Universiteti i Jemenit themelon Departamentin e Shkencave Kur'anore

Publikuar në Korrik 26, 2017, 2:27 p.m.

Universiteti i Adenit në Jemen ka nisur një Departament të Shkencave Kur'anore dhe Studimeve Islame.

Sipas faqes Hadharmawt, departamenti  është hapur në Fakultetin e Arteve të Universitetit dhe do të pranojë studentët për semestrin 2017-2018.

Këshilli i arsimit të lartë i universitetit ka dhënë miratimin e tij kohët e fundit për hapjen e departamentit.

Regjistrimi i studentëve të gatshëm për të studiuar në departament do të fillojë së shpejti, sipas universitetit.

Wazah al-Shabhi, i cili kryeson departamentin, tha se synon të rrisë studimet në fushat Ilame dhe Kur'anore dhe të kontribuojë në përparimin shkencor të universitetit.

I themeluar në vitin 1972, Universiteti i Adenit është universiteti i parë i Jemenit i themeluar në Republikën e Jemenit pas Universitetit në Sana'a.



Burimi : IQNA