Ajetullah Hamenei i bën thirrje pelegrinëve të haxhit që të mbajnëqëndrim në lidhje me xhaminë Al-Aksa

Publikuar në Korrik 31, 2017, 11:39 p.m.

Udhëheqësi i Revolucionit Islamik Ajetullah Sejjid Ali Hamenei është shprehur se myslimanët duhet të përdorin ritualet e haxhit gjatë këtij viti për të mbajtur një qëndrim të bashkuar kundër përpjekjeve të Izraelit për të kontrolluar xhaminë e Al-Aksa.

Tensionet janë ende të larta në vendin e tretë më të shenjtë të Islamit në Jerusalem al-Kuds, ku Izraeli gjatë javëssë kaluar ka shpërndau trupat për të kufizuar futjen në xhami tëbesimtarëve palestinezë, megjithatë u detyrua të tërhiqej për shkak të frikës se situata mund të shndërrohej në një revoltë në shkallë më të gjerë.

Gjatë ditës së djelë, Ajetullah Hamenei është shprehur në Teheran për një grup zyrtarësh të ngarkuar me organizimin e haxhit për këtë vitse “Sionistët janë bërë të guximshëm dhe të pasjellshëm, duke i dhënë vetes të drejtën për t'i trajtuar ashpër pronarët e xhamisë së Al-Aksa dhe për t'i parandaluar ata që të hyjnë aty”.

Për më tepër, udhëheqësi shtoi se “Ku mundet ymeti mysliman të gjejë një vend më të mirë se Haxhi për të ngritur zërin në lidhjeme xhaminë Al-Aksa? Ku është vendi më i duhur për të mbajtur një qëndrim kundër pranisë së dëmshme të Amerikës në rajon? Haxhi është vendi më i mirë”

Ajetullah Hamenei rekomandoi gjithashtu që pelegrinët të fokusohen në çështjen e unitetit, duke thënë se askush nuk duhet të ndërmarrë ndonjë verim që mund të shkaktojë konflikt.

Më tej, udhëheqësi i bëri thirrje pelegrinëve të merrnin pjesë në adhurimet e përbashkta në Mesxhidin Al-Haram në Mekë, i cili është qyteti më i shenjtë i Islamit dhe në Mesxhidin Al-Nebeui, i cili gjendet në qytetin e dytë më të shenjtë të myslimanëve, në Medinë.

“Ndërkohë që shpenzohen miliarda dollarë për të krijuar mosmarrëveshje, konflikte dhe armiqësi mes myslimanëve, myslimanët duhet të jenë të kujdesshëm që të mos punojnë në favr të këtyre përpjekjeve, sepse çdo komb islam që kontribuon në këtë komplot do të jetë partner në pasojat e këtij mëkati të madh.”

Pjesëmarrësit gjatë një takimi të zyrtarëve që po merren me peligrinazhin e haxhit duke dëgjuar ë 30 korrik 2017 në Teheran fjalimin e Ajetullah Hameneit. (Foto e mundësuar ngaTasnim)

Ajetullah Hameneie ka përshkruar peligrinazhin e Haxhit si “epidomën e dijnitetit, unitetit, integritetit dhe fuqisë së ymetit islamik.”

Udhëheqësi i kushtoi rëndësi faktit se siguria e pelegriëve është shumë e rëndësishme dhe duhet të garantohet. Ai tha se “Dhimbja që u shkaktua në zemrat e iranianëve gjatë tragjedisë së incidenteve të peligrinazhit të vitit 2015 është e paharrueshme.”

Këtu, Ajetullah Hameneii referohej dy incidenteve vdekjeprurëse në shtator të vitit 2015, kur sipas shifrave të siguruara nga Iranimë shumë se 100 pelegrinë humbën jetën pas rënies së një vinçi masiv ndërtimi në Xhaminë e Madhe të Mekës dhe incidenit të mëvonshëm gjatë së cilit rreth 4,700 njerëz vdiqën në një shtypje mes njerëzve,.

Udhëheqësi u shpreh se rituali i “mospranimit të jobesimtarëve”, i cili gjithmonë sillej në vëmendje nga themeluesi i ndjerë i Republikës Islamike, Imam Humeini, është një mundësi për të deklaruar qëndrimet mbi çshtjet për të cilat ekziston një konsensus në mesinymetit mysliman.

Ajetullah Hameneiu shpreh se “Një nga këto çështje është rasti i xhamisë Al-Aksa dhe al-Kuds, që këto ditë për shkak të insolencës, ashpërsisë dhe ligësisë së regjimit joserioz dhe të rremë sionist, është bërë fokusi i vëmendjes më shumë se më parë.

Prania ndërmjetësuese dhe dashakeqëse e Amerikës në vendet islamike dhe në rajon i dhe krijimi i grupeve terroriste tkfirxhie është një çështje tjetër e rëndësishme për të cilën vendet myslimane duhet të mbajnë qëndrim gjatë haxhit”.

“Më shumë i djallëzuar dhe i lig se të gjitha rrymat terroriste në rajon është vetë regjimi amerikan”, shtoi udhëheqësi.



Burimi : Press TV