Tetë muslimanë britanikë nisin udhëtimin me bicikleta për në Qabe

Publikuar në Korrik 24, 2017, 11:37 p.m.

Tetë muslimanë britanikë  janë nisur për në Arabinë Saudite me bicikletat e tyre duke shpresuar që të arrijnë në kohë për Haxhin  vjetor, që këtë vit i bie në muajin gusht.

Biciklistët  do të udhëtojnë për gjashtë javë nëpër tetë shtete që mbulojnë mbi 2000 mila në mënyrë që të mbledhin ndihma  1 milion paund për ata që janë të dëmtuar  nga lufta në Siri,  raportoi Ilmfeed të premten, më 14 korrik 2017.

Duke u nisur në udhëtimin e tyre nga Anglia, ata do të udhëtojnë nëpër Francë, Gjermani, Zvicër, Itali pastaj Greqi.

Në mënyrë ideale, ata do të dëshironin të udhëtonin në Arabinë Saudite nëpërmjet Turqisë, Sirisë dhe Jordanisë, por për arsye sigurie ata do të udhëtonin me anije nga Greqia në Egjipt para se të udhëtonin për në Arabinë Saudite.

Muslimanët nga e gjithë bota  shkojnë  në Arabinë Saudite çdo vit për të kryer Haxhin, një nga pesë shtyllat e Islamit.

Çdo musliman i rritur që ka mundësi të përballojë financiarisht udhëtimin duhet të kryejë haxhin të paktën një herë në jetë.



Burimi : ABNA