U botua libri "Jeta e Imam Aliut (a.s.) në gjuhën azere në Gjeorgji

Publikuar në Korrik 12, 2017, 10:03 a.m.

Një libër i dyzet haditheve mbi jetën dhe virtytet e Imam Aliut (a.s.) u botua në gjuhën azere nga Qendra Kulturore Iraniane në Gjeorgji.

Departamenti i Muslimanëve të Gjeorgjisë bashkëpunoi me Qendrën Kulturore Iraniane në përkthimin dhe botimin e librit.

Qëllimi kryesor i librit është të prezantojë Islamin e vërtetë, jetën dhe veprat e Imamëve të pastër dhe të krijojë marrëdhënie me dijetarët dhe intelektualët në shoqëritë e krishtera.

Libi paraqet  stilin e jetës së Imam Aliut (a.s.) si një model  i veçantë  në ndërveprimet shoqërore.

Dejlaman Shahmardanli është përkthyesi i librit të shkruar nga Togrul Musajev.

Aktualisht, muslimanët përbëjnë përafërsisht dhjetë për qind të popullsisë gjeorgjiane. Sipas burimeve të tjera, muslimanët përbëjnë rreth 13 përqind të popullsisë së Gjeorgjisë.



Burimi : ABNA