Forumi i Stambollit diskuton rolin e Imam Sadikut në ringjalljen e Islamit

Publikuar në Korrik 31, 2017, 11:44 p.m.

Një forum do të mbahet të shtunën në Stamboll të Turqisë për të diskutuar rolin e Imam Sadikut (a.s.) në ringjalljen e Islamit.

Sipas faqes së internetit të Organizatës Islamike të Kulturës dhe Marrëdhënieve (ICRO), Bashkimi i Dijetarëve Xhaferi të Turqisë do të organizojë ngjarjen në bashkëpunim me atasheun kulturor iranian në vend.

Një numër figurash të shquara kulturore dhe fetare, duke përfshirë Huxhat ul- Islam Akhtari, anëtar i Këshillit të Lartë të  Organizatës Islamike të Kulturës dhe Marrëdhënieve (ICRO), do të marrin pjesë në forum.

Forumi do të mbahet pasi BotaMmuslimane mbajti zi për përvjetorin e martirizimit të Imam Sadikut,  Imami i gjashtë Shia, të enjten.

Ekziston edhe një forum tjetër që do të mbahet nesër në Stamboll me pjesëmarrjen e Huxha ul - Islam Akhtarit.

Forumi do të paqaqes rolin e dijetarëve muslimanë në ruajtjen e identitetit Islam.



Burimi : ABNA