Rijadi presion Irakut të heqë dorë nga mbështetja për Katarin

Publikuar në Korrik 12, 2017, 4:52 a.m.

Burimet e Irakut zbuluan se Rijadi  po ushtron presion mbi qeverinë e Haider al-Abadi për mbështetjen e saj për Katarin gjatë krizës së krijuar për shtetin e vogël të Gjirit Persik nga Arabia Saudite dhe aleatët e saj.

Faqja e internetit e lajmeve al-Taqrir al-Iraki në gjuhën arabe citon Jassim al-Bayati, një nga liderët e partisë së al-Da'wahit të Irakut, duke thënë se që kur kriza filloi në marrëdhëniet midis Arabisë Saudite dhe Katarit, u ushtrua presion në vendin e tij për t'u bashkuar me Rijadin kundër Dohës.

Ai shtoi se kryeministri irakian, Haider al-Abadi ka shtyrë vizitën e tij në Arabinë Saudite pas presioneve të lartpërmendura.

Komentet e tij erdhën pasi  Haidar al-Abadi nënvizoi në qershor se Iraku është kundër izolimit të Katarit nga Arabia Saudite dhe nga fqinjët tjerë arabë të Gjirit Persik, sepse kjo i lëndon qytetarët e zakonshëm. 

"Regjimet nuk preken nga bllokada, bllokada i lëndon njerëzit," u tha ai gazetarëve në Bagdad.

Bahrejni,  Arabia Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Egjipti ndërprenë lidhjet diplomatike me Katarin në fillim të qershorit dhe pezulluan  komunikimin ajror dhe detar një javë pas Samitit Arab Islamik Amerikan në Rijad, duke akuzuar Dohën për mbështetjen e organizatave terroriste dhe destabilizimin e situatës në Lindjen e Mesme.

Pas më shumë se dy javë, blloku i udhëhequr nga Sauditët  i dha Katarit 10 ditë për të përmbushur 13-të kërkesa, të cilat përfshinin mbylljen e Rrjetit Media Al-Jazeera, mbylljen e një baze ushtarake turke dhe prishjen e  lidhjeve me Iranin, të cilat u refuzuan nga Doha .



Burimi : Fars News Agency