Xhamia kushtuar Zojës së Bekuar Xhamia i kushtohet Marisë. Hinder: gjest tolerance

  • Xhamia kushtuar Zojës së Bekuar
Publikuar në Korrik 15, 2017, 8:24 a.m.

Gjest i rëndësishëm tolerance dhe hap pozitiv afrimi me të krishterët, që tregon se liderët muslimanë interesohen për hapje e dialog. Këtë nënvizon, në Azia News, imzot Paul Hinder, mëkëmbës apostolik i Arabisë Jugore    (Emiratet e Bashkuara Arabe, Omani e Jemeni), duke komentuar vendimin e krerëve të Emirateve për t’i vënë një emër të ri xhamisë së Abu Dhabit, duke ia kushtuar Zojës së Bekuar. Xhamia - kujton prelati -  ngrihet pranë katedrales së Shën Jozefit e ky gjest tregon, së paku simbolikisht, vullnetin e mirë për ta bashkuar “Familjen Shenjte, duke përfshirë të dyja fetë”.

Të forcohen lidhjet njerëzore

Më 14 qershorin e kaluar Shehu Mohammad Bin Zayed Al Nahyan, princ trashëgimtar e ministër i mbrojtjes së Abu Dhabit, vendosi ta riemërojë xhaminë e distriktit të Al Mushrif. Kushtuar në zanafillë Shehut Mohammad Bin Zayed, sot xhamia quhet arabisht “Mariam, Umm Elisa”, -  “Maria, Nëna e Jezusit”. Këtë zgjedhje e bënë liderët e Emirateve, për të forcuar lidhjet njerëzore ndërmjet besimtarëve të feve të ndryshme, në një periudhë tensioni e dhune, edhe me sfond konfesional, që tashmë i ka kapërcyer kufijtë e zonës së Lindjes së Mesme,

Dialog në dy fronte 

Gjesti i liderëve muslimanë u prit me entuziazëm nga përfaqësuesit  e mbarë bashkësisë së krishterë, katolike e protestante, parë si konfirmim i shembullit të hapjes e të tolerancës, treguar nga Eau, në një kontekst rajonal kaosi e dhune konfesionale. E njëzëshme, përgjigjja pozitive e të krishterëve, siç e dëshmon vendimi i marrë pak ditë më parë, në një nga famullitë e Al Ain, që i hapi portat e veta për lutjen salat al-maghrib, e katërta e ditës, që thuhet menjëherë pas perëndimit. Në vendin e kultit të krishterë u mblodhën më se 200 muslimanë, shumica punëtorë emigrantë.



Burimi : Radio Vatikan