Një parashikim në lidhje me mundjen e Izraelit

nga Amr Marobe | Publikuar në Korrik 23, 2017, 12:04 p.m.

Nëse do ta shohim në këndvështrimin fetar, ka prej atyre që mbështesin idenë se duke qënë se shumica e shenjave të Periudhës së Fundme të botës janë plotësuar edhe fundi i Izraelit është afër. Megjithatë, gjatë këtij artikulli unë do të mjaftohem vetëm me dimesionin ideolgjik të Rezistencës Islamike në Liban dhe Palestinë

Duket sikur kanë kaluar vetëm dy ditë që nga dita kur më 13 korrik të vitit 2005, Izraeli zhvilloi një sulm brenda territoreve të Libanit. Pikërisht ashtu si 6 vite më parë që nga 25 maji i vitit 2000 ushtria sioniste pati pësuar një humbje të thellë pas sulmeve të njëpasnjëshme të organizuara nga Rezistenca edhe këtë rradhë pësoi një humbje të thellë. Kjo periudhë shënon pikërisht momentin kur historia e Rezistencës pësoi një ndryshim dhe filloi periudha e fitoreve, duke i dhënë fund asaj të humbjeve.

Nëse do ta shohim në këndvështrimin fetar, ka prej atyre që mbështesin idenë se duke qënë se shumica e shenjave të Periudhës së Fundme të botës janë plotësuar edhe fundi i Izraelit është afër. Megjithatë, gjatë këtij artikulli unë do të mjaftohem vetëm me dimesionin ideolgjik të Rezistencës Islamike në Liban dhe Palestinë. Këto grupe të rezistencës në Palestinë dhe Liban kanë marrë përsipër një përgjegjësi shumë të madhe në luftën e tyre kundër prezencës sioniste. Ashtu siç vihet re edhe në fillim të artikullit, për të pasur një përqasje sa më shkencore do të prekim disa analiza dhe ndërlidhje të ndryshme.

Më 25 maj të vitit 2000 kemi shënuar një pikë kthese të rëndësishm në historikun e luftës kundër prezencës sioniste. Ka qënë hera e parë në gjithë këtë historik qëështë parë të tërhiqet ushtria sioniste e cila lufton duke përdorur shumë metoda ushtarake. Sulmet e Rezistrencës të cilat kanë përftuar një eksperiencë të gjatë gjatë gjithë historikut 18 vjeçar të këtij konflikti që kishte zgjatur që nga viti 1982 deri në vitin 2000 vërtetuan që pamundhsmëria e Izraelit tashmë i përkiste të shkuarës. Operacionet ushtarake që deri në atë kohë përmblidhnin vetëm prita të vogla dhe automjete të pajisura me bomba, tashmë ishin kthyer në sulme drejtpërsëdrejti kundër autoriteteve të ushtrisë sioniste. Pas kësaj, për shkak të dëmeve të mëdha thelbësore që pësoi dhe për shkak të humbjeve të mëdha ushtria sioniste humbi stabilitetin e saj.

Në këtë hap, për të ndikuar në gjendjen psikologjike të ushtrisë dhe të të ardhurve sionstë u përdor edhe media si një mjet lufte dhe luajti një rol shumë të rëndësishëm. Operacionet e organizuara nga Rezistenca janë regjistruar dhe trasmetuar hap pas hapi. Në këtë mënyrë, jo vetëm është ulur motivimi i ushtrisë armike, por gjithashtu edhe është rritur motivacioni i ushtarësve të Rezistencës dhe i popullit. Populli i Rezistencës, që më pas është shndërruar në shoqërinë e organizatës së Rezistencës është emëruar si Shoqëria e Rezistencës nga mediat. Gjatë 18 vite lufte që kanë kaluar të gjithë bashkë, Rezistenca ka zhvillur trajnime për tre breza të ndryshëm. Në këtë tranim merrnin pjesë të lindurit në vitin para lufte deri më 1982. Në atë kohëata ishin në të njëzetat e tyre. Po kështu në trajnim merrnin pjesë edhe një brez tjetër që në atë kohë ishin në të tridhjetat. Në këtë mënyrë, në brendësi të Rezistencës u bë e mundur që të përgatiteshin komandantë me eksperienca të ndryshme në fusha të ndryshme.

Pasi në vitin 2000, ushtria sioniste u detyrua të tërhiqej në mënyrën më të turpshme nga Libani, Rezistenca kishte përpara plot 6 vite. Gjatë këtij gjashtë vjeçari, Rezistenca punoi që të zhvillonte edhe aftësi të tjera përveç atyre që zotëronte tashmë deri në vitin 2000. Në luftën që tashmë kishte marrë një dimension të ri, Reeziistenca i dha një rëndësi të veçantë raketave, armëve, njësive speciale dhe tunelhapësve, si dhe në çdo pozicionim përvetësoi metoda të ndryshme veprimi.

Ndërsa përsa i përket njësive speciale, kemi dëshmuar tre nga përplasjet më të rëndësishme në rajon, konkretisht Marun er-Ras, Binti Xhubejl dhe Ajta esh-Shab. Në këto përplasje, ushtria sioniste nuk pati arritur asnjë sukses derisa filloi të përdorte disa metoda jo të ndershme. Duke përdorur këto metoda arriti të merrte në dorë Mercaijjunin. Megjithatë, duke qënë se Rezistenca nuk u dorëzua përpara ushtrisë armike, forcat sioniste forcat sioniste u detyruan që të tërhiqeshin me vendim të Kombeve të Bashkuara.

Nga ana tjetër, përsa i përket njësive të tankëve ushtarakë, goditja me raketë Kornet nga ushtarët e Rezistencës e dhjetra tankëve ushtarakë sionistë ishte një surprizë e madhe për Izraelin. Këto raketa goditën në Luginën e Huxhejrit dhe në Sehl el-Hijam tankët sionistë të tipit Merkava-4.

Ndërsa përsa i përket raketave ishte një surprizë për sistemin sionist që Rezistenca arriti t’i ndryshojë balancat e kontrollit në tokë dhe det. Megjithatë ishte një surprizë për të gjithë ne që u shkatërrua me anë të raketave C-802 anija e luftës Sar. Një goditje e këtillë e detyroi ushtrinë sioniste të ndalonte dhe vazhdueshmërinë e luftës që të pushonte në këtë moment.

Rezistenca ka përdorur 1500 raketa të klasit Grad të cilat kanë një rreze nga 11 deri më 35 km.  Pikërisht për këtë arsye më shumë se një milion të ardhurë sionistë u detyruan që të largoheshin nga vendbanimet që kishin krijuar në tokat e pushtura palestineze. Po kështu, një milionë banorë u detyruan të qëndronin të stehuar për 33 ditë. Për më tepër, kjo situatë bëri të mundur që pjesa më e madhe e prodhimtarisë sioniste të dilte nga funksioni.

Gjatë konfliktit të vitit 2006, Rezistenca realizoi sulmin në të cilin kishte marrë në objektiv Haifan duke përdorur raketat “Fexhr-3” dhe “Fexhr-5” dhe kështu të gjithë u përplasëm balancat e reja. Në këtë sulm, ku numri i raketave të përdorura nuk e ka kaluar 50-n janë përdorur raketa në të njëjtin model me raketat që rezistenca palestineze pati përdorur në luftën e fundit të vitit 2014 duke goditur shumë zona përfshirë këtu edhe Tel Avivin.

Balancat që ndryshuan pas luftës së vitit 2006 nuk u kthyen më kurrë në formën e vjetër. Rezistenca Libaneze, përpos tank-shkatërruesve zotëron edhe raketa me rreze nga 250 deri më 400 km, apo me përmasa që mund të mbajnë ngarkesa nga 500 deri më 800 kg, qindra ndoshta edhe mijëra raketa të modelit Fatih-110 dhe M-600. Një fuqi e këtillë ka aftësinë dhe kapacitetin për të friksuar dhe për të mposhtur regjimin sionist. Në këtë situatë, nëse do të përballeshim me një luftë në kuptimin e vërtetë, regjimi sionist nuk do të mund t’i përballojë këto rezultate. Në një sulm ku do të merren në objektivë batalionet e Tel Avivit dhe Gush Danit, që njihen si epiqendra e regjimit sionist do të thotë që Izraelit t’i jetë shkatërruar siistemi i kontrollit të mbrojtësve të civilëve. Vend të veçantë përsa i përket këtyre objektivave janë depot e amonjakut, centrali bërthamor Dimona dhe shumë depo ushtarake që njihen.

Balanca e re që do të lindë si rezultat i një lufte gjithë përfshirëse do të godasë rëndë çështjen e migrimit në Palestinë, gjë e cila është edhe një themel në të cilin mbështetet regjimi sionist.  Parë në këtë këndvështrim, ne do të dëshmojmë një ri-migrim masim të atyre të ardhurve nga vende të sigurta dhe mirëqenie të lartë.

Duke marrë parasysh gjithë këtu pika – pavarësishte se i prekëm ato përciptazi – është e mundur që të dalim në një përfundiim se: Rezistenca, i cili në sasi posedon shumë më pak krahasuar me regjimin sionist kanë në duar çelasat e nevojshme për ta mundur prezencën sioniste nëLiban dhe Palestinë.



Burimi : Beyrutpress / Medya Şafak