Ballkani Perëndimor, korrupsion dhe mungesë reformash

Publikuar në Korrik 14, 2017, 9:37 a.m.

Rënia e ndikimit të perëndimit duhet të gëzojë vende si Rusia, Turqia, por edhe Kina e vendet e gadishullit arabik. Por, lokomotiva e BE-së, Gjermania, nuk e ka ndërmend t’u lëshojë pe liderëve të Ballkanit Perëndimor për shkak të korrupsionit dhe mungesës së reformave.

Christian Hellbach, koordinator i posaçëm për Ballkanin Perëndimor në Ministrinë e Jashtme, thotë se liderët ballkanikë nuk kanë vullnet për reforma të qëndrueshme.

“Në çështjet e shtetit ligjor, të drejtat e njeriut, luftën kundër korrupsionit nuk do të ketë lëshime. Gjendja në vendet e Ballkanit i jep Christian Hellbachut të drejtë: Shumë vetë kanë probleme me mungesën e pavarësisë së gjyqësorit, mediat mbahen nën kontroll dhe buxheti shtetëror kuptohet si kuletë e partisë qeverisëse”, shkruan Deutsche Welle.

"E ardhmja e Ballkanit Perëndimor ndodhet në Bashkimin Evropian" - këtë fjali e kanë nënshkruar krerët e shteteve dhe qeverive evropiane në vitin 2003. Premtimi i njohur i Selanikut tingëllon sot kaq i mjegullt, si mitet greke. Sepse që atëherë në BE është pranuar vetëm Kroacia. Me ndarjen e Kosovës nga Serbia u krijua një problematikë e re në rajon. Zgjerim? Askush nuk po e përdor më këtë fjalë. "Zgjerimi është një si pulë që i është prerë koka", tha një diplomat serb kundrejt platformës BuzzFeed. "Ajo rend ende, por në të vërtetë është duke ngordhur."