Shejhu i Bahrejnit u arrestua gjatë vizitës që i bëri djalit të burgosur

Publikuar në Korrik 9, 2017, 6:16 a.m.

Autoritetet e Bahrejnit  arrestuan të hënën, më 3 korrik 2017,  Shejh Hani al-Banaa, gjatë vizitës së djalit të tij në Bahrejn, ai është i burgosur  në burgun Dry Dock Prison. 
Autoritetet vendosën t'ia referojnë Shejh el-Banaan  prokurorisë Publike.

Bahrejni ka arrestuar dhjetëra hoxhallarë  shiitë për përkrahjen e tyre ndaj protestave pro-demokracisë dhe për ushtrimin e ritualeve të tyre fetare.

Protestuesit anti-regjim kanë mbajtur demonstrata në Bahrejn pothuajse çdo ditë që kur një kryengritje popullore filloi në vend më 14 shkurt 2011.

Njerëzit kanë kërkuar që dinastia Al Khalifah të heqë dorë nga pushteti dhe të krijohet një sistem i drejtë që përfaqëson të gjithë bahrejnasit.

Shumë njerëz kanë humbur jetën dhe qindra të tjerë kanë pësuar lëndime ose janë arrestuar, janë arrestuar ilegalisht dhe torturuar brutalisht, ndërsa shumë të tjerëve ju është hequr  shtetësisë e tyre.

Në mars 2011, trupat nga Arabia Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe - vetë regjime arabe represive - vendosën për të ndihmuar Bahrejnin në goditjen e tyre brutale.



Burimi : Bahrain Mirror