Konferencë në Senegal: Diskutime mbi Palestinën sipas pikëpamjeve të besimeve Abrahamike

Publikuar në Korrik 26, 2017, 2:36 p.m.

Qendra Kulturore Iraniane në Senegal  ka planifikuar të mbajë një konferencë mbi "Palestinën Sipas Pikëpajeve të Besimeve Abrahamike".

Konferenca do të organizohet me bashkëpunimin e ambasadës iraniane dhe zyrës përfaqësuese të Universitetit Ndërkombëtar Al-Mustafa në Senegal, në  Afrikën  Perëndimore me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Kudsit (Jerusalemit), të premten.

Instituti Islamik do të organizojë konferencën në të cilën një numër figurash politike dhe kulturore nga Irani dhe Senegali do të mbajnë fjalime.

Një numër i programeve kulturore janë planifikuar në periferi të konferencës.

Imam Humejni, themeluesi i Republikës Islamike të Iranit, në muajin gusht të vitit 1979, e shpalli të  Xhumanë  e fundit të muajit të shenjtë musliman të Ramazanit si Ditën Ndërkombëtare të Kudsit (Jerusalemit), duke i bërë thirrje muslimanëve anembanë botës për të shënuar këtë përvjetor,  duke mbajtur tubime në rrugë.

Që atëherë, miliona njerëz në mbarë botën dalin në rrugë në këtë ditë, një shenjë që na kujton se duhet përkrahur populli i Palestinës, duke kërkuar dhënien fund të pushtimit të regjimit sionist të tokave palestineze.

Këtë vit, Dita Ndërkombëtare e Kudsit (Jerusalemit) bie më 23 qershor. 



Burimi : IQNA