Zijareti i İmam Ali ibn Musa Riza

nga Vullnet Merja | Publikuar në Gus. 5, 2017, 12:12 a.m.

Me emrin e Allahut, të Gjithmëshirshmit, Mëshirplotit

 Falënderimet i takojnë Allahut të Madhëruar. Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi profetin Muhammed, mbi familjen e tij të pastër dhe mbi shokët e tij të zgjedhur!

Es Selamu alejkum ue rahmetullahi ue berakatuhu!

Paqja, mëshira dhe begatitë e Allahut qofshin mbi ju!

Imam Rizai është i biri i Musait, i biri i Xhaferrit, i biri i Muhamedit, i biri i Aliut, i biri i Hysejnit, i biri i Aliut, i biri i Ebu Talibit (Paqja qoftë mbi ta!). Ai është imami i tetë prej imamë të pastër të Ehli Bejtit (paqja qoftë mbi ta!)

Imam Ali Rizai (Paqja qoftë mbi të!) ka lindur në Medinen e Ndritur, më 11 të muajit Dhul Kaideh në vitin 153 të hixhrit.

Janë shkruar shumë për mirësinë e zijaretit të imamit të njerëzve e të xhindëve, i cili është varrosur në tokën e Horasanit, imami ynë Ali ibn Musa Riza (paqja qoftë mbi të dhe mbi baballarët e tij!)

Në librin "Tuhfetu Zair" thuhet:

1- Është transmetuar nga profeti (paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të dhe mbi familjen e tij!) se ka thënë: "Një pjesë e trupit tim do të varoset në tokën e Horasanit. Cilido besimtarë që do ta vizitojë, Allahu ia ka obliguar Xhennetin dhe do ti'a ndalojë zjarrin trupit të tij."

Në një hadith tjetër profeti Muhamed (paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të dhe mbi familjen e tij!) ka thënë: "Një pjesë e trupit tim do të varoset në tokën e Horasanit. Cilido i brengosur që e viziton, Allahu do t'ia largojë atij brengat. Cilido gjynahqarë që e viziton, Allahu do t'ia falë atij gjynahet."

Përsa i përket mënyrës së zijaretit të imam Rizait (paqja qoftë mbi të!), dije se janë përmendur disa zijarete për të. Ajo më e njohura është zijareti i përcjellë në libra të konsiderueshëm që i atribuohet shejkhut të madh Muhamed ibn Hasan el Uelijd, i cili është prej shehlerëve të Sadukut (Allahu e mëshiroftë!). Nga Mezar ibn Kauleuijeh duket se ai zijaret është transmetuar nga imamët (paqja qoftë mbi ta!).

Sipas librit "Men la jehdheruhul Fakijh", mënyra e këtij zijareti është: Kur dëshiron të vizitosh vendvarrimin e imam Rizait (paqja qoftë mbi të!) në Tus (Mashhad), merr gusël para se të dalësh nga shtëpia. Gjatë guslit thuaj: "O Allah! Më pastro mua dhe pastroje zemrën time. Ma zgjero gjoksin dhe bëj që gjuha ime të të lavdërojë Ty, të shprehë dashurinë Tënde dhe të të falenderojë Ty. Fuqia nuk është veçse prej Teje. O Allah! Bëje këtë gusël për mua pastrim dhe shërim."

Kur të dalësh nga gusli thuaj:

"Bismilah, ue bilah ue ilallah ue ila ibn Resulilah. Allahu është Sipërmarësi im dhe Atij i mbështetem. O Allah! Për te Ti jam drejtuar dhe Ti je qëllimi im dhe kërkoj prej Teje ato që Ti ke."

Kur të dalësh nga shtëpia, qëndro tek dera e shtëpisë dhe thuaj:

"O Allah! Për tek Ti jam drejtuar. Për Ty kam lën pas familjen, pasurinë dhe gjithçka që më ke dhënë. Ty të besoj për gjithçka. Mos më zhgënje. O Ti që nuk e zhgënjen atë që të kërkon Ty, nuk e humbet atë që Ti e ruan, dërgo salavate për profetin dhe familjen e profetit. Më ruaj mua me ruajtjen Tënde. Vërtet, nuk humbet ai që Ti e ruan."

ZIJARETI I IMAM RIZAIT (paqja qoftë mbi të!)

Ulu te ana e kokës së imamit (paqja qoftë mbi të!) dhe thuaj:

Paqja qoftë mbi ty o i dashuri i Allahut!

Es selamu alejke ja uelijjallah!

Paqja qoftë mbi ty o argument i Allahut!

Es selamu alejke ja huxhxhetallah!

Paqja qoftë mbi ty o dritë e Allahut në errësirat e tokës!

Es selamu alejke ja nurallahu fi dhulumatil erdi!

Paqja qoftë mbi ty o shtyllë e fesë!

Es selamu alejke ja amude dijn!

Paqja qoftë mbi ty o trashëgimtari i Ademit, i zgjeruri i Allahut!

E selamu alejke ja uarithe Ademe safuatilah!

Paqja qoftë mbi ty o trashëgimtarë i Nuhut, Profeti i Allahut

Es selamu alejke ja uarithe Nuhin nebijjilah

Paqja qoftë mbi ty o trashëgimtar i Ibrahimit, Miku i Allahut!

Es selamu alejke ja uarithe Ibrahime khalililah!

Paqja qoftë mbi ty o trashëgimtar i Ismailit, kurbani i Allahut

Es selamu alejke ja uarithe Ismaile dhebijhilah

Paqja qoftë mbi ty o trashëgimtar i Musait, folësi me Allahun!

Es selamu alejke ja uarithe Musa kelimilah!

Paqja qoftë mbi ty o trashëgues i Isait, shpirti i Allahut!

Es selamu alejke ja uarithe Isa Ruhilah!

Paqja qoftë mbi ty o trashëtimtar i Muhamedit, i Dërguari i Allahut!

Es selamu alejke ja uarithe Muhamedin resulilah!

Paqja qoftë mbi ty o trashëimtar i prijësit të besimtarëve, Aliu i dashuri i Allahut dhe zëvendësi i të dërguarit të Zotit të botëve!

Es selamu alejke ja uarithe emijrel mu'minine, Alijun uelijullah ue uasiji resuli rabil alemijn!

Paqja qoftë mbi ty o trashëgimtar i Fatime Zahrasë!

Es selamu alejke ja uarithe Fatime Zahra!

Paqja qoftë mbi ty o trashëgimtarë i Hasanit dhe Huseinit, zotërnjtë e të rinjve të banorëve të Xhennetit!

Es selamu alejke ja uarithel Hasani uel Husejni sejjidej shebabi ehlil xhenneh!

Paqja qoftë mbi ty o trashëgimtar i Aliut i biri i Husejnit, Zejnel Abidijn!

Es selamu alejke ja uarithe Ali ibn Husejn, Zejnul Abidijn!

Paqja qoftë mbi ty o trashëgimtar i Muhamedit i biri i Aliut, martësi dhe shpërthyesi i diturive të të parëve dhe të të fundmëve!

Es selamu alejke ja uarithe Muhamed ibn Ali, Bakiril ulumil euelijne uel akhirijne!

Paqja qoftë mbi ty o trashëgimtar i Xhaferit i biri i Muhamedit, i vërteti i virtytshmi!

Es selamu alejke ja uarithe Xha'fer ibn Muhamed Es Sadiku El Barr'rru!

Paqja qoftë mbi ty o trashëgues i Musait i biri i Xha'ferit!

Es selamu alejke ja uarithe Musa ibn Xha'fer!

Paqja qoftë mbi ty o i vërtetë, o dëshmor!

Es selamu alejke ja ejjuhes sidijk esh shehijd!

Paqja qoftë mbi ty o zëvendës i virtytshëm e i devotshëm!

Es selamu alejke ejjuuhel uesijju el barr'rru et tekijju!

Dëshmoj se ti e fale namazen e dhe zekatin, urdhërove në të mira ndalove nga të këqijat dhe e adhurove Allahun derisa të erdhi vdekja!

Eshhedu enneke kad ekamte salate ue atejte zekate ue emerte bil ma'rufi ue nehejte anil munkeri ue abedtellahe hatta etakel jekijn!

Paqja, mirësia dhe mëshira e Allahut qofshin mbi ty o babai i Hasanit!

Es selamu alejke ja Aba Hasan ue rahmetullahi ue berekatuhu!

Allahu na mbarësoftë që të jemi në rrugën e eulijave të Tij në këtë jetë dhe na bashkoftë me ata në Jetën Tjetër!

Vullnet Merja

Kryetar i Shoqatës FLLADI