Vendoset që të Mërkurën Vazhdon një takimtjetër për Kuvendin

Publikuar në Gus. 6, 2017, 2:52 p.m.

Kryesuesi i Kuvendit të Kosovës, deputeti Adem Mikullovci, pas konsultimit me përfaqësuesit e koalicioneve dhe partive të përfaqësuara në Kuvend pas zgjedhjeve ka vendosur që edhe të mërkurën e ardhshme të mbahet një takim i ngjashëm.

Kërkesa për një takim të tillë u bë nga përfaqësuesi i koalicionit PAN, Enver Hoxhaj.

Përmes këtyre takimeve konsultuese po tentohet të gjendet një zgjidhje për zgjedhjen e kryetarit dhe nënkryetarëve të Kuvendit si dhe për formimin e Qeverisë.

Seanca e sotme për konstituimin e Kuvendit dështoi për shkak të mungesës së kuorumit meqë munguan deputetët e koalicionit PAN i cili në zgjedhjet e 11 qershorit fitoi më së shumti deputetë.

Pasi doli nga takimi, përfaqësuesi i koalicionit LDK-AKR-Alternativa, Avdullah Hoti, tha se kërkesa e koalicionit PAN për t’u votuar Kuvendin bashkë me Qeverinë nuk ka asnjë normë etike.

Lidhur me këtë kërkesë, përfaqësuesit i PAN-it në takimin konsultues, Enver Hoxhaj tha se kërkesa është edhe kushtetuese edhe ligjore.