Hadi Seid Efhemi: Plani perëndimoro-arabo-izraelit dështoi

Publikuar në Korrik 30, 2017, 11:39 a.m.

Mes Arabisë Saudite dhe Katarit ekziston një mosmarrëveshje e vjetër në lidhje me kufirin. Madje, për këtë arsye Arabia Saudite e ka sulmuar disa herë Katarin dhe ka marrë nën kontroll territor që në fakt i përket Katarit. Familja Al-i Sani në Katar pretendon se themeluesi i vehabizmit rrjedh nga soji i Shejh Muhammed Abdulvehab. Sauditët e mohojnë një gjë të këtillë.

- Aktualisht po dëshmojmë sesi në mesin e disa vendeve arabe ekzistojnë mosmarrëveshje të mëdha. Në të njëjtën kohë, Amerika dhe Perëndimi po mundohen që t’i shtojnë edhe më shumë këto mosmarrëveshje. Sa të vërtetë janë këto mosmarrëveshje dhe cili është plani që fshihet pas tyre?

- Mosmarrëveshjet mes shteteve të jugut të Gjirit Persik kanë ekzistuar edhe kohë më parë. Disa prej këtyre mosmarrëveshjeve kanë rrënjë të thella, disa prej tyre janë politike. Kategorikisht, vendet e Evropës dhe Amerika i kanë përdorur gjithnjë këto mosmarrëveshje dhe pasqyrimet e natyrshme që krijojnë krizat nga këto mosmarrëveshje për qëllime dashakeqëse. Vendet e Evropës dhe Amerikai vënë këto shtete kundër njëri-tjetrit, i nxisin kundër njëri-tjetrit, i trembin duke përdorur shtetet  tjeta dhe ndërkohë që shtete të këtilla si Amerika, Franca dhe Anglia i nxisin këto shtetekundër njëri-tjetrit, ato detyrohen të mbështetet tek këto shtete. Më pas, mbrapa perdes së marrëveshjes së armëve, apo të krijimit të bazave ushtarake detyrohen t’i paguajnë këto shtete.

Mosmarrëveshjet me rrënjë në rajon janë mosmarrëveshje sektariste ose ideologjike. Vendet perëndimore i shfrtëzojnë këto mosmarrëveshje. Për shembull, mes Arabisë Saudite dhe Katarit ekziston një mosmarrëveshje e vjetër në lidhje me kufirin. Madje, për këtë arsye Arabia Saudite e ka sulmuar disa herë Katarin dhe ka marrë nën kontroll territor që në fakt i përket Katarit. Po kështu, nga pikëpamja ideologjike Katari qëndron në krahun e Vëllazërisë Myslimane dhe i mbështet ata. Ndërsa Arabia Saudite mbështet grupimet tekfirxhie, selefi de vehabiste dhe sponsorizon ISIS-in dhe Nusrën.

Ndërsa përsa i përket aspektit ekonomik, Arabia Saudite dhe Katari kanë burime të përbashkta të naftës dhe gazit. Arabia Saudite ka sulmuar disa herë që të marrë kontrollin e plotë të këtyre burimeve. Për më tepër edhe në mesin e këtyre dy familjeve ekziston një konflikt. Familja Alii-Sani në Katar pretendon se themeluesi i vehabizmit rrjedh nga soji i Shejh Muhammed Abdulvehab. Nga ana tjetër, sauditët e mohojnë një gjë të këtillë  dhe tonë se nuk nuk ekziston asnjë lidhje me familjen e shejhve kataras apo me Abdulvehhabin. Tematika të tjera që janë bërë shkak për mosmarrëveshje mes këtyre dy palëve janë diskutimi për strategjinë e ndikueshmërisë, investimet e vendeve evropiane si dhe ndihmat që marrin nga vendet perëndimore. 

Amerikanët dhe perëndimorët nxisin mosmarrëveshjet mes arabëve

Këto janë mosmarrëveshje të thella të pazgjidhura. Amerika dhe vendet evropiane nuk duan që tëzgjidhen mosmarrëveshjet mes këtyre shteteve dhe Iranit dhe Omanit, të cilat duan më të mirën për rajonin. Sepse në të kundërt do të shteronin burimet e fitimeve të tyre.

Brenda këtij konteksti, Amerika nxit sauditët; anglezët nxisin Katarin dhe këto palë e gjejnë veten në pretendime kundër njëri-tjetrit. Pavarësisht se jo ushtarake, në mesin e këtyre dy shteteve ka filuar një luftë gjithëpërfshirëse. Kjo luftë përfshin edhe dimensionet propagandistike, ekonomike, diplomatike, bllokatës dhe rrethimit të kufinjve.

Pavarësisht se për momentin duket si mundësi e largët, në këtë luftë nuk janë ezauruar vetëm trupat ushtarake. Sepse Amerika ka baza ushtarake edhe në Katar edhe në Arabinë Saudite. Duke qënë se kjo do të ishte luftë e amerikanëve kundër amerikanëve po qëndrohet larg një mundësie të këtillë.

Megjithatë, në mesin e këtyre dy shteteve janë ndezur edhe konflikte për tema të ndryshme. Shteti i vetëm që po mbështet Katarin në Gjirin Persik është Irani. Irani i ka ofruar popullit të katarit mbështetje edhe nga deti edhe nga ajëri. Duke qënë se Katari kufizohet në lindje nga Emiratet e Bashkuara Arabe, në jug nga Arabia Saudite dhe në perëndim nga Bahreini po mbahet në rrethim nga toka, ajëri dhe deti. Për këtë arsye mund të përdorë vetëm territorin ajëror dhe detar të Iranit. 

Për fat të keq, këto mosmarrëveshje janë lojra të amerikanëve dhe anglzëve dhe qëllimi i tyre është t’i kontrollojnë këto shtete. Ashtu siç është shprehur Trump vetë, kur t’i mbarojnë burimet këtyre vendeve do t’u presim kokat.

- Një ndër krizat aktuale në rajon është edhe kriza e Sirisë. Duket se për shkak të qëndrimit të palëkundshëm të popullit sirian dhë përparimit që ka shënuar Aksi i Rezistencës, disa vende perëndimore kanë vendosur t’i ndajnë rrugët e tyre me Amerikën në lidhje me krizën në Sirir dh i janë drejtuar alterantiës së zgjidhjes së krizës. Sipas mendimit tuaj, cila është strtegjia e re e Amerikës dhe vendeve të Perëndimit në lidhje me krizën e Sirisë?

- Padyshim që vendet e Evropës dhe Amerika nuk mendojnë për të mirën e popullit të Sirisë. Madje disa mund të thonë haptazi nëpërmjet pikëpamjeve të tyre politiike apo në media se kanë pikëpamje të ndryshme nga Amerika. Për shembull, mosmarrëveshje e rremë mes Amerikës dhe Francës qëndron kështu: Franca shprehet se rrëzimi i Bashar Assadit nga pushteti nuk është një prioritet për ata. Përparësia e tyre është lufta kundër terrorizmiit. Megjithatë, ata gëjejnë dhe kjo është një hipokrizi, duke qënë se në të vërtetë ata mbështesin ISIS-in dhe Nusrën.

Amerikanët kanë përqasjen e tyre në lidhje me planet në lidhje me Sirinë dhe me sulmin e atjeshëm. Po kështu edhe Franca... Franca shprehet se aktualisht rrëzimi i Bashar Assadit nga pushteti nuk është një prioritet për ata. Megjithatë, me justifikimiin se po luftojnë kundër terrorizmmit kanë fiksuar pozicionimet e tyre dhe po dërgojnë trupa ushtarakë; kanë sjellë armë moderne të kalibrit të lartë, kanë përforcuar pozicionimin e terroristëve dhe vazhdojnë të kenë për qëllim rrëzimin e Bashar Assadit. Kjo është një aleancë politike.

Në dukje duket sikur ata kanë një përqase të kundërt me rrëzimin e Bashar Assadit nga pushteti dhe në dukje po luftojnë kundër terrorizmit; kur në të vërtetë qëllimi  tyre është që të rrëzojnë Bashar Assadin nga pushteti dhe të sjellin në Siri një udhëheqje pr amerikanëve, ISIS-it dhe izraelitëve.

- Bëhet fjalë për krijimin e një koalicioni sionisto-perëndimoro-arab dhe për shpërbërjen e shteteve islamike; duke marrë parasysh përarimet që ka shënuar Aksi i Rezistencës në Irak, Siri dhe vendet e tjera, deri në çfarë mase mendoni se mund të aplikohet ky plan?

-  E shoh si një mundësi të largët shpërbërjen e vendeve të rajonit. Gjatë kohëve të fundit, fronti arabo-amerikan ka organizuar dy konferenca të rëndësishme. Konferenca e parë u zhvillua në rajonin e Detit të Vdekur në Jordani.

Liderët e vendeve arabe që gjendeshin aty kanë marrë një vendim kundër Iranit me urdhër të Amerikës për shkak të qëndrimit të tij në lidhje me çështjen e Palestinës.

Akoma më e rrezikshme ka qënë konferenca e zhvilluar në Riad. Arabia Saudite ka thirrur në prezencën edhe të presidentit të Amerikës, Trumpit udhëheqësit e 55 vendeve arabe dhe u shpreh se kërkonte të organizont një front të NATO-s në luftën kundër terrorizmit. Qëllimi i vërtetë i gjithë kësaj ishte Irani, me pretekstin e planeve për të luftuar kundër terrorizmit, në të vërtetë po mbështeten terroristët. Megjithatë, kjo go nuk do të thotë se ata kanë mundësinë që të bëjnë çfarë të duan.

NATO arabo-amerikane kundër Iranit dështoi

Për shembull, kjo mosmarrëveshje që ka dalë në dritë mes sauditëv e dhe Katarit është një zhvillim në favor të Aksit të Rezistencës. Sepse këto dy shtete ishin aleate dhe së bashku mbështesnin terroristët dhe grupimet e armatosura.

Edhe pse ende nuk kanë dalë rezultatet në lidhje me mbledhjen e zhvilluar në Riad, mosmarrëveshja mes Arabisë Saudite dhe Katarit ka arritur në një pikë sa mund të kalojë edhe në dimensione ushtarake. Kur përkundrazi pritej që këto dy shtete të ishin aleate dhe të dyja bashkë të bashkëvepronin kundër Iranit. 

Amerikanët dhe francezët shprehen se mosmarrëveshjet mes Arabisë Saudite dhe Katarit janë në interes të Iranit dhe se Irani  ka hapur kalimin ajëror dhe detar Katarit. 

Nga ana tjetër, Aksi i Rezistencës ka fituar aq shumë fuqi dhe është aq entuziaste saqë ata që jetojnë në kështjella prej xhami nuk do të guxojnë të krijojnë një aks kundër fuqisë raketore dhe fuqisë taktike dhe teknike të Iranit,kundër Hizbullahut në Liban dhe kundër forcave të rezistencës në Siri, Irak dhe Jemen.

Madje, edhe në qoftë se Izraeli do të merrte përsipër që t’i ndihmonte, Hizbullahu do ta gjunjëzonte Izraelin në Libanin Lindor. Për këtë arsye, këto fjalë janë një bllof dhe shërbejnë vetëm për një luftë psikologjike. Ata nuk i kanë kapacitetet që të bëjnë çfarë të duan. Aksi i Rezistencës ka mundur të përmbushë çdolloj qëllim që i ka vendosur vetes; nga ana tjetër, pala kundërshtare nuk ka mundur që t’i realizojë qëllimet e saj.

- Aktualisht, njëri pas tjetrit, vendet arabe janë duke krijuar marrëdhënie me Izraelin; edhe Izraeli gjithashtu ka ndezur dritën jeshile për të hyrë në marrëdhënie me sa më shumë vend arabe. Çfarë efekti mund të lënë tek popujt marrëdhënie të këtilla?

Ekzistojnë dy elementë përsa i përket çështjes së normalizimit të marrëdhënieve me Izraelin. Fillimisht qëndrojnë marrëdhëniet formale të shteteve dhe udhëeqësve të tyre me Izraelin. Kjo lloj marrëdhënieje ka ekzistuar edhe më parë; megjithatë vetëm në vitet e fundit  këto marrëdhëie janë shfaqur haptazi. Elementi tjetër është qëndrimi i popullit. Popujt nuk do ta pranojnë kurrë normalizimin e marrëdhënieve me Izraelin.

Shembulli më i qartë është marrëveshje e Camp David që është bërë mes Egjiptit dhe Izraelit. A janë normalizuar vërtetë marrëdhëniet e Egjiptit me Izraelin?

Ata kanë firmosur marrëveshjen e paqes; megjithatë marrëdhëniet e tyre nuk janë normale. Po kështu nuk janë normalizuar as marrëdhëniet e Jordanisë me Izraelin. Udhëheqësit e saj kanë qënë në marrëdhënie me Izraelin për një kohë të gjatë; megjithatë populli nuk i është përulur normalizimit të marrëdhënieve me Izraelin. Sepse Izraeli është një tumor kancer në rajon dhe një njollë e shëmtuar që duhet fshirë nga aty.

Në momentin që do të krijohen kushtet e duhura që populli të mund të shfaqë qëndrimin e tij, popujt do ta bëjnë të qartë qëndrimin e tyre. Edhe populli palestinez nuk do ta lejojë normalizimin e marrëdhënieve me Izraelin.

Udhëheqësit përgatisin komplote, zhvillojnë konferenca, firmosin marrëveshje paqeje. Pikërisht si marrëveshje e Oslos të cilën frmosi Arafati. Megjithatë, pas Oslos, brezi i Oslos filloi Intifadën e tretë dhe i surprizuan të gjithë me operacionet e tyre brenda territoreve të pushtuara.

Ndërkohë që armiku mendonte se Intifada ishte shuar; me anë të në operacioni heroik në Mesxhidin Aksa u vranë me armë zjarri dy ushtarë izraelitë; ndërsa ata që kryen operacionin ranë dëshmorë. Ky operacion ka shënuar operacionin e parë me armë zjarri të zhvilluar brenda territorit të Mesxhidit Aksa.

Për këtë rsye, pavarësisht komploteve që përgatit Izraeli, populli palestinez dhe popujt e tjerë të rajonit do të kenë reagime edhe më shtypëse.                                  

 

 

 



Burimi : Hawzah News / Medya Şafak