Ku është shkëputja tek Arabët?

nga Hišam Hafızovic | Publikuar në Gus. 4, 2017, 4:57 p.m.

Me 17 nëntor 2015 princi Gazi  ibn Muhamed ibn Talal ka mbajt një ligjëratë në Universitetin kombëtar të Singaporit për ndryshimet politike, sociologjike, kulturore dhe fetare në Lindjen e Afërt gjatë 25 viteve të fundit. Ligjërata mbante titullin “Ku ka shpërthyer?”(What Has Broken?). Ajo është botuar si publikim i Vakëfit të princit Gazi për mendim kur’anor.

Në fillim të ligjëratës theksoi se atë nuk e mban në emër të këshilltarit të mbretit jordanez Abdullahut II-të. Për ligjëratën e vet e prezanton në formë të përgjithësimeve të gjera dhe provokative , të cilat në mjaft raste mund të kundërshtohen,  por i identifikon lëvizjet e mëdha të cilët në të vërtet janë reale dhe të rëndësishme në kuptim të gjerë. Në nënkapitujt merret me atë se ku ka ”shpërthyer” në politikë, shoqëri, kulturë, në fe, ku nuk ka “shpërthyer”, pse ka ”shpërthyer” dhe si të përmirësohen gjërat. Në mënyrë të shkëlqyer ka diagnostifikuar disa prej problemeve të botës arabe, disa prej të cilëve mund të jenë edhe problemet e tërë botës myslimane. Për ndryshim nga diagnozat, zgjidhjen në mënyrë të veçanë nuk e ka përpunuar.Disa pjesë i ka përpunuar në mënyrën, për të cilën për neve nuk është e kuptueshme, dhe me të cilën ndoshta nuk do të ishin pajtuar. Megjithatë, arsyeja pse po e shkruajmë këtë artikull është pse”diagnozat e t’ia” mund të na ndihmojmë të kuptojmë gjendjen e tanishme myslimane  dhe të Lindjes së Afërt. Në këtë shkrim do të theksojmë vetëm disa pjesë që për neve do të ishin interesante, ndërsa njohësit e gjuhës angleze  mund ta lexojmë  atë në tërësi në gjuhën angleze.

Në kapitullin”Ku ka shpërthyer në politikë?, autori ka shqyrtuar 10 tema. Në mesin e tyre mund të cekim temën Ekonomia arabe, në të cilin ka nënvizuar: “ Të ballafaqohemi me këtë, ekonomia arabe është e tmerrshme…Ekonomia arabe kurrë nuk ka qenë mjaft e fuqishme për të thënë se çfarë ka”shpërthyer” tek ajo. Megjithatë, kombet arabe individualisht nuk kanë arrit të rinisin çfarëdo çoftë industrie e rëndë konkuruese apo eksport të dukshëm  i cili nuk bazohet vetëm në shitjen e resurseve natyror. Në thelb, shtetet arabe ndahen në shtete të pasura( të cilët eksportojnë naftë dhe gaz) dhe në shtete të varfra (të cilat mbështeten në turizëm, bujqësi, mineralet dhe ndihmë). Përkundër asaj se eksportojnë më shumë se 50% të naftës botërore, GDP-ja e 22 shteteve të botës arabe (me gjithsejtë 400 milion banor dhe sipërfaqe gjeografike 13 milion km2), është më i vogël nga ai gjerman( me 82 milion banor dhe vetëm 357.000 km2 territor). Po të bien çmimet e naftës dhe gazit , GDP-ja e të gjitha shteteve të botës arabe do të jetë përafërsisht asaj  holandeze(me 16 milion banor dhe territor prej 42.000 km2).

 

Ekonomistët vlerësojnë se arsyet kryesore për pasuri janë:institucionet, kultura dhe gjeografia, lokacioni dhe koha. Pasi që Lindja e Afërt është e gjerë dhe nuk është e goditur nga sëmundjet tropikale, gjeografia akoma nuk mund të bëhet faktori kryesor. Prandaj mossuksesi kryesisht qëndron tek vetë arabët, e jo sikurse ishte gjatë kohës së kolonializmit, tek faktorët e jashtëm. Nga tema Shtetet nacionale pa kombe(shtetet qytetarët e të cilëve nuk e konsiderojnë  veten komb) do të cekim pjesën:” Duhet theksuar se atë që mendoj nën termin komb mund të jetë, megjithëse në parim nuk është, populli i lidhur me fe të përbashkët, drejtimin në fe, racën, fisin, gjuhën, kulturën apo historinë. Para se gjithash populli i lidhur me ndjenjën e bashkësisë: racionalizimi i dukshëm përkatës i fesë së përbashkët, drejtimin fetar, racës, fisit, e tjera. Shembull për këtë që dua të them është Somalia, Somalia në parim ka një fe, një drejtim fetar, një gjuhë, një kulturë, një histori dhe 6 fise(4 të mëdha dhe 2 të vogla). Gjithsesi, gjatë shek. XX-të, me siguri ishte populli  më i dështuar-shtet më i dështuar në botë. Përkundër kësaj, SHBA-të janë të përbëra nga një grumbull fesh të ndryshme, drejtimeve fetare, racave, fiseve, gjuhëve, kulturave, historisë, por edhe përkundër kësaj gjatë shek. XX-të ishte kombi më i fuqishëm në botë pikërisht për shkak t ndjenjës krenare të përbashkësisë.

Në kapitullin “Ku ka shpërthyer në shoqëri”? temën e pare e ka quajt si Eksplozioni demokratik. Thekson shënimet nga raporti i Organizatës për bashkëpunim ekonomik dhe zhvillim(OECD) dhe Bankës Botërore, sipas të cilëve gjatë viteve 1999-2008 në 17 shtete të Lindjes së Afërt numri i banorëve është rrit për 44%, në të njëjtën periudhë në Evropë është rrit 5%, në Kinë 10%, e në Indi 34%. Për 25 vjet kjo rritje përbën 66%.”Është e qartë se kjo vetvetiu sjell çdo lloji të tensioneve shoqërore si dhe kufijve dhe kapaciteteve ekonomik, veçanërisht në aspektin e varfërisë, papunësisë, sigurimit shëndetësor, banimit, urbanizimit, jo barazisë ekonomike, arsimimit dhe pakënaqësisë shoqërore”.

Në kapitullin” Çka ka shpërthyer në kulturë?”, njëra nga  tema mban titullin Universitetet. Renditja globale e universiteteve (për të cilët viteve të fundit mjaft flitej në opinionin profesional dhe të gjerë) nëpërgjithësi konsiderohet mashtrimi industrial i cili është projektuar ashtu që të ngritët prestigji i një shteti dhe të sjell para në sistemin arsimore, duke joshur studentët e huaj që të vijnë, studiojnë, të bien nën ndikim dhe të harxhojnë para. Në çdo renditje janë të favorizuara universitetet e shtetit i cili e bën renditjen, po të jetë fjala për amerikanët, britanezët, Bashkimit Evropian, rusët, francezët bile edhe sauditët dhe koreanët. Të gjithë kanë disa parametra të veta të cilët i ngritin pikërisht universitetet e tyre. Për autorit, renditja më objektive është Shanghai Jiao Tong University’s Academic Ranking of World Universities, , nuk ka universitetet kinez në mesin e 100 të parëve,  por janë 7në mesin e 100 të dyta,  dhe 6 në mesin e 100 të treta,

(bëhet fjalë për renditjen nga viti 2015). Në renditjen më të re Universiteti i Pekinit gjendet në mesin e 100 të parëve. “Por, duhet thënë se sipas cilido kriter të arsyeshëm, asnjë universitet i Lindjes së Afërt( në rast se përjashtojmë ato izraelite) nuk është në mesin e 100 universiteteve më të mira në botë, e ndoshta edhe në mesin e 300 të parëve”. Kjo është ashtu përkundër premtimeve të të gjitha universiteteve të themeluar gjatë viteve 50  gjer te 80-ta dhe përkundër  miliardave dollar të shpenzuar  në disa universitete në Gji.

“Për këtë ekzistojnë arsyet të shumta të cilët kyçin jo stabilitetin politik, financimin e dobët,arsimimi i ultë i dobët, stërvitja e dobët e arsimtarëve,  ikja e studentëve më të mire në botën  e jashtme, shpërngulja e profesorëve më të mirë jashtë vendit, pamundësia që të tërhiqen talentët,  nepotizmi, mosekzistimi i pavarësisë nga presioni lokal dhe qendror, akreditimi i dobët, recensionet e dobëta, revistat e dobëta akademike, dhe pothuajse mungesë e plotë e hulumtimeve shkencore dhe zhvillimeve.” Sido që të jetë arsyeja, në universitetet e Lindjes së Afërt ka” shpërthyer” edhe po të marrin parasysh sa janë të rinj shumica. Në Lindjen e Afërt universitetet më ë vjetra janë:Karevijun në Marko, Az-hari në Egjipt dhe Zejtuni në Tunizi, të cilët janë universitetet më të vjetër në botë, në disiplina të caktuar edhe më të mirë, por për fat të keq financohen tepër dobët”

Në perëndim potencohet se universitetet më të vjetra janë Bolonja, Oxfordi, Parizi dhe Kembrixh, ndërsa universitete myslimane në të vërtete ishin medresetë, ndërsa mësonjëtoret e para evropiane nuk ishin më mësonjëtore fetare. Kjo për të cilin autori flet, është e mjaftueshme të ndërlidhet me faktin se universitetet e para evropiane janë formuar në hapësira të cilët më herët ishin myslimane, apo në hapësirën e përafërt të tyre(Spanja, Franca, Italia, përjashtim është vetëm Britania. Kjo për të cilin autori flete seriozisht, ndërsa fjala universitet(atëherë por edhe tani,në simpozium është akomoduar emërtimi latin universitet, është fjalë e huazuar kultuoree , nga fjala arabe xha’mia. Pretendimi se Evropa në shek. XIII-të ka ardhur me diç origjinale në fushën e arsimimit pa kurrfarë ”rishkrimi” është mosnjohja totale e “periudhës së errtë evropiane”, sikurse vetë evropianët e qarkut kulturor krishterë e quajnë mesjetën.

Për zgjidhje autori ofron dy alternativa, njëri është i karakterit të përgjithshëm e tjetri individual. Karakterin e përgjithshëm e sheh kthimi i myslimanëve konsensusit. Pasi që në konsensus njeh ato themele në të cilin është e ndërtuar demokracia, ai në mes tyre nuk e tërheq shenjën e plotë të barazisë dhe konsideron se në botën myslimane shpesh shndërrohet në marrjen e kutive të votimit. Karakterin individual e sheh në zvogëlimin e varshmërisë nga interneti dhe kthimin jetës reale në krahasim me jetën e tanishme virtuale. 



Burimi : STAV