Suedia do të organizojë Garat Kur’anore Evropiane

  • Ceremonia e Mbylljes së Garës së Katërt të Kur'anit të Evropës Veriore
Publikuar në Korrik 14, 2017, 9:44 a.m.

Kryeqyteti i Suedisë, Stokholmi,  do të organizoi Garat Kur’anore Evropiane.

Qendra Islame “Imam Ali” e Stokholmit  planifikon të mbajë ngjarjen Kur'anore më 8 shtator 2017, Akil  Zahiri, zyrtar i Qendrës Islame tha për Agjencinë e Lajmeve IQNA.

Ai tha se Garat Kur’anore do të mbahet nën titullin ‘Garat  Kur'anore të Evropës Veriore, por për shkak të kërkesave nga kënduesit  dhe hafizët e Kur’anit nga vende të tjera evropiane, do të mbahet nga aktivistët e Kur'anit nga i gjithë kontinenti Evropian këtë vit.

Pjesëmarrësit do të konkurojnë në kategoritë e këndimit të Kur'anit, të mësimit përmendësh të Kur’anit, Hivzit, Ezanit, (Thirrjes për namaz), dhe koncepteve Kur'anore, vuri në dukje ai.

Sipas  Akil Zahirit, konkurimi synon të promovojë kulturën dhe mësimet Kur'anore, të rrisë unitetin në bashkësinë Kur'anore të Evropës, të identifikojë talentet Kur’anore në mesin e muslimanëve evropianë dhe të shërbejë si një vend për aktivistët e Kur'anit për të shkëmbyer përvojat e tyre.  

Ai vazhdoi duke thënë se ekspertë të shquar ndërkombëtarë të Kur'anit do të shërbejnë si anëtarë të panelit të gjyqtarëve dhe se fituesit e titullit të lartë në kategoritë e këndimit dhe mësimit përmendësh të Kur'anit do të dërgohen në Garat Ndërkombëtare të Kur'anit në Republikën Islamike të Iranit në  vitin e ardhshëm.



Burimi : IQNA