Porosi vëllazërore nga İmam es Sejjid Ali Khamenei

nga Vullnet Merja | Publikuar në Korrik 31, 2017, 11:31 p.m.

Me emrin e Allahut, të Gjithmëshirshmit, Mëshirplotit

Falënderimet i takojnë Allahut të Madhëruar. Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi profetin Muhammed, mbi familjen e tij të pastër dhe mbi shokët e tij të zgjedhur!

Es Selamu alejkum ue rahmetullahi ue berakatuhu!

Paqja, mëshira dhe begatitë e Allahut qofshin mbi ju!

Allahu i Madhëruar në Kur’anin e shenjtë thotë: “Vallë, a nuk e sheh se si Allahu e përqas fjalën e mirë me pemën e mirë, e cila rrënjën e ka të fortë në tokë, kurse degët nga qielli?. Me lejen e Zotit të saj (pema) jep fruta në çdo kohë. Allahu u tregon shembuj njerëzve, që t’ua vënë veshin.” (Sure “Ibrahim”, ajetet 24-25).

Fjala e mirë është ilaç që largon mërzinë, hidhërimin, pikëllimin, nervozizmin etj. Fjala e mirë ndikon shumë në shpirt dhe në zemër. Fjalëmiri gjithmonë ka rreth vetes miq e shokë dhe shumica e njerëzve dëshirojnë që të jenë gjithmonë pranë tij. Fjala e mirë e shndërron armikun në mik, luftën në paqe, mosmarëveshjen në pajtim, hidhërimin në gëzim dhe pesimizmin në optimizëm. Fjala e mirë e gëzon dëgjuesin dhe bashkon zemrat. Fjala e mirë gjithmonë nxit dhe inkurajon në vepra të mira dhe të shpërblyera te Allahu i Madhëruar. Fjala e mirë hap dyert e mirësisë dhe mbyll dyert e të keqes.

Ne muslimanët jemi krenarë që jemi pjesëtar të fesë së pastër islame. Jemi krenar që për fjalë të bukur kemi Fjalën e Allahut të Madhëruar, Kur’anin e shenjtë. Jemi krenarë që kemi shembullin më të mirë, Profetin Muhamed (paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të dhe mbi familjen e tij!), i cili falë fjalës së mirë e të butë arriti t’i bashkojë zemrat e njerëzve më ashpër të asaj kohe. Në suren “Ali Imran”, ajeti 159 lexojmë: “Në sajë të mëshirës së Allahut, u solle butësisht me ta (o Muhamed). Sikur të ishe i ashpër dhe i vrazhdë, ata do të largoheshin prej teje…”

Fjala e mirë është e butë. Ajo as nuk lëndon dhe as nuk plagos. Është e bukur në shqiptim dhe në kuptim. Dëgjuesi gjithmonë ka mall për fjalën e mirë dhe për frytet e saj të dobishme. Feja jonë e pastër islame na fton që të flasim gjithmonë fjalë të mira. Në Kur’anin e shenjtë lexojmë: thoni fjalë të mira njerëzve…” (Sure “Bekare”, ajeti 83). Dhe: “Thuaju, robëve të Mi, që të flasin atë që është më e mira…” (Sure “Isra”, ajeti 53). Gjithashtu thotë: “…Tek Ai ngjiten fjalët e bukura…” (Sure “Fatir”, ajeti 10)

Ndërsa Profeti Muhamed (paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të dhe mbi familjen e tij!) ka thënë: “Cilido që beson në Allahun dhe në Jetën Tjetër të flasë mirë ose le të heshtë.”

Po ashtu profeti ka thënë: “Ruajuni zjarrit qoftë me një copë hurme e nëse nuk gjeni (hurmë) me fjalë të mira.”

Në një tjetër hadith profeti Muhamed (paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të dhe mbi familjen e tij!) ka thënë: “Fjala e mirë është sadeka.”

Ne jemi krenarë se në çdo kohë në mesin e ummetit të profetit Muhamed kanë dalë dijetarë të sinqertë e të devotshëm, të cilët janë përpjekur dhe përpiqen vazhdimisht për udhëzimin e bashkësisë islame.

Profeti Muhamed (paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të dhe mbi familjen e tij!) ka thënë: “Dijetarët janë trashëgimtarët e profetëve.” Nga kjo thënie e profetit tonë të dashur kuptohet se dijetarët janë trashëgimtarë të misionit të profetëve që ishte këshillimi dhe udhëzimi i njerëzve që të ndjekin rrugën e Allahut të Madhëruar.

Edhe Kur’ani i shenjtë na porosit që të pasojmë dijetarët, të konsultohemi me ta dhe të dëgjojmë këshillat e tyre. Allahu i Madhëruar thotë: prandaj pyetni dijetarët e Librit, nëse nuk e dini.” (Sure “Nahl”, ajeti 43)

Prej dijetarëve të ummetit islam është edhe eruditi, juristi, komentuesi, udhëheqësi suprem i Republikës Islamike të Iranit, Ajatullah Es Sejjid Ali Khamenei (Allahu ia shtoftë jetgjatësinë!). Ai është një dijetar mendjendritur, largpamës, ftues në unitet e vëllazëri mes muslimanëve. Nëse do të lexohen veprat e këtij mendimtari të madh islam larg nervozizmit fanatizmit verbues, padyshim që do të njihet më mirë e pse jo të mos zbatohen edhe porositë dhe mendimet e tij në jetën tonë të përditshme.

Më poshtë do të përcjellim disa mendime dhe porosi të këtij dijetari të madh, me shpresën që të përfitojmë sadopak prej atyre mendimeve dhe porosive të ndritura. 

Imam Khamenei thotë: “Të dshurit e mi. Teuhidi është shtylla kryesore e mendimit dhe pikëpamjes së Islamit. Fjala Teuhid është simboli i vazhdimësisë së mësimeve të profetëve nga fillimi e deri në fund. Teuhidi, me gjithë përmasat e tij individuale, shoqërore dhe politike, i realizon fuqinë, krenarinë, civilizimin, përparimin dhe suksesin e plotë të vendeve islame. Patjetër duhet që të ngrihet flamuri i Teuhidit, në të cilin ftoi Profeti i Islamit dhe që zhduku ndarjen shoqërore.”

Imam Khamenei thotë: “Të dashurit e mi. Islami është më i larti dhe asgjë nuk është mbi të. Këtë të vërtetë e ka thënë profeti Muhamed (paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të dhe mbi familjen e tij!). Vetë Islami e ka konstatuar sot këtë të vërtetë, e cila do të vazhdojë të qëndrojë në të ardhmen.”

Imam Khamenei thotë: “Të dashurit e mi. Sot njerëzia ka shumë nevojë për atë zë që thërriste Profeti i Islamit, zëri që ftonte në monoteizëm dhe në drejtësi mes njerëzve.”

Imam Khamenei thotë: “Të dashurit e mi. Kur'ani është flamuri i lartë i Islamit. Myslimanët duhet të kapen fort pas këtij flamuri dhe të mos ndahen kurrë prej tij Duhet patjetër që Kur'ani të duket në veprat tona, në jetën tonë, në sjelljet tona, në moralin tonë dhe në rrugëtimin e përgjithshëm të ymetit islam. Përpiquni ta kuptoni Kur'anin dhe ta lexoni atë në formë të rregullt e të disiplinuar. Lexojeni vazhdimisht dhe çdo ditë Kur'anin, edhe nëse lexoni shkurtimisht. Lexojeni atë duke u përqendruar tek kuptimi i tij. Kur'ani i jep njeriut mprehtësinë, i frymëzon dijen për njohjen e Zotit dhe e mbron nga gabimet në shumë raste. Kapja pas Islamit dhe zbatimi i rregullave të Kur'anit është sekreti i qëndrimit dhe i fuqisë së sistemit islam. Kur'ani është burimi i krenarisë së myslimanëve. Kuptimi i tij nuk është i kufizuar vetëm tek leximi dhe besimi në të. Ai është sistemi i plotë për jetën shoqërore.”

Imam Khamenei thotë: “Të dashurit e mi. Vërtet, prania e këtij profeti fisnik dhe dërgimi i tij me misionin e proftesisë janë mëshirë e vërtetë nga Allahu i Madhëruar për robtë e Tij. Profeti Muhamed (paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të dhe mbi familjen e tij!) është njeri shembullor dhe ka vendin më të lartë në mesin e krijesave. Të gjithë myslimanët mblidhen rreth Profetit fisnik dhe zemrat e tyre brohorasin për të me besim, dashuri dhe mallëngjim.”

Imam Khamenei thotë: “Të dashurit e mi. Sa më shumë që të largohen myslimanët nga parimet e fesë së tyre dhe sa më shumë që të dobësohet interesi i tyre ndaj mesazhit të vulës së profetëve, profetit Muhamed, aq më të ndërlikuara dhe të vështira do t'u bëhen çështjet e jetës përgjatë historisë.”

Imam Khamenei thotë: “Të dashurit e mi. Nëse popujt dhe qeveritë islame i mbulon ndjenja e butësisë ndaj njëri-tjetrit, nuk do të ketë vend për frikën që e kanë hedhur kolonizatorët në zemrat e disa popujve dhe udhëheqësve.”

Imam Khamenei thotë: “Të dashurit e mi. Uniteti islam është shpresë dhe qëllim. Disa e përjetojnë këtë shpresë me tërë qenien e tyre dhe disa të tjerë e marrin vetëm si parullë pa qenë seriozë në realizimin e këtij uniteti.  Unë kam mendimin dhe besoj se uniteti i myslimanëve është domosdoshmëri jetësore dhe nuk është parullë.”

Imam Khamenei thotë: “Të dashurit e mi. Uniteti është arma më e madhe kundër arrogancës globale. Sikur ummeti islam, i cili përbëhet prej më shumë se një miliard e gjysmë myslimanësh, të bashkohej në çështjet e tij esenciale, do të shihnim një superfuqi madhështore në këtë ekzistencë.”

Imam Khamenei thotë: “Të dashurit e mi. Thirrja që mbartin fetë e Allahut e drejtojnë njerëzimin kah paqja, siguria dhe stabiliteti dhe nuk e drejtojnë atë kah acarimi, ligësia, varfëria, lufta, shtypja etj. Fetë e Allahut, që në fillim të shfaqjes së tyre, pra që në krijimin e njeriut, e deri në ditët e sotme kanë përjetuar armiqësinë e tiranëve dhe të të padrejtëve.”

 

Imam Khamenei thotë: “Të dashurit e mi. Sot njerëzia ka nevojë për pastërtinë dhe njohjet e qarta, të vërteta dhe tolerante të Islamit, të cilat i kupton dhe anon kah ato çdo zemër dhe shpirt i drejtë e i pastër.”

Imam Khamenei thotë: “Të dashurit e mi. Shpifjet djallëzore se Islami është shkak i prapambetjes i përhapin ata që kanë si qëllim largimin e ymetit islam nga origjina e tij, që ata të udhëheqin ashtu siç dëshirojnë.”

Imam Khamenei thotë: “Të dashurit e mi. Me rregullat e tij, Islami mbron të drejtat e njeriut, qofshin këto rregulla gjykuese, ndëshkuese, civile, të përgjithshme apo edhe çështje politike.”

Imam Khamenei thotë: “Të dashurit e mi. Flamuri i së drejtës nuk qëndron në një rresht me të padrejtën dhe nuk e pranon kontekstin e saj. Kjo është ajo që ka thënë qartë imam Hysejni (paqja qoftë mbi të!): "E largët është prej nesh poshtërsia."

 

Imam Khamenei thotë: “Të dashurit e mi. Prej shenjave të besimit është braktisja e gjynaheve, frika ndaj Allahut, mirësjellja me të tjerët, kundërshtimi i armiqve të Allahut, mosdhënia rëndësi mosmarrëveshjeve mes vëllezërve, dashuria për të tjerët, e cila duhet të jetë në zemrën e çdo besimtari…”

Imam Khamenei thotë: “Të dashurit e mi. Nëse besimi nuk është i përzier me dashurinë dhe ashkun e thellë ai besim nuk ka ndikim. Është dashuria ajo që i jep ndikim besimit. Pa dashuri nuk mund t’i vazhdojmë përpjekjet tona. Ne posedojmë kuptimin më të lartë të dashurisë, sipas Islamit. Ne posedojmë dashurinë për profetin Muhamed dhe për familjen e tij të pastër (paqja e Allahut qoftë mbi të gjithë ata!). Kjo dashuri e madhe ka ndikim të madh në Jetën Tjetër. Në një transmetim të profetit Muhamed (paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të dhe mbi familjen e tij!) thuhet: “Dashuria për mua dhe dashuria për Ehli Bejtin tim është e dobishme në shtatë vende, tmerri i të cilave është i madh. Ao janë: Në momentin e vdekjes, në varr, në tubim, në dorëzimin e librit të veprave, në llogaridhënie, në peshore dhe në Sirat (ura e Siratit).”

Imam Khamenei thotë: “Të dashurit e mi. Morali është baza e shoqërisë. Morali i shoqërisë besimtare është i bazuar në afrimin te Allahu. Në çdo çështje dhe çdo punë që të bëjë besimari dhe besimtarja duhet të kenë si qëllim afrimin te Allahu i Madhëruar.”

Imam Khamenei thotë: “Të dashurit e mi. Të pajisesh me moral të mirë do të thotë që të largohesh nga moralet e këqija që i kundërshton logjika, feja dhe njerzillëku. Njeriu duhet të largohet nga ato morale që e poshtërojnë atë, e lënë në prapambetje dhe e bëjnë të urryer te Zoti dhe te njerëzit. Ajo shoqëri që është e zbrazët nga smira, urrejtja, armiqësia, mashtrimi, intrigat, padrejtësia etj, ajo është një shoqëri e lumtur dhe e mbarësuar.”

Imam Khamenei u drejtohet të rinjve dhe u thotë: “Të dashur të rinj e të reja. Dijeni se misioni më i madh i juaji është edukimi i vetave tuaja moralisht. Prandaj, edukojini ato. Juve ju është mundësia ta bëni këtë, o të rinj e të reja, prandaj bëjeni. Ju tani jetoni në një kohë ndryshe. Jetoni në hijen e udhëheqjes kur’anore dhe të kulturës islame. Për këtë, para jush ndodhet mundësia shpirtërore për t’u lartësuar. Duhet që dija të jetë në krah të moralit. Përparimi shkencor, teknologjik dhe material të jenë në krah të moralit.”

Imam Khamenei thotë: “Të dashurit e mi. Njeriu më i lartë është ai që ecën në rrugën e Allahut dhe Allahu është i kënaqur me të. Ai njeri të cilin nuk e prangosin dëshirat e tij, ai është është njeri i plotë dhe i shëndoshë. Ndërsa ai njeri që është rob i dëshirave të tij nuk mendon vetëm e vetëm për materialen dhe që bie pre e qejfeve të tij, e zemërimit të tij, e egos së tij, ai është njeri i lig, edhe pse mund të jetë i madh në post e në pushtet. Ai udhëheqës shteti që mund të zotërojë pasuritë më të mëdhaja në botë, nëse nuk mund të frenojë dëshirat dhe qejfet e tij dhe bie pre e tyre, ai është njeri i ulët. Ai njeri i varfër që arrin të mposhtë dëshirat e tij të shfrenuara dhe ecën në rrugën e saktë, në rrugën e përsosmërisë, në Rrugën e Allahut, ai është njeri i madh.”

Imam Khamenei thotë:  “Të dashurit e mi. Vërtet, devotshmëria luan rol të madh në këtë jetë dhe në Jetën Tjetër. Devotshëmria është një faktor madhështor dhe ndikon në të gjitha fushat e jetës. Vështrojeni Kur’anin. Ai përmend në shumë vende devotshëmrinë. Devotshmëria është drejtuesja e kësaj jete. Braktisja e devotshëmrisë e bën njeriun të pavëmendshëm si për çështjet e kësaj jete ashtu edhe për Jetën Tjetër.”

Imam Khamenei thotë: “Të dashurit e mi. Kudo që të jeni, cilado që të jetë puna juaj, çfarëdo përgjegjësie që të keni dhe në çfarëdo çështje sociale që të jeni, duhet që në fillim të mendoni që të fitoni kënaësinë e Allahut të Madhëruar. Kjo arrhet nëpërmjet devotshmërisë. Devotshëmria ka kuptimin që ju të kryeni detyrat dhe të ruheni nga devijimi dhe nga humbja. Nëse në brendinë tuaj do të jetë e pranishme kjo ndjenjë dhe do të përpiqeni, atëherë Allahu do t’ju ndihmojë në hapat tuaja.”

Imam Khamenei thotë: “Të dashurit e mi. Perëndimi, edhe pse ka arritur një zhvillim të madh teknologjik dhe ka kontribuar shumë në rrugën e jetës materiale, mirëpo me braktisjen e devotshmërisë ai (Perëndimi) ka rënë në pellgun e shumë devijimeve dhe shkatërrimeve, veçanërsiht në nivelin shoqëror.”

 Imam Khamenei thotë: “Të dashurit e mi. Devotshmëria është çelësi i lumturisë së kësaj jete dhe e Jetës Tjetër. Vërtet, njerëzia sot është e humbur dhe e çoroditur. Ajo rënkon prej llojeve të ndryshme të problemeve dhe dhimbjeve individuale, familjare dhe shoqërore. Të gjitha këto përshkak të mospranisë së devotshmërisë dhe nga prania e pavëmendshmërisë…”

Imam Khamenei thotë: “Të dashurit e mi. Qëllimi i Islamit është ngritja e njeriut dhe lartësimi i tij në të gjitha dimensionet: intelektuale, shpirtërore dhe materiale. Islami kërkon që edhe femra të jetë në majat e larta të jetës. Ajo duhet të jetë pjesë e pandarë e shoqërisë dhe e e familjes në të gjitha fushat. Prania e saj në shoqëri dhe në familje duhet të ketë dobitë të mëdha dhe fryte të shumta, sidomos në edukimin e brezave me edukatë të pastër islame.”

Imam Khamenei thotë: “Të nderuara motra: Unë ju them me plot siguri se nëse dëshironi të studioni, studioni me seriozitet. Mësimet tuaja mos të jenë të përqëndruara vetëm te puna dhe fitmi i pasurisë. Studimi i femrave është një çështje shumë e rëndësishme dhe qëllimi primar i tij të jetë përfitimi i njohurive dhe ngritja e nivelit mendor dhe intelektul te femra. Përsa i përket punës, ajo është dytësore.”

Imam Khamnei thotë: “Është e vërtetë që femra nuk është e ngarkuar për sigurimin e jetesës së familjes. Mirëpo kjo nuk do të thotë që ta ndalojmë atë që të punojë. Dhe nuk do të thotë që puna nuk është e rëndësishme dhe e dobishme për femrën.”

Imam Khamenei thotë: “Femra është gjysma e shoqërisë. Kur studion femra kjo do të thotë se ne e kemi larguar gjysmën e shoqërisë nga errësirat e paditurisë dhei kemi futur në rrugën e dritës. Kjo çon edhe në nfitjen e nivelit të shoqërisë nga ana shkencore. Kur shkollohet femra shoqërisë u shtohen fuqitë dhe energjitë në fushën e arsimit dhe të shkencës. Si rrjedhojë do të përfitojnë edhe brezat në vazhdim ng këto energji dhe fuqi.

E lusim Allahun e Madhëruar që të na bëjë prej atyre që i dëgjojnë këshillat dhe porositë dhe zbatojnë ato që janë më të mira e më të dobishme!

Uel hamdulilahi rabil alemijn

Falenderimi dhe lëvdatat janë për Allahun e botëve!

Vullnet Merja

Kryetar i Shoqatës FLLADI