Ajetullah Mesbah Jazdi: Armiqtë mbjellin mosmarrëveshje në Botën Islame

Publikuar në Korrik 20, 2017, 5:42 a.m.

Ka gjithmonë disa hipokritë të cilët dëshirojnë ta minojnë Islamin në një orvatje për t'i shërbyer interesave të tyre tokësore siç janë vazhdimi  i tyre në pushtet.  Në të vërtetë, Islami apo ateizmi janë të njëjtë për këta hipokritë, megjithatë shumica dërmuese e muslimanëve në botë nuk kanë besime të tilla dhe përkrahin me të vërtetë dinjitetin e Islamit ", tha Ajetullah Mesbah Jazdi.

Ajetullah Muhammed Teki Mesbah Jazdi, një klerik i lartë iranian, priti një grup studentësh të seminarit në Kum të premten, më 14 korrik 2017.

Gjatë takimit, ai theksoi rëndësinë e ruajtjes së unitetit brenda bashkësisë islame; "Kur interesat e Islamit janë në rrezik, mosmarrëveshjet fetare nuk duhet të theksohen pasi armiqtë mbjellin mosmarrëveshje brenda bashkësisë islame. Është detyra jonë kryesore që së pari të ruajmë themelet e Islamit me qëllim që të hapim rrugën për mbajtjen e diskutimeve fetare midis sekte të ndryshme ".

Duke theksuar se shumica e muslimanëve kërkojnë dinjitet dhe prosperitet të bashkësisë islame, ai pohoi: "Ka gjithmonë disa hipokritë që duan ta minojnë Islamin në një orvatje për t'i shërbyer interesave të tyre tokësore siç janë mbajtja në pushtet; Në të vërtetë, Islami apo ateizmi janë të njëjta për  këta hipokritë, megjithatë, shumica dërmuese e muslimanëve në botë nuk kanë qëndrime të tilla, ata mbështesin me të vërtetë dinjitetin e Islamit ".

Ligjëruesi i seminarit më tej nënvizoi se muslimanët shiitë dhe sunitë i kanë të përbashkëta disa qëllime fetare dhe kjo është diçka e favorizuar nga Allahu i Plotfuqishëm. Ajetullah Mesbah Jazdi pastaj theksoi për karakterin e dëshmorit Mamusta Muhammed Shejh ul Islam, Sunni, dhe tha, "Ai me të vërtetë mbështeti parimin Vilajetit Fakih  dhe Republikës Islamike të Iranit".



Burimi : Hawza News