Abuzim i vërtetë! Turqia bashkëpunon me Izraelin për të keqen e Palestinës

Publikuar në Korrik 27, 2017, 10:42 a.m.

Pjesë nga opinioni i Fehim Taştekin

Ata që nuk e largojnë nga goja Gazzën janë bërë ortakë të Izraelit për t’i marrë palestinezëve gazin natyror.

Dhëndri Berat Albayrak ka dalë në një fotografi krah për krahu me ministrin izraelit të energjitikës, Yuval Steinitz. Pikërisht siç i ka përshtat dy tregtarëve! Në bashkëpunim me njëri-tjetrin po planifikojnë një gazsjellës, i cili do të nxjerrë gazin natyror nga Mesdheu Lindor dhe do ta tranferojë nga Izraeli në Turqi dhe nga Turqia në të gjithë Evrpën.

Plani është që në Turqi të kalojnë 10 miliardë metërkub gaz natyror në një vit. Turqia do të luajë një rol kyc në këtë projekt, i cili duket se do të sigurojë pozicionin e Izraelit, jo vetëm nga ana ekonomike, por edhe nga ana politike.

Abuzim i vërtetë! Këta njerëz që janë fshehur gjithnjë pas mbështetjes së çështjes palestineze, me pretendimet se janë mbështetës të Gazës i kanë dhënë shansin dhe i janë bërë bashkëpuntorë grabitjes së saji shkon përshtat pikërisht Hanzalave të cilët zbuluan në një ditë të vetme një gënjeshtër që ka vazhduar për 100 vjet.

Nën pretekstin se është duke ruajtur sigurinë e rajonit, Izraeli jo vetëm që u mohoi palestinezëve të drejtën e përdorimit të gazit, por edhe po e vjedh nga plaestinezët këtë gaz. Pra, kjo është arsyeja e vërtetë e këij rrethimi të shumëpërfolur.