Përvjetori i sulmit të Gazës / Rënia e legjendës dhe fillimi i periudhës s Aksit të Rezistencës

Publikuar në Korrik 31, 2017, 11:25 p.m.

Regjimi sionist dhe fuqitë ndërkombëtare që e mbështesin atë, të cilat kanë krijuar legjendën se ushtria sioniste është një legjendë dhe e pamundshme dhe po mundohen t’ia marketojnë atë njerëzve kanë rritur me sukses që të bindin në këtë mënyrë një pjesë të politikës dhe një pjesë të rëndësishme të popullësive. Veçanërisht në vendet arabe ky qëllim është arritur me sukses.

Pasi kanë kaluar përafërsisht gjashtëdhjetë vite që nga krijimi i prezencës sioniste, aktualisht ky imazh ka filluar qëtë pësojë lëkundje, libanezët vendas dhe heronjtë e Rezistencës Palestineze me vullnetin dhe rezistencën e tyre kanë krijuar imazhin e një Izraeli të dobët. Një situatë e këtillë shihet si një lajmëtare se historisë së legjendës po i vjen fundi.

Shenjat që tregojnë se legjendës po i vjen fundi

Themelet dhe simbolika e kësaj historie ogurzesë ka filluar që të copëtohet pjesë pjesë që prej luftës që u zhvillua në Libanin Jugor gjatë korrikut të vitit 2006. Ky copëtim ka vijuar më tej me heronjtë e organizatave të Rezistencës në Gazë – ku regjimi sionist hapi vetë tre luftra njëra pas tjetrës – të cilët i shkaktuan Izraelit goditje shumë të rënda. Në fund të gjithë këtyre goditjeve erdhi sulmi i “Pesëdhjetë Ditëve” dhe me fundin e këtij sulmi u varros përgjithnjë edhe legjenda e pamposhtjes.

Ky është pikërisht momenti kur magjia kthehet pikërisht në dëm të magjistarit. Në vend që të rregullonte imazhin e copëtuar tashmë, pas çdo sulmi regjimii sionist i është afruar gjitnjë e më shumë greminës. Nëse bëjmë një analizim të “Luftës Pesëdhjetë Ditore” në përvjetorin e saj të tretë më 8 korrik shihet qartë se me përfundimin e kësaj lute më 26 gusht të vitit 2014 i ka ardhë fundi edhe legjendës së fasadës. Në momentin që përfundoi lufta më26 gusht të vitit 2014, regjimi sionist nuk arriti që të përmbushte asnjë prej qëllimeve të tij që kishte deklaruar më parë, as çarmatosjen e Rezistencës, as pushtimin e Gazës dhe as parandalimin e hedhjes së raketave në territoret e pushtuara.

Si rezultat i sulmit armiqësor në vitit 2014 në Gaza ranë dëshmorë më shumë se 2200 dëshmorë palestinezë. Më shumë se 55o prej tyre ishin fëmijë. Ndërsa numri i të plagosurve pati arritur deri më 1 mijë. Megjithatë, pavarësisht plagëve të mëdha dhe shkatërrimit masiv që shkaktoi kjo luftë nuk arriti që të përçante popullin palestinez. Populli palestinez i vërtetoi gjithë botës rezistencën e tij duke i treguar se nuk friksohej nga lufta dhe nga shkatërrimi.

Përgjegjësia e gjithë këtyre tre sulmeve – i pari në vitin 2009 dhe zgjati 22 ditë, i dyti në vitin 2012 dhe zgjati 3 ditë dhe i treti që përmendëm më lart – është në duartë e regjimit izraelit. Nëse od të anaizonim rezistencën e paprecedentë të popullit palestinez do të shohim se propaganda e dhjetra viteve më parë e bërë për shkatërrimin e ndërgjegjes së arabëve nuk ka më efekt mbi popullin palestinez dhe se ata nuk do të lejojnë të bien pre e asnjë dyshimi. Tashmë populli palestinez beson se mund të rezistojë, se mund t’i dëbojë pushtuesit nga territoret e tij dhe se mund ta çrrënjosë njëherë e përgjithmonë armikun nga Palestina.

Parë në këtë këndvështrim, pas këtyre tre luftrave, pas dobësimit të menjëhersëm të fuqisë sulmuese të Izraelit dhe tërheqjes së tij në një pozicionim mbrojtës – fakti që Izraeli tashmë bën llogaritë nëse pas këtyre tre luftrave nëse luftrat janë më të nevojshme është një fitore tjetër e arritur në këto tre luftra. Ndërsa në praktikëështë krijuar një këshill i përbërë nga përfaqësues në parlament për të analizuar arsyet e humbjes së tyre në luftrave në Gazë. Ndërsa në jetën politike të regjimit ende vazhdon të qëndrojë në plan të parë problematika e diferencave ekstreme që ekzistojnë mes palëve. Kjo gjë tregon se për shkak të humbjes së thellë që Rezitenca e Palestinës i ka shkaktuar Izraelit, i ka vështiruësuar ruajtjen e kontrollit të brendshëm dhe përdorimin e politikës si mjet të tyre. Ashtu siç shprehet edhe Sejjid Hasan Nasrallah “Izraeli është i dobët edhe në strokullën e tij mbrojtës.” 

Projekti i SHBA-së dhe Izraelit për të goditur Aksin e Rezistencës ka dështuar

Fitorja e Rezistencës në Gazë ka arritur të rrëzojë një prej dy shtyllave kryesore të projektit sionist të Amerikës. Sepse ky projekt mbështetej në dy aktorë kryesorë. Shtylla e parë konsistonte në faktin që Izraeli duhet të odiste Aksin e Rezistencës në Liban dhe në Gazë. Së dyti ishin organizatat radikale terroriste, të këtilla si ISIS-i të cilave u ishte dhënë detyra që të godisnin Sirinë e cila ishte dhe ende vazhdon të jetë shtëpia dhe kryeqendra e Rezistencës.

Pas sulmit pesëdhjetë ditësh në Gaza u shkatërrua edhe shtylla e parë e kësaj lufte, për t’u mos kthyer më aty. Diskutimet e zjarrta brenda Izraelit nëse Izraeli duhet të hyjë apo jo në një luftë të ardhshme janë një provë e denjë e kësaj humbjeje. Sepse tashmë dihet pa asnjë dyshim se këto luftra shihen si humbje në sytë e sionistëve. Ndërsa përsa i përket shtylës së dytë, organizatat terroriste në territoret e Sirisë kanë vërtetuar se në të vërtetë ato janë edhe më të dota se Izraeli për të realizuar atë që Izraeli ishte vetë i paaftë ta arrinte. Situata ka arritur der në një pikë saqë, me qëllim që të rregullojë rrjedhën e ngjarjeve dhe t’i mundësojë grupimeve që mbështet në Siri një territor ku mund të veprojnë, Amerika është e detyruar që të ndërhyjë vetë nga lindja.

Për këtë arsye, duke i plotësuar të gjitha puzzle-at e situatës do të shohim se projekti dhe legjenda e Izraelit në lidhje me Gazën ka marrë fund qoftë ideologjikisht në mendjet e popujve arabë, qoftë edhe nga pikëpamja ushtarake në terren dhe duke marrë parasysh edhe përparësinë që ka regjistruar Aksi i Rezistencës në Irak, Siri dhe madje edhe në Liban në luftën e tij kundër terrorizmit është e mundur që të parashikojmë se në të ardhmen do të shohim vetëm një situatë: Ky është fillimi i Aksit të Rezistencës dhe në praktikë “Lindja e një Lindje të re të Mesme e cila do të mbështetet mbi potencialin e realizimit të interesit të përbashkët të ymetit mysliman.” 



Burimi : IUVMPRESS