Ndiqni momentin kur Irani nis me sukses satelit-mbajtësin Simorgh

Publikuar në Korrik 29, 2017, 1:07 a.m.

Irani ka nisur me sukses satelit-mbajtësin e tij Simorgh, i cili është prodhim vendi dhe misioni i të cilit është të vendosë satelitët iranianë në orbitë.

Sipas agjencisë së lajmeve Tasnim, nisja e satelit-mbajtësin u krye nga Qendra Hapësinore Imam Humeini.

Në raport shtohet se mbajtësi satelitor Simorgh është në gjendje të vendosë satelitë që peshojnë deri në 250 kilogramë në një orbitë rreth 500 kilometra mbi sipërfaqen e Tokës.

Për më tepër, në raport thuhet se Qendra Hapësinore Imam Humeini është përgjegjëse për të gjitha operacionet që lidhen me transportuesit satelitor, duke përfshirë përgatitjen, nisjen, kontrollin dhe drejtimin e tyre.

Qendra Hapësinore e Imam Humeinit të Iranit përputhet me standardet më të fundit ndërkombëtare dhe pas fazës përfundimtare të zhvillimit të saj, baza do të jetë në gjendje të përmbushë të gjitha nevojat e vendit në Orbitën e Ulët Tokësore (LEO).

Nisja e mbajtësit satelitorshenjon edhe inaugurimine Qendrës Hapësinore të Imam Humeinit.

Në dhjetorine vitit të kaluar, ministri i teknologjisë së informacionit dhe teknologjisë së komunikimit të Iranit është shprehur se qeveria po planifikonte të dërgonte në hapësirë një satelit të ri të prodhuar në vend gjatë një periudhe të caktuar kohore(kjo periudhë zgjati deri më 20 mars 2017).

Mahmud Vaezi shtoi se Irani planifikonte të dërgonte dy satelitë të tjerë në hapësirë deri në fund të vitit të ardhshëm iranian të kalendarit (i cili përfundon më 20 mars 2018).

Ministri u shpreh se janë prodhuar tre satelitë nga ekspertë të rinj iranianë në qendrat kërkimore në universitetet e vendit.

Ai gjithashtu vuri në dukje faktin se Irani ishte gati të nënshkruante një kontratë me një kompani ruse për prodhimin e një sateliti me rreze më të gjatë.

Deklaratat e Vaezit erdhën pasi kreu i Agjencisë Hapësinore Iraniane (ISA), Muhsen Bahrami u shpreh në tetor të vitit 2016 se vendi po planifikonte të dërgonte tre satelitë prodhim vendas në hapësirë.

Duke folur me gazetarët me rastin e Javës Botërore të Hapësirës, Bahrami është shprehur se Sharif Sat do të vihej në orbitë deri në fund të vitit të fundit kalendarik iranian (që përkon me 20 marsin e vitit 2017).

Ai shtoi se satelitët Amirkabir dhe Nahid I do të lëshohen në hapësirë gjatë vitit të ardhshëm iranian, duke vënë në dukje se procesi i përgatitjes për satelit Sadr të prodhuar në vend ishte gjithashtu në zhvillim e sipër.

Shefi i ISA deklaroi se Sharif Sat është një satelit me rreze të largët dhe Nahid Iështë një satelit i komunikimit.

Në vitin 2009, Irani lëshoi satelitin e tij të parë të prodhuar në vend, Omid (Shpresë). Irani gjithashtu dërgoi bio-kapsulën e parë që përmbante gjallesa në hapësirë në shkurt të vitit 2010, duke përdorur mbajtësin Kavoshgar-3 (Explorer-3).

Irani gjithashtu e vendosi satelitin prodhim vendi Fajr (Lindje) në orbitë në shkurt të vitit 2015. Sateliti është i aftë të marrë dhe transmetojë fotografi me cilësi të lartë dhe të saktë për stacionet në tokë.



Burimi : Press TV