim”.



Burimi : Al Jazeera