Dialog i hapur dhe i ndershëm,mënyra e vetme Serbi-Kosovë

Publikuar në Korrik 14, 2017, 9:39 a.m.

Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiq, tha se Serbia është e orientuar në mënyrë strategjike drejt integrimit evropian, dialogut dhe pajtimit.

Duke folur në takimin joformal ministror të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) në Mauerbach të Austrisë ai tha se Beogradi është i përkushtuar për dialogun me Prishtinën nën patronazhin e BE-së dhe zbatimin e të gjitha marrëveshjeve, veçanërisht atë të Asociacionit të Komunave Serbe, transmeton Klan Kosova.

Kryediplomati serb theksoi se një dialog i hapur dhe i ndershëm është e vetmja mënyrë për të përmirësuar jetën e përditshme të njerëzve që jetojnë në Kosovë, raportojnë mediet serbe.