Rusi: Gjysma e rusëve kundërshtojnë ndalimin e shamisë në shkollë

Publikuar në Gus. 2, 2017, 7:53 a.m.

Sipas një sondazhi të publikuar të marten, gjysma e rusëve janë në favor të heqjës të ndalimit të shamisë në shkolla.

Qendra Ruse për Hulumtime të Opinionit Publik  ka zbuluar se një në dy vetë kanë përkrahur heqjen e ndalimit të shamisë në shkolla, ndërsa 37 për qind besonin se kjo është "e pamundur".

Elena Mikhailova, udhëheqëse e  programeve të veçanta në qendër, tha se niveli i ulët i ndërgjegjësimit të grupeve të tjera etnike dhe fetare ishte një faktor kyç themelor  i mosbesimit sociale në Rusi.

Në vitet e fundit ka pasur një rritje në pranimin e grupeve të tjera fetare, tha Elene Mikhailova, sipas Agjencisë së Lajmeve TASS. Ajo tha se elemente të tilla si shamia është bërë "më e kuptueshme dhe e pranueshme", veçanërisht në mesin e të rinjve. 

Sondazhi u krye më 28-29 janar, 2017, dhe janë pyetur 1,800 njerëz në 48 provinca.

Në vitin 2015, Gjykata e Lartë la në fuqi një ndalim  për nxënëset me  shami në shkolla pasi  komunitetit  musliman tatar në Mordovia - një republikë 560 kilometra (350 milje) në juglindje të Moskës - apeloi ndalimin imponuar një vit më parë.



Burimi : Anadolu Agency