Irani po forcon bashkëpunimin ushtarak me Irakun

nga Mahjoub Zweiri | Publikuar në Gus. 7, 2017, 1:43 p.m.

Në mes Ministrisë së mbrojtjes së Irakut dhe Iranit është nënshkruar marrëveshja për bashkëpunimin  ushtarak mbrojtës me 23 korrik gjatë vizitës së ministrit irakian të mbrojtjes Irfan el Hajalit në Teheran. Sipas informatave të mediave irakiane dhe iraniane, marrëveshja flet për forcimin e bashkëpunimit ushtarak mbrojtës në luftë kundër terrorizmit, me fokus të posaçëm në çështjet e sigurisë kufitare dhe këmbimit të përvojave dhe stërvitjeve ushtarake. Përveç kësaj, Irani do t’i ofrojë mbështetjen strategjike, informative dhe teknike Irakut. Të dyja palët kanë konfirmuar rëndësinë e marrëveshjes  në themelimin e kornizës ushtarake  dhe bashkëpunimit të sigurisë në mes dy shteteve.

Dominon mendimi se thellësia e prezencës iraniane dhe ndikimit në institucionet e rëndësishme të Irakut ka arrit nivelin në të cilin Iranit nuk i nevojiten kurrfarë memorandume apo marrëveshje. Irani po paraqitet si palë e cila jep urdhra në shumicën e detajeve e cila ka të bëjë me situatën ushtarake dhe të sigurisë, qoftë drejtpërdrejtë apo nëpërmjet milicisë të mobilizimit popullor  të cilët mbështeten në formacionet paraushtarake iraniane Basigj dhe Gardën revolucionare iraniane.

Natyrisht, këtë perceptim e mbështet prezenca e qindra, në rast se jo edhe mijëra këshilltarëve ushtarak iranian, të cilët i përkasin forcave speciale Kuds nën komandën e gjeneralit të shquar iranian Kasim Sylejmanit, në shumicën e fronteve në të cilët luftojnë forcat irakiane dhe milicitë e mobilizimit popullor, ndërsa legjimitetin e prezencës së tyre bazojnë në fetvanë, vendimin juridik të imamit të tyre irakian, ajetullah Sistani. Në këtë kontekst, duhet pas në  mendje  se vakuumi i sigurisë, i mbetur si rezultat i tërheqjes së forcave amerikane më 2009, ka ofruar çastin e artë Teheranit të forcojë rolin e vet ushtarak nën pretekstin se bëhet fjalë për ndihmë për vendosjen e supozimeve ushtarake për ruajtjen e sigurisë së shtetit.

Ndoshta pamja në këtë çast  bëhet  ashtu gjersa shkruhet kjo kolumne , megjithatë ardhmëria dhe ajo që sjell me vete nga ndryshimet kërkon llojin e veprimit dhe përgatitjeve të ndryshme. Irani është i vetëdijshëm se veprimin  e vet duhet të fokusojë në elementet brenda Irakut për të siguruar interesat e veta, pa nevojë për prezencën në terren i cili kërkon shpenzimet materiale dhe shkakton presionet politike kundër Iranit, nga ana tjetër. Qeveria iraniane ka zhvilluar versionin e posaçëm të tregimit për marrëdhëniet e saja me Irakun që nga rënia e Musulit dhe është e ngjashme versionit i cili plasohet kur flitet për ngjarjet në Siri. Sipas versionit iranian, prezenca e Teheranit në Irak është bërë “domosdoshmëria rajonale në kuadër të përpjekjeve në luftën kundër terrorizmit tekfiristo-vehabit i cili u zgjerua në Irak dhe Siri”. Me fjalë tjera, ky version i tregimit fokusohet në atë se prezenca iraniane  ka ndonjë lloj të legjimitetit, tek faktorët e caktuar ndërkombëtar, posaçërisht tek SHBA-të dhe Rusisë.

Për t’u mbështetura ky version iranian i tregimit, vjen gjer te themelimi i milicisë së mobilizimit popullor e cila është fut në kuadër të strukturave të Ministrisë së mbrojtjes. Ushtarët e mobilizimit popullor marrin pagat nga shteti, njëjtë sikurse pjesëtarët tjerë të ushtrisë irakiane. Ky hap ishte fitore shtesë e Iranit. Se kjo përbën fitore flet edhe fakti se me këtë vendim kryhet fragmentimi i strukturës ushtarake në ushtrinë e rregullt dhe profesionale e cila ka doktrinën ushtarake të lidhur me atdheun e Irakut dhe kryesisht merr mbështetjen dhe stërvitjen ushtarake, ndërsa strukturën tjetër  të cilën e përbëjnë milicit e mobilizimit popullore të cilët kanë doktrinën tjetër ushtarake, dhe natyrisht i afërt me Iranin duke pasur parasysh  kuadrin komandues dhe metodat e stërvitjeve.

Në kontestin e kësaj prapavije historike të bashkëpunimit gjatë disa viteve të kaluara, struktura iraniane  ushtarake dhe e sigurisë ka arritur të forcojë prezencën e saj në Irak, larg nga ambienti i veprimit politik  i cili në masë të madhe është,e sa duket dhe atë në masë të madhe e harmonizuar me ritmin e relacioneve ushtarake dhe të sigurisë. Informatat mbi bashkëpunim vijnë pas deklaratës së kryeministrit irakian Hajder el Abadit lidhur me çlirimin e Musulit nga kontrolli i grupit të armatosur të ISIS-it. Vlerësohet se në Musul, në të cilin kanë jetuar dikur rreth 2 milion banorë, tani nuk kanë mbet disa mijëra sosh.

Përfundimi i kontrollit të ISIS-it mbi Musulin Irani e sheh si fryt i bashkëpunimit ushtarak dhe të sigurisë me Irakun, pasi që këshilltarët iranian i kanë ofruar bashkëpunimin e plotë mobilizimit popullor irakian në fushën logjistike dhe planifikimin e operacioneve luftarake në të cilin për fat të keq kanë pësuar më shumë se 40.000 civil sipas vlerësimeve të ish ministrit irakian të punëve të jashtme Hoshjar Zebarit. Ajo çka është quajtur si”Betejë për çlirimin e Musulit” shfrytëzohet për forcimin e rolit të mobilizimit popullore në sistemin ushtarak irakian, ashtu që këto forca të fitojnë legjimitetin dhe hapësirën shtesë dhe kështu të forcojnë prezencën ushtarake iraniane në Irak.

Të gjitha këto përpjekje të cilët i investon Irani vijnë në kohën kur arabët me të madhe mungojnë nga skena irakiane. Të vetmen gjë të cilin arabët e caktuar dinë të bëjnë, është që të kritikojnë rolin e Iranit në Irak, pa marr parasysh se a bëhet fjalë për rolin politik apo ushtarak të këtij shteti. Këto kritika konstante dëgjohen që nga viti 2003, megjithatë nga këto nuk ka kurrfarë vlere, përveç asaj që konfirmojnë pafuqinë arabe para ekspansionit të prezencës iraniane në kryeqytetet arabe. Në kohën kur Irani po forcon prezencën e vet në Irak, dhe nga aspekti politik dhe ekonomik kalon në aspektin ushtarak dhe të sigurisë, regjimet zyrtare arabe janë të bllokuar vetëm në sulme verbale, mallkimin dhe kritikat e asaj që bën Teherani. Po të ndodh që dikush nga ata të kalon më larg se kjo fazë, reagimet e tyre edhe më tutje nuk kanë rezultate të qarta  dhe vendimtare të cilat do të mund të ndikonin në marrëdhëniet në mes Irakut dhe Iranit.

Këto ngjarje janë shumë interesante pasi që shtetet arabe, sikurse Arabia Saudite, ndajnë qasjen e Iranit dhe shteteve tjera se lufta kundër terrorizmit është para gjitha konflikteve tjera. Me këtë versioni iranian i tregimit imponohet të gjithëve, dhe se edhe të tjetrit po shtrëngohen të japin përparësi asaj që Irani e konsideron si prioritet, e jo asaj që mendojnë të tjerët. Prandaj në marrëveshjen në mes Iranit dhe Irakut mund të gjejmë fjalë për luftën kundër terrorizmit. Kjo nuk ka të bëjë vetëm në marrëveshjen në mes Irakut dhe Iranit, duke marrë parasysh se marrëveshje e ngjashme është arritur edhe në mes Arabisë Saudite dhe Irakut sipas informatave që kanë rrjedh në opinion pas vizitës së komandanti të shtabit të ushtrisë saudite dhe delegacionit të tij Irakut, dhe atë vetëm disa ditë para nënshkrimi të marrëveshjes në mes Bagdadit dhe Teheranit. Në atë takim është biseduar lidhur me sigurimin e kufijve në mes Arabisë Saudite dhe Irakut të cilat shtrihen në gjatësi prej 814 km dhe parandalimin e keqpërdorimit të tyre nga grupet terroriste.

Në takim, poashtu është biseduar për hapjen e kalimit kufitar Arar ashtu që të lehtësohet udhëtimi i haxhinjëve irakian. Po duket se Riadi përpiqet të prish marrëdhëniet më mes Irakut dhe Iranit, gjë që edhe përpara e ka bërë me dërgimin e ambasadorit Thamer el Sabhan, prej të cilit është kërkuar në shtator të vitit 2016 të braktis Bagdadin për shkak të ankimit të zyrtarëve irakian. Reagimet dhe kritikat e marrëveshjes për bashkëpunimin ushtarak në mes Irakut dhe Iranit kanë ardhur nga Washingtoni  i cili konsideron se me këtë po forcohet”shteti i rebeluar” sikurse Irani. Megjithatë, bëhet fjalë vetëm për sulmet verbale, thjeshtë për nevoja mediale, posaçërisht kur dihet se Washingtoni ishte promotori i marrëveshjes për programin nuklear iranian të cilin nuk arriti të shfuqizojë as presidenti i ri amerikan Donald Trumpi edhe pse e ka premtuar atë gjatë fushatës parazgjedhore.

Krejt të kundërtën, Washingtoni e konsideron, sipas fjalëve të sekretarit shetëror amerikan, Rex Tillerson, se Irani i ka përmbush të gjitha obligimet e t’ia të marra me marrëveshjen e programit nuklear. Për këtë shkak qëndrimet amerikane mbesin vetëm si pakënaqësi verbale në ambientin politik përplot aksione “provokative” iraniane e cila nuk ka të ndalur. Në vija të shkurta, marrëveshja për mbrojtje në mes Irakut dhe Iranit ndoshta duket si çfarëdo marrëveshje bilaterale tjetër. Por, konteksti i ngjarjeve dhe polemikave të cilët udhëhiqen lidhur me natyrën e marrëdhënieve irako-iraniane thonë se bëhet fjalë për marrëveshje të pazakontë. Duket se Irani është thellë i involvuar në  mundësit politike dhe ekonomike në Iran, tani shkon përpara në pikëpamje të rregullimit të marrëdhënieve të tija me Irakun, pa marr parasysh në rezultatin e in tolerancës aktuale në rajon.

Teheran po paraqitet në statusin e lojtarit i cili dëshiron të mbetet në lojë edhe kurrë nuk është në teren apo është i detyruar të dal, që dëshiron të realizojë me këtë lloj të marrëveshjes i cili fragmenton struktura ushtarake në Irak, tani të ballafaquar me sfidat e brendshme në të cilin shteti do të gjendej në gjendje të palakmueshme  për shkak të dobësive dhe ndarjeve, si dhe zgjerimit të dukurisë së qendrave konkurruese të fuqive brenda shtetit të cilët do të përpiqen të shkatërrojnë idenë për shtetin unitar. Kjo është në  harmoni me strategjinë e Teheranit se nuk duhet të ekzistojë shteti koherent dhe i centralizuar në Irak. Pasi që kjo do të bëjë rolin iranian të dëshirueshëm dhe të nevojshëm, që Teherani e dëshiron aktualisht në balansin e dëmtuar të fuqive.



Burimi : Al Jazeera