At Danieli në një reportazh në Siri: “Në Siri nuk ka pasur në asnjë moment kryengritje popullore”

Publikuar në Korrik 11, 2017, 8:43 a.m.

Për një javë të tërë nuk kishim ujë, por për fat të mirë në atë kohë kishte borë. Kishim një kopësht prej të cilit mund të merrnim pak lajthi, qershor, rrush dhe fiq. Në bodrume mbanim edhe disa kuti mistri me të cilët jemi ushqyer. Një mëngjes të së djelës, u hap dera, brenda hyri një burrë dhe tha “mbaroi”. Emri i këtij personi ishte Ruhullah, që do të thotë “Shpirti i Zotit”

Që prej vitit 2010, Prifti At Daniel Maes, 78 vjeç, i shpërngulur nga manastiri i Postelit në Belgjikë, ka qenë banor i manastirit të Mar Yakubit në qytetin historik që prej shekullit të gjashtë, Kare të Sirisë, i cili  është i vendosur 90 kilometra në veri të kryeqytetit të Sirisë, Damask. Ai është kthyer disa herë në vendlindjen e tij gjatë këtyre viteve për të dhënë seminare, megjithatë ai ka vazhduar që të jetojë në Siri.

Vetëm pak kohë më parë kam zhvilluar një intervistë me At Danielin. Në vazhdim të këtij artikulli do të gjeni historinë e tij. At Danieli më tregoi përse vendosi të shkonte në Siri në vitin 2010 dhe shokun kulturor që ai kishte përjetuar kur kishte mbërritur për herë të parë atje. Gjithashtu, Ati më shpjegoi se në Siri kurrë nuk ka pasur një kryengritje civile, preku deri diku edhe çështjen e propagandës që qarkullon në lidhje me përdorimin e armëve kimike, më tregoi për histori të dala nga vetë zemrat e sirianëve dhe vlerësoi mbështetjen e madhe që ata marrin nga Hizbollahu, Ushtria Siriane dhe Rusia.

***

Një shoqëri në harmoni

Gjatë një prej takimeve ekumenike ndërkombëtare, u njoha me Nënë Agnes-Mariam, themeluesen e manastirit Mar Yakub – i cili dikur ishte një nga manastiret më të famshme të Lindjes së Mesme. Mbeta shumë i impresionuar nga modestia e saj dhe kur u njoha me punën e saj, kështu që e ftova atë të vinte në Belgjikë disa herë pas këtij takimi që të fliste për punën e saj. fjalimet e saj ishin shumë të suksesshme. Në një moment, ajo më pyeti: “Unë ju kam vizituar kaq shumë herë, po ju kur do të na vizitoni?” Dhe ishte pikërisht ky momenti kur vendosa të shkoj në Siri.

Kurrë më parë nuk kisha pasur ndonjë kontakt me ndonjë vend arab, për këtë kisha shumë paragjykime rreth tyre. Mendoja se duhej të ishe gjithnjë shumë i kujdesshëm në një vend mysliman. Nëse do të më duhej ta përshkruaja përvojën time vetëm me pak fjalë, mund ta përmbledh kshtu: Nuk ishte asgjë më pak se një shok kulturor për mua. Mikpritja që kam përjetuar ka qenë e mahnitshme, po kështu shumica e të rinjve, dhe llojet e ndryshme të njerëzve, nga të gjitha sferat e jetës dhe feve - shiite, sunnite, ortodokse, katolike, çdo feje të mundshme – ishin të gjithë të bashkuar. Sa i përket vendit në tërësi, jeta ishte e harmonishme; Unë kurrë nuk kam parë një shoqëri kaq harmonike.

Mikpritja kundrejt të krishterëve nuk ishte e vetmja gjë që bëntë përshtypje; Nuk bëhej asnjë dallim mes myslimanëve dhe të krishterëve. Kam përshtypjen se në të gjithë Damaskun nuk gjeje asnjë derë që të qëndronte e mbyllur. Në një mbrëmje, takova një grua të krishterë që kishte një agjenci turistike në Damask. Ajo më tregoi se: “Unë kam qenë në shumë vende dhe shtete të ndryshme, kam qenë në Bruksel, kam qenë në Paris dhe nuk ka qytet tjetër si Damasku, ku mund të dalësh natën në siguri.”

Ajo ishte një zonjë e bukur dhe mund të ecte në mënyrë të sigurt nëpër rrugët e Damaskut gjatë natës. Përveç kësaj, trajtimi në spitale – përveç ilaçeve (të gjitha të prodhuara në Siri!) – ishte falas, ndërsa pagesa për të ndjekur një programi studimi në universitet kushtonte rreth 20 euro. Në tërësi, unë pashë se aty kishte një shoqëri të begatë, të sigurt, mikpritëse dhe harmonike. Dhe refugjatët, rreth një milion nga Iraku dhe disa nga Bosnja trajtoheshin si qytetarë të barabartë.

Në Siri nuk ka pasur një kryengritje popullore

Sapo filloi të vërshonte stuhia e gënjeshtrave, fillova luftën time duke përdorur të vërtetën kundër këtyre gënjeshtrave. Një gazetar pohonte se kur ishte në Siri, ai “kërkoi bukë, por në vend të bukës i kishin dhënë plumba” – dukej sikur në fakt ai po mundohej të provonte se ekzistonte një kryengritje civile. Më lejoni t'ju them se kur isha në Siri para luftës, 10 bukë kushtonin 10 cent – një e dhjeta e një euroje. Çfarë keqkuptimi kishte pasur gazetari? Kjo ka qenë beteja ime; Kundër këtyre gënjeshtrave. Perëndimi po përpiqej ‘të gjente’ ndonjë arsye për ta vrarë këtë vend.

Në një mbrëmje të premteje shkuam te prifti në Karaherë pas here shkonim këtu e atje për t'u lutur bashkë me familjet e krishtera për familjarët që i kishin të sëmurë. Në një moment vendosëm të shkonim në shtëpin e një prifti për të marrë diçka për të ngrënë, po ecnim, dhe rrugës për atje pranë një xhamie kryesore pamë një grup të rinjsh.

Këta të rinjë po bërtisnin, duke bërtitur mbanin lart me duar banderola  kundër Asadit dhe kundër Sirisë. Më vonë, prifti më tregoi se nuk ata ishin sirianë. Këta të rinjë kishin ardhur nga jashtë. Ata po filmonin “demonstratën” e tyre dhe u paguan bujarisht nga Al Jazeera për këtë. Kjo ka qënë ei ashtuquajtura kryengritje civile. Fatmirësisht, kjo ngjarje ka ndodhur shumë në fillimet e luftës, përndryshe nuk do të ishim gjallë sot. Ishte një ndjenjë shumë e pakëndshme ndërsa shkonim këta njerëz gjatë rrugës sonë për në shtëpinë e priftit.

Në atë kohë, sigurisht që ne nuk e dinim se ata kishin qënë kaq të organizuarë. Kemi dëgjuar nga miqtë se e njëjta gjë ka ndhur edhe në vende të tjera. Duke qënë se njerëz problemantikë të këtillë nuk duhen në asnjë nga fshatrat tona, ky grup i të rinjve nuk është mbështetur nga askush në fshat. Pavarësisht kësaj, ata arritën të rriteshin në numër. Kjo rritje bëri të mundur që sulmet të ktheheshin në zjarrvënie dhe në dhunë të armatosurë. Edhe prifti u sulmua, u plaçkit, dhe madje mezi kishte arritur që të shpëtonte nga vdekja e sigurtë në duart e këtyre burrave të maskuarë me theks të çuditshme të huaj.

“Opozita” tashmë e organizuar dhe e armatosur po arrinte të fitonte kontroll. Në Humus dhe Kuseir, fëmijët nga familjet e krishtera dhe familjet e moderuara myslimane janë kërcënuar madje edhe janë vrarë në momente që kanë refuzuar të marrin pjesë në demonstratat anti-qeveritare. Ndërsa kryepeshkopi vendas, Jean-Clément Jeanbart është shprehur se: “Nëse populli i Aleppos nuk do t’i kishte rezistuar energjikisht këtyre grupimeve të armatosura dhe nuk do të kishte ndihmuar ushtrinë, qyteti do të ishte marrë nën kontrollin e rebelëve vetëm në një ditë të vetme.”

Nuk ka ekzistuar një kryengritje, për këtë arsye as një “luftë civile”; nuk ka pasur një arsye të brendshme që të ndodhte një gjë e këtillë.

Propaganda për armë kimike

Historia që filloi në gusht të vitit 2013 në lidhje me sulmin e gazit kimik ishte e turpshme. Asnjë gazetar i vetëm nuk raportoi për parregullsitë që po viheshin re dhe askush nuk ngriti qoftë edhe një pyetje kritike. Në fillim të gushtit të vitit 2013, 11 fshatra u sulmuan në Latakia. Njerëzit u vranë dhe shtëpitë u shkatërruan, poo kështu dhe shumë fëmijë u rrëmbyen. Ne u përpoqëm të ndihmonim në gjetjen e tyre. Madje u hartua edhe një listë e të dhënave me emrat e tyre, gjininë dhe një shënim në anë ku përshkuhej nëse ata ishin zhdukur, ishin rrëmbyer apo ishin vrarë. Në media nuk gjeni asnjë edhe një fjalë të vetme në lidhje me këtë gjë.

Në vitin 2012, Obama pati bërë me dije se nën intensifikimin e interesit të mediave, përdorimi i armëve kimike kishte arritur në një pikë ku nuk mund të tolerohej më. Me fjalë të tjera, kishin gjetur një arsye për të pushtuar apo sulmuar Sirinë me anë të ndërhyrjes ushtarake, të cilën ‘bashkësia ndërkombëtare’ po e priste tashmë me padurim. Siria i dha OKB-së dhe agjencive të saj dhjetëra shkresa me prova që vërtetonin se sulmet kimike ishin bërë nga rebelët, dëshmi të cilat u konfirmuan edhe nga murgeshat në një spital në Aleppo. Asnjë shkrese nuk i është kthyer përgjigje dhe nuk është hetuar asnjë sulm i vetëm.

Në Damask u dërgua një komision zyrtar hetimi dhe menjëherë pasi arritën të sigurt dhe të pa dëmtur, në Guta u zhvillua një sulm helmues masiv, pikërisht aq afër nën hundët e tyre. Krerët e shteteve perëndimore shprehën menjëherë tmerrin e tyre për mizoritë, të cilat ata supozonin se ishin urdhëruar nga Asadi madje edhe para se komisioni të fillonte hetimet në lidhje me këto sulme. Përveç kësaj, krerë të ndryshëm të shteteve kanë dhanë shifra shumë të ndryshme, duke filluar nga 200 deri në 1,000 viktima të mbetur të vrarë. Me sa duket, ata kishin arritur shumë mirë të binin dakord në mesin e tyre se kush ishte fajtori (Asadi), megjithatë nuk kishin arritur të binin dakord në lidhje me numrin e viktimave.

Menjëherë pas sulmit u publikuan dhe u shpërndanë nëpër gjithë botën 35 videot profesionale, të cilat tregonin një numër të madh të fëmijëve që po vdesin. Megjithatë, konteksti kryesor i gjithë ngjarjes nuk ishte përfshirë; Se ky rajon ishte braktisur kohë më parë prej familjeve për shkak të luftimeve. Dhe askund nuk mund të gjeje një nënë apo një të rritur në mesin e tyre! Prindërit nga Latakia po i njihnin nga këto video fëmijët e tyre të rrëmbyer. Disa ishin shtrirë në pozicione të ndryshme në foto.

Si është e mundur që asnjë prindër të mos ishte i pranishëm në këto foto dhe pamjet e trasmetuara në video? Dhe mbi të gjitha si mundën në një kohë kohë të shkurtër që të publikonin të gjitha ato prova të dokumentura aq shpejt pas sulmit? Pse ishin trupat e atyre fëmijëve të pafajshëm të vendosur me kujdes në një dhomë? Dhe mbi të gjithas pse në një fshat të Lindjes së Mesme – i cili ishte zbrazur tashmë prej kohësh – mund të kishte fëmijë? Në vend që t'i bënin këto pyetje, akuzat filluan të hidheshinrreth e rrotull para se të bëhej ndonjë hetim, duke e bërë të qartë për mua se e gjithë kjo ishte e përgatitur.

Në përpjekjet e mia për t’i dalë kundër këtyre gënjeshtrave po përpiqem të bëj të qartë se ajo që njerëzit thonë ose mendojnë nuk është objektive. Është e rëndësishme të pyesni: A jeni duke qëndruar krah për krah me vrasësin apo a jeni në anën e së vërtetës dhe viktimave të pafajshme?

Për më tepër, të gjithë tashmë duhet të jenë të vetëdijshëm se historia e Irakut për dyshimin se ishte duke prodhuar armë kimike nuk ishte gjë tjetër veçse një gënjeshtër: nuk kishte armë bërthamore. Ndërsa tani po na thonë se Asadi po përpiqet të vrasë popullin e tij? Gjithkush që ka edhe një gramë tru do të kuptojë menjëherë se e gjithë kjo është një një gjë e organizuar dhe se këto akuza nuk pijnë ujë.

Njerëzit e Siriasë e dinë shumë mirë se cilët janë vrasësit e tyre: terroristët – po kështu ata e dinë se kush janë mbrojtësit e tyre: ushtria siriane dhe aleatët e tyre. Kështu që unë e kam të pamundur që të mos u ngre gazetarëve këtë pyetje: a jeni aq budallenj sa të mendoni se njerëzit këtu janë aq të trashë sa për të mos kuptuar se cilët janë vrasësit dhe cilët janë shpëtimtarët e tyre?

Tashmë në çdo cep të Sirisë gjenden postera të afishuara në nder të Asadit dhe të Putinit – kjo është e vërteta.

Histori që të dhembin në shpirt

Kam shumë histori për të treguar në lidhje me Sirinë. Do t'ju tregoj një disa prej tyre. Në fillim të majit të vitit 2016, dhjetëra sirianë dhe libanezë u mblodhën në një mbledhje festive për dëshmorët. Aty mund të gjeje shumë histori të tilla prekëse. Një grua me një fëmijë në krahë ndodhej atje, me lot në sy dhe me buzëqeshje në buzë. Të afërmit e saj kishin mbbetur të vrarë nga terroristët. Këta njerëz më përshëndetën me mirësjellje si një i huaj evropian, megjithatë kjo nuk na ndihmojë që të mos na vinte turp nga vetja.

Aty ndodhej edhe familja myslimane e Favadit. Lagjet e krishtera të Humusit ishin të parat që media që u raportuan si ‘të çliruara’ nga të ashtuquajturit rebelë, të cilët kishin vrarë, plaçkitur dhe shkatërruar. Kur në të vërtetë, 130,000 të krishterë u dëbuan nga ato lagje dhe myslimanët gjithashtu vuajtën shumë për shkak të tmerreve të ‘çlirimit’. Babai i Favadit tregoi se djali i tij i vetëm ishte student në Universitetin e Humusit. Derisa një ditë të caktuar, ai nuk u kthye më në shtëpi; Ai ishte rrëmbyer. Të gjitha kërkimet ishin të kota.

Pas njëfarë kohe, prindërit morën një telefonatë: “Do të dëshironit ta shihnit përsëri djalin tuaj?” Babai premtoi se të jepte gjithçka dhe të bënte çdo gjë vetëm që të kthehej djali i tij. Disa ditë më vonë, dikush trokiti në derën e tyre. Ata hapën derën dhe në atë moment panë një fotografi të djalit të tyre në një qese plastike, dhe më pas një makinë u largua me shpejtësi nga aty. Në thes ishte trupi i djalit të tyre, në copa. Në fillim babai ishte i zemëruar. Më vonë ai ishte i pranishëm në mbledhjen Musalah. Babai vazhdon të flasë me bindje të madhe: “Ne i falim ata që vranë djalin tonë, le të falim në emër të Favadit dhe në emër të Zotit, ky është çmimi që duhet të paguajmë për paqen.”

Ata e ndjejnë veten të humbur dhe të lodhur nga gjithë vuajtja.

Eksperienca jonë në Kara gjatë çlirimit nga ushtria siriane dhe Hizbullahu

Që nga viti 2012 dhe deri më tani, qyteti ynë prej 25,000 banorë pësoi një rritje të papritur të popullësisë me 80,000 banorë të përbërë nga burra me mjekra të çuditshme dhe me armë të rënda. Dhjetëra mijëra terroristë të armatosur sulmuan Karan dhe e përdornin atë si bazë ushtarake për të kryer sulme të tjera. Megjithatë, ata arritën të kryenin dy ose tre sulme të vogla duke përdorur këtë bazë.

Së bashku me familjet myslimane, duke përfshirë këtu edhefëmijët, ne u fshehëm në bodrumin e kishës, duke mos dhënë asnjë shenjë të jetës. Myslimanët u kujdesën për ne dhe u kujdesëm për ata, ndërsa mbanim të argëtuar fëmijët e tyre sa më mirë të kishim mundësi. Gjatë gjithë kohës mundoheshim të organizonim aktivitete të ndryshme për t'i mbajtur ata të zënë. Gjithashtu, u munduam që t’i mbanim afër që të mos kishin frikë, ndërsa për ne nuk ishte më momenti për t'u frikësuar.

Ne arritëm të fusnim brenda në bodrum disa mobilje, pas këtyre mobiljeve flinin gratë muslimane. Nndërsa ne flinim në anën tjetër. Për një javë të tërë, nuk kishim ujë, por për fat të mirë kishte borë. Ne kishim një kopsht prej nga ku kishim mbledhur disa bajame, qershi, fiq dhe rrush. Ne gjithashtu kishim çanta mistri në bodrum, të cilin e përdorëm për t’u ushqyer. Të jetuarit së bashku në atë moment na ndihmoi që ta shihnim më qartë të vërtetën.

Të dielën në mëngjes, dera u hap, brenda hyri një burrë dhe tha, “mbaroi”. Emri i tij ishte Ruhullah, që do të thotë “Shpirti i Zotit”.

Hizbullahu dha një ndihmë shumë të madhe gjatë luftimit të këtyre terroristëve në Kara. Ata ishin të parët që ofruan ndihmë; Së bashku me ushtrinë siriane, ata po mbronin dhe arritën të shpëtonin popullin e Sirisë. Fakti që ne jemi ende gjallë është ndryshe i pashpjegueshëm. Kara ishte një vend shumë i rrezikshëm në nëntor 2013.

Fillimisht, Hizbullah u krijua për shkak se sionistët po u vrisnin gratë dhe fëmijët dhe po u shkatërronin shtëpitë e tyre. Ata janë të rinjë idealistë, të cilët u bashkuan me Hezbollahun si rezistentë, të cilët dëshirojnë t’i shërbejnë dhe ta mbrojnë popullin e tyre, dhe gjithashtu, ata janë betuar dhe janë të gatshëm të ndihmojnë të gjithë ata që po kërcënohen nga të njëjti agresion brutal. Për më tepër, nëse Siria do të shkatërrohej, atëherë Libani nuk do të mbijetonte më shumë se disa ditë pas kësaj ngjarjeje. Idealizmi humanitar i këtyre të rinjve ishte frymëzues. Si shiitë, ata punojnë së bashku me ushtarët sirianë, shumica prej të cilëve janë sunitë. Ata gjithashtu punojnë mirë në bashkëpunim edhe me të krishterët. Ishte një eksperiencë e këndshme. Ata vazhdojnë të mbrojnë popullatën dhe për këtë arsye po na mbrojnë edhe neve.

Gjatë fundit të vitit 2013, ushtria siriane dhe Hizbullahu pastruan përfundimisht qytetin nga prezenca e terroristëve. Njëri pas tjetrit grupimet terroriste u larguan. Ne nuk e dimë saktësisht se si ka ndodhur kjo gjë, megjithatë ushtria siriane dhe aleatët e tyre arritën ta bënin këtë gjë. Kishte ende disa grupe të vogla rebelësh të mbetur në atë kohë. Por, shumë shpejt, disa banorë u kthyen, dyqanet dhe bizneset u rihapën dhe nerëzit filluan të ndiheshin më optimistë. Disa banorë u kthyen për të ndihmuar në rindërtimin e qytetit. Kopshti ynë ka qenë pak a shumë i dëmtuar, megjithatë ne po punojmë për restaurimin e saj.

Përsa i përket Rusisë

Ne jemi gjithashtu shumë mirënjohës edhe ndaj Rusisë. Nëse Rusia nuk do të vinte më vitin 2015, atëherë nuk do të ishim këtu sot dhe Siria nuk do të ekzistonte më si një shtet. Rusët janë nga ata që thonë atë që bëjnë dhe bëjnë atë që thonë. Ne nuk kemi pasur ndërveprim të drejtpërdrejtë me rusët. Aleppo Verior ka pasur më shumë kontakt të drejtpërdrejt me rusët. Megjithatë, ne kemi parë kamionë plot me furnizime humanitare nga Rusia. Janë organizuar shumë sshpërndarje të këtyre ndihmave.

Pa dyshim që, rusët kanë arsyet e tyre për t’u gjendur këtu. Ashtu si SHBA-ja gjendet në Siri për t’i shërbyer agjendën së saj, të cilën dëshiron ta arrijë duke shkatërruar Sirinë dhe duke vënë aty kukullat e saj të cilat mund t’i kontrollojë sipas dëshirës, siç kanë bërë me vendet e tjera në 25 vitet e fundit, ku si rezultat kanë mbetur 20 milionë të vdekur. Nga ana tjetër, Rusia dëshiron të bëjë gjithçka që mundet për të krijuar stabilitet për vendin dhe gjithashtu për sigurinë e saj.

Ata mbështesin idenë se vetë vendi duhet të zgjedhë qeverinë dhe presidentin e tij. Ata duan të mbrojnë stabilitetin, integritetin dhe sovranitetin e vendit. Dhe nëse Rusia ka një lloj axhende në të gjithë këtë, atëherë zgjedhja ime nëse do të doja që SHBA-ja apo Rusia duhet të gjendet këtu të ishte shumë e thjeshtë dhe pa ngurrim. Ne nuk kemi asgjë për të thëmë më shumë se vlerësime pozitive për rusët. Siç thashë, nuk kemi pasur kontakte të drejtpërdrejta me ta. Por në bazë të asaj që kam parë dhe dëgjuar nga qytetarët sirianë mund të them se jam i informuar mjaftueshëm.

Dhe duhet të pranojme se, Putini është një artist i vërtetë. Rusia arriti të vendoste zonat e ndalimit të fluturimit kundër SHBA-së! Është pikërisht e kundërta e asaj që SHBA-ja dëshironte të bënte: të siguronte zona të fluturimit në favor të terroristëve, jo në favor të ushtrisë siriane. Dhe megjithëse e ashtuquajtura koalicion i bashkësisë ndërkombëtare ka më shumë fuqi ushtarake, ka qënë Rusia ajo që ka arritur të bëjë shumë më tepër. Rusia është shumë herë më e mirë se të gjithë ata që mbrojnë dhe transportojnë kukullat e ISIS-it për t'i shërbyer interesave të tyre politike.

Situata aktuale në Kara: Mbështetja që po vjen nga shoqëria dhe nga kisha

Që prej fillimit të saj dhe deri më tani, Nëna Agnes-Mariam ka krijuar tre qendra: në Xherama (Damask), në Kara (Manastirin) dhe në Tartus. Ne kemi arritur të marrim shumë kontejnerë, megjithatë përsa kohë këto furnizime nuk janë të organizuar nuk mund të bëhet asgjë me ato. Kemi shumë ndihma mjekësore të cilat janë dërguar në shumë spitale, kudo që njerëzit kanë nevojë për ndihmë mjekësore. Ne po punojmë ditë e natë në organizimin e këtyre furnizimeve, dhe llojeve të tjera të ndihmave humanitare. Ne i mbledhim këto ndihma humanitare mjekësore, rroba dhe ushqime në dhomën tonë të magazinimit, dhe atije i zgjedhim dhe i organizojmë ato. Po mundohemi që sa më shpejt të jetë e mundur të nxjerrim ushqimet nga kontejnerët (për shkak të datës së tyre të skadencës). Ne kemi vënë çdo gjë në mënyrë të rregullt nëpër kuti, dhe mbi çdo kuti shkruhet se çfarë përmban dhe sa është sasia brenda çdo kutije. Këto kuti pastaj dërgohen.

Është tragjike. Terroristët janë shumë të kujdesshëm dhe të armatosur nga sponsorët e tyre, ndërsa sirianët kanë nevojë për ndihmë mjekësore. Terroristët shkatërruan shumë spitale, një sërë spitalesh në fakt. Fatmirësisht, në bashkëpunim me Gjysmëhënën e Kuqe, Suedia na ka ofruar një spital të madh duke përfshirë të gjitha pajisjet. Është një klinikë e përkryer dhe moderne, për të cilën ne jemi shumë mirënjohës. Dhe që nga fillimi, morëm ndihmë shumë të madhe nga organizata holandeze Dorcas.

Përveç kësaj, nëna Agnes-Mariam, me ndihmën e qindra vullnetarëve dhe disa punonjësve të paguarë kanë ofruar ushqime të ngrohta në Aleppo që nga shtatori i vitit të kaluar. 25.000 vakte të ngrohta, pesë ditë në javë, për dy muaj, duke përdorur produkte nga rajoni – gjë e cila gjithashtu mbështet edhe krahun punëtor që ende vazhdon në rajon. Është e mrekullueshme sepse ky aktivitet ishte parashikuar të zgjaste vetëm brenda periudhës kohore prej dy muajve, megjithatë vazhdon edhe sot!

I është vënë shumë rëndësi rindërtimit të vendit. Këtë muaj edhe unë u ktheva për të dhënë kontributin tim. Familjet me fëmijë kanë lëvizur diku tjetër, ata janë shprehur se duan një të ardhme, të qëndrojnë në siguri dhe nuk duan t’i afrohen pasigurive. Megjithatë, të tjerët kanë qëndruar, veçanërisht një grup të rinjsh entuziastë, të cilët kanë shumë ide dhe ofrojnë shumë punë dhe përpjekje në rindërtimin e qytetit të Karas. Dhe çdo ditë, një nga motrat tona organizon një punë krijuese për 35 gra në fshat, sipas të cilave gratë e marrin shpërblimin në të ardhura. Puna me dorë është duke u shitur jashtë vendit ose u dërgohet atje të njohurve për t’i shitur. Shumë na kanë falënderuar për punën tonë.

Po kështu ne po kultivojmë edhe kërpudha, si dhe merremi me shumë aktivitete të tjera të vogla që i ndihmojnë njerëzit të fitojnë të ardhura. Në qytezë kishte njerëz që kishin mbetur të gjymtur dhe për këtë arsye kishin mbetur të izoluar, megjithatë ne i ftuam në manastir për Pashkë; Kjo ishte një përvojë unike për të gjithë ne. Ata pastaj ndjeheshin pjesë e komunitetit dhe filluan të punonin gjithashtu; Ata tani janë integruar në shoqëri. Po punojmë edhe në ndërtimin e një fabrike qilimesh, ku njerëzit mund të punojnë për të bërë qilima. Popullsia ndoshta nuk është duke pritur për të blerë qilima! Megjithatë ne do të përpiqemi t'i shesim ato jashtë për të ndihmuar qytetarët të fitojnë të ardhura. Duhet të jemi vërtet mirënjohës për atë që kemi.

Punuam shumë për të resturuar punishten dhe kopshtin tonë. Në këtë rajon kultivohen qershitë më të mira në mbarë botën. Në të shkuarën dërgoheshin në Arabinë Saudite arka pafund qershishë. Për fat të keq shumica e këtyre pemëve janë prishur. Megjithatë, ne kemi mbjellë mijëra fidanë dhe pemë të vogla.

Shpresë për Sirinë

Vendi tashmë ka marrë një fomë shumë më të bashkuarë. Gjatë takimit festiv të dëshmorëve, mund të shihet qartë bashkimi i njerëzve, ndërmjet feve të ndryshme; alevitëve, katolikëve, shiitëve, sunitëve, të krishterëve ... Ne jemi bërë një familje, e cila vazhdon të bëhet më e madhe dhe më e fortë. Disa palë mund të vrasin njerëz, mund të shkatërrojnë infrastrukturën, megjithatë nuk do të ndodhë që ky popull të gjunjëzohet.

Mendojeni kështu: Presidenti Asad edhe pse është alevi mbështetet nga të gjithë, duke përfshirë edhe popullsinë sunnite që përbën 70% të popullësisë siriane. Ne jetojmë së bashku si një familje. Ne punojmë së bashku drejt së njëjtës shoqëri - dhe kjo shoqëri është shumë e fortë.

Ka shpresë. Solidariteti do të rritet dhe lidhja e harmonizuar është ende e pranishme. Çdo vend ka të metat e veta, megjithatë në gjithë këtë mjerim ka edhe heronj. Ka heronj dhe ka njerëz të shenjtë. Ndër muslimanët dhe ndër fetë e tjera.

Ne gjithashtu mund të shohim se ka një lëvizje nga një botë unipolare në një botë multipolare dhe unë shpresoj për Sirinë se këtë vit ne do të vazhdojmë të përparojmë në këtë ritëm. Kemi kaluar shumë vite në luftë, megjithatë uniteti ynë është bërë më i fortë.

***

Së fundmi, Ati Danieli më falënderoi për mundësinë që i dhamë atij për të treguar atë që ai ka përjetuar në Siri. Ai kujton dy gazetarë që e vizituan atë në Kara. Njëri prej tyre e kishte filluar intervstën me pyetjen: “A jeni një mbështetës i Asadit?” Pyetje për  të cilën ai ishte përgjigjur kështu: “Nëse them publikisht se jam kundër terroristëve që vrasin kryeministrin belg Michel, atëherë a bën kjo një mbështetës të Michel apo një mbështetës të paguar të regjimit belg?” Gazetarët gjithashtu kanë tendencën të pyesin për ‘luftën civile’, për të cilën ai përgjigjet se nuk ka pasur asnjëherë. “Ata duan të pikturojnë një tablo të caktuar, duan të dëgjojnë tregimet e diktatorit brutal, unë jam mjaft i sigurt që ato intervista nuk janë transmetuar kurrë”, më tha ai me një buzëqeshje në buzë. Ai nuk dha përgjigjet që donin të dëgjonin. Ai tha të vërtetën.



Burimi : Sott.net / Medya Şafak