Tadiq mohon se po e nxit Kosovën për të fituar një ulëse në OKB

Publikuar në Gus. 4, 2017, 4:38 p.m.

Ish-presidenti serb, Boris Tadiq ka mohuar se po e nxit Kosovën për të fituar një ulëse në Kombet e Bashkuara

Ai ka thënë se është keqinterpretuar deklarata e tij për presidentin, Aleksandar Vuçiq që  Kosovës “t`ia jap një ulëse  në Kombet e Bashkuara, pa njohjen formale të saj”.

Ish-kryetari i Serbisë ka potencuar se në deklaratën e tij është precizuar se “i duket se në rrethana ku Kosova po rrëshqet drejt pavarësisë, pas nënshkrimit të marrëveshjes së Brukselit, nëse do të isha në vend të Vuçiqit do të kisha menduar edhe për këtë, si dhe disa zgjidhje të tjera të ndërmjetme, për të shmangur aktin e njohjes formale”, raportojnë mediat serbe, transmeton Klan Kosova.

Ky reagim i ish-kryetarit të Serbisë erdhi pas iniciativës së Vuçiqit për dialog të brendshëm për Kosovën, transmeton Klan Kosova