Franca synonte largimin e Kur’anit të Shenjtë mes të rinjve algjerianë

Publikuar në Korrik 22, 2017, 11:55 a.m.

Pas 128 vjetësh kolonializimi  brutal francez, në maj të vitit 1943, Franca zhvilloi një eksperiment shkencor që synonte eliminimin e shpirtit të Islamit  në mesin e të rinjve të Algjerisë.

Dhjetë vajza muslimane u zgjodhën në Algjeri. Këto vajza shkuan në shkollat ​​franceze nën mbikëqyrjen e qeverisë franceze. Ato mbanin veshje franceze, silleshin si një qytetar tipik francez dhe u njohën me zakonet e tyre. Pas 11 vjetësh nga fillimi i këtij programi kolonial, qeveria franceze bëri  një ceremoni diplomimi për këto vajza, ku ministrat, gazetarët dhe intelektualët u ftuan për të parë personalisht rezultatin e eksperimentit.

Ndërsa vajzat e reja hynë në sallën e kremtimit, kishte një heshtje të rëndë kudo. Pas 11-të vitesh përpjekjesh dhe planifikimi nga qeveria franceze, vajzat e reja algjeriane dolën në sallë të mbuluara me shami dhe veshje algjeriane.

Zyrtarët e pranishëm u zemëruan në vendngjarje. Gazetarët shpejt arritën tek Robert Lacoste, Ministri i Kolonive Franceze. Njëri prej tyre  pyeti:

"Nëse qeveria franceze dështoi të hiqte shaminë nga një grup vajzash algjeriane për 11 vjet, çfarë po bënte qeveria gjatë këtyre 120 viteve?

Lacoste tha: "Çka do të bëja unë, kur Kur’ani është më i fortë se Franca ?!



Burimi : ABNA