Hizbullahu: SHBA-ja e krijoi Daesh-in – ISIS-in

Publikuar në Korrik 14, 2017, 9:24 a.m.

Sekretari i Përgjithshëm i Lëvizjes Libaneze të Rezistencës ‘Hizbullah tha se SHBA-ja e krijoi Daeshin dhe u dha shteteve rajonale dritën e gjelbër për të financuar dhe mbështetur grupin militant Tekfirist.

Sejjid Hassan Nasrallah theksoi gjatë një transmetimi të drejtpërdrejtë nga Bejruti të martën mbrëma pas fitores së Irakut mbi grupin terrorist Tekfirist Daesh në qytetin verior të Mosulit, i cili shënoi fundin e betejës nëntë mujore për kontroll mbi ish kështjellën e ekstremistëve dhe qyteti i dytë më i madh në Irak.

Nasrallah vazhdoi më tej për të lavdëruar forcat paraushtarake  muslimane shiite irakiane për rolin kyç në largimin e Daesh-it nga Mosuli.

Njësitë Popullore të Mobilizimit, të njohura zakonisht nga emri i tyre arab Hashd al-Sha'abi, së bashku me ushtarët e ushtrisë irakene janë bërë luftime të gjithëpërfshirëse kundër Daesh-it që nga nisja e operacionit të Mosulit më 17 tetor 2016.

Ai gjithashtu theksoi dhe kundërshtoi pretendimet e ushtrisë amerikane se beteja kundër terrorizmit do të kërkojë vite, ajo në fakt kërkon vetëm një përpjekje të përbashkët ndërkombëtare, raportoi Press TV.

Udhëheqësi libanez gjithashtu kritikoi disa media arabe për përpjekjet e tyre për të ushqyer sektarizmin dhe për të inkurajuar terroristët Tekfirist për të vrarë njerëz të pafajshëm.

Ai më tej përshëndeti grupet etnike irakiane për unitetin e tyre në luftën kundër terrorizmit. Ai gjithashtu vuri në dukje se një Fetva fetare nga autoriteti më i lartë fetar i Irakut, Ajetullah  Ali al-Sistani,  e  lëshuar pas pushtimit të Mosulit nga terroristët, shërbeu për momilizimin e dhjetëra mijë muslimanëve shia irakianë.

Kryeministri irakian, Haider al-Abadi zyrtarisht deklaroi fitoren, ngadhnjimin mbi Daesh-in në Mosul të hënën në mbrëmje.

"Unë njoftoj nga këtu fundin, dështimin dhe rënien e shtetit terrorist të gënjeshtrës dhe terrorizmit, të cilën Daeshi terrorist njoftoi nga Mosuli", tha Abadi, duke shtuar, "Kjo ishte për shkak të frontit të bashkuar të popullit  irakian dhe sakrificës se ne tani po festojnë fitoren kundër Daeshit. Kjo është fitorja mbi errësirën dhe terrorizmin ".

Çlirimi i Mosulit shënoi goditjen më të madhe të grupit ekstremist Tekfirist që kur e shpalli  të ashtuquajtur  kalifatin e tij, tre vjet më parë.



Burimi : IQNA