Mësimet e Hadithit Thekalejn Nga Zotëri Sejjid Ajetullah Kemal Hajdari. Mësimi i Dyzetë

nga Ajetullah Kemal Hajdari | Publikuar në Korrik 17, 2017, 11:30 p.m.

Jemi të nderuar, që t’iu lajmërojmë se, po vijojmë me kënaqësi, sqarimin e shumë çështjeve të lëna pezull dhe shpjegimin e duhur, për gënjeshtrat, mashtrimet, shpifjet dhe trillimet, që janë bërë gjatë tërë historisë islame, kundër besimtarëve dhe dijetarëve muslimanë shiitë, nga një pjesë e vëllezërve të tyre sunnitë.

Prezantuesi: Me emrin e Allahut, Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit. Falenderimi i takon Allahut, i Cili na mësoi dëshminë islame dhe dashurinë ndaj Muhammedit (p.q.m.t.) dhe familjes së tij të pastër. Përshëndetja qoftë mbi të robin e zgjedhur dhe të dërguarin besnik të Allahut (p.q.m.t.), mbi Muhammed Mustafain (p.q.m.t.) dhe mbi familjen dhe Farefisin e tij të Pastër si dhe mbi të tërë bashkësinë e besimtarëve muslimanë.

I ftuari: Si fillim dua të them, se betohemi në Allahun e Madhëruar, se nëse hadithët që kanë të bëjnë, me Imam Aliun (p.m.t.) dhe anëtarët e bekuar të Ehli Bejtit (p.m.t.), të cilët ceken në veprën me titull: “Sahihu’l-Ibni’l-Hibbani” (Përmbledhja e Hadithëve të Vërtetë e Ibn Hibbanit), e Ibn Hibbanit dhe në veprën me titull: “Musnedu’l-Ahmedi’l-Ibni’l-Hanbeli” (Zinxhiri i Përcjelljes së Imam Ahmed Ibn Hanbelit), e Imam Ahmed Ibn Hanbelit, do të kalonin dhe në veprën me titull: “Sahihu’l-Muslimi” (Përmbledhja e Hadithëve të Vërtetë e Imam Muslimit), e Imam Muslimit, atëherë kjo e fundit në mënyrë të prerë, nuk do cilësohej më si përmbledhja e hadithëve të vërtetë. Sërish duke marrë shtysë nga i njëjti arsyetim, pseudodijetarët uehhabistë me qasje emeuiste këmbëngulin, se vepra e Imam Buhariut, është më e vërtetë se sa vepra e Imam Muslimit.

Prezantuesi: Në programin tonë paraardhës, ju na lajmëruat për një hadith, i cili ishte cilësuar si i dobët, sipas dijetarëve të cilët marrin pjesë, në veprën me titull: “Sahihu’l-Muslimi” (Përmbledhja e Hadithëve të Vërtetë e Imam Muslimit), e Imam Muslimit. Vallë a gjendet ndonjë hadith tjetër, që shërben si shembull, përveç këtij hadithi që tanimë është në duart tona, ose dijetarët e Ehli Sunnetit kanë kundërshtuar dhe hadithë të tjerë?!

Ju përshëndesim me përshëndetjen më të bukur islame, e cila buron nga thellësia e zemrës sonë: Es-selamu alejkum ue rahmetullahi ue berekatuhu. Ja ku jemi sërish me ju, në programin tonë të dyzetë me titull: “Shfaqja e Imam Mehdiut (p.m.t.)” dhe në çështjen: “Argumentimi dhe Zinxhiri i Përcjelljes së Hadithit Thekalejn”. Duam t’iu urojmë mirëseardhjen dhe nga ana e ndjekësve tanë të nderuar.

I ftuari: Alejkum selam! Para së gjithash kërkojmë ndjesë, nga ndjekësit tanë të nderuar, si pasojë e qasjes sonë të pjesshme ndaj Hadithit Thekalejn. Por duke u nisur nga domosdoshmëria e zbatimit të rregullit të përgjithshëm: “gjendja e detyrueshme zotëron gjykimet e saj përkatëse” dhe ne ishin të detyruar, që të anashkalonim çështjen tonë.

Ne e filluam hetimin e kësaj çështjeje, me qëllimin e bërjes së ditur, së hedhjes poshtë të pacënueshmërisë dhe shenjtërisë, që u vishet veprës me titull: “Sahihu’l-Buhari” (Përmbledhja e Hadithëve të Vërtetë e Imam Buhariut), e Imam Buhariut dhe veprës me titull: “Sahihu’l-Muslimi” (Përmbledhja e Hadithëve të Vërtetë e Imam Muslimit), e Imam Muslimit, në këndvështrimin e dijetarëve të mëdhenj.E thënë ndryshe Imam Buhariu dhe Imam Muslimi, i kanë vlerësuar përmbledhjet e hadithëve, në të njëjtën mënyrë, siç i kanë hetuar dhe dijetarët e mëdhenj të Ehli Sunnetit, përmbledhjet e tjera të hadithit.

Lërmëni t’iu bëjmë të ditur, se detyra e këtyre dijetarëve sunnitë, është shqyrttimi i këtyre hadithëve dhe më pas përcaktimi i vërtetësisë, ose dobësisë së tyre, për sa i përket këndvështrimit të përcjelljes, zinxhirit të përcjelljes dhe argumentimit. Në programin tonë paraardhës, ne bëmë të qartë dhe vumë re, se në veprën me titull: “Sahihu’l-Muslimi” (Përmbledhja e Hadithëve të Vërtetë e Imam Muslimit), e Imam Muslimit, ishin të pranishme hadithët e shpikur, të cilët janë prodhime të rreme israilijjate.

Gjithashtu ne shpjeguam hapur, se dijetari i madh sunnit Ibn Bazi, saktësoi në mënyrë të prerë, se hadithi i cili bën fjalë, për krijimin e sipërfaqes tokësore, ishte një prodhim israilijjat, i futur në kulturën dhe letërsinë islame nga Kab Ahbari, duke përdorur si ndërmjetësues pikërisht Ebu Hurejren. Ky i fundit citonte hadithin si më poshtë: “Një ditë i dërguari i Allahut (p.q.m.t.) më zuri për dore...”

Ne nuk kemi për qëllim që, ta zgjasim çështjen me shtrembërimet dhe tjetërsimet e Ebu Hurejres. Një pjesë e madhe e dijetarëve muslimanë, kanë argumentuar përmbajtjen e shtrembërimeve, në hadithët e Ebu Hurejres. Me fjalë të tjera Ebu Hurejre, në vend që të pohonte të vërtetën, se burimi i këtyre rrëfimeve ishte Kab Ahbari, ai i përcillte këto rrëfime sikur të ishin hadithët e thënë, nga vetë i dërguari i Allahut (p.q.m.t.).

Ose shtojmë se ka gjasa që Ebu Hurejre, ta ketë dëgjuar këtë rrëfim, nga ndonjë bashkëkohës i Muhammedit (p.q.m.t.) dhe më pas ashtu siç shihet dukshëm, ia ka veshur këtë tregim Muhammedit (p.q.m.t.). Miratojmë se kjo është një çështje, që i tejkalon kufinjtë e çështjes sonë dhe është e nevojshme që të hetohet si një çëshje e pavarur.

Në programin e shkuar, ne e kemi shtjelluar këtë rrëfim, në mënyrë të hollësishme dhe më pas kemi pasqyruar dhe shpjegimet e duhura. Ky është rrëfimi i parë. Por nuk mund të thuhet se ky është prodhimi i parë i rremë israilijjat, që ndodhet tek vepra me titull: “Sahihu’l-Muslimi” (Përmbledhja e Hadithëve të Vërtetë e Imam Muslimit), e Imam Muslimit.

Theksojmë se ky është vetëm njëri, nga shembujt e shumtë të hadithëve, të cilët i kanë rrënjët në prodhimet e rreme israilijjate. Krahas kësaj shtojmë, se rrëfimi i lartpërmendur, është futur tek vepra me titull: “Sahihu’l-Muslimi” (Përmbledhja e Hadithëve të Vërtetë e Imam Muslimit), e Imam Muslimit, sikur të ishte njëri nga hadithët, e thënë nga ana e dërguarit të Allahut (p.q.m.t.).

Hadithi i dytë që do të trajtojmë, ka të bëjë me virtytet e Ebu Sufjanit. Nënvizojmë faktin se ky njeri, i cili ka vdekur i zhytur në kënetëne mohimit dhe dyfytyrësisë, nuk ka mundësi që të ketë asnjë “virtyt”. Ne këtu nuk do të hetojmë, në mënyrë të hollësishme, figurën e Ebu Sufjanit. Ne do të mjaftohemi vetëm, duke shpalosur faktin, se ai është i ati i cili ka sjellur në këtë botë të birin e tij Muauijen, i cili ka mbushur rruzullin tokësor me shkatërimdhe shthurje dhe është gjyshi i vrasësit mizor Jezidit, i cili ka masakruar Imam Husejnin (p.m.t.) dhe anëtarët e tjerë të bekuar të Ehli Bejtit (p.m.t.).

Ndërsa tani pa humbur kohë, do të sjellim hadithin e shënuar, tek vepra e Imam Muslimit, i cili flet për virtytet e Ebu Sufjanit. Ky hadith është si vijon: “Ibn Abbasi më rrëfeu: “Muslimanët nuk e qasnin dhe nuk qëndronin me Ebu Sufjanin. Për këtë arsye ai shkoi tek i dërguari dhe i tha: “O i dërguari i Allahut! Unë kam tre gjëra që dua të t’i jap ty”. Muhammedi (p.q.m.t.) iu përgjigj: “Shumë mirë”. Ebu Sufjani shtoi: “Unë kam Ummu Habibe Bint Ebi Sufjanin, e cila është gruaja më e mirë dhe më e bukur në mesin e mbarë grave arabe. Prandaj dua të ta jap ty”. Muhammedi (p.q.m.t.) miratoi duke thënë: “Shumë mirë”. Më pas Ebu Sufjani shtoi: “Gjithashtu unë kam dhe Muauijen, të cilin do ta caktosh si shkruesin tënd vetjak”. Sërish Muhammedi (p.q.m.t.) pohoi duke thënë: “Natyrisht”. Më tej Ebu Sufjani vijoi: “Ndërsa mua do të caktosh si udhëheqës. Kështu që unë do të luftoj kundër jobesimtarëve, ashtu siç luftova kundër muslimanëve dikur”. Rishtas Muhammedi (p.q.m.t.) pranoi duke thënë: “Sigurisht”. Ebu Dhumejli shpjegon, se nëse Ebu Sufjani, nuk do ta kishte kërkuar këtë, nga i dërguari i Allahut (p.q.m.t.), atëherë ky i fundit nuk do t’ia plotësonte dëshirat, sepse ai gjithmonë i përgjigjej me “Po”, secilit që i kërkonte atij diçka. (1)

Lejomëni t’iu vëmë në dijeni, se ashtu siç shihet qartë, pikësynimi i Ebu Sufjanit, ishte dhënia e ryshfetit të dërguarit të Allahut (p.q.m.t.). Ja pra ky është këndvështrimi i ulët, i postit të lartë të Muhammedit (p.q.m.t.), në këndvështrimin dhe sytë e Ehli Sunnetit. Si fillim sunnitët i kanë përcjellur këta hadithë dhe më pas i kanë vendosur në përmbledhjet më të vërteta të hadithit.

Përsërisim faktin se hadithi i sipërcituar, ka zënë vend në veprën me titull: “Sahihu’l-Muslimi” (Përmbledhja e Hadithëve të Vërtetë e Imam Muslimit), e Imam Muslimit. Tani për tani pohojmë, se qëllimi ynë nuk është, vendosja e shënimit dhe kryerja e vlerësimit të hadithit të mësipërm. Ne duam t’i bëjmë ftesë, ndjekësve tanë të nderuar, që t’u drejtohen shpjegimeve të dijetarëve sunnitë, me synimin e zbardhjes së gjykimeve të tyre, mbi të vërtetën e hadithit në fjalë.

Burimi i parë është vepra me titull: “Minhaxhu’sh-Sherhi’s-Sahihi’l-Muslimi” (Metodologjia e Shpjegimit të Përmbledhjes së Hadithëve të Vërtetë e Imam Muslimit), e Imam Neueuiut (viti i vdekjes 676 sipas kalendarit të mërgimit islam). Në veprën e tij Imam Neueuiu citon: “Ibn Hazmi kumton: “Hadithi i lartpërmendur, është njëri nga vegimet e përcjellësve. Këtë e themi sepse bashkësia muslimane, është plotësisht njëzëri, mbi faktin se i dërguari i nderuar, është martuar me Ummu Habibe Bint Ebi Sufjanin, shumë kohë përpara çlirimit të Mekkës, kur ajo gjendej në Etiopi dhe i ati i saj ishte ende një jobesimtar. Sërish Ibn Hazmi, në një tjetër hadith, nuk ka ngurruar që të pohojë: “Ky është një hadith i shpikur”. (2)

Në këtë pikë të rëndësishme, ju lutem tregohuni të vëmendshëm, sepse vepra e Imam Muslimit, nuk përmban vetëm prodhime të rreme israilijjate, por përmban edhe hadithë të shpikur, si dhe të dhëna që bien ndesh, me të vërtetat historike. Ende nuk mund të kuptojmë arsyen, se si një personalitet i shquar si Imam Muslimi, i ka shmangur këto të vërteta lakuriqe?! Themi se ky është burimi i parë.

Burimi i dytë është vepra me titull: “Mufhimu Lima Eshkele” (Kuptimi i Ndërtimit në Bazë), e Imam Kurtubiut, i cili nuk duhet ngatërruar, me komentuesin e njohur Imam Kurtubiun. Ashtu siç kemi bërë të ditur edhe më parë, ne jemi duke lexuar vlerësimet, nga burime të ndryshme, në mënyrë që askush të mos thotë se këtë hadith, e ka qortuar vetëm një dijetar sunnit. Ne nuk kemi dëshirë që të aludojmë, se dijetarët janë të njëzëri mbi këtë çështje, por një numër tejet i madh dijetarësh, kanë shprehur qartë se hadithi është i mangët.

Më pas shkrimtari thotë: “Hadithi i sipërcituar është i vërtetë...”

Duke gjykuar sipas pamjes së jashtme të hadithit, arrijmë në përfundimin se Ebu Sufjani, pas pranimit të Islamit, e ka martuar të bijën me Muhammedin (p.q.m.t.). Ky aludim bie krejtësisht ndesh, me të dhënat e sakta të pasqyruara, nga historianët dhe kronikanët muslimanë. Themi në këtë mënyrë, sepse historianët janë të njëzëri, mbi faktin se i dërguari i Allahut (p.q.m.t.), është martuar me Ummu Habiben Bint Ebi Sufjanin, përpara çlirimit të Mekkës së Nderuar dhe përpara se i ati i saj Ebu Sufjani, të shndërrohej në musliman. Argumenti i këtij fakti, shpaloset përpara syve tanë, kur Ebu Sufjani përpara çlirimit të Mekkës, kishte shkuar në shtëpinë, e së bijës së tij Ummu Habibes, kur kishte arritur në Medinën e Ndriçuar, me qëllimin e përtëritjes së betimit, me të dërguarin e Allahut (p.q.m.t.).

Kur Ebu Sufjani kishte dashur që të ulej, mbi shtrojën e Muhammedit (p.q.m.t.), e bija e tij Ummu Habibeja e kishte tërhequr dhe e kishte marrë shtrojën nga këmbët e tij. Kur Ebu Sufjani kishte filluar t’i thotë asaj disa fjalë, ajo iu ishte përgjigj: “Kjo shtrojë është njëra nga shtrojet e Muhammedit (p.q.m.t.). Ndërsa ti je idhujtar. Më pas Ebu Sufjani ia ktheu i zemëruar: “Oj bija ime e dashur. Ty të paska goditur fatkeqësia, pasi je larguar nga shtëpia ime. Ti qenke bërë e keqe...”(3)

Besojmë se tanimë ndjekësit tanë të nderuar, e kanë të qartë se këto janë plotësisht të vërteta historike. Shtojmë se janë një numër i madh dijetarësh, që na lajmërojnë për këtë të vërtetë. Gjithashtu ne duam t’iu njoftojmë për më të rëndësishmit, sepse nëse do t’i radhisim të tërë atëherë, çështja jonë do të zgjatet tej mase.

Burimi i tretë është vepra me titull: “Zadu’l-Meadi” (Shtimi i Kthimit), e dijetar Ibn Kajjim Xheuziut. Ky i fundit pasi shënon hadithin e mësipërm përshkruan: “Citoj se është mëse e qartë se hadithi në fjalë është i gabuar”. Ebu Muhammed Ibn Hazmi pohon: “Nuk ka dyshim se ky hadith është i shpikur”. (4)

Sërish Ebu Muhammed Ibn Hazmi, nënvizon se hadithi i lartpërmendur, është me të vërtetë i gabuar dhe se fakti se është një hadith i shpikur, është i qartë si drita e Diellit, i cili është përcjellur në pjesën e “virtyteve” të Ebu Sufjanit.

Burimi i katërt është vepra me titull: “Keshfu’l-Mushkili Mine’l-Hadithi’s-Sahihajni” (Zbulimi i Mangësive Në Hadithët e Vërtetë), e Ebu Ferexh Ibn Xheuziut. Ky i fundit në veprën e tij përcakton: “Miratoj se njëri nga përcjellësit, e hadithit të sipërcituar ka gabuar rëndë. Kumtoj se nuk ka asnjë dyshim dhe ngurrim, për sa i përket kësaj çështjeje. Tanimë përcaktuam se në hadithin e mësipërm ndodhet një gabim, sepse historianët dhe kronikanët muslimanë janë të njëzëri, mbi faktin se Ummu Habibeja, është martuar me të dërguarin e Allahut (p.q.m.t.), gjatë kohës së qëndrimit në mërgim në Etiopi”. (5)

Lejomëni t’iu bëjmë të ditur, se ne nuk duam që t’i kushtojmë rëndësi kësaj çështjeje, më tepër se sa ajo vetë e meriton. Megjithatë duam t’iu rikujtojmë, se historianët dhe vërtetuesit, e kanë mëse të qartë çështjen në fjalë.

Burimi i pestë është vepra me titull: “Tehdhibu’s-Suneni” (Afrimi i Sunnetëve), rishtas e Ibn Kajjim Xheuziut. Ky i fundit pas shënimit të hadithit në fjalë shkruan: “Disa dijetarë të cilët i mbajnë përmendësh, zinxhirët e përcjelljes, e kanë kundërshtuar hadithin në fjalë të përcjellur, nga vepra me titull: “Sahihu’l-Muslimi” (Përmbledhja e Hadithëve të Vërtetë e Imam Muslimit), e Imam Muslimit dhe më tej kanë theksuar, se ky është njëri nga hadithët, që është i tërësisht i gabuar dhe që zë vend në këtë vepër.

Në veprën e tij me titull: “Keshfu’l-Mushkili” (Zbulimi i Mangësive), Ebu Ferexh Ibn Xheuziu ka përcaktuar, se hadithi është i gabuar. Ndërsa disa dijetarë të tjerë, janë orvatur me mish e me shpirt, që ta cilësojnë këtë si një hadith të vërtetë, duke shtuar më kot komente detyruese dhe të shpikura. (6)

Ndërsa ata të cilët mundohen, që të mbrojnë Imam Muslimin, ose ata të cilët thonë se në veprën e Imam Muslimit, gjenden vetëm hadithë të vërtetë, janë lodhur jashtëzakonisht shumë, për ta cilësuar këtë, si një hadith të vërtetë. Ata e kanë çuar punën deri në atë shkallë, sikur përpara nesh është një ajet i Kur’anit Famëlartë dhe se nuk gjendet asnjë dyshim mbi vërtetësinë e tij. Rishtas atakanë kryer komentime të shumëllojshme, me synimin e shfaqjes së këtij si një hadith i vërtetë. Ndërsa ne vëmë theksin, se të tëra këto orvatje, janë bërë vetëm për cilësimin, si të vërtetë të një hadithi të vetëm.

Autori përmend shtatë lloj interpretimesh, e atyre të cilëve mundohen, që ta tregojnë si të vërtetë hadithin e lartpërmendur dhe shprehet në këtë mënyrë: “Këto lloj interpretimesh dhe komentimesh janë jashtë mase të kota dhe të pabazuara. Dijetarët e mbajtjes përmendësh të hadithëve dhe muhaddithët, nuk i pranojnë këto lloj interpretimesh. Sërish këta ekspertë të fushës së hadithit, nuk i shohin si të vërtetë, gabimet e shthurura dhe interpretimet e ftohta, të këtyre përcjellëve... Arsyeja është, sepse këta përcjellësit e hadithit janë gabimtarë, deri në atë pikë sa nuk ka asnjë pikë dyshimi. Me të vërtetë Allahu e di më së miri”. (7)

Lërmëni t’iu miratojmë, se karakteri i atij që i thotë këto fjalë, përputhet me atë të karakterit të bijve të Umejjes. Ja ku iu pasqyruam dhe një tjetër shembull, të pranisë së israilijjatëve në veprën me titull: “Sahihu’l-Muslimi” (Përmbledhja e Hadithëve të Vërtetë e Imam Muslimit), Imam Muslimi.

Ndërsa në këtë pikë kritike, po iu sjellim edhe një shembull të tretë. Unë e kam dëgjuar Ebu Said Hudriun të thotë: “I dërguari i Allahut (p.q.m.t.) ka urdhëruar: “Nuk ka dyshim se njëra nga pozitat më të këqijatë njeriut në Ditën e Kijametit, është pozita e atij njeriu, i cili do të ringjallet së bashku me bashkëshorten e tij dhe do t’ia kallëzojë të fshehtën asaj”. (8)

Jemi të mendimit, se është mëse e mjaftueshme, që të përmendim veprën me titull: “Adabu’d-Difafi Fi’s-Sunneti’l-Mutahharati” (Edukata e Mirëpritjes së Sunnetit të Pastër), e dijetarit shqiptar Shejh Albanit, i cili ka ngritur hijen e dyshimit, mbi vërtetësinë e këtij hadithi.

Pikësynimi i ynë, i leximit të hadithit të sipërcituar, është që të mos u lëmë asnjë shteg, ndjekësve tanë të nderuar, që të hapin gojë e të thonë, se në veprën e Imam Muslimit, ndodhen vetëm dy, tre, ose katër hadithë të mangët. Pas shënimit të hadithit të mësipërm, dijetari shqiptar shtjellon: “Ndonëse ky hadith gjendet, në veprën me titull: “Sahihu’l-Muslimi” (Përmbledhja e Hadithëve të Vërtetë e Imam Muslimit), Imam Muslimit, zinxhiri i përcjelljes së tij është i dobët. Këtë e them sepse, në zinxhirin e tij, zë vend Umer Ibn Hamza Umeri. Ashtu siç e kemi saktësuar dhe në veprën me titull: “Takribu’t-Takribi” (Afrimi i Afrimit), e Ibn Haxher Askalanit, Umer Ibn Hamza Umeri, është një përcjellës i dobët. Sërish edhe në veprën e tij me titull: “Mizan” (Peshorja), Imam Dhehebiu, e ka cilësuar atë si një përcjellës të dobët.

Gjithashtu edhe Jahja Ibn Maini dhe Imam Nesaiu, e kanë cilësuar Umer Ibn Hamza Umerin, si një përcjellës të dobët. Ndërsa Imam Ahmed Ibn Hanbeli, ka zbardhur se hadithët e tij janë të lënë. Për më tepër Imam Dhehebiu, pas shënimit të hadithit në fjalë shprehet: “Ky është njëri nga hadithët e shëmtuar, të përcjellur nga Umer Ibn Hamza Umeri”.

Ndërsa sipas mendimit tonë, duke u mbështetur dhe në përkufizimet, e ekpertëve të sipërcituar, të fushës së hadithit, arrijmë në përfundimin, se ky hadith është i dobët dhe nuk është i vërtetë. Lejomëni t’iu shpjegoj, se ne edhe sot e kësaj dite, nuk mund të kuptojmë, se si është e mundur, që ndonëse tanimë u kemi treguar, se hadithi i lartpërmendur është i dobët, këta pseudodijetarë uhhabistë, ende këmbëngulin duke gjykuar se ky hadith është i mirë?! Mbase kjo rrjedh si pasojë, e pjesëmarrjes së tij, në mesin e hadithëve “të vërtetë”, të veprës së Imam Muslimit. Iu rikujtojmë se deri në këtë ditë, ne nuk kemi rastisur në asnjë argument, i cili do ta përforconte këtë hadith. (9)

Ndërsa tani le t’i kushtojmë vëmendje, fjalisë së fundit të fragmentit të sipërcituar. Në përgjithësi kur flitet për veprën me titull: “Sahihu’l-Muslimi” (Përmbledhja e Hadithëve të Vërtetë e Imam Muslimit), e Imam Muslimit njerëzit i veshin kësaj të fundit njëpetk shënjtërie. Citojmë seky është vegimi i rremë, të cilin njerëzit e kanë krijuar pikërisht për këtë vepër.

Betohemi në Allahun e Madhëruar, se nëse hadithët që kanë të bëjnë, me Imam Aliun (p.m.t.) dhe anëtarët e bekuar të Ehli Bejtit (p.m.t.), të cilët ceken në veprën me titull: “Sahihu’l-Ibni’l-Hibbani” (Përmbledhja e Hadithëve të Vërtetë e Ibn Hibbanit), e Ibn Hibbanit dhe në veprën me titull: “Musnedu’l-Ahmedi’l-Ibni’l-Hanbeli” (Zinxhiri i Përcjelljes së Imam Ahmed Ibn Hanbelit), e Imam Ahmed Ibn Hanbelit, do të kalonin dhe në veprën me titull: “Sahihu’l-Muslimi” (Përmbledhja e Hadithëve të Vërtetë e Imam Muslimit), e Imam Muslimit, atëherë kjo e fundit në mënyrë të prerë, nuk do cilësohej më si përmbledhja e hadithëve të vërtetë. Sërish duke marrë shtysë nga i njëjti arsyetim, pseudodijetarët uehhabistë me qasje emeuiste këmbëngulin se vepra e Imam Buhariut, është më e vërtetë se sa vepra e Imam Muslimit.

Për ta ilustruar sa më mirë këtë shembull, pohojmë se të njëjtët pseudodijetarë uehhabistë, pretendojnë se vepra e Imam Buhariut, është më e vërtetë se sa vepra e Imam Muslimit dhe ky pretendim buron thjesht nga fakti, se Imam Buhariu nuk e ka shënuar Hadithin Thekalejn, në lidhje me përfshirjen e veshjes së Muhammedit (p.q.m.t.) të Imam Aliut (p.m.t.), i cili është si vijon: “Me të vërtetë ty të do vetëm besimtari dhe të përbuz vetëm dyfytyrëshi!”

Duke ndjekur të njëjtin arsyetim, vëmë theksin se shkallët e përmbledhjeve të hadithëve të vërtetë dhe vërtetësia e zinxhirëve të përcjelljes, nuk duhet as të përcjellin dhe as të shënojnë virtytet dhe tregimet, e anëtarëve të bekuar të Ehli Bejtit (p.m.t.). Shtojmë se për sa kohë që një muhaddith, i qaset botëkuptimit fetar emeuist, ky i fundit mund të arrijë shpërblimet më të larta.

Ja pra ky është rregulli. Tani kemi një kërkesë, në formë lutjeje, për ndjekësit tanë të nderuar, veçanërisht për nxënësit dhe vërtetuesit e dijes. Ne duam që ata ta hetojnë këtë të vërtetë. vetëm pasi ta kenë shtjelluar mirë këtë, pohojmë se ata do të shohin arsyen thelbësore, të masës së gjykimit dhe të vlerësimit, se kjo vepër është më e vërtetë se sa kjo vepër dhe se kjo vepër është e më dobët se sa kjo vepër. Ndonëse ata nuk e shfaqin këtë kurrë.

Gjithashtu kemi dëshirë që nxënësit dhe vërtetuesit e dijes, t’i vëmë në dijeni të faktit se nëse uehhabistët, shohin se numri i hadithëve, të përcjellur nga Ebu Hurejre është më i madh, atëherë ata nuk do të ngurrojnë, që ta vlerësojnë atë vepër, si një përmbledhje më të vërtetë të hadithëve dhe në rast se ata do të vënë re se numri i hadithëve të përcjellur nga Imam Aliu (p.m.t.), djemtë dhe nipërit e tij është më i madh, ata do ta vlerësojnë këtë vepër, si një përmbledhje më të dobët të hadithëve.

Kjo është arsyeja kryesore që vepra me titull: “Sahihu’l-Buhari” (Përmbledhja e Hadithëve të Vërtetë e Imam Buhariut), e Imam Buhariut, ka arritur deri në atë shkallë, sa të cilësohet si vepra më e vërtetë e përmbledhjeve të hadithëve, sepse Imam Buhariu ka përcjellur jashtëzakonisht shumë hadithë nga Ebu Hurejre. Ndonëse ne nuk mund ta emërtojmë këtë të fundit si gënjeshtarin e parë, kemi shpjeguar disa herë se ai, është shtrembëruesi dhe tjetërsuesi i parë i hadithëve. Theksojmë se vlen për t’u përmendur fakti, se përcjellja e 446 hadithëve nga Ebu Hurejre, ka bërë të mundur që kjo vepër, të cilësohet si vepra më e vërtetë,në mbarë rruzullin tokësor, e cila vjen pas Librit të Allahut. Për më tepër dijetari shqiptar Shejh Albani pohon hapur se deri më sot, nuk ka rastisur në asnjë argument, e cila do ta përforconte këtë hadith.

Për të mësuar më tepër të dhëna, nxënësit e dijes, le t’i drejtohen veprës me titull: “Silsiletu’l-Ehadithi’d-Daife ue’l-Meudua” (Zinxhiri i Hadithëve të Dobët dhe të Shpikur), e Shejh Albanit. Shtojmë se dijetari i ndjerë shqiptar, pas përcjelljes së hadithit, i cili kalon në veprën me titull: “Sahihu’l-Muslimi” (Përmbledhja e Hadithëve të Vërtetë e Imam Muslimit), e Imam Muslimit pohon: “Ky është një hadith i dobët”. (10)

Më tej Shejh Albani, pasi shpjegon hollësisht, arsyetimin e dobësisë, së hadithit të mësipërm, shkruan në këtë mënyrë: “Për sa i përket disa njerëzve, të cilët më thonë, se unë jam duke u sjellur, në kundërshtim me njëzëshmërinë e bashkësisë muslimane...” Përgjigjemi se sa ka të bëjë me çështjen, nëse dijetari shqiptar, ka kundërshtuar njëzëshmërinë, sqarojmë se ai ka kundërshtuar njëzëshmërinë, e bashkësisë muslimane, mbi vërtetësinë e hadithëve që zënë vend tek vepra e Imam Muslimit dhe me përjashtim të disa pikave të përcaktuara, pikësynimi i tij kryesor ka qenë kundërshtimi, i këndvështrimit intelektual i njëzëshmërisë, mbi hadithët  pranishëm pikërisht në veprën e mësipërme. Madje edhe qenia e këtyre hadithëve të vërtetë në disa pika nuk përbën dije. Si përfundim citojmë se këto janë mendimet vetjake të njeriut i cili qorton Shejh Albanin. (11) E thënë ndryshe dijetari shqiptar Shejh Albani, duke e shpotitur fort me një qësendi therëse këtë njeri, i cili i kishte drejtuar atij qortime, na ka njoftuar edhe njëherë të vërtetën lakuriqe të dobësisë së këtyre hadithëve.

Në këtë pikë thelbësore, themi se hadithi i katërt, kalon në veprën me titull: “Iruau’l-Galili” (Shuarja e Etjes) e Shejh Albanit. Ky i fundit në veprën e tij, ka përcjellur një hadith që gjendet në veprën me titull: “Sahihu’l-Muslimi” (Përmbledhja e Hadithëve të Vërtetë e Imam Muslimit), e Imam Muslimit. Ky hadith është si më poshtë: “I dërguari i Allahut (p.q.m.t.) ka këshilluar: “Mos therni asnjë kafshë tjetër, përveç asaj kafshe që ka mbushur vitin! Por nëse e keni të vështirë, që ta gjeni atëherë ndryshon puna! Në këtë rast therni një qingj nga delja”. Citojmë se këtë hadith e ka përcjellur Imam Muslimi dhe se në të dyja këto përcjellje gjendet Ebu Zubejri. Ky është një përcjellës, i cili i shtrembëron fjalët dhe i cili njihet për tjetërsimin e tyre”. (12)

Duke u mbështetur, në hadithin e lartpërmendur, arrijmë në përfundimin se në veprën me titull: “Sahihu’l-Muslimi” (Përmbledhja e Hadithëve të Vërtetë e Imam Muslimit), e Imam Muslimit, ndodhen hadithë të shtrembëruar, të përcjellur nga përcjellës që i shtrembërojnë fjalët. Pastaj shkrimtari shqiptar vijon: “Si fillim miratoj se unë, u mashtrova për një kohë, duke e cilësuar këtë si një hadith të vërtetë, si pasojë e shënimit të hadithit të mësipërm, në veprën me titull: “Sahihu’l-Muslimi” (Përmbledhja e Hadithëve të Vërtetë e Imam Muslimit), e Imam Muslimit.Por më tej vura re se ky ishte një hadith i mangët. Unë iu kam tërhequrvëmendjen dhe ndjekësve të nderuar, për mangësinë e këtij hadithi, në veprën time me titull: “Silsiletu’l-Ehadithi’d-Daife” (Zinxhiri i Hadithëve të Dobët)”. (13) Ju lutem tregohuni të kujdesshëm, sepse duke marrë parasysh faktin, se kur një dijetar i madh, i kalibrit botëror si Shejh Albani, është ndikuar nga shenjtëria, e veprës së Imam Muslimit dhe ka pohuar se ka gabuar.

Sërish shembullin e fundit, do ta pasqyrojmë nga e njëjta vepër. Ibn Abbasi ka thënë: “I dërguari i Allahut (p.q.m.t.) falte një namaz me tetë përkulje (ruku’) dhe me katër përulje në tokë (sexhde me dy rekatë), në kohën e eklipsit diellor”.Më pas shpjegon se hadithin në fjalë, e kanë përcjellur Imam Ahmedi, Imam Muslimi, Ebu Daudi dhe Imam Nesaiu. Ndërsa Shejh Albani shpreh mendimin e tij në këtë mënyrë: “Ky është një një hadith i dobët. Sërish ky hadith ka një tjetër mangësi, sepse është një hadith i gabuar dhe i metë”. (14)

Duke u mbështetur në shpjegimet e deritanishme, arrijmë në përfundimin se në veprën e Imam Muslimit, janë të pranishëm prodhime të rreme israilijjate, hadithë të mangët dhe shpikur, të cilët bien plotësisht në kundërshtim, me miratimin e të vërtetave historike, mbi të cilat historianët janë të njëzëri dhe për më tepër gjenden dhe hadithë të gabuar, të cilët janë të përcjellur, nga përcjellës që kanë shtrembëruar dhe tjetërsuar kuptimin dhe përmbajtjen e tyre. Nënvizojmë faktin se të tërë këta janë hadithë të dobët.

Jemi të besimit se tanimë dhe ndjekësit tanë të nderuar, e kanë mëse të qartë, se duke u nisur pikërisht, nga sqarimet përkatëse të dijetarëve të mëdhenj të fushës së hadithit të Ehli Sunnetit, se rregulli i përgjithshëm, që bën fjalë se të tërë hadithët e shënuar në veprën me titull: “Sahihu’l-Muslimi” (Përmbledhja e Hadithëve të Vërtetë e Imam Muslimit), e Imam Muslimit është zhvlerësuar njëherë e mirë. Për më tepër shtojmë se një hadith, që ndodhet në veprën e Imam Muslimit, duhet që të shtjellohet dhe të vlerësohet, si një hadith i zakonshëm, që kaln në një tjetër përmbledhje hadithi.

Prezantuesi: Me këtë kuptojmëse hadithët, që kalojnë në veprën me titull: “Sahihu’l-Muslimi” (Përmbledhja e Hadithëve të Vërtetë e Imam Muslimit), e Imam Muslimit, duhet të vlerësohen sipas kritereve të drejtësisë dhe gjykimit të shëndoshë, që kanë të bëjnë me zinxhirin e përcjelljes, të caktuar nga vërtetuesit dhe dijetarët.

I ftuari: Natyrisht. Kjo është më e saktë. Kumtojmë se hadithët e shënuar në veprën e Imam Muslimit, duhet të vlerësohen sipas kritereve të drejtësisë, që kanë të bëjnë me zinxhirin e përcjelljes. Miratojmë se ndonëse zinxhiri i përcjelljes së një hadithi mund të jetë i vërtetë, kur krahasohet me Librin e Allahut, ai mund ta humbasë vërtetësinë e tij dhe se përmbajtja e tij mund të mos përputhet me Librin.

Lërmëni t’iu bëjmë të ditur, se nëse hasim në këtë gjendje, hadithi në fjalë hidhet poshtë, ose përmbajtja e tij mund të jetë e gabuar. Themi se tërësia e këtyre çështjeve, ndikon drejtpërdrejtë në humbjen e cilësisë së shërbimit si argument të hadithit. Gjithashtu një tjetër çështje, që vërtetuesit veçanërisht duhet ta kenë parasysh, është dukuria se përmendja e vetme e një hadithi në veprën me titull: “Sahihu’l-Muslimi” (Përmbledhja e Hadithëve të Vërtetë e Imam Muslimit), e Imam Muslimit nuk përbën ndonjë privilegj.

Prezantuesi: Megjithatë këtë herë, ndeshemi me një tjetër problem. Sipas pikëpamjes së shumicës së besimtarëve muslimanë vepra me titull: “Sahihu’l-Buhari” (Përmbledhja e Hadithëve të Vërtetë e Imam Buhariut), e Imam Buhariut,është më e vërtetë se sa vepra me titull: “Sahihu’l-Muslimi” (Përmbledhja e Hadithëve të Vërtetë e Imam Muslimit), e Imam Muslimit.

Në këtë pikë thelbësore shtrohet pyetja: “Vallë a mund t’i besohet hadithëve që përfshijnë, argumentët e padiskutueshëm në veprën me titull: “Sahihu’l-Buhari” (Përmbledhja e Hadithëve të Vërtetë e Imam Buhariut), e Imam Buhariut, ose duhet të zbatohen të njëjtat kritereve të drejtësisë dhe gjykimit të shëndoshë, që kanë të bëjnë me zinxhirin e përcjelljes, siç duhet të zbatohen në veprën e Imam Muslimit?!”

I ftuari:Ne jemi të mendimit, se na kanë mbetur jo më shumë se sa 20 minuta. Qëllimi ynë në këtë program, është përfundimi i çështjes së zënë fill, në programin paraardhës dhe rikthimi në çështjen tonë kryesore, në atë të Hadithit Thekalejn. Ne do t’iu lajmërojmë duke pasqyruar tre hadithë, mbi çështjen nëse a është me të vërtetë,se vepra e Imam Buhariut, është vepra më e vërtetë, në rruzullin tokësor, e cila vjen menjëherë pas Librit të Allahut, duke shpresuar se do të dalë në dritë e vërteta, rreth kësaj përmbledhjeje të hadithit.

Më pas duke u nisur, nga ilustrimi i këtyre hadithëve, ne do të orvatemi që të kuptojmë nëse Imam Buhariu, i ka kushtuar rëndësi, zbatimit të kritereve të dijes, ndjenjës së ndërgjegjies dhe përgjegjësisë së dijes dhe besnikërisë fetare. Synimi ynë nuk është, që të aludojmë për diçka, sepse ne do t’ua lëmë vlerësimin e plotë, në duart e gjykimit të shëndoshë të ndjekësve tanë të nderuar.

Pa humbur kohë, le të kalojmë në përmendjen e një hadithi, nga Imam Muslimi, i cili është si më poshtë: Ne na rrëfeu Tausi, nga Ibn Abbasi, se ky i fundit ka thënë kështu: “Umer Ibn Hattabi, kishte dëgjuar se Semure Ibn Xhundebi, kishte shitur verë dhe kishte thënë: “Allahu e dënoftë Semuren! Vallë a nuk është në dijeni ai, se i dërguari i Allahut (p.q.m.t.) ka urdhëruar: “Allahu i ka mallkuar çifutët, sepse ata ia ndaluan vetvetes, yndyrërat e brendshme dhe ata i shitën ato pasi i shkrinë”. (15)

Ashtu siç të tërë ne e dimë Semure Ibn Xhundebi, ishte një bashkëkohës i Muhammedit (p.q.m.t.) dhe në këtë pikë pohojmë, se ne kemi mbetur pa fjalë. Shprehemi kështu sepse duke u nisur, nga arsyetimi i disa dijetarëve, rikujtojmë se të tërë bashkëkohësit e Muhammedit (p.q.m.t.) janë të drejtë. Ndërsa në rastin e Semures, del se na paska shitur pije alkoolike! Tanimë mësuam edhe një përmasë të re të të ashtuquajturës drejtësi.

Pra sërish duke ndjekur arsyetimin e këtyre njerëzve, nënvizojmë se dukuria e përpunimit dhe shitjes së pijeve alkoolike, nga ana e bashkëkohësve të të dërguarit të Allahut (p.q.m.t.), nuk qenka një pengesë, për vijimin e cilësimit të tyre si të drejtë. Ne jemi të dyjëzuar dhe të habitur mbi dukurinë, se si këta njerëz do të gjejnë, mënyrën e vlerësimit dhe të anashkalimit të fjalisë: “Allahu e dënoftë Semuren!”

Shprehemi kështu sepse kemi të bëjmë me një gjendje alarmante, sepse një bashkëkohës ka përdorur thënie të rënda, kundrejt një bashkëkohësi tjetër. E thënë ndryshe prijësi i dytë i bashkësisë muslimane, përkatësisht Umer Ibn Hattabi, ka patur për pikësynim që të na sqarojë faktin, se veprimi i Semure Ibn Xhundebit, përfshihet brenda veprimtarive të çifutëve dhe se i dërguari i Allahut (p.q.m.t.) e ka mallkuar këtë veprim.

Gjithashtu duam t’iu lajmërojmë, se ky hadith kalon dhe në veprën me titull: “Musnedu’l-Imami’l-Ahmedi’l-Ibni’l-Hanbeli” (Zinxhiri i Përcjelljes i Imam Ahmed Ibn Ahmedit), e Imam Ahmed Ibn Hanbelit. Ky hadith është si vijon: “Kur Umer Ibn Hattabit, i erdhi lajmi se Semure Ibn Xhundebi, kishte shitur pije alkoolike, ai kishte shprehur: “Allahu e dënoftë Semuren! Vallë a nuk është në dijeni ai, se i dërguari i Allahut (p.q.m.t.) ka urdhëruar: “Allahu i ka mallkuar çifutët, sepse ata ia ndaluan vetvetes, yndyrërat e brendshme dhe ata i shitën pasi i shkrinë”.

Shtojmë se me foljen në gjuhën arabe “xhemeluha”, nënkuptojmë se ata kryen shkrirjen e yndyrërave të brendshme dhe përftuan vaj.

Më pas ai citon se zinxhiri i përcjelljes së këtij hadithi është i vërtetë, sipas kushteve të parashtruara, nga Imam Buhariu dhe Imam Muslimi. Madje këtë hadith e kanë shënuar dhe Imam Shafiiu, Abdurrezaku, Ibn Ebi Shejbe, Darimiu, Imam Buhariu, Imam Muslimi, Jakub Ibn Shejbe, Ibn Maxhe, Imam Bedhdhari, Imam Nesaiu, Ebu Jala, Ibn Xharudi, Ibn Hibbani, Imam Bejhakiu, Imam Begauiu dhe shumë muhaddithë të tjerë”.(16)

Citojmë se përkufizimet e lartpërmendura, sqarojnë në mënyrë të prerë, se Semure Ibn Xhundebi, ka shitur pije alkoolike. Ndërsa tani le të kalojmë, në hetimin nëse Imam Buhariu, i ka zbatuar, ose nuk i ka zbatuar kriteret e dijes dhe përgjegjësinë së dijes, gjatë përcjelljes së hadithit të sipërcituar. Ne duam që vërtetuesit dhe nxënësit e dijes, t’i shqyrtojnë fjalët tona dhe më tej t’i drejtohen burimeve të hadithëve.

Ky hadith përcillet në këtë mënyrë: Ne na rrëfeu Humejdiu, i cili është në të njëjtën kohë dhe autori i veprës me titull: “Musnedu’l-Humejdi” (Zinxhiri i Përcjelljes së Humejdiut) dhe mësuesi i Imam Buhariut, se Sufjani kallëzoi dhe na rrëfeu se Umer Ibn Dinari, na tregoi se më lajmëroi Tausi, se ai kishte dëgjuar nga Ibn Abbasi se kishte pohuar në këtë mënyrë: “Kur Umer Ibn Hattabit, i arriti lajmi se dikush, kishte shitur pije alkoolike dhe ai tha: “Allahu e shkatërroftë dikushin! Vallë a nuk është në dijeni ai, se i dërguari i Allahut (p.q.m.t.) ka urdhëruar: “Allahu i ka mallkuar çifutët, sepse ata ia ndaluan vetvetes, yndyrërat e brendshme dhe ata i shitën pasi i shkrinë”. (17)

Pra ashtu siç shihet qartë Imam Buhariu, nuk e ka përmendur emrin e Semures, duke e fshehur atë me përdorimin e fjalës “dikush”.Mbajtja e fshehur e emrit, i ka dhënë shkas lindjes së përçarjes dhe krijimit të mendimeve të ndryshme, në gjirin e komentuesve dhe shpjeguesve të hadithit dhe si rrjedhojë, çështja është lënë në harresë dhe është anashkaluar. Themi se kjo është një nga mënyrat më të rrezikshme të zbatuara nga këta njerëz.

Këta lloj shkrimtarësh, gjatë çastit të shkrimit të hadithëve, ndonjëherë ndryshojnë një fjalë dhe ndonjëherë ndryshojnë një emër, me qëllim që të krijojnë ndasi mendimesh, në mesin e dijetarëve të fushës së hadithit dhe të ketë një njëzëshmëri. Kjo mënyrë është njëra nga problemet më të rëndësishme të kulturës sonë islame. Me sa shihet Imam Buhariu, qëllimisht e ka fshehur dy herë, përmendjen e emrit të Semure Ibn Xhundebit. Sërish themi se Imam Buhariu, e ka përcjellur hadithin e mësipërm, nga mësuesi i tij Imam Humejdiu.

Tani le t’i hedhim një vështrim hadithit, i cili është i pranishëm, në veprën me titull: “Musnedu’l-Humejdi” (Zinxhiri i Përcjelljes së Humejdiut), e Imam Humejdiut. Vallë a e ka shmangur dhe ai emrin e shitësit të pijeve alkoolike duke thënë “dikush”, ose e ka përcaktuar qartë emrin e tij. Në këtë mënyrë, do të shohim nëse Imam Buhariu, në kohën kur ka qenë nxënës, ka treguar një personalitet besnik ose tradhtar, kur ka përcjellur fjalët e mësuesit të tij. Ne po ua lëmë vlerësimin, në duart e vërtetuesve dhe njerëzve me gjykim të shëndoshë.

Tani le të shohim veprën me titull: “Musnedu’l-Humejdi” (Zinxhiri i Përcjelljes së Humejdiut”, e Imam Humejdit (viti i vdekjes 219 sipas mërgimit islam), mjeshtrit, mësuesit dhe imamit të Imam Buhariut. Vëmë theksin se kjo mënyrë, është njëra nga problemet më të rëndësishme të kulturës sonë islame. Ashtu siç e shihni dhe ju Imam Buhariu, e ka fshirë dy herë emrin e Semures. Sërish kumtojmë se Imam Buhariu, e ka përcjellur këtë hadith, nga mësuesi i tij Imam Humejdiu.

Tani le të shqyrtojmë hadithin në fjalë edhe nga vepra e Imam Humejdiut. Hadithi është si vijon: “Ne na rrëfeu Humejdiu se Sufjani kallëzoi se Umer Ibn Dinari, na tregoi se më lajmëroi Tausi, se ai kishte dëgjuar nga Ibn Abbasi se kishte pohuar në këtë mënyrë: “Kur Umer Ibn Hattabit, i arriti lajmi se Semure, kishte shitur pije alkoolike ai tha: “Allahu e shkatërroftë Semuren!” (18)

Përcjellësi e ka përcjellur hadithin në fjalë, nga mësuesi i Imam Buhariut, autori i veprës me titull: “Musnedu’l-Humejdi” (Zinxhiri i Përcjelljes së Imam Humejdiut), përkatësisht nga Imam Humejdi. Ashtu siç shihet dukshëm dhe nga hadithi emri i Semures është përmendur qartë. Themi se që të dy zinxhirët e përcjelljes dhe renditja e përcjellësve është e njëjtë.

Në këtë pikë kyçe, duam t’iu shtrojmë këto pyetje vërtetuese: “O ju dijetarë, ju vërtetues dhe ju akademikë! Vallë cili mund të na sigurojë, se Imam Buhariu nuk ka fshehur emrat, ose nuk i ka ndryshuar emrat e përcjellësve me të tjerë, gjatë proçesit të përcjelljes së hadithëve të tij?! Vallë përse edhe sot e kësaj dite, disa njerëz këmbëngulin, se vepra e Imam Buhariut, është më vepra më e vërtetë, në rruzullin tokësor pas Librit të Allahut?! Pohojmë se nuk ka dyshim se ky aludim, është ngritur si pasojë e këtyre tradhtive, sepse sipas këtyre ky na qenka kriteri i qenies vepra më e vërtetë.

Gjithashtu ne kemi dëshirë, që t’u sqarojmë këtyre njeëzve, duke iu bërë të qartë se nëse ky na qenka kriteri më i vërtetë, sipas mendimit të tyre, atëherë ne ju përshëndesim njëherë e përgjithmonë, duke i larë duart si me ta, ashtu edhe me hadithët e përcjellur nga ana e tyre në Islam.

Besojmë se tanimë, këta njerëz e kanë të qartë, prapaskenën e kristalizimit të mendimeve, të Shkollës së Ehli Bejtit edhe të dijetarëve shiitë, kur shprehin në formën e njohur: “Për ne nuk është e mjaftueshme, nëse një hadith është përcjellur, vetëm nga vepra me titull: “Sahihu’l-Buhari” (Përmbledhja e Hadithëve tëVërtetë e Imam Buhariut), e Imam Buhariut dhe vepra me titull: “Sahihu’l-Muslimi” (Përmbledhja e Hadithëve të Vërtetë e Imam Muslimit), e Imam Muslimit. Arsyeja e këtij sendërtimi, është se dijetarët e Shkollës së Ehli Bejtit, janë në dijeni të këtyre tradhtive prandaj shprehin: “Ne e dimë në mënyrë të prerë, faktin se këta njerëz kanë përcjellur, prodhime israilijjate dhe hadithë të shpikur, kanë luajtur me emrat e përcjellësve dhe kanë përcjellur hadithë, nga përcjellës me kujtesë të keqe dhe të pamjaftueshme”.

Kjo është arsyeja kryesore, që vërtetuesi ka vënë shënimin, e synimin e tërheqjes së vëmendjes sonë mbi këtë ngjarje dhe duke na sqaruar: “Imam Buhariu e ka shënuar këtë hadith në kreun me titull: “Kitabu’l-Buju” (Libri i Shitjes), megjithatë e ka fshehur emrin e Semure Ibn Xhundebit, duke përdorur fjalën “dikush”. Zinxhiri i përcjelljes së këtij hadithi është i vërtetë. Të dy dijetarët janë të njëzëri mbi këtë hadith”. (19)

Ja pra ky është shembulli i parë i hadithit, që gjendet në veprën me titull: “Sahihu’l-Buhari” (Përmbledhja e Hadithëve tëVërtetë e Imam Buhariut), e Imam Buhariut. Themi se cilësimi se kjo vepër është vepra më e vërtetë, në rruzullin tokësor, pas Librit të Allahut, është thjeshtë një emër terminologjik. Shprehemi në këtë mënyrë, sepse duke u mbështetur në hadithin e lartpërmendur, del në dritë se një bashkëkohës i Muhammedit (p.q.m.t.), ka shitur pije akoolike dhe prijësi i dytë i bashkësisë muslimane, e ka qortuar këtë bashkëkohës dhe e ka sharë atë. Me sa duket qartë nga botëkuptimi fetar emeuist, këta lloj pseudodijetarësh, nuk i kanë kushtuar rëndësinë e duhur këtyre dukurive negative dhe sjelljeve të shëmtuara, e lëre më të qortojnë shitjen e pijeve alkoolike, duke thënë si pa të keq, se vallë çfarë lloj pengese na qenka kjo?!

Lejomëni që t’i hedhim një vështrim veprës me titull: “Sherhu’l-Akideti’l-Uasitijje” (Shpjegimi i Besimit të Mesëm), e Shejh Muhammed Ibn Salih Uthejminit. Ky i fundit citon: “Ndodhen të dhëna të sakta, se një pjesë e bashkëkohësve të Muhammedit (p.q.m.t.), kanë kryer vjedhje, kanë pirë pije alkoolike, kanë kryer imoralitet me gra të martuara dhe beqare, si dhe kanë kryer sjellje të tjera të këqija. Megjithatë ligësia e këtyre mëkateve të sipërcituara, është asgjësuar përballë virtyteve dhe mirësive të këtyre bashkëkohësve”. (20)

Autori i veprës së mësipërme ka radhitur, pesë mëkatë të mëdha, të cilat meritojnë një dënim hyjnor. Ndërsa nga ana tjetër, kur ne përmendim se ndonjë bashkëkohës i Muhammedit (p.q.m.t.), pa bërë të ditur emrin e tij ka kyer imoralitet, ngrihet në këmbë mbarë bota dhe tundet nga themelet. Pavarësisht këtij reagimi, shkrimtari i njohur i ka renditur, në mënyrë të hapur këta mëkate dhe ka bërë të qartë, se disa nga bashkëkohësit i kanë kryer këto mëkate. Ja pra ky është botëkuptimi fetar emeuist.

Lërmëni t’iu rikujtomë dukurinë, se kur ne kthejmë kokën pas në histori, vëmë re se kur një bashkëkohës i të dërguarit të Allahut (p.q.m.t.), ka akryer ndonjë mëkat, të parët e asaj epoke kanë thënë që të mos ndërhyjmë, sepse kjo çështje nuk na intereson dhe mos të ngatërrohemi me këtë çështje. Po miratojmë se kjo është mëse e vërtetë, pra fakti se dënimi hyjnor, është zbatuar vetëm ndaj të varfërve dhe të dobëtëve, por nëse bëhej fjalë për ndëshkimin, e një bashkëkohësi të shtresës së latë, menjëherë na thuhet: “mos u ngatërroni me këtë çështje”. Ja pra kjo është mënyra e funksionimit të botëkuptimit fetar emeuist.

Përpara syve tanë, shtrihen çështjet tronditëse, si tradhtia e Imam Buhariut ndaj hadithit dhe mangësia ndaj ndjenjës së dijes në veprën e tij. Kur ne duam të mësojmë përgjigjen, se cili ishte njeriu që përmendet si “dikush”, shohim se ky një njeri, është pranuar si një njeri i drejtë. Megjithatë më pas dyshuam, se nëse ky “dikush”, është një njeri i drejtë, ose një shitës i pijeve alkoolike? Më tej mësuam se ky “dikush”, ishte një njeri i cili ishte qortuar dhe mallkuar nga ana e prijësit të dytë të bashkësisë muslimane, si pasojë e kryerjes së një vepre të kryer nga çifutët. Si rrjedhojë ne nuk i përmbahemi ndjenjës së përgjegjësisë së dijes dhe kritereve të dijes në vepën e Imam Buhariut.

Një pyetje tjetër është, se ashtu siç kuptohet, nga hadithi Umer Ibn Hattabi është shprehur: “Allahu e shkatërroftë dikushin”. Por ky “dikushi” është Semureja. Vallë ku do ta vendosin dhe cili është vlerësimi, i këtyre pseudodijetarëve uehhabistë për thënien: “Allahu e shkatërroftë dikushin?!” Më e pakta që shpjegon kjo thënie, është ndjenja e “dyshimit”, sepse askush nuk mund të thotë, se fjala “e shkatërroftë”, mund të përdoret në kuptimin e lavdërimit.

Ndërsa tani le t’i hedhim një sy veprës me titull: “Sarimu’l-Mesluli” (Shpata e Nxehtë), e Ibn Tejmije, në kapakun e së cilës është vendosur një shpatë. Domëthënia e kësaj shpate, është se arsyeja e këtyre njerëzve, është arsyeja e shpatës dhe terrorit. Ibn Tejmijje shprehet kështu: “Nëse një njeri koprrac, frikacak dhe me pak dije, i cili nuk është as asket, përdor fjalë fyese duke i sharë ata, atëherë ai duhet të edukohet dhe të ndëshkohet me dënimin hyjnor”. (21)

Ne ende nuk e kemi kuptuarm se si fjala “e shkatrroftë”, është një pengesë për drejtësnë, le ta marrim si të mirëfilltë se nuk është një pengesë për të. Atëherë fjala “e shkatërroftë” e Umerit dejtuar Semures, nuk e dëmton as drejtësinë dhe as fenë e tij, sipas përkufizimit të mësipërm. Nëse këta duan t’i thonë një bashkëkohësi se është koprrac, frikacak, me pak dije atëherë këta të fundit duhet të edukohen dhe të ndëshkohen më dënimin hyjnor.

Pyetje: “Nëse i themi një bashkëkohësi se ka pak dije, ne duhet të shohim zbatimin e dënimit hyjnor, nga ana e gjykatësit të ligjeve hyjnore dhe kujdestarit të urdhrit. Pra sërish duke ecur sipas këtij rregulli, Umeri i cili ka thënë: “Allahu e shkatërroftë Semuren”, vallë a nuk duhet të ndëshkohej me edukim dhe dënimin hyjnor?! Përgjigjemi se ja ku uehhabistët rishtas dolën në një rrugë pa krye.

Pyetje: “Në këtë pikë këta njerëz, ose duhet të pohojnë, se Imam Buhariu, ka shpifur ndaj Umer Ibn Hattabit, ose ky i fundit e paska merituar që të ndëshkohej, sepse nuk gjendet ndonjë rrugë e tretë. Ose do të pranojnë se ky është një hadith i shpikur dhe se Umer Ibn Hattabi, është një bashkëkohës, i cili qëndonte në një piedestal aq të lartë, sa nuk mund të shante, një bashkëkohës të Muhammedit (p.q.m.t.). Ose ose do të pranojnë, se ky është një hadith, që ceket në veprën me titull:“Sahihu’l-Buhari” (Përmbledhja e Hadithëve të Vërtetë e Imam Buhariut), e Imam Buhariut  dhe do të shtojnë se prijësi i dytë i bashkësisë muslimane, ka kyer një vepër e cila meriton të ndëshkohet sipas dënimit të gjykatësit.

Ne në programin e kësaj mbrëmjes së sotme, mundëm t’iu lajmëronim vetëm për një hadith. Ndërsa në programin tonë pasardhës, me dëshirën dhe vullnetin e Allahut të Madhëruar, do të vijojmë shqyrtimin e Hadithit Thekalejn, pasi të kemi shtjelluar çështjen nëse Imam Buhariu, i ka zbatuar ose nuk i ka zbatuar, kriteret e dijes dhe ndjenjën e ndërgjegjies dhe përgjegjësisë së dijes, pasi të përmendim disa hadithë, që kalojnë tek vepra e tij me titull: “Sahihu’l-Buhari” (Përmbledhja e Hadithëve të Vërtetë e Imam Buhariut).

Prezantuesi: Ju falenderojmë thellësisht nga zemra, Zotëri Sejjid Ajetullah Kemal Hajdari. Ju falenderojmë dhe ju ndjekës të nderuar. Së bashku do të takohemi në programin e radhës. Es-Selamu Alejkum ue Rahmetullahi ue Berekatuhu.

Burimet e Referuara Për Këtë Artikull:

1- Ebu Husejn Muslim Ibn Haxhxhaxh Kushejri Nishaburiu, “Sahihu’l-Muslimi” (Përmbledhja e Hadithëve të Vërtetë e Imam Muslimit), vëll. 4, fq. 305, Vërtetimi Nga Muslim Ibn Uthman Selefiu.

2- Imam Muhjiddin Neueuiu, “Minhaxhu’sh-Sherhi’s-Sahihi’l-Muslimi Ibn Haxhxhaxhi” (Metodologjia e Shpjegimit të Përmbledhjes së Hadithëve të Vërtetë e Imam Muslim Ibn Haxhxhaxhit), vëll. 15, fq. 280, Vërtetimi dhe Shënimi Nga Halil Memnun Shejhe, Botimi i Pesëmbëdhjetë. Shtëpia Botuese: “Dituria”, Bejrut, Liban.

3- Ebu Abbas Ahmed Ibn Umer Ibn Ibrahim Kurtubiu, “Mufhimu Lima Eshkele Min Talhisi Kitabi’l-Muslimi” (Kuptimi i Ndërtimit në Bazë të Analizave të Librit të Imam Muslimit), vëll. 3, fq. 454, (viti i botimit 1429 sipas mërgimit islam / viti 2008 sipas kalendarit gregorian), Shtëpia Botuese: “Ibn Kethiri”, Botimi i Katërt, Damask, Siri.

4- Ebu Abdurrahman Ibn Ebi Hasani, ose siç njihet ndryshe Ibn Kajjim Xheuziu, “Zadu’l-Meadi Hedju’l-Hajri’l-Ibadi” (Shtimi i Kthimit Udhëzimi i Robërve të Mirë) vëll. 1, fq. 106, 107, Vërtetimi Nga Dijetari Shqitar Shuajb Arnauti dhe Abdulkadir Arnauti, Shtëpia Botuee: “Shpallja”.

5- Imam Ebu Ferexh Abdurrahman Ibn Xheuziu, “Keshfu’l-Mushkili Mine’l-Hadithi’s-Sahihajni” (Zbulimi i Mosmarrëveshjes Në Hadithët e Vërtetë), vëll. 2, fq. 463, (viti 1418 sipas mërgimit islam / viti 1997 sipas kalendarit gregorian), Vërtetimi Nga Doktor Ali Husejn Beuuabi, Shtëpia Botuese: “Atdheu”, Botimi i Parë, Bejrut, Liban.

6- Ebu Abdilah Muhammed Ibn Bekr Ibn Ejjub Ibn Sa’d Ibn Kajjimi, “Tehdhibu’s-Suneni” (Afrimi i Sunetëve), vëll. 2, fq. 768, 769, 770, 771, 772, (viti 1428 sipas mërgimit islam / viti 2007 sipas kalendarit gregorian), Vërtetimi Nga Doktor Ismail Ibn Gazi Merhaba, Botimi i Parë, Rijad, Mbretëria e Arabisë Saudite.

7- Ebu Abdilah Muhammed Ibn Bekr Ibn Ejjub Ibn Sa’d Ibn Kajjimi, “Tehdhibu’s-Suneni” (Afrimi i Sunetëve), vëll. 2, fq. 768, 769, 770, 771, 772, (viti 1428 sipas mërgimit islam / viti 2007 sipas kalendarit gregorian), Vërtetimi Nga Doktor Ismail Ibn Gazi Merhaba, Botimi i Parë, Rijad, Mbretëria e Arabisë Saudite.

8- Imam Muslimi, “Sahihu’l-Muslimi” (Përmbledhja e Hadithëve të Vërtetë e Imam Muslimit), vëll. 2, fq. 589, Hadithi Nr: 1437, Vërtetimi Nga Mahmud Ibn Uthman Selefiu.

9- Dijetari Shqiptar, Shejh Muhammed Nasiruddin Albani, “Adabu’d-Difafi Fi’s-Sunneti’l-Mutahharati” (Edukata e Mirëpritjes së Sunnetit të Pastër), fq. 142, (viti i botimit 1423 sipas mërgimit islam / viti 2002 sipas kalendarit gregorian), Botimi i Parë, Shtëpia Botuese: “Dituria”, Rijad, Mbretëria e Arabisë Saudite.

10- Dijetari Shqiptar Shejh Muhammed Nasiruddin Albani, “Silsiletu’l-Ehadithi’d-Daife ue’l-Meudua” (Zinxhiri i Hadithëve të Dobët dhe të Shpikur), vëll. 12, fq. 708-716, Hadithi Nr: 5825, Pjesa e Dytë.

11- Dijetari Shqiptar Shejh Muhammed Nasiruddin Albani, “Silsiletu’l-Ehadithi’d-Daife ue’l-Meudua” (Zinxhiri i Hadithëve të Dobët dhe të Shpikur), vëll. 12, fq. 708-716, Hadithi Nr: 5825, Pjesa e Dytë.

12- Dijetari Shqiptar Shejh Muhammed Nasiruddin Albani, “Iruau’l-Galili Fi’t-Tahrixhi Ehadithi’l-Menari’s-Sebili” (Shuarja e Etjes Në Shënimin e Hadithëve në Udhën e Ndriçuar), vëll. 4, fq. 358, Hadithi Nr: 1145.

13- Dijetari Shqiptar Shejh Muhammed Nasiruddin Albani, “Iruau’l-Galili Fi’t-Tahrixhi Ehadithi’l-Menari’s-Sebili” (Shuarja e Etjes Në Shënimin e Hadithëve në Udhën e Ndriçuar), vëll. 4, fq. 359.

14- Dijetari Shqiptar Shejh Muhammed Nasiruddin Albani, “Iruau’l-Galili Fi’t-Tahrixhi Ehadithi’l-Menari’s-Sebili” (Shuarja e Etjes Në Shënimin e Hadithëve në Udhën e Ndriçuar), vëll. 3, fq. 129.

15- Imam Muslimi, “Sahihu’l-Muslimi” (Përmbledhja e Hadithëve të Vërtetë e Imam Muslimit), vëll. 3, fq. 75, Libri i Bagëtisë dhe i Bujqësisë, Kreu Nr: 13,

Hadithi Nr: 1582, Kreu i Veprës Me Titull: “Ndalimi i Shitjes së Verës, Ngordhësirës, Mishit të Derrit dhe Idhujve”, Vërtetimi Nga Mahmud Ibn Uthman Selefiu, Shtëpia Botuese: “Mirësia”, Rijad, Mbretëria e Arabisë Saudite.

16- Imam Ahmed Ibn Hanbeli, “Musnedu’l-Imami’l-Ahmedi’l-Ibni’l-Hanbeli” (Zinxhiri i Përcjelljes së Imam Ahmed Ibn Hanbelit), vëll. 1, fq. 305, Hadithi Nr: 170.

17- Hafidh Muhammed Ibn Ismail Ibn Ibrahim Buhariu, “Xhamiu’s-Sahihi” (Përmbledhja e Hadithëve të Vërtetë), vëll. 2, fq. 263, Hadithi Nr: 2223, Vërtetimi Nga Shuajb Arnauti dhe Adil Murshidi, Shtëpia Botuese: “Shpallja”.

18- Imam Humejdi, “Musnedu’l-Imami Ebi Bekr Ibn Abdilah Ibn Zubejr Kurejshi Humejdi” (Zinxhiri i Përcjelljes së Imam Ebu Bekr Ibn Abdilah Ibn Zubejr Kurejshi Humejdit), vëll. 1, fq. 154, Hadithi Nr: 13, Vërtetimi dhe Shënimi Nga Husejn Selim Esed Darani, Shtëpia Botuese: “Memuni”.

19- Imam Humejdi, “Musnedu’l-Imami Ebi Bekr Ibn Abdilah Ibn Zubejr Kurejshi Humejdi” (Zinxhiri i Përcjelljes së Imam Ebu Bekr Ibn Abdilah Ibn Zubejr Kurejshi Humejdit), vëll. 1, fq. 154, Hadithi Nr: 13, Vërtetimi dhe Shënimi Nga Husejn Selim Esed Darani, Shtëpia Botuese: “Memuni”.

20- Muhammed Ibn Salih Uthejmini, “Sherhu’l-Akideti’l-Uasitijje” (Shpjegimi i Besimit të Mesëm), fq. 623, Shtëpia Botuese: “Plejada”.

21- Ebu Abbas Takijuddin Ahmed Ibn Abdulhalim Ibn Abdusselam Ibn Tejmijje, “Sarimu’l-Mesluli Ala Shatimi’r-Resuli” (Shpata e Nxehtë Ndaj Sharësit të të Dërguarit), fq. 1110, (viti i botimit 1428 sipas mërgimit islam / viti 2007 sipas kalendarit gregorian), Shtëpia Botuese: “Interpretimi”,Demmam, Mbretëria e Arabisë Saudite.

Sqarime të Nevojshme:

(f.m.t.) - falenderimi mbi të

(k.m.t.) - krenaria mbi të
(l.m.t.) - lartësimi mbi të
(p.m.t.) - paqja mbi të
(p.q.m.t.) - paqja qoftë mbi të

Vijon...



Burimi : Medya Şafak