Zyrtari i Haxhit: Sauditët i përshëndesin ngrohtësisht haxhinjt iranianë

Publikuar në Gus. 4, 2017, 4:43 p.m.

Përfaqësuesi i Liderit të Lartë të Iranit për Çështje të Haxhin, Ali Kazi-Asgar tha të hënën se Sauditët i pritën, i përshëndetën ngrohtësisht me lule haxhinjt Iranianë, kjo është një shenjë e angazhimit të Arabisë Saudite ndaj marrëveshjeve.

Ai shprehu shpresën se haxhinjt iranianë do ta kryejnë haxhin e tyre dhe do të kthehen në vendin e vet të sigurt dhe shëndosh e mirë.

Konvoji i parë i haxhinjve iranian arriti në Aeroportin Median të dielën dhe u mirëprit nga autoritetet iraniane dhe të haxhit, duke përfshirë ministrin e Haxhit dhe Umra Muhammed Abdurrahman Bixhavi  dhe të rinjtë arabë të Arabisë Saudite me shporta me lule dhe fryte të freskëta.

Muhammed Abdurrahman Bixhavi  tha se është i lumtur të shohë haxhinjt  iranianë në Haxh dhe shpreson të shohë  iranianët në Umra gjithashtu.

Është njoftuar pak ditë më parë se 86,500 haxhinj iranianë do të shkojnë në Arabinë Saudite me 335 fluturime me aeroplanë këtë vit. 15.000 prej haxhinjve  iranian janë muslimanë sunitë.

"Operacioni i transportit të haxhinjve iranian filloi më 31 korrik dhe grupi i fundit i tyre do të kthehet në Iran deri më 25 shtator", shtoi ai.

Çdo vit, në kohën e Haxhit, iranianët si muslimanët e tjerë në botë shkojnë në Mekë për të kryer detyrën e e haxhit.



Burimi : IRNA