Mësimet e Hadithit Thekalejn Nga Zotëri Sejjid Ajetullah Kemal Hajdari. Mësimi i Dyzetëenjëtë

nga Ajetullah Kemal Hajdari | Publikuar në Gus. 4, 2017, 5:09 p.m.

Jemi të nderuar, që t’iu lajmërojmë se, po vijojmë me kënaqësi, sqarimin e shumë çështjeve të lëna pezull dhe shpjegimin e duhur, për gënjeshtrat, mashtrimet, shpifjet dhe trillimet, që janë bërë gjatë tërë historisë islame, kundër besimtarëve dhe dijetarëve muslimanë shiitë, nga një pjesë e vëllezërve të tyre sunnitë.

Prezantuesi: Me emrin e Allahut, Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit. Falenderimi i takon Allahut, i Cili na mësoi dëshminë islame dhe dashurinë ndaj Muhammedit (p.q.m.t.) dhe familjes së tij të pastër. Përshëndetja qoftë mbi të robin e zgjedhur dhe të dërguarin besnik të Allahut (p.q.m.t.), mbi Muhammed Mustafain (p.q.m.t.) dhe mbi familjen dhe Farefisin e tij të Pastër si dhe mbi të tërë bashkësinë e besimtarëve muslimanë.

I ftuari: Si fillim duam t’iu bëjmë të ditur, se ne tanimë e kemi mësuar se Imam Buhariu, nuk e ka zbatuar ndërgjegjien e besnikërisë së dijes, për sa ka të bëjë me pikën e dhënies së emrave. Pikë së dyti sërish pohojmë se Imam Buhariu, nuk i ka qëndruar besnik ndërgjegjies së dijes, për sa se për sa i përket çështjes së përcjelljeve të hadithëve, nga i dërguari i Allahu (p.q.m.t.), ashtu siç vumë re në shembullin e martesës së mutes. Shtojmë se Imam Buhariu, nuk e ka cituar thënien “ile exhelin” (deri në një kohë të caktuar), ashtu siç shihet dukshëm në disa hadithë. Pikë së treti Imam Buhariu, është orvatur në fshehjen e së vërtetës, duke mos përmendur emrin e Abdullah Ibn Mesudit, i cili ishte njëri nga ata bashkëkohës, të cilët e lejonin martesën e mutes.

Prezantuesi: Në programin tonë paraardhës, ju na lajmëruat për ngjashmëritë e hadithëve të marrë nga vepra me titull: “Sahihu’l-Muslimi” (Përmbledhja e Hadithëve të Vërtetë e Imam Muslimit), e Imam Muslimit dhe atyre të marrë nga vepra me titull: “Sahihu’l-Buhari” (Përmbledhja e Hadithëve të Vërtetë e Imam Buhariut), e Imam Buhariut. Në këtë pikë lind pyetja: “Vallë a janë të besueshëm, argumentët e padiskutueshëm fetarë, të cilët Imam Buhariu i ka shënuar në veprën e tij me titull: “Sahihu’l-Buhari” (Përmbledhja e Hadithëve të Vërtetë e Imam Buhariut)?!”

Ju përshëndesim me përshëndetjen më të bukur islame, e cila buron nga thellësia e zemrës sonë: Es-selamu alejkum ue rahmetullahi ue berekatuhu. Ja ku jemi sërish me ju, në programin tonë të dyzetenjëtë me titull: “Shfaqja e Imam Mehdiut (p.m.t.)” dhe në çështjen: “Argumentimi dhe Zinxhiri i Përcjelljes së Hadithit Thekalejn”. Duam t’iu urojmë mirëseardhjen dhe nga ana e ndjekësve tanë të nderuar.

I ftuari: Alejkum selam! Para së gjithash, dua t’iu them: “Mirë se ju gjeta. Kërkoj mbrojtje nga Allahu (f.m.t.) prej shejtanit të mallkuar dhe e nis me ndihmën e Allahut, Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit. Përshëndetja, paqja dhe shpëtimi, qofshin mbi robin e zgjedhur dhe të dërguarin e fundit të Allahut (p.q.m.t.), Muhammed Mustafain (p.q.m.t.) dhe mbi familjen dhe Farefisin e tij të Pastër.

Si fillim kërkojmë ndjesë, nga ndjekësit tanë të nderuar, si pasojë e qasjes sonë të pjesshme ndaj Hadithit Thekalejn. Ne jemi duke e shqyrtuar çështjen e Hadithit Thekalejn, në një spektër shumë të gjërë dhe gjithëpërfshirës dhe duam t’iu bëjmë të qartë, se çështja që po shtjellojmë tani, nuk ka ndonjë lidhje të drejtpërdrejtë, me çështjen tonë kryesore, e cila është “Argumentimi dhe Zinxhiri i Përcjelljes së Hadithit Thekalejn”.

Në këtë program, ne jemi duke hetuar vlefshmërinë e thënies së njohur, se çdo hadith i cili kalon në veprën e shquar me titull: “Sahihu’l-Buhari” (Përmbledhja e Hadithëve të Vërtetë e Imam Buhariut), e Imam Buhariut dhe atë me titull: “Sahihu’l-Muslimi” (Përmbledhja e Hadithëve të Vërtetë e Imam Muslimit), e Imam Muslimit është i vërtetë dhe se këto dy përmbledhje të hadithëve janë më të përpikta, se sa mbarë përmbledhjet e tjera të hadithëve. Për më tepër, lërnani t’iu rikujtojmë se ne kemi shpjeguar, se e vërteta nuk është kështu.

Shpalosim se në dy veprat e lartpërmendura, janë të pranishëm versione të larmishme hadithësh, të cilët nuk mund të shërbejnë aspak si argumentë, as nga ana e këndvështrimit të zinxhirit dhe as nga përmbajtja. Si rrjedhojë sqarojmë se versionet e Hadithit Thekalejn, për të cilët dijetarët muslimanë janë të njëzëri, se kanë arritur në shkallën e përcjelljes në mënyrë të pashkëputur, të cilët zënë vend në veprën me titull: “Sahihu’l-Muslimi” (Përmbledhja e Hadithëve të Vërtetë e Imam Muslimit), e Imam Muslimit nuk janë të detyruar, që të jenë domosdoshmërisht më të vërtetit.

Ne do të hyjmë drejtpërdrejtë në temë. Pohojmë se një shkrimtar, ose një përcjellës duhet të jetë tejet i sigurtë, mbi çështjen e hadithit që ka përcjellur. Gjithashtu nëse përcjellësi ose shkrimtari i përmbledhjes së hadithit nuk është i sigurtë, për sa i përket temës së përcjelljes, atëherë miratojmë se bie kriteri i shkrimtarit, ose i veprës së tij, sepse për çdo hadith që ai ka të përcjellur del në shesh, mundësia e ndyshimit dhe luajtjes së hadithëve të përcjellur. Ne e shikojmë qartë këtë të vërtetë, në fjalët e një imami, i cili i mban mend përmendësh hadithët dhe zinxhirët e përcjelljes.

Imam Muslimi citon si më poshtë: “Me të vërtetë, përbën një rëndësi të madhe, hetimi i mangësive dhe i të metave, i përcjellësve të hadithit dhe të lajmit, i atyre të cilëve mbajnë përgjegjës vetveten dhe i atyre të cilëve japin miratime kur i pyesin. Shprehem kështu sepse disa herë lajmet e lejojnë, herë të tjera e ndalojnë, disa herë përmbajnë një urdhër ose një ndalim dhe herë të tjera përmbajnë përkushtim dhe frikësim. Nëse përcjellësi ia paraqit hadithin një njeriu i cili e njeh hadithin, pa paraqitur të vërtetën dhe burimin e vërtetë të ndërgjegjies (dijes) dhe nëse nuk ia paraqit përmbajtjen e hadithit, atyre njerëzve që nuk e njohin hadithin, atëherë përcjellësi shndërohet në një mëkatar dhe në një mashtrues të muslimanëve në përgjithësi”. (1)

E thënë ndryshe, nëse përcjellësi nuk është një njeri besnik dhe nuk qëndron në në shkallë të lartë të përgjegjësisë së ndërgjegjies së dijes, ai ka marrë mbi supe, një përgjegjësi shumë të madhe. Shpalosim se në fragmentin e sipërcituar, ndodhet dhe përgjigjia e pyetjes së cilës disa njerëz na e drejtojnë shpesh herë: “Vallë përse e akuzoni Imam Buhariun si një tradhtar?!” Arsyeja është se Imam Buhariu, nuk e ka zbatuar ndërgjegjien e dijes, në hadithët që ai ka përcjellur në përmbledhjen e tij të hadithit.

Lejonani që t’iu bëjmë të qartë, se sipas përkufizimit të dhënë nga Imam Muslimi, ai i cili nuk ecën sipas përgjegjësisë së ndërgjegjies së dijes, në lidhje me përcjelljen e hadithëve, ai meriton të cilësohet si një gënjeshtar dhe si një mashtrues i muslimanëve.

Në këtë pikë kyçe, ejani le t’i hedhim një sy hadithëve, të shënuar në veprën me titull: “Sahihu’l-Buhari” (Përmbledhja e Hadithëve të Vërtetë e Imam Buhariut), e Imam Buhariut, nëse ky i fundit e ka zbatuar ose nuk e ka zbatuar përgjegjesinë e ndërgjegjies së dijes.

Ndonëse ne shembullin e parë, e kemi pasqyruar në programin tonë paraardhës, gjithsesi po e përsërisim me qëllimin e rikujtimit. Ajo që duam t’iu themi është se në veprën me titull: “Sahihu’l-Buhari” (Përmbledhja e Hadithëve të Vërtetë e Imam Buhariut), e Imam Buhariut, nuk janë përcjellur të tërë hadithët e vërtetë e Muhammedit (p.q.m.t.). Për këtë arsye akush nuk ka te drejtë, që të na vijë dhe të na aludojë duke na thënë: “unë nuk i pranoj hadithët e shënuar, në përmbledhjet e tjera të hadithëve, përveç hadithëve që zënë vend në veprën me titull: “Sahihu’l-Buhari” (Përmbledhja e Hadithëve të Vërtetë e Imam Buhariut), e Imam Buhariut dhe në veprën me titull: “Sahihu’l-Muslimi” (Përmbledhja e Hadithëve të Vërtetë e Imam Muslimit), e Imam Muslimit.

Nënvizojmë kështu, sepse emri i plotë i veprës me titull: “Sahihu’l-Buhari” (Përmbledhja e Hadithëve të Vërtetë e Imam Buhariut), e Imam Buhariut, është si vijon: “Xhamiu’l-Musnedi’s-Sahihi’l-Muhtasari Mine’l-Umuri Resulilahi ue Sunenihi ue Ejamihi” (Përmbledhja e Zinxhirëve të Vërtetë Përmbledhës të Veprave, Sunetëve dhe Ditëve të Dëguarit të të Allahut (p.q.m.t.)). Ja pra ashtu siç shihet dukshëm kjo është një vepër përmbledhëse.

Ky hadith përcillet në këtë mënyrë: Ne na rrëfeu Humejdiu, i cili është në të njëjtën kohë dhe autori i veprës me titull: “Musnedu’l-Humejdi” (Zinxhiri i Përcjelljes së Humejdiut) dhe mësuesi i Imam Buhariut, se Sufjani kallëzoi dhe na rrëfeu se Umer Ibn Dinari, na tregoi se më lajmëroi Tausi, se ai kishte dëgjuar nga Ibn Abbasi se kishte pohuar në këtë mënyrë: “Kur Umer Ibn Hattabit, i arriti lajmi se dikush, kishte shitur pije alkoolike dhe ai tha: “Allahu e shkatërroftë dikushin! Vallë a nuk është në dijeni ai, se i dërguari i Allahut (p.q.m.t.) ka urdhëruar: “Allahu i ka mallkuar çifutët, sepse ata ia ndaluan vetvetes, yndyrërat e brendshme dhe ata i shitën pasi i shkrinë”. (2)

Ja pra ashtu siç shihet qartë, në hadithin  mësipërm të përcjellur, nga mësuesi i tij Imam Humejdiu, Imam Buhariu nuk e ka përmendur emrin e atij, që ka shitur pije alkoolike.

Pyetje: “Përcjellësi i këtij hadithi Imam Buhariu ka përdorur shprehjen: “Haddethena Humejdi” ose ne na rrëfeu Humejdiu”. Me fjalë të tjera Imam Buhariu, na shpjegon se e ka përcjellur hadithin në fjalë, duke e dëgjuar nga Imam Humejdiu dhe nuk e ka shënuar nëpërmjet një vepre.

Tani le të shqyrtojmë hadithin e lartpërmendur edhe nga vepra me titull: “Musnedu’l-Humejdi” (Zinxhiri i Përcjelljes së Imam Humejdiut), e Imam Humejdiut (viti 219 i vdekjes sipas mërgimit islam). Themi se Imam Humejdiu ka ndërruar jetë, përafërsisht dyzetë vite para Imam Buhariut. Pohojmë se Imam Humejdiu, e ka përcjellur në mënyrë të hapur hadithin e sipërcituar në veprën e tij me titull: “Musnedu’l-Humejdi” (Zinxhiri i Përcjelljes së Imam Humejdiut). Hadithi është si vijon: “Ne na rrëfeu Humejdiu, se Sufjani kallëzoi se Umer Ibn Dinari, na tregoi se më lajmëroi Tausi, se ai kishte dëgjuar nga Ibn Abbasi se kishte pohuar në këtë mënyrë: “Kur Umer Ibn Hattabit, i arriti lajmi se Semure, kishte shitur pije alkoolike ai tha: “Allahu e shkatërroftë Semuren!” (3)

Theksojmë se si në hadithin e mësipërm, e përcjellur nga Imam Buhariu, ashtu dhe në hadithin në fjalë, e përcjellur nga Imam Humejdiu, është përdorur folja e njëjtë “haddethena” (ne na rrëfeu Humejdiu). Përsërisim se folja “haddethena” (ne na rrëfeu), e cila ceket në veprën me titull: “Sahihu’l-Buhari” (Përmbledhja e Hadithëve të Vërtetë e Imam Buhariut), e Imam Buhariut kalon edhe në veprën me titull: “Musnedu’l-Humejdi” (Zinxhiri i Përcjelljes së Imam Humejdiut).  Pra jo vetëm folja, por edhe përcjellësi së bashku me hadithin është i njëjtë.

Duke u mbështetur në hadithët e lartpërmendur, arrijmë në përfundimin se nga kjo kuptohet, se në veprën e Imam Humejdiut, mësuesit të Imam Buhariut, emri i shitësit të pijeve alkoolike, është bërë i qartë dhe është zbuluar dhe është pikërisht ai i Semure Ibn Xhundebit, ndërsa në veprën e nxënësit të tij Imam Buhariut, ky emër është fshehur dhe nuk është përmendur.

E thënë ndryshe në njërën anë, mësuesi ka zbatuar, përgjegjësinë e ndërgjegjies së dijes, ndërsa në anën tjetër, nxënësi i tij është sjellur në kundërshtim me këtë përgjegjësi. Unë po ua lë ndjekësve tanë të nderuar, vlerësimin e kësaj dukurie negative. Askush nuk ka të drejtë, të na thotë se Imam Buhariu është ngatërruar, sepse ne besojmë fuqishëm se ai, e ka fshehur qëllimisht emrin e shitësit. E themi këtë sepse ai është ka bërë përpjekje të vazhdueshme, që askush nga bashkëkohësit e Muhammedit (p.q.m.t.) të mos qortohet. Pra nëse del në dritë fakti se Imam Buhariu është ngatërruar, ka gabuar dhe ka harruar, atëherë kush mund të na garantojë dhe të na sigurojë se i njëjti problem, nuk gjendet edhe në hadithët e tjerë të përcjellur nga ai?!

Miratojmë se edhe shembulli i dytë është jashtëzakonisht i rëndësishëm.

Hadithi është kështu: “Ne na rrëfeu Ebu Muauije dhe na tregoi se e lajmëroi Ameshi, se ai kishte dëgjuar nga Shakiku, se Usame Ibn Zejdi kishte thënë: “Mua më thanë: “Vallë a nuk shkon që të flasësh me Uthmanin?!”

Ndërsa unë ia ktheva: “Ju pandehni se patjetër duhet të dëgjoni, kur unë jam duke folur me të?! Betohem në Allahun e Madhëruar (k.m.t.) se unë kam folur me të. Megjithatë nuk kisha dëshirë, që unë të isha i pari që ta bëja të ditur të folurën time”.

I dërguari i Allahut (p.q.m.t.) ka thënë: “Në ditën e Kijametit do të vijë një njeri dhe do të hidhet në Xhehennem. Zorrët e tij do t’i shpërthejnë jashtë barkut. Zorrët e tij do t’i rrotullohen rreth e rrotull tij, ashtu siç rrotullohet gomari në mulli. Më pas banorët e Xhehennemit do të mblidhen përqark tij dhe do ta pyesin: “O dikush a nuk ishe ti nga ata të cilët urdhëronin për të mirë dhe ndalonin nga e keqja?! Ndërsa ai përgjigjet: “Po ashtu isha. Unë urdhëroja për të mirë por nuk e zbatoja dhe ndaloja nga e keqja por e veproja vetë”.

Më tej në përfundim të hadithit, pasi ai e kishte dëgjuar këtë urdhër, ai shprehet në këtë mënyrë: “Ja pra ashtu siç ndodhi edhe në rastin e vrasësve të Uthmanit, nxjerrja në shesh e mohimit të hapur, të drejtuesve të shoqërisë, nga ana e parisë së bashkësisë”.

Ebu Ubejde është i mendimit, se në hadithin e formës origjinale ceket fjala “ektab”, e cila përkthehet si zorrët, ndërsa fjala “indilak” merr kuptimin e daljes së diçkaje nga një vend. (4)

Me pak fjalë ata kishin kërkuar, që Usame Ibn Zejdi, të shkonte dhe të fliste me Uthman Ibn Affanin. Ndërsa Usameja i kishte dhënë përgjigjen, se kishte shkuar disa herë dhe kishte folur me Uthmanin, e megjithatë kishte parapëlqyer, që ta mbante të fshehtë këtë të folur. Pra Usameja nuk kishte dëshirë, që të përmendte dukurinë se, ai ishte njeriu i parë, që kishte dalë kundër Uthman Ibn Affanit.

Pyetjet që duam të ngrejmë janë: “Vallë a nuk është Uthmani, një njeri i cili mund ta zbatojë këtë hadith për vetveten?!” Nëse pseudodijetarët uehhabistë, me qasje emeuiste, pretendojnë se Uthmani, nuk është një njeri, i cili mund ta zbatojë këtë hadith, atëherë përse vallë Usameja, e ka përcjellur këtë hadith, i cili bën fjalë për të folurën e tij me Uthman Ibn Affanin?! Nëse Uthmani nuk bën pjesë, në gjithëpërfshirjen e këtij hadithi, atëherë përse Usame Ibn Zejdi, e ka përcjellur hadithin e sipërcituar?! Për më tepër shtrojmë pyetjen: “Vallë cila është arsyeja që Imam Muslimi, e ka vendosur hadithin e mësipërm në kreun me titull: “Dënimi i Atij Që Urdhëron Për Të Mirë Por Nuk e Zbaton Dhe Ndalon Nga e Keqja Por e Kryen Vetë Atë?!”

Një tjetër hadith është kështu: “Ne na rrëfeu Uthman Ibn Ebi Shejbe, se i kishte treguar Xheriri, se kishte dëgjuar Ameshin, ndërsa ky i fundit kishte përcjellur nga Ebu Uaili, se ky i fundit kishte thënë: “Ne ishim pranë Usame Ibn Zejdit. Më pas erdhi një njeri dhe e pyeti: “Vallë cila ishte arsyeja që të pengoi ty, që të fisje me Uthmanin, në lidhje me gjërat që ai ka bërë?!”... Më pas ai paraqiti pjesën e mbetur të hadithit”.(5)

Në këtë pikë natyrshëm lind pyetja: “Vallë a ishin veprimtaritë e Uthmanit, në përputhje me drejtësinë, ose ishin padrejtësi të kryera?! Nëse veprimtaritë dhe sjelljet e tij, do të ishin në përputhje me drejtësinë, atëherë Usame Ibn Zejdi, do të duhej që ta lavdëronte dhe ta falenderonte Uthman Ibn Affanin. Vallë përse këta njerëz e shtynë Usamen që të fliste me Uthmanin?! Duke u nisur nga kjo, kuptojmë se veprimtaritë dhe sjelljet e Uthmanit, ishin veprimtari të padrejta të kryera, nga ana e një kryetari shteti. Shprehemi kështu sepse përndryshe Usames nuk do t’i thonin: “Shkoji pranë dhe flit me Uthmanin”.

Shtojmë se edhe prijësi i besimtarëve Imam Aliu (p.m.t.), ka përdorur pak a shumë thënie që bartin të njëjtin kuptim. Kjo gjendje shpalos praninë e sjelljeve të paqëndrueshme të Uthmanit. Herë-herë ata njerëz kanë folur me një njeri siç është Usame Ibn Zejdi dhe herë të tjera, ata kanë shkuar tek Imam Aliu (p.m.t.) dhe i kanë dhënë këshilla atij.

Gjithashtu edhe thëniet, që kalojnë në veprën me titull “Nahxhu’l-Belaga” (Arti i Oratorisë), kanë të bëjnë më gjendjen në fjalë.

Në vitin e 34 sipas mërgimit islam, populli erdhi pranë Imam Aliut (p.m.t.), me synimin e ankesës së tij ndaj Uthman Ibn Affanit dhe për t’i kërkuar atij që të takohej me Uthmanin. Si rrjedhojë Imam Aliu (p.m.t.), shkoi tek Uthmani dhe i tha kështu: “Populli më është vënë pas, ata më kanë dërguar mua si një të dërguar, që unë të flas me ty në emër të tyre. Betohem në Allahun e Lavdëruar (l.m.t.), se unë nuk e di se çfarë do të them; sepse unë nuk di diçka që ti nuk e di. Nuk ka ndonjë gjë që unë do të tregoj të cilën ti nuk e di...

Dije se robi më i nderuar, në mesin e robërve të Allahut, është prijësi i udhëzuar, i cili thërret në udhë të drejtë, mban në këmbë sunnetin e ditur dhe vret risitë e panjohura... Njeriu më i keq përpara Allahut, është prijësi i padrejtë, i cili është shmangur dhe populli i cili ndjek atë në shmangie. Ai vret sunnetin e jetuar dhe ringjall risinë e lënë. Unë kam dëgjuar të dërguarin e Allahut (p.q.m.t.) që të thotë kështu: “Prijësi i padrejtë, do të sillet në ditën e Kijametit, pa lajmëruar për të, asnjë ndihmës dhe arsyetim; ai do të hidhet në zjarrin e Xhehennemit, ai do të rrotullohet brenda tij si guri i mullirit; pastaj në fund ai do të lidhet në fundin e tij. Për hir të Allahut, mos u bëj prijësi i kësaj bashkësie që do të vritet... Tani që je në pjekurinë e moshës tënde dhe pasi ke ardhur në fund të jetës tënde, mos u bëj gomari të cilin Meruani, do që ta çojë në vendin që do”.

Në përfundim të hadithit citohet se Meruani, ishte shkrimtari dhe këshilltari i Uthmanit. (6)

E thënë ndryshe Imam Aliu (p.m.t.), ka bërë të qartë se ishte populli, ai i cili e kishte caktuar atë si të dërguar tek prijës Uthmani. Disa njerëz pretendojnë se thënia: “Nuk ka ndonjë gjë që unë do të tregoj të cilën ti nuk e di”, është argument se gjithçka që dinte Imam Aliu (p.m.t.), ishte në dijeni edhe Uthman Ibn Affani. Jo nuk është ashtu, sepse kjo thënie ka të bëjë, vetëm me sjelljet e paqëndrueshme dhe padrejtësitë që kishte kryer Uthmani në atë çast. Pra në fakt ajo që Imam Aliu (p.m.t.), do të thotë është kështu: “Unë nuk dua t’i shtoj ndonjë gjë, atyre që fliten tanimë, sepse edhe ti i di dhe i sheh padrejtësitë që po kryhen në popull”.

Ashtu siç kuptohet edhe nga fragmenti i lartpërmendur, Imam Aliu (p.m.t.) e këshillon Uthman Ibn Affanin, që të jetë një njeri i drejtë. Për më tepër Aliu (p.m.t.) i shpjegon, se nëse Uthmani do të bëhej një njeri i drejtë, atëherë ai nuk do të kishte më nevojë, për vijimin e këshillave. Ja pra hadithi që kemi përcjellur nga Usameja, është i njëjtë me atë që zë vend edhe në këtë hutbe. Nëse do të kishim të bënim me një çështje ndryshe, atëherë nënvizojmë se nuk do të kishte ndonjë kuptim, sqarimet dhe përkufizimet i Imam Aliut (p.m.t.), në formën prijësi i drejtë dhe prijësi i padrejtë. Ky është një tregues i hapur, se çështja për të cilën bëhej fjalë, kur Imam Aliu (p.m.t.) foli me Uthman Ibn Affanin, ishte pikërisht pradrejtësia që ai kryente dhe qenia e tij një prijës i padrejtë.

Për më tepër mes të tjerash, theksojmë faktin se Imam Aliu (p.m.t.), e ka këshilluar Uthman Ibn Affanin që të mos merrte shtysë dhe të mos udhëhiqej, nga udhëzimet dashakeqase të Meruanit. Këtu del në pah se Imam Aliu (p.m.t.), e ka paralajmëruar Uthmanin, për fatkeqësitë që do të ndodhnin atij në të ardhmen, por ky i fundit duke mos i vënë veshin këshillave dhe paralajmërimeve të Imam Aliut (p.m.t.), mbeti ballë përballë me kalvarin e ngjarjeve, i cili do ta tërhiqte atë drejt vdekjes së tij së sigurtë. Le t’i biem shkurt dhe le ta përmbledhim, duke arritur në përfundimin se, si dijetarët e Ehli Sunnetit, ashtu edhe dijetarët e Ehli Bejtit janë të njëzëri, për sa i përket çështjes se përmbajtja e këtij hadithi, ka të bëjë me prijës Uthmanin.

Ndërsa tani pa humbur kohë, i ftojmë ndjekësit tanë të nderuar, që të mundohen që të shikojnë, nëse shkrimtari i veprës me titull: “Sahihu’l-Buhari” (Përmbledhja e Hadithëve të Vërtetë e Imam Buhariut), përkatësisht Imam Buhariu, e ka zbatuar ose nuk e ka zbatuar ndërgjegjien e besnikërisë së dijes. Hadithi është si më poshtë. Lërnani t’iu shpjegojmë se këtë hadith e ka përcjellur Ebu Uaili, ashtu siç ka përcjellur edhe hadithin në veprën me titull: “Sahihu’l-Muslimi” (Përmbledhja e Hadithëve të Vërtetë e Imam Muslimit), e Imam Muslimit. Ebu Uaili citon kështu: “Disa njerëz i thanë Usame Ibn Zejdit: “Ah sikur të shkoje pranë dikujt dhe të flisje me të”.

Ndërsa Usame Ibn Zejdi iu përgjigj atyre: “Vallë a nuk iu thashë se ju pandehni, se unë nuk kam folur me të?! Megjithatë unë kam folur disa herë me të fshehurazi... Askush të mos më thotë: “Ky prijës është më i mirë i njerëzve”, pasi unë kam dëgjuar këtë hadith nga i dërguari i Allahut. Njerëzit e pranishëm nuk ngurruan që ta pyesnin: “Vallë çfarë na thuaka hadithi, që ti ke dëgjuar nga i dërguari i Allahut?!” Ndërsa Usame Ibn Zejdi ua ktheu: “Unë kam dëgjuar se ai ka thënë kështu: “Në ditën e Kijametit do të vijë një njeri dhe do të hidhet në Xhehennem. Zorrët e tij do t’i shpërthejnë jashtë barkut. Zorrët e tij do t’i rrotullohen rreth e rrotull tij, ashtu siç rrotullohet gomari në mulli. Më pas banorët e Xhehennemit do të mblidhen përqark tij dhe do ta pyesin: “O dikush a nuk ishe ti nga ata të cilët urdhëronin për të mirë dhe ndalonin nga e keqja?! Ndërsa ai përgjigjet: “Po ashtu isha. Unë urdhëroja për të mirë por nuk e zbatoja dhe ndaloja nga e keqja por e veproja vetë”. (7)

Lejonani që t’iu rikujtojmë, se këtu jemi përballë një ngjarjeje, në të cilën Imam Buhariu, është orvatur në fshehjen, mbulimin, luajtjen dhe ndryshimin e një argumenti të padiskutueshëm fetar dhe asgjësimin e ndërgjegjies së besnikërisë së dijes, për sa ka të bëjë me pikën e dhënies së emrave.

Disa njerëz më të drejtë mund të drejtojnë pyetjen: “Zotëri i nderuar. Vallë a nuk mund të gabojë njeriu?!”Miratojmë se edhe ne themi të njëjtën gjë. Pohojmë se kjo është pikërisht ajo që duam nga këta njerëz. Ne duam që ata të kallëzojnë të vërtetën. Gjithashtu kemi edhe një tjetër kërkesë. Ne duam që ata të reshtin së thëni, se të tërë hadithët që janë të pranishëm në veprën me titull: “Sahihu’l-Buhari” (Përmbledhja e Hadithëve të Vërtetë e Imam Buhariut), e Imam Buhariut janë të vërtetë. Sërish ne këmbëngulim se si janë vlerësuar veprat e tjera, në të njëjtën mënyrë, duhet të vlerësohet edhe vepra e Imam Buhariut. Si rrjedhojë do të vëmë re të vërtetën, pra nëse Imam Buhariu, është ose nuk është një shkrimtar dhe një përcjellës i besueshëm hadithësh. E thënë ndryshe, le ta vlerësojmë këtë të fundit, brenda kritereve të dijes dhe fetare. Tani për tani ne nuk duam që të hyjmë në çështjen, nëse drejtësia dhe besueshmëria e këtij njeriu ka vijuar ose është ndërprerë.

Përsërisim faktin se hadithi i sipërcituar, i përcjellur nga Imam Buhariu, është i njëjtë më atë të pëcjellur nga Imam Muslimi, por dallon nga ai hadith, sepse në të është hequr emri i Uthmanit.

Kumtojmë se në këtë pikë këta njerëz mund të citojnë: “Imam Buhariu është gabuar dhe i ka ngatërruar ngjarjet”. Nëse është ashtu siç citojnë ata, atëherë le ta ilustrojmë këtë dukuri, me një tjetër shembull: “Disa njerëz i thanë Usame Ibn Zejdit: “Ah sikur të shkoje pranë dikujt dhe të flisje me të”. Ndërsa Usame Ibn Zejdi iu përgjigj atyre: “Vallë a nuk iu thashë se ju pandehni, se unë nuk kam folur me të?!”... (8)

Ja pra ashtu siç shihet dukshëm, sërish emri i Uthman Ibn Affanit nuk është përmendur. Një njeri mund të ngrejë pyetjen: “Epo mirë por cili është mendimi i shpjeguesve, në lidhje me këto lloj hadithësh?!”

Ne iu pëgjigjemi kësaj pyetjeje, duke sqaruar se shpjeguesit, kanë lamëruar hapur se me termin “dikujt” kuptojmë Uthmanin. Lërnani t’iu bëjmë të ditur, se njëri nga shpjeguesit më të rëndësishëm të veprës me titull: “Sahihu’l-Buhari” (Përmbledhja e Hadithëve të Vërtetë e Imam Buhariut), e Imam Buhariut është Hafidh Ibn Haxher Askalani. Ky i fundit në veprën e tij me titull: “Fethu’l-Bari” (Çlirimi i Qartë), shprehet në këtë mënyrë, për hadithin i cili ceket në dy vende në veprën e Imam Buhariut: “Me termin “dikujt”, që kalon në thënien drejtuar Usames: “Disa njerëz i thanë Usame Ibn Zejdit: “Ah sikur të shkoje pranë dikujt dhe të flisje me të”, kuptojmë dhe kemi për qëllim përkatësisht Uthmanin, duke u mbështetur në veprën me titull: “Sahihu’l-Muslimi” (Përmbledhja e Hadithëve të Vërtetë e Imam Muslimit), e Imam Muslimit. (9)

Gjithashtu në një fragment tjetër të veprës së tij me titull: “Fethu’l-Bari” (Çlirimi i Qartë), Ibn Haxher Askalani shpjegon si më poshtë: “Ja pra ashtu siç shikohet qartë edhe duke u nisur nga hadithi i përcellur nga Usameja, nga vepra e Imam Muslimit, termi “dikujt” i adresohet pikërisht Uthmanit”. (10)

Kjo është udha e dytë e hadithit. Miratojmë se kjo është gjendja e veprës me titull: “Sahihu’l-Buhari” (Përmbledhja e Hadithëve të Vërtetë e Imam Buhariut), e Imam Buhariut të cilët njerëzit kanë frikë që ta shtjellojnë, në këndvështrimin e besnikërisë fetare. Rishtas kemi besim të plotë, se ndjekësit tanë të nderuar, do ta kuptojnë shembullin e tretë. Ky i fundit kalon në veprën e me titull: “Sahihu’l-Muslimi” (Përmbledhja e Hadithëve të Vërtetë e Imam Muslimit), e Imam Muslimit dhe është i vijon: Aisheja i ka thënë Ebu Hurejres: “Vallë a nuk të vjen turp o Ebu Hurejre?!” Më pas ajo shton: “Ky i fundit vinte në dhomën time dhe ulej në krye të saj. Ai përcillte hadithët nga i dërguari i Allahut (p.q.m.t.) dhe m’i tregonte mua me zë të lartë. Unë isha duke falur namaz vullnetar. Ai u ngrit dhe iku përpara se unë ta mbaroja namazin tim. Nëse do të rendja pas tij, do t’i kisha dhënë këtë përgjigje kundërshtuese: “Nuk ka dyshim se i dërguari i Allahut (p.q.m.t.), nuk ia rrëfente hadithin e tij njerëzve si puna juaj”. (11)

Lërnani t’iu ritheksojmë, se hadithi i mësipërm, krahas kalimit të tij veprën me titull: “Sahihu’l-Buhari” (Përmbledhja e Hadithëve të Vërtetë e Imam Buhariut), e Imam Buhariut dhe në veprën me titull: “Musnedu’l-Imami’l-Ahmedi” (Zinxhiri i Përcjelljes i Imam Ahmed Ibn Hanbelit), e Imam Ahmed Ibn Hanbelit. Ndërsa në shënimin pas hadithit ai kumton kështu: “Zinxhiri i përcjelljes së hadithit të mësipërm është i vërtetë dhe se të tërë muhaddithët e tij janë të vërtetë përveç Ali Ibn Ishak Mereuediut. Ndërsa Ali Ibn Ishak Mereudiu, është njëri nga muhaddithët besnikë të Imam Tirmidhiut”. (12)

Në këtë pikë të nxehtë të programit tonë, le t’i hedhim një vështrim se si është shënuar ky hadith, në përmbledhjen e hadithëve të vërtetë, e cila është cilësuar si vepra më e vërtetë në rruzullin tokësor, e cila vjen menjëherë pas Librit të Allahut të Lartësuar (f.m.t.)?!

Aisheja ka përcjellur se ajo ka thënë: “Vallë a nuk të vjen turp  Ebu dikushi?!... (13)

Pohojmë se është mëse e qartë, se me termin “Ebu dikushi”, kuptojmë se është Ebu Hurejre. Megjithatë Imam Buhariu, me synimin e fshirjes dhe mbulimit të së metës ndaj këtij emri, është përpjekur që ta fshehë atë. Në këto çaste ne nuk dëshirojmë, që të hyjmë në mënyrë të hollësishme, se cila është arsyeja që i ka dhënë shtysë Imam Buhariut që të fshijë emrin e Ebu Hurejres. Megjithatë këtu nuk mund të lëmë pa përmendur, faktin se arsyeja më e rëndësishme, se njeriu të cilin Imam Buhariu, e ka emërtuar si “Ebu Dikushi” është Ebu Hurejre, nga i cili Imam Buhariu ka përcjellur jo pak por plot 440 hadithë. Zbardhim se nëse do të kishte dalë në dritë fakti se këtë njeri, e kishte qortuar Aisheja, bashkëshortja e të dërguarit të Allahut (p.q.m.t.), atëherë ky njeri nuk do të kishte më asnjë lloj vlere.

Në veprën e tij me titull: “Bidaje ue’n-Nihaje” (Filimi dhe Fundi), Hafidh Ibn Kethiri nuk ngurron, që të shprehet hapur në këtë mënyrë: “Aisheja i ka interpretuar shumicën e hadithëve, të përcjellur nga Ebu Hurejre dhe më pas ka saktësuar, se gjenden gabime në një pjesë të mirë të tyre. Sipas rrëfimit të një hadithi të vërtetë, Aisheja e ka qortuar Ebu Hurejren, si pasojë e përcjelljes së shumë hadithëve të tij në të njëjtën kohë”. (14)

Ashtu siç kuptohet edhe nga fragmenti në fjalë, Aishe Bint Ebi Bekri, jo vetëm që na ka sqaruar se Ebu Hurejreja, është gabuar në disa hadithë, por edhe e ka qortuar këtë të fundit. Më pas del në pah si drita e Diellit, se Imam Buhariu e ka fshehur emrin e Ebu Hurejres, me synimin e mbylljes së të tëra shtigjeve të lindjes së të metës së tij.

Themi me bindje të plotë, se duke u mbështetur nga sqarimet e kryera deri më tani, kemi saktësuar disa ndryshime, në disa vende të veprës, e cila cilësohet si vepra më e vërtetë pas Librit të Allahut. Shtojmë se Imam Buhariu, duhet t’i kishte përmendur emrat e Semure Ibn Xhundebit, Uthman Ibn Affanit dhe Ebu Hurejres, si një domosdoshmëri e zbatimit të besnikërisë së dijes, megjithatëai jo vetëm që nuk e ka bërë, por përkundrazi e ka nëpërkëmbur këtë.

Prezantuesi: Mund të thuhet kështu: Vallë a janë vetëm këta shembujt të kufizuar, ashtu siç kemi pasqyruar më lart, ose vallë a gjenden edhe shembuj të tjerë, të cilët vërtetojnë se Imam Buhariu, nuk e ka zbatuar përgjegjësinë e besnikërisë së dijes, për sa i përket çështjes së përcjelljes së hadithëve?!

I ftuari: Ah sikur shembujt e pasqyruar tek vepra me titull: “Sahihu’l-Buhari” (Përmbledhja e Hadithëve të Vërtetë e Imam Buhariut), e Imam Buhariut të ishin vetëm këta. Në vëmë re qartë një tradhti, në këndvështrimin fetar, së dijes, etik dhe moral, në hadithët e përcjellur nga i dërguari i Allahut (p.q.m.t.). Lërnani t’iu përsërisim, se kjo pikë është jashtëzakonisht e rëndësishme. Vallë si mund t’i besojmë hadithëve, të shënuar në veprën me titull: “Sahihu’l-Buhari” (Përmbledhja e Hadithëve të Vërtetë e Imam Buhariut), e Imam Buhariut, në një kohë kur janë emrat dhe argumentët e padiskutueshëm fetarë kanë pësuar ndryshim?!

Ne jemi duke u orvatur, që ta nënvizojmë këtë çështje, si pasojë e cilësimit të veprës me titull: “Sahihu’l-Muslimi” (Përmbledhja e Hadithëve të Vërtetë e Imam Muslimit), e Imam Muslimit, si njëra nga dy veprat më të vërteta, e cila vjen menjëherë pas Kur’anit Famëlartë.

Sërish iu rikujtojmë, se shembujt që kemi pasqyruar, janë përcjellur nga ana e Imam Buhariut, me të njëjtin zinxhir përcjelljeje dhe me të njëjtat veçori. Ne veprën me titull: “Sahihu’l-Muslimi” (Përmbledhja e Hadithëve të Vërtetë e Imam Muslimit), e Imam Muslimit është shënuar si më poshtë: “Kreu i sqarimit të martesës së mutes, e cila si fillim ishte e lejuar, më pas është shfuqizuar dhe më tej sërish është e lejuar dhe pastaj është shfuqizuar dhe në fund është ndaluar deri në Ditën e Kijametit”.

Në përfundim të hadithit është cituar si vijon: “Imam Neueuiu, i cili është njëri nga shpjeguesit më të mëdhenj, të veprës së Imam Muslimit, shprehet kështu mbi martesën e mutes: “Mendimi i drejtë dhe i privilegjuar, është se martesa e mutes, është ndaluar dhe është lejuar dy herë. Kjo martesë ishte e lejuar, përpara çlirimit të Hajberit, ndërsa pas çlirimit të Hajberit është ndaluar. Më tej në çlirimin e Mekkës, ose në ditën e Eutasit ajo u lejua sërish. Dita e çlirimit të Mekkës, hasi në të njëjtën ditë, me çlirimin e ngjarjen e Eutasit. Më tej ky gjykim është shfuqizuar dhe martesa e mutes, është ndaluar, deri në Ditën e Kijametit”. (15)

Duke marrë parasysh fragmentin e lartpërmendur, kumtojmë se martesa e mutesu ndalua, në epokën e të dërguarit të Allahut (p.q.m.t.). Atëherë ashtu siç na ka sqaruar edhe Imam Neueuiu, këta dijetarë janë të mendimit, se martesa mutes u ndalua, në epokën e të dërguarit të Allahut (p.q.m.t.).

Më pas ai vijon: “Gjykatësi ka miratuar se dijetarët muslimanë janë të njëzëri, mbi faktin se vlefshmëria e martesës së mutes, zgjat deri në një kohë të caktuar, ajo nuk ka asnjë gjykim mbi trashëgiminë dhe është një martesë, e cila mbaron me përmbushjen e kohës, pa patur nevojë për dhënien e lejes së shkurorëzimit. Citojmë se dijetarët janë të njëzëri, mbi çështjen se martesa e mutes është e ndaluar përveç rafiditëve”. (16)

Tani për tani, ne nuk kemi për qëllim që të argumentojmë, nëse martesa e mutes është e lejuar ose e ndaluar, sepsekjo është një çështje tjetër. Ne mund ta shqyrtojmë në të ardhmen, çështjen e lejimit ose të ndalimit të martesës së mutes, brenda kornizës së burimeve të Ehli Sunnetit. Megjithatë si fillim ne duam që të shqyrtojmë këto tre pika:

Pika e parë, është se ne  miratojmë, se dijetarët muslimanë janë të njëzëri, mbi pikën se i dërguari i Allahut (p.q.m.t.), e ka lejuar martesën e mutes.

Pika e dytë, është se kemi të bëjmë me pyetjen, nëse ky ligj hyjnor është shfuqizuar, ose nuk është shfuqizuar, nga ana e të dërguarit të Allahut (p.q.m.t.). Aludimi i Imam Neueuiut, është se martesa e mutes është shfuqizuar.

Tani nuk kemi për qëllim dhe nuk duam, që të hyjmë në trajtimin e çështjes në mënyrë të imtësishme. Megjithatë besojmë fuqishëm, se ilustrimi i dy hadithëve, që kalojnë në veprën me titull: “Sahihu’l-Muslimi” (Përmbledhja e Hadithëve të Vërtetë e Imam Muslimit), do të jenë mëse të mjaftueshëm.

Hadithi i parë është kështu: “Ata’ ka thënë: “Xhabir Ibn Abdilahu erdhi duke bërë umren. Ndërsa ne shkuam tek ai, në çastin kur ai gjendej në shtëpi. Ndërkohë xhemaati e pyeti atëpër disa gjëra. Më tej ata e hodhën fjalën tek muteja. Ndërsa Xhabiri tha: “Po. Ne zbatoni martesën e mutes, në epokën e të dërguarit të Allahut (p.q.m.t.), Ebu Bekrit dhe Umerit”. (17)

Këtu nuk bëhet fjalë, për martesën e mutes, gjatë kryerjes së haxhxhit, por për martesën e mutes, ose martesën me gra. Shprehemi kështu sepse Imam Muslimi, e përmend këtë hadith në kreun e martesës. Ndërsa përgjigjia e kësaj pyetjeje, i përket një bashkëkohësi të madh të Muhammedit (p.q.m.t.), përktësisht Xhabir Ibn Abdilahut. Pyetja jonë është: “Për hir të Allahut të Madhëruar (k.m.t.), vallë a tregon ky hadith shfuqizimin e mutes, ose tregon se kjo martesë, ka vijuar deri në epokën e Umer Ibn Hattabit?!”

Atëherë akush të mos marrë mundimin të na thotë, se martesa e mutes është shfuqizuar, në epokën e të dërguarit të Allahut (p.q.m.t.). Duke u mbështetur në hadithët e sipërcituar, arrijmë në përfundimin se martesa e mutes, e ka ruajtur fuqinë e zbatimit të saj, deri në epokën e Ebu Bekrit dhe në fillim të epokës së Umerit.

Ebu Zubejri citon: “Unë e kam dëgjuar Xhabir Ibn Abdilahun, duke u shprehur në këtë mënyrë: “Ne në epokën e të dërguarit të Allahut dhe në epokën e Ebu Bekrit, kryenim martesën e mutes për disa ditë, në këmbim të një grushti hurmash të thata dhe të një dore mielli. Më pas Umeri e ndaloi këtë, në ngjarjen e Amr Ibn Hurejdit”. (18) Pra Umer Ibn Hattabi, e ka ndaluar martesën e mutes, si pasojë e një ngjarjeje të veçantë.

Pyetja që dua të shtrojmë është: “Sipas lajmërimit të hadithit në fjalë, martesa e mutes e kishte ruajtur fuqinë e zbatimit të saj, deri në epokën e udhëheqjes së Ebu Bekrit dhe në fillim të epokës së Umerit. Vallë a e ka ndaluar Umeri martesën e mutes, duke ecur sipas ligjeve hyjnore, ose e ka ndaluar atë, si pasojë e një ndalimi të udhëheqjes. Përpara nesh dalin kemi dy mundësi.

Mundësia e parë është ndalimi i Umerit, duke ecur sipas ligjeve hyjnore. Dijetarët mulimanë janë të njëzëri, se ky lloj ndalimi është një risi. Vallë si mund të jetë e mundur kjo?! Diçka që e ka lejuar Muhammedi (p.q.m.t.), askush nuk ka te drejtë që ta ndalojë dhe e kundërta diçka që e ka ndaluar Muhammedi (p.q.m.t.), askush nuk ka të drejtë që ta lejojë. Sërish duke ndjekur këndvështrimin e ligjeve hyjnore, pohojmë se është një risi sjellja e atij njeriu, i cili ndalon diçka të lejuar dhe lejon diçka të ndaluar. Këtë e themi sepse çdo risi, të çon në shmangie dhe sipas hadithëve të pranuar dhe të vërtetë, si të Ehli Sunnetit, ashtu edhe të Ehli Bejtit, çdo shmangie të çon në zjarin e Xhehnnemit.

Mundësia e dytë është ndalimi i Umerit, si pasojë e një ndalimi të udhëheqjes dhe jo duke ecur sipas ligjeve hyjnore dhe duke u mbështetur në udhëheqjen e të dërguarit të Allahut (p.q.m.t.) dhe si pasojë e një përmirësimi në fe, ne do t’iu përgjigjemi se ne nuk dëshirojmë, që të nisim hetimin e çështjes nëse Umeri, ishte ose nuk ishte kujdestari i drejtë i urdhrit, sepse kjo është një çështje tjetër. Por nuk mund të lëmë pa thënë, se edhe nëse e mrrim si të mirëqenë se ai ishte kujdestari i urdhrit, ky ofiq do të binte me vdekjen e tij, sepse kjo vijon me qenien e përmirësimit të veprave në udhëheqje.

E thënë ndryshe, në kohën kur përmirësimi i mësipërm merr fund, atëherë gjykimi hyjnor rikthehet në prejardhjen e tij në formën e tij parësore. Arsyeja e theksimit të kësaj çështje nga ana jonë, ishte shpalosja dhe shpjegimi sa më i mirë, veçanërisht për ata njerëz të pafytyrë, që dalin në ekranët e stacionëve televizivë dhe orvaten që të na turpërojnë, duke thënë, se ne ende jemi zbatues të martesës së mutes.

Në këtë pikë thelbësore, do të donim që t’i rikujtonim, vëllezërve tanë uehhabistë, me qasje emeuiste, se duke u mbëshetur në hadithët tuaj të vërtetë, del në pah se i dërguari i Allahut (p.q.m.t.), e ka lejuar në një mënyrë të hapur dhe të qartë martesën e mutes, duke ecur sipas ligjeve hyjnore dhe se kjo martesë, e ka ruajtur fuqinë e zbatimit të saj, përgjtatë të tërë udhëheqjs së Ebu Bekrit dhe gjatë gjysmës së udhëheqjes së Umerit, deri në çastin kur Umeri e ka ndaluar atë.

Ndërsa sipas këndvështrimit tonë, ky ndalim nuk është i qëndrueshëm. Ne nuk e njohim këtë ndalim, sepse ne nuk imitojmë ose ndjekim veprën me titull: “Sahihu’l-Muslimi” (Përmbledhja e Hadithëve të Vërtetë e Imam Muslimit), e Imam Muslimit që t’i zbatojmë fjalët e tij! Për më tepër, duam që të bëjmë të ditur, se nuk është i mundur që ky ndalim të zgjasë përgjithmonë. Këtë e themi kështu sepse ky ndalim, është thjesht një ndalim i përkohshëm, i cili ka të bëjë me kufizimin e tij, me disa rrethana të caktuara.

Ndërsa tani le t’i rikthehemi çështjes sonë, duke i hedhur një sy hadithit të shënuar, tek vepra e Imam Muslimit, i cili është si më poshtë: “Unë e kam dëgjuar Abdullahun duke thënë: “Ne ishim duke shkuarnë një luftë, me të dërguarin e Allahut (p.qm.t.) dhe nuk i kishim marrë gratë tona me ne. Për këtë arsye ne pyetëm të dërguarin e Allahut (p.q.m.t.): “Vallë a ta shfryjmë epshin tonë?!” Por ai na ndaloi nga kryerja e kësaj pune. Më pas ai na dha leje që të martoheshim me një grua, deri në një kohë të caktuar, në këmbim të një veshjeje. Më tej Abdullah Ibn Mesudi shtoi: “Allahu i Lavdëruar thotë: “O ju besimtarë, mos ua ndaloni vetvetes gjërat e lejuara dhe të pastra, të cilat Allahu ua ka lejuar”.

Ndërsa në përfundim të hadithit kalon kështu: “Me këtë kuptojmë se bashkëkohësit e Muhammedit (p.q.m.t.) e kanë pyetur këtë të fundit: “Vallë a të bëjmë edhe ne, ashtu siç u bëhet kafshëve, të cilave u janë hequr vezët dhe u janë nxjerur pjellat jashtë, me qëllim që të shpëtojmë nga epshi dhe nga nxitjet e shejtanit të mallkuar?!” (19)

Lërnani t’iu vëmë në dijeni, se me leximin e këtij ajeti, Abdullah Ibn Mesudi, i ka rikujtuar Umer Ibn Hattabit, se ka ndaluar gjërat e lejuara dhe të pastra të cilat i ka lejuar Allahu i Lavdëruar (l.m.t.). Veçanërisht hadithi në fjalë na bën të qartë dhe na shpalos dy gjëra:

E para është nxjerrja në pah e faktit, se Abdullah Ibn Mesudi, na ka saktësuar se martesa e mutes, ka vijuar ta ruajë fuqinë e zbatimit të saj edhe pas ndërrimit jetë, të të dërguarit të Allahut (p.q.m.t.).

E dyta është nxjerrja në shesh e faktit, se martesa e mutes, bën pjesë në mesin e gjërave të lejuara. Ashtu siç shihet dukshëmdhe nga hadithi i lartpërmendur, Abdullah Ibn Mesudi ka lexuar ajetin kuranor: “O ju besimtarë, mos ua ndaloni vetvetes gjërat e lejuara dhe të pastra, të cilat Allahu ua ka lejuar”.

Megjithatë për të mos i lënë asnjë shteg, që të na krijohet përshtypja e gabuar, se hadithi i sipërcituar ceket vetëm në veprën me titull: “Sahihu’l-Muslimi” (Përmbledhja e Hadithëve të Vërtetë e Imam Muslimit), e Imam Muslimit. Gjithashtu hadithi i mësipërm kalon edhe në veprën me titull: “Musnedu’l-Imami’l-Ahmedi’l-Ibni’l-Hanbeli” (Zinxhiri i Përcjelljes i Imam Ahmed Ibn Hanbelit), e Imam Ahmed Ibn Hanbelit, i cili ka ndërruar jetë kohë përpara Imam Muslimit, përkatësisht në vitin 241 sipas mërgimit islam. Hadithi në fjalë është si më poshtë: Abdullah Ibn Mesudi rrëfen: “Ne ishim duke shkuarnë një luftë, me të dërguarin e Allahut (p.qm.t.) dhe nuk i kishim marrë gratë tona me ne. Për këtë arsye ne pyetëm të dërguarin e Allahut (p.q.m.t.): “Vallë a ta shfryjmë epshin tonë?!” Por ai na ndaloi nga kryerja e kësaj pune. Më pas ai na dha leje që të martoheshim me një grua, deri në një kohë të caktuar, në këmbim të një veshjeje. Më tej Abdullah Ibn Mesudi shtoi: “Allahu i Lavdëruar thotë: “O ju besimtarë, mos ua ndaloni vetvetes gjërat e lejuara dhe të pastra, të cilat Allahu ua ka lejuar”. (20)

Gjithashtu ky hadith është i pranishëm edhe në veprën me titull: “Musnedu’l-Ibni’l-Ebi’sh-Shejbe” (Zinxhiri i Përcjelljes së Ibn Ebi Shejbes), e Ibn Ebi Shejbes, i cili ka jetuar përpara Imam Ahmed Ibn Hanbelit, më saktësisht në vitin 235 sipas mërgimit islam. Shpjegojmë se hadithi është i njëjtë, me atë të përcjellur nga Abdullah Ibn Mesudi i cili ka thënë: “Ne ishim duke shkuarnë një luftë, me të dërguarin e Allahut (p.qm.t.) dhe nuk i kishim marrë gratë tona me ne. Për këtë arsye ne pyetëm të dërguarin e Allahut (p.q.m.t.): “Vallë a ta shfryjmë epshin tonë?!” Por ai na ndaloi nga kryerja e kësaj pune. Më pas ai na dha leje që të martoheshim me një grua, deri në një kohë të caktuar, në këmbim të një veshjeje. Më tej Abdullah Ibn Mesudi shtoi: “Allahu i Lavdëruar thotë: “O ju besimtarë, mos ua ndaloni vetvetes gjërat e lejuara dhe të pastra, të cilat Allahu ua ka lejuar”. (21)

Ne këtu mund të numërojmë me dhjetra burime të tjera. Por tani le të shikojmë, se çfarë është shkruar në veprën me titull: “Sahihu’l-Buhari” (Përmbledhja e Hadithëve të Vërtetë e Imam Buhariut), e Imam Buhariut. Vallë a e ka zbatuar, ose nuk e ka zbatuar Imam Buhariu, ndërgjegjien e besnikërisë së dijes?! Hadith i shënuar në këtë vepër ka zënë vend, njëlloj si ai i lartpërmenduri. Abdullah Ibn Mesudi na tregon duke thënë: “Ne ishim duke shkuarnë një luftë, me të dërguarin e Allahut (p.qm.t.) dhe nuk i kishim marrë gratë tona me ne. Për këtë arsye ne pyetëm të dërguarin e Allahut (p.q.m.t.): “Vallë a ta shfryjmë epshin tonë?!” Por ai na ndaloi nga kryerja e kësaj pune. Më pas ai na dha leje që të martoheshim me një grua, në këmbim të një veshjeje. Më tej Abdullah Ibn Mesudi shtoi: “Allahu i Lavdëruar thotë: “O ju besimtarë, mos ua ndaloni vetvetes gjërat e lejuara dhe të pastra, të cilat Allahu ua ka lejuar”. (22)

Besojmë se edhe ndjekësit tanë të nderuar, e kanë vënë re se në këtë hadith, qëllimisht është hequr fjalia: “ile exhelin / deri në një kohë të caktuar”. Në këtë mënyrë në mendjen e lexuesve është orvatur, që të krijohet mendimi i gabuar, se leja e martesës në fjalë, është e përjetshme dhe jo e përkohshme. Ja pra kjo është shkalla e ulët, e ndërgjegjies së besnikërisë fetare të veprës me titull: “Sahihu’l-Buhari” (Përmbledhja e Hadithëve të Vërtetë e Imam Buhariut), e Imam Buhariut. Tani duam t’i drejtohemi Imam Buhariut, duke i thënë se në fillim, ai ka përcjellur hadithin e Muhammedit (p.q.m.t.) dhe më pas ka shtuar se i dërguari i Allahut (p.q.m.t.) e ka shfuqizuar martesën e mutes dhe deri këtu nënvizojmë se nuk ka asnjë problem!

Megjithatë na duhet të sqarojmë faktin, se Imam Buhariu ka luajtur, me hadithin e të dërguarit të Allahut (p.q.m.t.) dhe si përfundim e ka futur ngjarjen në një rrjedhë të tillë, deri sa të krijohet mendimi, se me të vërtetë ka një mosmarrëveshje mbi këtë çështje. Kjo është mënyra e zbatuar nga shumica e vartësve të mënyrës së botëkuptimit fetar emeuist.

Ata të cilët i përkasin botëkuptimit fetar emeuist, luajnë me hadithët duke shtuar ose duke pakësua një fjalë. Ndonjëherë ata heqin një emër dhe më pas shtojnë shprehjen: “Më pas lexoi”, duke luajtur kështu sërish. Lërnani t’iu themi se pika, që vlen për t’u përmendur është fakti, se në burimet dhe veprat e tjera, kalon shumë qartë emri i lexuesit dhe i përcjellësit të hadithit, i cili është Abdullah Ibn Mesudi. Megjithatë në veprën me titull: “Sahihu’l-Buhari” (Përmbledhja e Hadithëve të Vërtetë e Imam Buhariut), e Imam Buhariut, emri i këtij bashkëkohësi të madh, jo vetëm që është fshirë, por është munduar që të krijohet një ngatërresë, për sa i përket lexuesit të këtij hadithi. Si rrjedhojë theksojmë se janë bërë orvatje, që të mos kuptohet se Abdullah Ibn Mesudi, pra bashkëkohësi i madh i Muhammedit (p.q.m.t.), ishte njëri nga ata që e lejonte martesën e mutes. Përsërisim se ky është hadithi i parë.

Hadithi i dytë është i qartë si drita e Diellit. Kajsi përcjell se Abdulah Ibn Mesudi ka thënë: “Ne ishim duke shkuarnë një luftë, me të dërguarin e Allahut (p.qm.t.) dhe nuk i kishim marrë gratë tona me ne. I dërguari i Allahut (p.q.m.t.) na dha leje, që të martoheshim me një grua, në këmbim të një veshjeje. Më pas ai lexoi ajetin”. (23)

Ja pra ashtu siç shihet dukshëm edhe në hadithin e sipërcituar, është fshirë emri i Abdullah Ibn Mesudit. Shkurtimisht nënvizojmë se dy autorët, e dy veprave që cilësohen, si dy veprat më të vërteta, që vijnë menjëherë pas Kur’anit Famëlartë, kanë jetësuar dhe përjetuar dy tradhti të mëdha.

Tradhtia e parë, ka të bëjë me fshirjen qëllimisht të fjalisë: “ile exhelin / deri në një kohë të caktuar”. Ashtu siç cekën edhe pseudodijetarët uehhabistë, me qasje emeuiste, le ta marrim si të mirëfilltë dukurinë, se i dërguari i Allahut (p.q.m.t.), si fillim e paska ligjëruar martesën e mutes dhe më vonë e paska shfuqizuar. Atëherë përse këta pseudodijetarë, kanë luajtur me pëmbajtjen e hadithit të dërguarit të Allahut (p.q.m.t.)?!

Tradhtia e dytë, i përket fshirjes së emrit të Abdullah Ibn Mesudit. Pikësynimi kryesor i fshirjes së emrit të Abdullah Ibn Mesudit, është ndalimi i marrjes vesh, se ky i fundit merrte pjesë në mesin e atyre bashkëkohësve, të cilët e lejonin martesën e mutes.

Prezantuesi: A do të kishit mirësinë, që t’i bënit një përmbledhje çështjes?!

I ftuari: Me dëshirën dhe lejen e Allahut të Madhëruar këtë çështje do ta plotësojmë javën që javën që vjen. Ne tanimë e kemi mësuar se Imam Buhariu, nuk e ka zbatuar ndërgjegjien e besnikërisë së dijes, për sa ka të bëjë me pikën e dhënies së emrave. Pikë së dyti sërish pohojmë se Imam Buhariu, nuk i ka qëndruar besnik ndërgjegjies së dijes, për sa se për sa i përket çështjes së përcjelljeve të hadithëve, nga i dërguari i Allahu (p.q.m.t.), ashtu siç vumë re në shembullin e martesës së mutes. Shtojmë se Imam Buhariu, nuk e ka cituar thënien “ile exhelin” (deri në një kohë të caktuar), ashtu siç shihet dukshëm në disa hadithë. Pikë së treti Imam Buhariu, është orvatur në fshehjen e së vërtetës, duke mos përmendur emrin e Abdullah Ibn Mesudit, i cili ishte njëri nga ata bashkëkohës, të cilët e lejonin martesën e mutes.Rishtas Abdullah Ibn Mesudi, me leximin e ajetit të lartpërmendur kuranor, pohon se martesa e utes është diçka e pastër. Me dëshirën e Allahut të Lavëruar, ne do ta plotësojmë hetimin e hadithit të sipërcituar në programin tonë pasardhës.

Prezantuesi: Ju falenderojmë thellësisht nga zemra, Zotëri Sejjid Ajetullah Kemal Hajdari. Ju falenderojmë dhe ju ndjekës të nderuar. Së bashku do të takohemi në programin e radhës. Es-Selamu Alejkum ue Rahmetullahi ue Berekatuhu.

Burimet e Referuara Për Këtë Artikull:

1- Imam Ebu Husejn Muslim Ibn Haxhxhaxh Kushejri Nishaburiu, “Sahihu’l-Muslimi” (Përmbledhja e Hadithëve të Vërtetë e Imam Muslimit), vëll. 1, fq. 22, Vërtetimi Nga Muslim Ibn Uthman Selefi Etheriu.

2- Hafidh Muhammed Ibn Ismail Ibn Ibrahim Buhariu, “Xhamiu’s-Sahihi” (Përmbledhja e Hadithëve të Vërtetë), vëll. 2, fq. 263, Hadithi Nr: 2223, Vërtetimi Nga Dijetari Shqiptar Shuajb Arnauti dhe Adil Murshidi, Shtëpia Botuese: “Shpallja”.

3- Imam Humejdi, “Musnedu’l-Imami Ebi Bekr Ibn Abdilah Ibn Zubejr Kurejshi Humejdi” (Zinxhiri i Përcjelljes së Imam Ebu Bekr Ibn Abdilah Ibn Zubejr Kurejshi Humejdit), vëll. 1, fq. 154, Hadithi Nr: 13, Vërtetimi dhe Shënimi Nga Husejn Selim Esed Darani, Shtëpia Botuese: “Memuni”.

4- Imam Muslimi, “Sahihu’l-Muslimi” (Përmbledhja e Hadithëve të Vërtetë e Imam Muslimit), vëll. 4, fq. 732, Libri i Asketizmit, Kreu: 53, Hadithi Nr: 2989, Vërtetimi Nga Muslim Ibn Uthman Selefi Etheriu.

5- Një tjetër version i të njëjtit hadith.

6- Shejh Muhammed Abduhu, “Nahxhu’l-Belaga” (Arti i Oratorisë), fq. 260, 261, Hutbeja Nr: 162, Shënimi Nga Fatin Muhammed Halili, Shtëpia Botuese: “Historia e Arabëve”, Bejrut, Liban.

7- Imam Buhari, “Sahihu’l-Buhari” (Përmbledhja e Hadithëve të Vërtetë e Imam Buhariut), vëll. 2, fq. 713, Hadithi Nr: 3267, Vërtetimi Nga Muslim Ibn Uthman Selefi Etheriu, Shtëpia Botuese: “Shpallja Botërore”.

8- Imam Muhammed Ibn Ismail Ibn Ibrahim Buhariu, “Sahihu’l-Buhari” (Përmbledhja e Hadithëve të Vërtetë e Imam Buhariut), vëll. 5, fq. 133, Shtëpia Botuese: “Shpallja Botërore”.

9- Hafidh Ibn Haxher Askalani, “Hedju’s-Sarihi Mukaddimetu’l-Fethi’l-Bari Sherhu’s-Sahihi’l-Buhari” (Udhëzimi i Qartë në Parathënien e Çlirimit të Qartë të Përmbledhjes së Hadithëve të Vërtetë e Buhariut), vëll. 7, fq. 559.

10- Hafidh Ibn Haxher Askalani, “Hedju’s-Sarihi Mukaddimetu’l-Fethi’l-Bari Sherhu’s-Sahihi’l-Buhari” (Udhëzimi i Qartë në Parathënien e Çlirimit të Qartë të Përmbledhjes së Hadithëve të Vërtetë e Buhariut), vëll. 16, fq. 510.

11- Imam Ebu Husejn Muslim Ibn Haxhxhaxh Kushejri Nishaburiu, “Sahihu’l-Muslimi” (Përmbledhja e Hadithëve të Vërtetë e Imam Muslimit), vëll. 4, fq. 298, Hadithi Nr: 2493, Vërtetimi Nga Muslim Ibn Uthman Selefi Etheriu, Shtëpia Botuese: “Shpallja Botërore”.

12- Imam Ahmed Ibn Hanbeli, “Musnedu’l-Imami’l-Ahmedi’l-Ibni’l-Hanbeli” (Zinxhiri i Përcjelljes së Imam Ahmed Ibn Hanbelit), vëll. 41, fq. 358.

13- Imam Muhammed Ibn Ismail Ibn Ibrahim Buhariu, “Sahihu’l-Buhari” (Përmbledhja e Hadithëve të Vërtetë e Imam Buhariut), vëll. 3, fq. 116, Hadithi Nr: 3568, Shtëpia Botuese: “Shpallja Botërore”.

14- Hafidh Ibn Kethiri, “Bidaje ue’n-Nihaje” (Fillimi dhe Fundi), vëll. 11, fq. 373, Vërtetimi Nga Abdulmuhsin Turkiu.

15- Imam Muslimi, “Sahihu’l-Muslimi” (Përmbledhja e Hadithëve të Vërtetë e Imam Muslimit), vëll. 2, fq. 543, Hadithi Nr: 2493, Vërtetimi Nga Muslim Ibn Uthman Selefi Etheriu, Shtëpia Botuese: “Shpallja Botërore”.

16- Imam Ebu Husejn Muslim Ibn Haxhxhaxh Kushejri Nishaburiu, “Sahihu’l-Muslimi” (Përmbledhja e Hadithëve të Vërtetë e Imam Muslimit), vëll. 2, fq. 543, Hadithi Nr: 2493, Vërtetimi Nga Muslim Ibn Uthman Selefi Etheriu, Shtëpia Botuese: “Shpallja Botërore”.

17- Imam Muslimi, “Sahihu’l-Muslimi” (Përmbledhja e Hadithëve të Vërtetë e Imam Muslimit), vëll. 2, fq. 544, Hadithi Nr: 1404/1415, Vërtetimi Nga Muslim Ibn Uthman Selefi Etheriu, Shtëpia Botuese: “Shpallja Botërore”.

18- Imam Ebu Husejn Muslim Ibn Haxhxhaxh Kushejri Nishaburiu, “Sahihu’l-Muslimi” (Përmbledhja e Hadithëve të Vërtetë e Imam Muslimit), vëll. 2, fq. 544, Hadithi Nr: 1404/1416, Vërtetimi Nga Muslim Ibn Uthman Selefi Etheriu, Shtëpia Botuese: “Shpallja Botërore”.

19- Imam Muslimi, “Sahihu’l-Muslimi” (Përmbledhja e Hadithëve të Vërtetë e Imam Muslimit), vëll. 2, fq. 544, Hadithi Nr: 1404, Vërtetimi Nga Muslim Ibn Uthman Selefi Etheriu, Shtëpia Botuese: “Shpallja Botërore”.

20- Imam Ahmed Ibn Hanbeli, “Musnedu’l-Imami’l-Ahmedi’l-Ibni’l-Hanbeli” (Zinxhiri i Përcjelljes së Imam Ahmed Ibn Hanbelit), vëll. 7, fq. 93.

21- Hafidh Abdullah Ibn Muhammed Ibn Ebi Shejbe, “Musnedu’l-Ibni’l-Ebi’sh-Shejbe” (Zinxhiri i Përcjelljes i Ibn Ebi Shejbes), vëll. 1, fq. 143, Vërtetimi Nga Ahmed Ibn Ferid Mezidiu dhe Adil Ibn Jusuf Ezaziu, Shtëpia Botuese: “Atdheu”.

22- Imam Muhammed Ibn Ismail Ibn Ibrahim Buhariu, “Sahihu’l-Buhari” (Përmbledhja e Hadithëve të Vërtetë e Imam Buhariut), vëll. 3, fq. 524, Libri i Komentit, Kreu Nr: LXIII, i cili thotë: “O ju besimtarë, mos ua ndaloni vetvetes gjërat e lejuara dhe të pastra, të cilat Allahu ua ka lejuar”, Shtëpia Botuese: “Shpallja Botërore”.

23- Imam Buhariu, “Sahihu’l-Buhari” (Përmbledhja e Hadithëve të Vërtetë e Imam Buhariut), vëll. 4, fq. 39, Shtëpia Botuese: “Shpallja Botërore”.

Sqarime të Nevojshme:

(f.m.t.) - falenderimi mbi të

(k.m.t.) - krenaria mbi të
(l.m.t.) - lartësimi mbi të
(p.m.t.) - paqja mbi të
(p.q.m.t.) - paqja qoftë mbi të

Vijon...



Burimi : Medya Şafak