Irani e ka rritur pritshmërinë në Siri: Cili është mesazhi?

nga Salman Rafi Sheikh | Publikuar në Korrik 24, 2017, 11:53 p.m.

Me një veprim shumë të thjeshtë, Irani i ka bërë me dije SHBA-së se 45,000 trupat e saj të vendosura në baza ushtarake në Irak (5,165), Kuvajt (15,000), Bahrein (7,000), Katar (10,000), Emiratet e Bashkuara Arabe (5,000) dhe Oman (200) janë shumë të ndjeshëm ndaj Zulfikari të Iranit, i cili është raketë e prodhimit vendas dhe që është prodhimi më i fundit i brezit të mesëm të raketave dhe Kasimit, një raketë e ndërtuar për sipërfaqe të lundrimit.

Pasivetëm brenda dy javëvetë fundit, SHBA-ja ka goditur me raketë dhe rrëzuarmjetin ajëror pa pilot të dytë të prodhimit iranian dhe ka rrëzuarnjë avion sirian, Irani i është përgjigjur këtyre ngjrjeve me një goditje të drejtpërdrejtë raketore në një qendër komandimi  të ISIS-it në provincën siriane Deir Ezzor. Ky veprim ushtarak ka ardhur gjithashtu në një kohë kur Irani sapo ishte bërë viktima më e fundit e sulmeve të ISIS-it në Teheran. Ndërkohë që sulmi në vetvete tregon se ISIS nuk është ende nuk është shkatërruar, po në të njëjtën kohëgjithashtu vë në dukje edhe një herë arsyen e përfshirjes së thellë të Iranit në konfliktin sirian, e cila është kjo: nëse Irani nuk do të iste shfaqur për të shpëtuar regjimin sirian kundër një lufte të deleguar dhe të financuar nga Sauditët/Vehabistët, lufta me siguri do të kishte arritur në fund të fundit deri nëIran – ashtu siç realisht ka mbërritur tashmë, megjithëse në një mënyrë shumë më pak shkatërruese – përmes Sirisë, të cilën e ka shkatërruar tërësisht. Kjo situatë mund të shpjegojë pse, për shembull, Irani ka shpenzuar miliarda dollarë (vlera që mund të mbajnë këto shpenzime mund tëvarjojë nga 6 miliardë dollarë deri më 15 miliardë dollarë amerikanë) çdo vit pavarësisht situatës së rënduar ekonomike për shkak të sanksioneve amerikane. Parë në këtë këndvështrim, motivimi thelnësori Iranit për përfshirjen e tij edhe më të thellë ushtarakisht në këtë konfliktmbështetet në faktin se nëse ISIS-i dhe format  e tjera me të cilat shfaqet xhihadi nuk parandalohen nga vendosja e kontrollit, në fund të fundit,Irani do të bëhet objektivi i ardhshëm pas Sirisë.

Pikërisht për këtë arsye, Irani është i gatshëm që të veprojë për t’i dalë kundër dhe parandaluar agjendën rajonale saudito-amerikane. Në këtë kontekst, sulmet me raketa kanëvërtetuar mjaftueshëm jo vetëm shkallën deri në të cilën Irani është i gatshëm të shkojë, por gjithashtu ka treguar se cilat janë palët që Irani mund të fusë në objektivë. ISIS nuk është në asnjë mënyrë forca dhe njësia e vetme që raketat iraniane mund të godasin. Kjo është shumë e qartë nga mesazhi zyrtar i dhënë nga Shefi i Shtabit të forcave të armatosura të Iranit, gjenerali Muhammed Hussein Bakueri, i cili të nesërmen pas sulmit është shprehur se, “Irani është një ndër fuqitë më të mëdha në fushën e raketave. Ata (këtu flet pëe SHBA-në dhe aleatët e saj) nuk kanë aftësinë për t'u angazhuar në konflikt me ne aktualisht, dhe natyrisht, ne nuk kemi ndërmend të përfshihen në konflikte me ata, megjithatë ne jemi në rivalitet të përhershëm me ta në vende dhe fusha të ndryshme, duke përfshirë këtu edhe sektorin e raketave.”

Gjenerali i Gardës, Ramazan Sharif është shprehur kështu gjatë një interviste për televizionin shtetëror: “Sauditët dhe amerikanët janë veçanërisht pala që duhet të marrë këtë mesazh. Më pas ai ka shtur se:“Dihet haptazi tashmë se disa vende të prapambetura të rajonit, veçanërisht Arabia Sauditee kanë bërë me dije edhe më përpara se po përpiqen të ngjallin pasiguri në Iran.”

Gjatë së mërkurëssë kaluarë,Gjeneral Jahja Rahim Safavi, një ndihmës ushtarak i udhëheqësit suprem religjoz Ali Hamenei ka paralajmëruar në mënyrë të veçantë Washingtonin se “nëse SHBA-ja vendos të nisë ndonjë luftë kundër Iranit, të gjitha bazat e saj ushtarake në rajon do të përjetojnë destabilizim dhe pasiguri.”  

Është mëse e qartë se sulmi me raketa përbën një pengesë edhe për Senatorët e Shteteve të Bashkuara që tashmë kanë miratuar një projektligj, sipas të cilit do të imponojnë edhe më shumë sanksione kundër Iranit lidhur me programin e tij të raketave. Në të njëjtën kohë, ky sulm ishte gjithashtu një kundërpërgjigje sfiduese ndaj komentit të pavend të bërë nga sekretari amerikan i shtetit, Rex Tillerson, se politika e administratës Trump ndaj Iranit përfshin edhe “ndryshimin e regjimit”. Ndërsa kjo nuk është asgjë më asgjë më shumë sesa pjesë e një planipushtues, ai gjithashtu tregon se tashmë marrëveshja nukleare mes SHBA-së dheIranit është bërë e pakuptimtë dhe se edhe me këtë  lëvizje nuk arriti të nxisë një konflikt ushtaraktë qëllimshëm mes SHBA-së dhe Iranit. Kjo është e qartë nga mënyra se Rex Tillerson zgjodhi të shprehej në lidhje me marrëveshjen më të fundit të armëve të SHBA-së me Arabinë Saudite, si një marrëveshje që do t'i mundësonte SHBA-së që të përballej me “ndikimin negativ të Iranit”. Kjo ëstë pikërisht arsyeja pse përshkallëzimi i konflikteve ndodh në Siri dhe përreth saj.

Fillimisht, udhëheqja iraniane duket se ka arritur në përfundimin se kufizimi strategjik, i cili është aplikuar gjatë 3 deri në 4 viteve të fundit,duke filluar që nga momenti i fillimittë negociatave për çështjen bërthamore po keqkuptohet nga administratae Trumpit. Ditën e djelë, Hamenei bëri me dije se i dënojnë dhe sulmojnë politikat e shëmtuara amerikane. Siç shihet nga Teherani, admiinistrata e Trumpit, i cili ka njëmungesë të theksuar tëpërvojës në diplomacinë ndërkombëtare mund të ketë interpretuarmodernizimin evitevetë fundit të Iranit si është një shenjë të dobësisë ose mungesës së vendosmërisë politike nga ana e udhëheqjes së moderuarë dhe reformiste të Presidentit Hassan Rouhani. Me siguri, Teherani – nëpërmjet sulmeve me raketa që realizoi – pret që politika e tij e hekurit të shërbejë si një thirrje zgjimi për administratën e Trumpit. Një gjë e këtillë shihet e pasqyruar edhe në fjalët e Sekretarit me shumëndikim të Këshillit të Përshtatshmërisë së Iranit Mohsen Rezayee, i cili është gjithashtu edhe një ish komandant i Gardës Mbrojtës të Revolucionit Iranian: “Pasi të kalojë katër vjete në detyrë, Tillerson do të kuptojë Iranin.”

Një fjalë e urtë thotë se veprimi flet më shumë se fjalët. Veçanërisht zgjedhja e raketave që Irani ka përdorur dhe preciziteti me të cilin ato kanë goditur objektivin, gjithashtu përbëjnë një paralajmërim të qartë në vetvete. Nga të gjitha të dhënat që janë mbledhur më pas, raketat goditën objektivin e tyre me saktësi shkatërruese. Me një veprim shumë të thjeshtë, Irani i ka bërë me dije SHBA-së se 45,000 trupat e saj të vendosura në baza ushtarake në Irak (5,165), Kuvajt (15,000), Bahrein (7,000), Katar (10,000), Emiratet e Bashkuara Arabe (5,000) dhe Oman (200) janë shumë të ndjeshëm ndaj Zulfikari të Iranit, i cili është raketë e prodhimit vendas dhe qëështë prodhimi më i fundit i brezit të mesëm të raketave dhe Kasimit, një raketë e ndërtuar për sipërfaqe tëlundrimit.

Veprimi që ka ndërmarrë Irani ka ardhur edhe me mbështetjen e aleatëvetëtij. Ndërkohë që rrëzimii një avioni sirian nga SHBA-jau bë shkak i kritikave të forta nga Moska, duke bërë me dije edhe qëllimin e Rusisë për të vazhduar qëndriminpërkrah regjimit sirian kundër një sulmi të shumëfishtë; Irani është forcuar më tej nga bashkëpunimi i shpejtë me Kinën.

Duke marrë parasysh situatën e krijuar, në një kohë kur SHBA-ja dhe Arabia Saudite kanë rritur përpjekjet për të izoluar Iranin, Kina po dyfishon mbështetjen për aleatin e saj rajonal. Sipas raportimeveqë janë bërë për Agjencinë e Lajmeve të Republikës Islamike, shkatërruesit kinezë dhe iranianë po kryejnë një stërvitje të përbashkët ushtarake në pjesën lindore të Ngushticës së Hurmuzit dhe Detit të Omanit.

Parë nga ky këndvështrim, veprimi ushtarak iranian në Siri nuk ka ndodhur në një zbrazëti rajonale – diçka që administrata amerikane është e detyruar ta lërë mënjanë vetëm në kurriz të mos ndërlikimit të luftës kundër terrorizmit, një luftë që SHBA-ja pretendon të jetë duke luftuar, megjithatë refuzon të ndihmojë palët që po e luftojnë vërtetë terrorizmin (lexoni: Fajësia eAmerikanëvepër Terrorizmin) në këtë luftë kundër ISIS dhe grupeve të tjera “tekfixhije”. Sulmi iranian, në këtë drejtim, kundërshton fuqimisht pretendimet perëndimore dhe saudite se Irani po nxit terrororizmin në rajon. Përkundrazi, ky sulm tregon shumë për vendosmërinë kombëtare të Iranit për të luftuar terrorizmin me të gjitha mjetet e mundshme – dhe mjetet janë sigurisht të përmirësuara nga terreni tashmë i gashëm për fillimin e sulmeve direkte të raketave.



Burimi : New Eastern Outlook / Medya Şafak