Spanja refuzon referendumin për pavarësi të Katalonisë

  • None
Publikuar në Prill 3, 2014, mesnatë

Zëvendës kryeministër i Spanjës thotë se Madridi nuk mund të lejojë që komuniteti autonom i Katalonisë të mbajë një referendum për  pavarësi, duke e quajtur se një votim i tillë është i paligjshëm.  


    Sipas Press TV, të dielën, në një tubim pro-qeveritar në Barcelonë, Soraya Saenz de Santamaria tha se qeveria nuk do të lejojë që një pjesë e popullsisë të vendosë çështjen e sovranitetit kombëtar për të tjerët.
Santamaria vuri në dukje se Madridi është i gatshëm për dialog me Kataloninë për çështje të ndryshme, për sa kohë që ajo është në përputhje me kushtetutën.


    Ajo theksoi nëse Katalonia shkëputet nga Spanja, ajo nuk do të jetë anëtare e Bashkimit Evropian dhe duhet të largohet nga euro zona.
    Kryetari i Katalonisë, Artur Mas është zotuar të mbajë referendum për shkëputje nga Spanja më 9 nëntor.


     Artur Mas thotë se Katalonia duhet të ketë qeverinë e vet në kuadër të Bashkimit Evropian, por kryeministri spanjoll Mariano Rajoy e hedh poshtë idenë si antikushtetuese.