Sistemi i drejtësisë në Kosovë nuk është korrekt në dhënien e dënimeve të vrasësve burra dhe gra

Publikuar në Gus. 6, 2017, 2:42 p.m.

“Gratë shpeshherë marrin dënime më të rënda edhe në raste kur ato kanë kryer veprën në vetëmbrojtje. E tërë kjo na lë të kuptojmë që mirëqenia e grave dhe vajzave në Kosovë vazhdon të jetë e rrezikuar, e kjo sidomos nga institucionet të cilat do të duhet të ofrojnë siguri, drejtësi dhe barazi në të gjitha sferat e jetës.”

Sala Bytyqin nëna e Zejnepes e cila u vra mizorisht nga buri i saj, nuk e ka penguar mosha për të kërkuar drejtësi për të bijën, e cila më 23 tetor 2015 u vra nga burri i saj, Nebih Berisha.

Në Gjykatën e Apelit sot u trajtuan ankesat e parashtruara nga palët lidhur me aktgjykimin e shkallës së parë, në bazë të të cilit Berisha u dënua me 12 vjet burgim.

“Sytë m’u kanë qorru, qe dy vjet. Mi ka lënë katër jetima”, ka thënë shkurt 83-vjeçja.

Gratë e Kosovës nuk u pajtuan me këtë vendim të Gjykatës së Prizrenit për Nuhi Berishën, personit që vrau gruan e tij, Zejnepe Berish

“Fakte të shumta tregojnë se sistemi i drejtësisë në Kosovë nuk është korrekt në dhënien e dënimeve të vrasësve burra dhe gra. Gratë shpeshherë marrin dënime më të rënda edhe në raste kur ato kanë kryer veprën në vetëmbrojtje. E tërë kjo na lë të kuptojmë që mirëqenia e grave dhe vajzave në Kosovë vazhdon të jetë e rrezikuar, e kjo sidomos nga institucionet të cilat do të duhet të ofrojnë siguri, drejtësi dhe barazi në të gjitha sferat e jetës. Po ashtu, ju rikujtojmë se në të kaluarën institucionet përgjegjëse janë deklaruar se duhet të ketë zero tolerancë ndaj dhunës në familje, por dënimet e tilla minimale nuk po përçojnë të njëjtin mesazh. Ato po japin mesazhin e gabuar se krimet e tilla makabre nuk do të marrin dënimin e merituar në përputhje me legjislacionin në fuqi”, thuhet në komunikatën e Rrjetit të Grupeve të Grave të Kosovës.