Iranianët më së shumti kanë besim ne gjeneralin Sylejmanin

Publikuar në Korrik 31, 2017, 11:23 p.m.

Në Iran është kryer hulumtimi i opinionit publik  gjatë të cilës kanë dal rezultate interesante. 64,9% të iranianëve konsiderojnë se në Siri duhet dërguar akoma më shumë personel ushtarak, gjersa në janar të vitit të kaluar për këtë opsion janë deklaruar 62,7%. Kundër dërgimit të personelit ushtarak jashtë vendit janë deklaruar 30%, ndërsa numri i atyre të pavendosur ishin 4,6%.

Më së shumti befasoi popullariteti jashtëzakonisht i madh i komandantit  Kuds të forcave  të Gardës revolucionare iraniane, gjeneralit Kasim Sylejmani për  të cilin flitej se do të ishte kandidat potencial në zgjedhjet presidenciale iraniane, të cilin ai në mënyrë kategorike e ka refuzuar.

Gjenerali Kasim Sylejmani është person më i popullarizuar në Iran në opinion publik i cili gëzon shkallë të lartë, atë e mbështesin 78% iranian në hulumtimin e opinionit publik të kryer në Iran.

Pas tij, në vendin e dytë gjendet presidenti i tanishëm Hasan Rushani, të cilën absolutisht e mbështesin 39% të iranianëve, ndërsa kryesisht e përkrahin 38% të iranianëve. Në vendin e tretë është ministri i punëve të jashtme të Iranit Muhamed  Xhavid Zarif. Në vendin e katërt dhe të pestë janë politikanët Muhamed  Halibaf dhe Ibrahim Raisi, ndërsa në vendin e gjashtë ish presidenti iranian Mahmud Ahmednexhad të cilin akoma e mbështesin më shumë se 50% iranian.

Ky hulumtim i opinionit publik iranian  është kryer në kontestin e udhëheqjes  momentale të operacioneve ushtarake në Siri, gjersa gjenerali Kasim Sylejmani aktivisht po asiston në planifikimin e operacioneve ushtarake të armatës irakiane shiite Hash al Shaabi në luftën e tyre kundër terroristëve të “Shtetit Islamik”-ISIS”.



Burimi : Logično