Mësimet e Hadithit Thekalejn Nga Zotëri Sejjid Ajetullah Kemal Hajdari. Mësimi i Tridhjetëenëntë

nga Ajetullah Kemal Hajdari | Publikuar në Korrik 8, 2017, 8:10 a.m.

Jemi të nderuar, që t’iu lajmërojmë se, po vijojmë me kënaqësi, sqarimin e shumë çështjeve të lëna pezull dhe shpjegimin e duhur, për gënjeshtrat, mashtrimet, shpifjet dhe trillimet, që janë bërë gjatë tërë historisë islame, kundër besimtarëve dhe dijetarëve muslimanë shiitë, nga një pjesë e vëllezërve të tyre sunnitë.

Prezantuesi: Me emrin e Allahut, Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit. Falenderimi i takon Allahut, i Cili na mësoi dëshminë islame dhe dashurinë ndaj Muhammedit (p.q.m.t.) dhe familjes së tij të pastër. Përshëndetja qoftë mbi të robin e zgjedhur dhe të dërguarin besnik të Allahut (p.q.m.t.), mbi Muhammed Mustafain (p.q.m.t.) dhe mbi familjen dhe Farefisin e tij të Pastër si dhe mbi të tërë bashkësinë e besimtarëve muslimanë.

I ftuari: Si fillim dua të them, se në veprën e tij, dijetari i ndjerë bashkëkohor egjiptian Muhammed Abduhu, e ka bërë të njohur dhe e ka paraqitur Kab Ahbarin si një personalitet, i cili ka futur prodhimet e rreme israilijjate në kulturën islame. Por vallë si ia ka dalë mbanë Kab Ahbari, që të fusë israilijjate në kulturën islame?! Përgjigjemi se ky i fundit, ka zgjedhur Ebu Hurejren, i cili ia ka adresuar këto israilijjate, të dërguarit të Allahut (p.q.m.t.) dhe jo Kab Ahbarit.

Prezantuesi: Zotëri i nderuar, në programin tonë paraardhës, ju përmendët për praninë e hadithëve të dobët në veprën me titull: “Sahihu’l-Buhari” (Përmbledhja e Hadithëve të Vërtetë e Imam Buhariut), e Imam Buhariut. Tani në mendjet e ndjekësve tanë të nderuar, mund të krijohet pyetja: “Vallë a ka të bëjë prania, e këtyre hadithëve të dobët, me çështjen e Hadithit Thekalejn?!”

Ju përshëndesim me përshëndetjen më të bukur islame, e cila buron nga thellësia e zemrës sonë: Es-selamu alejkum ue rahmetullahi ue berekatuhu. Ja ku jemi sërish me ju, në programin tonë të tridhjetëenëntë me titull: “Shfaqja e Imam Mehdiut (p.m.t.)” dhe në çështjen: “Argumentimi dhe Zinxhiri i Përcjelljes së Hadithit Thekalejn”. Duam t’iu urojmë mirëseardhjen dhe nga ana e ndjekësve tanë të nderuar.

I ftuari: Alejkum selam! Para së gjithash, dua t’iu them: Mirë se ju gjeta. Kërkoj mbrojtje nga Allahu (f.m.t.) prej shejtanit të mallkuar dhe e nis me ndihmën e Allahut, Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit. Përshëndetja, paqja dhe shpëtimi, qofshin mbi robin e zgjedhur dhe të dërguarin e fundit të Allahut (k.m.t.), Muhammed Mustafain (p.q.m.t.) dhe mbi familjen dhe Farefisin e tij të Pastër.

Si fillim lërmëni t’iu bëj të ditur, se çështja jonë është pikërisht Hadithi Thekalejn. Ne ju kemi njoftuar, se njëri nga versionet e Hadithit Thekalejn, ceket në veprën me titull: “Sahihu’l-Muslimi” (Përmbledhja e Hadithëve të Vërtetë e Imam Muslimit), e Imam Muslimit. Gjithashtu ne iu kemi bërë të qartë, se si botëkuptimi fetar emeuist, ashtu edhe themeluesi i këtij botëkuptimi fetar, përkatësisht Ibn Tejmijje dhe ndjekësit e tij uehhabistë, janë orvatur me të tëra mënyrat, që të cilësojnë dhe të mbrojnë mendimin se versioni, që preket në veprën me Imam Muslimit, është versioni më i saktë i Hadithit Thekalejn.

Megjithatë lejomëni t’iu rikujtojmë faktin, se në versionin që ndodhet, në veprën me titull: “Sahihu’l-Muslimi” (Përmbledhja e Hadithëve të Vërtetë e Imam Muslimit), e Imam Musimit, nuk është përcjellur as pjesa: “Këto të dyja nuk ndahen kurrë, nga njëra-tjetra, derisa të më arrijnë mua, në krye të Lumit Keuther” dhe as pjesa: “Për sa kohë që do lidheni fort pas tyre nuk do të shmangeni”. E thënë ndryshe në veprën e lartpërmendur, Hadithi Thekalejn nuk merr kuptimin, se mënyra e vetme për të shpëtuar nga shmangia, është lidhja fort pas Librit të Allahut të Madhëruar dhe pas Farefisit të Pastër të Muhammedit (p.q.m.t.).

Sërish jam i bindur, se ndjekësit tanë të nderuar, do të kujtohen se ne shpjeguam, se ky version i Hadithit Thekalejn është i dobët dhe i mangët, si pasojë e burimit të vetë fjalëve të përcjellësit të tij, pikërisht Zejd Ibn Erkamit, të cilat janë si më poshtë: “O biri i vëllait tim! Betohem në Allahun (l.m.t.), që vitet kanë kaluar dhe unë tanimë jam në një pleqëri të thellë” dhe “Unë i kam harruar një pjesë të hadithëve, të mësuara përmendësh, nga i dërguari i Allahut (f.m.t.)”.

Miratojmë se ne nuk jemi të vetmit, që kemi gjykuar në këtë mënyrë, sepse më pas kemi sqaruar, se edhe një pjesë e mirë e dijetarëve, janë të mendimit se hadithi i sipërcituar, nuk është përcjellur në këndvështrimin e tekstit, por në këndvështrimin e kuptimit. Shtojmë se megjithëse një pjesë e hadithit, është përcjellur si tekst, rishtas pjesa e mbetur e tij, është përcjellur vetëm si kuptim. Gjithsesi nënvizojmë se në hadithin e mësipëm, gjenden edhe shumë mangësi të tjera.

Askush të mos krijojë përshtypjen e gabuar, se dijetarët muslimanë janë të njëzëri mbi aludimin, se të tërë hadithët e pranishëm në veprën me titull: “Sahihu’l-Buhari” (Përmbledhja e Hadithëve të Vërtetë e Imam Buhariut), e Imam Buhariut dhe në veprën me titull: “Sahihu’l-Muslimi” (Përmbledhja e Hadithëve të Vërtetë e Imam Muslimit), e Imam Muslimit janë të vërtetë.

Ashtu siç shpjeguam dhe në programin tonë paraardhës, kur pasqyruam shembujt dhe veprat e disa dijetarëve muslimanë, të brezave dhe epokave të mëparshme dhe të mëvonshme, treguam me dhjetra dhe qindra raste të hadithëve, të cilët ishin të mangët, në këndvështrimin e zinxhirit të përcjelljes, në atë të përmbajtjes, madje si në këndvështrimin e zinxhirit të përcjelljes, ashtu edhe në atë të përmbajtjes.

Në mesin e dijetarëve, që kanë zbuluar këtë të vërtetë të hidhur, gjendet dhe autori i veprës me titull: “Silsiletu’l-Ehadithi’s-Sahiha” (Zinxhiri i Hadithëve të Vërtetë), dijetari i ndjerë shqiptar, Shejh Muhammed Nasiruddin Albani. Ky i fundit e ka cekur këtë pikë të rëndësishme. Në këtë çast po ua rilexojmë edhe njëherë fragmentet e marra nga vepra e tij që janë si vijon: më poshtë: “Hadithi i përcjellur nga Imam Buhariu, është njëri nga dhjetra shembujt, se ky hadith është i gabuar dhe i mangët. Madje ky hadith, është një dëshmues i qartë, i paditurisë së disa njerëzve, të cilët i përkasin brezit të ri dhe të cilët janë zhytur, në kënetën e fanatizmit të verbër, të cilët ndjekin epshin e tyre dhe aludojnë se të tërë hadithët e përcjellur dhe të shënuar në veprën metitull: “Sahihu’l-Buhari” (Përmbledhja e Hadithëve të Vërtetë e Imam Buhariut), e Imam Buhariut dhe në veprën me titull:“Sahihu’l-Muslimi” (Përmbledhja e Hadithëve të Vërtetë e Imam Muslimit), e Imam Muslimit janë të vërtetë. Krahas këtyre njerëzve, janë të pranishëm edhe disa shkrimtarë të tjerë, të cilët kundërshtojnë pa asnjë lloj kufizimi, hadithët e shënuar në dy veprat në fjalë”. (1)

Me fjalë të tjera, ashtu siç shihet dukshëm edhe nga fragmentet e veprës së lartpërmendur, pohojmë se në veprën e Imam Buhariut dhe në atë të Imam Muslimit, nuk gjenden vetëm disa hadithë, por zënë vend me dhjetra dhe qindra hadithë, që janë të mangët dhe problematikë, në këndvështrimin e zinxhirit të përcjelljes, në atë të tekstit dhe në atë të përmbajtjes.

Gjithashtu dijetari shqiptar, Shejh Muhammed Nasiruddin Albani, shpalos hapur se ata të cilët janë të mendimit, se të tërë hadithët e shënuar, në veprën e Imam Buhariut dhe Imam Muslimit janë hadithë të vërtetë, atëherë janë fanatikë.Sërish Shejh Albani, për të na sqaruar se ky lloj fanatizmi, nuk është një fanatizëm për t’u lavdëruar, ka përdorur konceptin fanatizëm i verbër. Dijetari shqiptar, ka bërë dallimin mes dy llojeve të fanatizmit, sepse ndonjëherë fanatizmi i njeriut, shndërrohet në një fanatizëm të dobishëm, me qëllimin e hulumtimit të të Vërtetit dhe si rrjedhojë është për t’u lavdëruar.Rishtas sipas Shejh Albanit, ai i cili i pranon si të vërtetë, tërësinë e hadithëve që ndodhen në Sahihajnët, nuk është gjë tjetër vetëm, se fjala e një njeriu të paditur, i cili ndjek epshin e tij dhe është zhytur në kënetën e fanatizmit.

Duke u mbështetur në përkufizimet e sipërcituara, nënvizojmë faktin se ne nuk qenkemi të vetmit, që ndajmë mendimin se një pjesë e hadithëve, të përmendur në veprën e Imam Buhariut dhe Imam Muslimit, jo vetëm që nuk janë të vërtetë, por madje janë cilësuar si të dobët, të mangët dhe problematikë, si pasojë e vlerësimit të tyre, si në këndvështrimin e zinxhirit të përcjelljes, në atë të përmbajtjes dhe atë të argumentimit.

Lërmëni t’iu rikujtojmë faktin, se ne në programet tona paraardhëse, kur kemi bërë fjalë se versioni i Hadithit Thekalejn, i cili ceket në veprën me titull: “Sahihu’l-Muslimi” (Përmbledhja e Hadithëve të Vërtetë e Imam Muslimit), e Imam Muslimit dhe kemi thënë se ky version, nuk mund të shërbejë di argument, sepse është cilësuar si një hadith i dobët, askush të mos mendojë, se fjala jonë qëndron larg dhe nuk është në përputhje me të vërtetën.

Prezantuesi: Zotëri i nderuar, vallë a është e mundur, që të paraqisni edhe argumentë të tjerë, që e argumentojnë vërtetësinë e aludimit tuaj?!

I ftuari: Theksojmë se gjenden një mori argumentësh, që e argumentojnë vërtetësinë e aludimit tonë. Me dëshirën dhe lejen e Allahut të Lavdëruar, nëse do t’ia dalim mbanë, do të orvatemi që të paraqisim, një pjesë të këtyre argumentëve, në programin e mbrëmjes së sotme dhe pjesën tjetër në programin e mbrëmjes pasardhëse. Për hir të vërtetës, shpreh se kjo çështje duhet të hetohet, në një mënyrë të pavarur.

Gjithashtu e shoh të arsyeshme, që të prek veçanërisht dhe këtë çështje. Me sa kuptohet edhe nga shkalla e përcjelljes së programeve tona paraardhëse, arrijmë në përfundimin se këtë program, e ndjekin më shumë muslimanët sunnitë se sa ata shiitë. Për këtë arsye thirrja ime, u drejtohet pikë së pari atyre dhe më pas të tjerëve.

Meqë kam hapur këtë çështje delikate, shfrytëzoj rastin për t’i këshilluar, vëllezërit tanë muslimanë sunnitë, që t’i përzgjedhin në mënyrë të hollësishme të dhënat e parashtruara, gjatë fjalimeve të mbajtura në stacionët televizivë, në organet e masmedias, në namazet e falura e së bashku mexhemaat dhe të ditës së xhuma, në kërkimet e dijes dhe në mbledhjet në universitete dhe më tej t’i shqyrtojnë imtësisht.

Me fjalë të tjera, ata nuk duhet të pranojnë menjëherë si të vërtetë dhe të formës së prerë, të tërë hadithët që ceken në veprën me titull: “Sahihu’l-Buhari” (Përmbledhja e Hadithëve të Vërtetë e Imam Buhariut), e Imam Buhariut dhe në veprën me titull: “Sahihu’l-Muslimi” (Përmbledhja e Hadithëve të Vërtetë e Imam Muslimit), e Imam Muslimit. Nuk është e saktë se tërësia e hadithëve, që kalojnë në Sahihajnët është e vërtetë. Në vëmë re se, dijetarët e mëdhenj të Ehli Sunnetit, nuk e pranojnë këtë aludim.

Tani duam t’iu tërheqim vëmendjen në këtë pikë. Madje kumtojmë se çështja e njëzëshmërisë mes dijetarëve të Ehli Sunnetit dhe Ibn Tejmijjes dhe uehhabistëve, mbi faktin se jo të tërë hadithët, që gjenden në Sahihajnët janë të vërtetë, përbën një çështje të rrallë. Natyrisht unë nuk them, se të tërë dijetarët e Ehli Sunnetit dhe ata uehhabistë, ndajnë të njëjtin mendim.

Duam t’iu vëmë në dijeni të faktit, se si në gjirin e dijetarëve sunnitë, ashtu edhe në atë të dijetarëve uehhabistë, gjenden njerëz që nuk janë të këtij mendimi dhe këmbëngulin se të tërë hadithët, që zënë vend në Sahihajnët janë të vërtetë. Qëllimi im është nxjerrja në pah, e koncepteve të përgjithshme, e pranisë së shumë hadithëve që nuk janë të vërtetë, në veprën Imam Buhariut dhe Imam Muslimit.

Megjithatë duhet të sqarojmë se termi “shumë” më përket mua. Arsyeja e përdorimit të termit “shumë”, nga ana jonë vjen si pasojë e pranisë së dhjetra, madje qindra hadithëve të qortuar. Ka gjasa që Ibn Tejmijje, të ketë përdorur shprehjen “disa hadithë” në vend të termit “shumë”. Megjithatë gjatë vërtetimit të Sahihajnëve, shihet dukshëm se numri i hadithëve të qortuar nuk është i pakët.

Në këtë pikë të rëndësishme, pohojmë se gjenden disa argumentë, që kanë të bëjnë me këtë çështje. Ne shpalosim se argumenti i parë, është njëri nga hadithët e përcjellur (nga Ebu Hurejre), i cili është i pranishëm në veprën me titull: “Sahihu’l-Muslimi” (Përmbledhja e Hadithëve të Vërtetë e Imam Muslimit), e Imam Muslimit, i cili është pranuar gjërësisht si një hadith i dobët, nga ana e dijetarëve të mëdhenj sunnitë.

Ky hadith është si vijon: “I dërguari i Allahut (p.q.m.t.), më zuri për dore dhe urdhëroi: “Allahu i Lartësuar, e krijoi sipërfaqen e tokës në ditën e shtunë, malet që bëjnë pjesë brenda saj në ditën e dielë, pemët në ditën e hënë, sendet e papëlqyeshme (si mineralet që nxirren nga nëntoka dhe objektetet që shërbejnë për diçka) në ditën e martë, dritën në ditën e mërkurë. Ai shpërndau gjallesat, në sipërfaqen e tokës në ditën e enjte dhe krijoi Ademin (p.m.t.) në orën e fundit, mes pasdites dhe mbrëmjes në ditën e premte”. (2)

Në programin tonë paraardhës, ne cekëm disa gjendje kritike të Ebu Hurejres. Hadithi i mësipërm është shënuar nga Imam Muslimi, në veprën e tij të emërtuar dhe të njohur si “Sahihu’l-Muslimi” (Përmbledhja e Hadithëve të Vërtetë e Imam Muslimit). Tani natyrshëm lindin pyetjet: “Vallë a është ky një hadith i vërtetë, në këndvështrimin e zinxhirit të përcjelljes, tekstit dhe përmbajtjes?!” “Vallë cili është kuptimi i qenies së plotë të zinxhirit të përcjelljes?!”Jam mëse i bindur se ndjekësit tanë të nderuar do të kthjellohen, se ne kemi shpjeguar se kushti, që një zinxhir i përcjelljes të jetë i plotë, është se ai nuk duhet të barttë ndonjë mangësi.

E thënë ndryshe, me këtë shprehje kuptojmë, se ndonëse në pamje të parë, përcjellësit të cilët marrin pjesë dhe zënë vend, në zinxhirin e përcjelljes së një hadithi, mund të jenë besnikë, por gjendet një problem në zinxhirin e përcjelljes, ose në tekstin e hadithit, duke u nisur nga shqyrtimi i dijes së mangësive të hadithit. Kjo është pika e parë.

Tani shprehim se në rast se argumentohet, se zinxhiri i përcjelljes së hadithit është i vërtetë, atëherë në këtë rast ngrihet pyetja: “Vallë a ka ose nuk ka ndonjë problem, hadithi i të dërguarit të Allahut (p.q.m.t.), i përcjellur nga Ebu Hurejre, në këndvështrimin e tekstit dhe përmbajtjes?!”

Ka mundësi që dijetari më i nderuar, i cili e ka shqyrtuar hollësisht hadithin në fjalë, është autori i veprës me titull: “Ehadithu’l-Akide” (Hadithët e Besimit), Dr. Sulejman Ibn Muhammed Duejhiu. Vepra e tij është një prodhim i një përmbledhjeje dhe hetimi. Si fillim shkrimtari ka sqaruar, problemin e pranishëm në veprën me titull: “Sahihu’l-Muslimi” (Përmbledhja e Hadithëve të Vërtetë e Imam Muslimit), e Imam Muslimit.

Shkrimtari citon kështu: Fillimi i hadithit / Mendimet e dijetarëve mbi këtë mangësi

Mendimi i parë është, se ky hadith është i mangët, si në këndvështrimin e zinxhirit të përcjelljes, ashtu edhe në atë të tekstit. Si pasojë e kësaj mangësie, nënvizojmë se hadithi në fjalë, nuk mund të jetë i besueshëm.Shtojmë se Imam Buhariu, Ali Ibn Mediniu, Jahja Ibn Maini, Abdurrahman Ibn Mehdiu, Imam Bejhakiu, Ibn Tejmijje, Ibn Kajjim Xheuziu, Ibn Kethiri, Ibn Uthejmini dhe të tjerët, ndajnë mendimin se hadithi i lartpërmendur, nuk mund të shërbejë si argument.

Ana e mangësisë në këndvështrimin e zinxhirit të përcjelljes

Pikë së pari, theksojmë se ky hadith i përcjellur nga Kab Ahbari, nëpërmjet udhës së Ebu Hurejres është një hadith i ndaluar. (3)

Vijojmë se ndonëse në hadithin e mësipërm, ndodhen mangësi si këndvështrimin e zinxhirit të përcjelljes, ashtu dhe në atë të tekstit, sërish Imam Muslimi e ka përcjellur atë. Asnjëri të mos krijojë mendimin e gabuar, se qëllimi ynë është akuzimi i veprës së Imam Muslimit. Gjithashtu askush të mos krijojë përshtypjen e gabuar, se pikësynimi i atyre që kanë qortuar hadithin në fjalë është nënvlerësimi i kësaj vepre.

Synimi i atyre të cilëve kanë qortuar veprën me titull: “Sahihu’l-Muslimi” (Përmbledhja e Hadithëve të Vërtetë e Imam Muslimit), e Imam Muslimit, është nxjerrja në shesh e dukurisë se disa nga hadithët, që zënë vend në këtë vepër, nuk zotërojnë cilësinë që të shërbejnë si argumentë. Gjithashtu përsërisim se emrat që kalojnë në këtë fragment, janë emra të besueshëm për uehhabistët dhe se disa emra janë të besueshëm dhe për mbarë muslimanët. Arsyeja është e thjeshtë, sepse ata i përkasin doktrinës dhe shkollës së Ehli Sunnetit dhe Xhemaatit.Rikujtojmë se autori i nderuar, citon se hadithi është përcjellur nga Kab Ahbari. Si rrjedhojë, pohojmë se hadithi është një israilijjat i rremë, i futur në kulturën islame nga Ebu Hurejre.

Madje Dr. Sulejman Ibn Muhammed Duejhiu, na pasqyron të dhënat e mëposhtme për Kab Ahbarin: “Ai është Kab Ibn Mati Himjeriu dhe është jemenas. Ai falë zotërimit të dijes së gjërë, cilësohet si një det i dijes dhe një dijetar i ndjekësve të Librit. Ai pranoi Islamin në epokën e Ebu Bekrit. Më pas ai erdhi nga Jemeni në Medinë në kohën e Umer Ibn Hattabit. Më tej ai ka përcjellur hadithë, nga bashkëkohësit e Muhammedit (p.q.m.t.) dhe nga të tjerët. Një hadith i tij gjendet dhe në veprën me titull: “Sahihu’l-Muslimi” (Përmbledhja e Hadithëvë te Imam Muslimit), e Imam Muslimit. Ai ka përcjellur rrëfime, bashkëkohësve të Muhammedit (p.q.m.t.) nga librat e israilijjatëve”. (4)

Nëse ne do ta kishim përdorur termin “det i dijes” për Imam Aliun (p.m.t.) dhe për anëtarët e bekuar të Ehli Bejtit, uehhabistët do të kishin bërë bujë dhe do të na hakërreheshin duke thënë: “Si arritët në këtë përfundim?!” Ndërsa ne përgjigjemi, se nuk e dimë se si dijetarët e mëdhenj, arritën në këtë përfundim. Ashtu siç kuptohet hapur, nga fragmenti i sipërcituar, Kab Ahbari përcillte rrëfime israilijjate, të cilat ishin tërësisht të rreme. Vallë si mund t’i besojmë Kab Ahbarit, mbi vërtetësinë e këtyre rrëfimeve israilijjate?! Megjithatë Ebu Hurejre, i besonte Kab Ahbarit, mbi çështjen e rrëfimeve israilijjate. Madje ai nuk u mjaftua vetëm me këtë, por i futi këto rrëfime në kulturën islame. Kjo është mangësia e parë në këndvështrimin e tekstit.

Ndërsa mangësia e dytë, është prania e Ismail Ibn Umejjes, në zinxhirin e përcjelljes së hadithit. Ky i fundit siç ka përcaktuar Ibn Mediniu, e ka marrë këtë hadith, nga Ibrahim Ibn Ebi Jahjai. Ky i fundit është një përcjellës i dobët deri në atë shkallë, sa hadithët e tij nuk mund të shërbejnë si argument. Madje ekspertët e fushës së hadithit, i kanë cilësuar hadithët e tij si të lënë dhe e kanë akuzuar atë si një gënjeshtar.

Ndërsa pikë së treti, është se në zinxhirin e përcjelljes së tij, gjendet Ejjub Ibn Halidi, i cili gjithashtu është një përcjellës i dobët. Për më tepër dijetar Ezdiu është shprehur në këtë mënyrë: “Hadithët e përcjellur nga Ejjub Ibn Halidi, nuk përmbushin kushtet e parashtruara që kërkohen tek hadithët”. Pra në përgjithësi dijetarët kanë mendime negative në lidhje me këtë njeri. Jahja Ibn Saidi dhe dijetarë të ngjashëm, nuk i shkruanin hadithët e përcjellur nga ai si argumentë.

Ndërsa Ibn Haxher Askalani, nuk ngurron që të thotë: “Ai ishte një gënjeshtar dhe mashtrues”. (5) Këto janë mangësi të drejtuara tek zinxhiri i përcjelljes së hadithit. Ata të cilët janë të këtij mendimi, miratojnë se mangësitë e dëmtojnë zinxhirin e përcjelljes së hadithit dhe i hapin rrugë humbjes së besueshmërisë së hadithit. (6) Tani le t’i hedhim një vështrim përmbajtjes së hadithit. A mos vallë ndodhet ndonjë mangësi edhe në përmbajtjen e tij?!

Në lidhje me këtë çështje autori citon: “Ka arsye të ndryshme, të cilat lajmërojnë për praninë e mangësisë, në këndvështrimin e tekstit dhe përmbajtjes së këtij hadithi”. Pikë së pari, ky hadith shpalos në mënyrë të qartë, se veprimtaria e krijimit në tokë, përfundoi në shtatë ditë, e cila bie tërësisht ndesh me Kur’anin Famëlartë. Këtë e themi sepse Allahu i Madhëruar, na lajmëron se krijimi i qiejve, i Tokës dhe gjithçkaje që gjendet mes tyre është përmbushur në gjashtë ditë. Në ajetin 4 të Sures Sexhde thuhet: “Allahu është Ai, që ka krijuar qiejt, Tokën dhe gjithçka që gjendet midis tyre në gjashtë ditë dhe pastaj është ngritur mbi arsh”. (7)

Pikë së dyti, hadithi mësipërm nuk bën aspak fjalë, për krijimin e qiejve. (8) Sërish hadithi ndonëse flet për krijimin e sipërfaqes e tokës, maleve, pemëve, sendeve të papëlqyeshme dhe të rënda, dritës dhe kafshëve, nuk bën fjalë për krijimin e qiejve.

Pikë së treti, hadithi i mësipërm përshkruan se krijimi i Tokës dhe i krijesave në Tokë, ka përfunduar në shtatë ditë, gjë që bie në kundërshtim me Kur’anin Fisnik. Shprehemi kështu sepse Kur’ani Famëlartë, na shpjegon se krijimi i Tokës, është kryer në katër ditë dhe se sigurimi i ushqimeve, ka përfunduar në dy ditë.

Pikë së katërti, hadithi në fjalë bie ndesh edhe me hadithët, që rrëfejnë se veprimtaria e krijimit të sipërfaqes së tokës, është përmbushur në gjashtë ditë dhe me hadithët e tjerë, që tregojnë se fillimi i veprimtarisë së krijimit, zuri fill në ditën e dielë. (9)

Këtë e them sepse hadithi saktëson, se fillimi i veprimtarisë së krijimit, zuri fill në ditën e shtunë.

Prezantuesi: Me fjalë të tjera përmendet dita e shtunë ose sebti, sepse është dita e shenjtë e çifutëve...

I ftuari: Në këtë pikë delikate, le t’ua rilexojmë hadithin, miqve tanë të nderuar: “Allahu i Lavdëruar, e krijoi sipërfaqen e tokës në ditën e shtunë”.

Prezantuesi: Pra në ditën e shtunë, në të cilën zihen peshqit...

I ftuari: Çështja është jashtëzakonisht e qartë. Nën dritën e këtyre shpjegimeve, kuptohet se hadithi është i mangët, në këndvështrimin e zinxhirit të përcjelljes, tekstit dhe përmbajtjes.

Në këtë pikë ngrihet pyetja: “Vallë a gjenden dhe dijetarë të tjerë, të cilët i kanë pranuar, shpjegimet e pasqyruara në veprën me titull: “Ehadithu’l-Akide” (Hadithët e Besimit), e Dr. Sulejman Ibn Muhammed Dubejhiut, ose ky i fundit është i vetmi i cili i mbështet këto shpjegime?!”

Përgjigjja jonë është së dijetari i mësipërm përmend edhe emra të tjerë. Unë do të citoj emrat e atyre, të cilëve e kanë pranuar, mendimin e Dr. Sulejman Ibn Muhammed Dubejhiut për të shuar kureshtjen e ndjekësve tanë të nderuar dhe do të cek disa dijetarë, të cilët kanë përcaktuar se Imam Muslimi ka gabuar kur ka përcjellur hadithin në fjalë, si në këndvështrimin e zinxhirit të përcjelljes ashtu edhe tekstit të tij.

Personaliteti i parë është autori i veprës me titull: “Tefsiru’l-Kur’ani’l-Adhimi” (Komentimi i Kur’anit të Madh), pikërisht Ibn Kethiri. Ky i fundit pasi përcjell hadithin e lartpërmendur përshkruan: “Ky është njëri nga hadithët e çuditshëm e Imam Muslimit. Këtë e kanë vërtetuar dhe muhaddithë si Ali Ibn Medeniu, Imam Buhariu dhe shumë muhaddithë të tjerë të mëdhenj dhe kanë shtuar se këto janë fjalët e Kab Ahbarit. Këto janë fjalët e Kab Ahbarit, të cilat i ka dëgjuar dhe përcjellur Ebu Hurejre. Megjithatë disa përcjellës kanë gabuar dhe e kanë shndërruar atë në një hadith të dërguar”. (10)

Tani kemi dëshirë që të përsërisim përkufizimin e Ibn Kethirit: “Ky është njëri nga hadithët e çuditshëm e Imam Muslimit”. Pra me fjalë të tjera edhe një imam i madh si Ibn Kethiri, nënvizon faktin se në veprën me titull: “Sahihu’l-Muslimi” (Përmbledhja e Hadithëve të Vërtetë e Imam Muslimit), e Imam Muslimit ndodhen hadithë të çuditshëm. E thënë ndryshe Ibn Kethiri, na lajmëron se është një fakt i çuditshëm, që një personalitet si Imam Muslimi, të ketë përcjellur këtë lloj hadithi, sepse nuk është hadithi i të dërguarit të Allahut (p.q.m.t.). Atëherë dhënien e përgjigjes se cili është ai, që e na ka paraqitur këtë hadith, si fjalët e të dërguarit të Allahut (p.q.m.t.), po ua lë ndjekësve tanë të nderuar.

Në të vërtetë Ibn Kethiri, mundohet që t’ua hedhë fajin përsipër, tërësisë së përcjellësve për sa i përket çështjes se si ka shkuar puna deri aty, sa këto janë fjalë janë bërë të njohura, si fjalët e Muhammedit (p.q.m.t.). Qëllimi i orvatjes së tij, është shpëtimi nga paragjykimi i Ebu Hurejres megjithatë ai ka dështuar. Themi se ka dështuar, sepse vetë Ebu Hurejre është burimi i dështimit i kësaj orvatjeje. Për këtë na shërben si argument, vetë rrëfimi i Ebu Hurejres kur thotë: “I dërguari i Allahut (p.q.m.t.), më zuri për dore dhe urdhëroi”.

Atëherë sërish po ia lëmë në dorë, të ndjekësvë tanë të nderuar, se cili ishte ai i cili e ka paraqitur këtë hadith, si fjalët e të dërguarit të Allahut (p.q.m.t.). Pohoj se jam mëse i bindur se edhe ndjekësit tanë të nderuar, e dinë mirë se rreth 800 përcjellës, kanë përcjellur hadithë nga Ebu Hurejre, i cili në të të njëjtën kohë, është edhe burimi nga i cili rrjedhin gabimet dhe vegimet e këtyre përcjellësve.

Personaliteti i dytë, është shkrimtari i veprës me titull: “Kaide Xhelile Fi’t-Teuessuli ue’l-Uesileti” (Rregulli i Qartë Në Ndërmjetësimin e Ndërjetësuesit), Ibn Tejmijje. Ky i fundit, pasi ka përcjellur pikat poblematike të çështjes kumton kështu: “Ky hadith është njëri, nga kundërshtimet e Imam Muslimit, sepse një pjesë e mirë e hadithëve, të cilësuar si të vërtetë nga ana e Imam Muslimit, janë bërë shkas për krijimin e diskutimeve. Ata të cilët e kanë kundërshtuar dhe qortuar me të drejtë Imam Muslimin, janë këta dijetarë dhe mendimet e tyre janë si vijon: ...”.

Gjithashtu hadithi i përcjellur nga Imam Muslimi, mund të shpjegohet dhe në këtë përfshirje: “Allahu i Lartësuar, e krijoi sipërfaqen e tokës në ditën e shtunë...”. Ekspertët më të dijshëm se sa ai në fushën e hadithit, kanë diskutuar me të rreth këtij hadithi dhe e kanë ngadhnjyer mbi të. Fjala vjen muhaddith Jahja Ibn Maini, Imam Buhariu dhe të tjerët. Të tërë këra kanë miratuar, se ky është një hadith i mangët dhe fjalët e pranishme në të, nuk janë fjaët e bekuara të të dërguarit të Allahut (p.q.m.t.).

Shtojmë se argumentët e padiskutueshëm fetarë, e mbështesin miratimin e tyre. Sipas Librit të Allahut, sunnetit të të dërguarit të Tij dhe njëzëshmërisë së dijetarëve, Allahu i Madhëruar  i ka krijuar qiejt dhe Tokën brenda gjashtë ditëve dhe se gjëja e fundit që Ai krijoi ishte pikërisht Ademi (p.m.t.). Kjo është pikërisht çështja problematike e këtij hadithi të mangët, sepse sipas tij qiejt dhe Toka duhet të jenë krijuar në shtatë ditë. Nëse do të krahasonim zinxhirin e tij të përcjelljes, me zinxhirët e përcjelljes së hadithëve të vërtetë arrijmë në përfundimin se...”. (11)

Shkurtimisht ata që kanë të drejtë, për sa i përket çështjes së lartpërmendur, janë ata të cilët janë të mendimit, se Imam Muslimi është gabuar. Këtë e themi sepse në fjalinë e fundit të fragmentit të sipërcituar gjendet një mangësi. Arsyeja është sepse fjalia e fundit, pohon se zinxhiri i përcjelljes së hadithit të mësipërm, e cila ka të bëjë me krijimin e Tokës, i përcjellur në veprën me titull: “Sahihu’l-Muslimi” (Përmbledhja e Hadithëve të Vërtetë e Imam Muslimit), e Imam Muslimit, zotëron një zinxhir të vërtetë përcjelljeje. Megjithatë  zinxhiri i përcjelljes së hadithit në fjalë është problematik. Pra ajo që Ibn Tejmijje orvatet që të bëjë, është krijimi i një përshypjeje, në mendjet e lexuesve, se zinxhiri i përcjelljes, në veprën e e Imam Muslimit është i vërtetë. Kjo është mënyra se si funksionon shmangia nga udha e drejtë, e botëkuptimit fetar emeuist.

Sërish në veprën e tij me titull: “Mexhmuatu’l-Fetaua” (Përmbledhja e Miratimeve), Ibn Tejmijje na lajmëron për këtë hadith. Ky i fundit në veprën e tij shprehet në këtë mënyrë: “Hadithi: “Allahu i Lartësuar, e krijoi sipërfaqen e tokës në ditën e shtunë...”, i përcjellur nga Imam Muslimi në veprën e tij: “Sahihu’l-Muslimi” (Përmbledhja e Hadithëve të Vërtetë e Imam Muslimit), është i mangët.

Muhaddithët e mëdhenj si Imam Buhariu dhe shokët e tij, kanë bërë të qatë se ky është një hadith i dobët. Imam Buhariu nënvizon: “Në të vërtetë ky është një hadith i dërguar, rrënjët e të cilit shkojnë deri tek Kab Ahbari”. Imam Bejhakiu miraton se ky është një hadith i mangët dhe përgënjeshtron aludimin se Ebu Hurejre, e ka përcjellur këtë hadith nga hadithët e Muhammedit (p.q.m.t.). Theksojmë se që të dyja pohimet e lartpërmendura qëndrojnë, sepse të dy këta personalitete janë të zgjuar dhe të zotë në fushën e tyre dhe që ndryshe përkthehen si gabimet, mangësitë dhe të metat e Imam Muslimit. Si rrjedhojë edhe dijetarët e zgjuar dhe të zotë e kanë pranuar faktin se Imam Muslimi, ka përcjellur disa hadithë, të cilët përmbajnë disa gabime dhe mangësi të vogla”.  (12)

Në veprën e tij ai citon, se hadithi është i mangët, në këndvështrimin e zinxhirit të përcjelljes. Ashtu siç shihet dukshëm, në këtë vepër ai ka përdorur një thënie tjetër dhe ka kundërshtuar vetveten. Ky njeri ose me të vërtetë është një i paditur, gjë që uehhabistët nuk e pranojnë, ose është duke i dhënë një drejtim, mendimit të lexuesit dhe orvatet në mashtrimin e këtij mendimi. Këtë e themi sepse ai në dy veprat e tij të ndryshme, ka përdorur dy thënie të ndryshme, të cilat bien ndesh me njëra-tjetrën.

Besoj se tanimë edhe ju e keni të qartë, se Ibn Tejmijje mundohet me të tëra mënyrat, që të thotë se në veprën me titull: “Sahihu’l-Muslimi” (Përmbledhja e Hadithëve të Vërtetë e Imam Muslimit), e Imam Muslimit gjenden shumë pak hadithë të çuditshëm. Megjithatë ne në veprën me titull: “Ilzamat ue’t-Tetebbu” (Thelbësoret dhe Kërkimet), e Imam Darekutniut, i vumë lexuesit tanë të nderuar, në dijeni të faktit se ndodheshin, mbi 220 hadithë të mangët. Ibn Tejmijje e ka përmendur këtë të vërtetë edhe në një vend tjetër të veprës së tij. (13)

Një tjetër i cili e ka vënë theksin hapur këtë të vërtetë, është edhe autori i veprës me titull: “Mexmuatu’l-Fetaua” (Përmbledhja e Miratimeve), dijetar Ibn Bazi. Ky i fundit, pas përcjelljes së hadithit në fjalë vendos titullin e kreut: “Vallë çfarë qëndrimi duhet të mbajmë ndaj atyre, që i cilësojnë si të dobët një pjesë të hadithëve, që kalojnë në veprën me titull: “Sahihu’l-Buhari” (Përmbledhja e Hadithëve të Vërtetë e Imam Buhariut) dhe në veprën me titull: “Sahihu’l-Muslimi” (Përmbledhja e Hadithëve të Vërtetë e Imam Muslimit)?!”

Njëri nga hadithët, që zë vend në veprën e Imam Muslimit, është dhe hadithi i përcjellur nga Ebu Hurejre, i cili është si më poshtë: "Allahu i Lavdëruar, e krijoi sipërfaqen e tokës në ditën e shtunë..." Tani për sa i përket të vërtetës mbi këtë çështje, pohojmë njëri nga përcjellësit e saj ka gabuar dhe më pas ia ka veshur këtë hadith, të dërguarit të Allahut (p.q.m.t.). Shtojmë se ky është njëri nga rrëfimet, të cilët Ebu Hurejre, ia ka marrë Kab Ahbarit.

Ajetet kuranorë dhe hadithët profetikë, sqarojnë se Allahu i Lartësuar e krijoi sipërfaqen e tokës... Vëmë theksin se si Kab Ahbari, ashtu edhe Ebu Hurejre, i cili ka mbrojtur dhe shpalosur mendimin e tij kanë gabuar, sepse ky rrëfim nuk është gjë tjetër vetëm se një israilijjat i rremë. (14)

Ashtu siç duket qartë edhe Ibn Bazi mundohet, që të shpëtojë Ebu Hurejren në të njëjtën mënyrë.

Do t’iu luteshim ndjekësve tanë të nderuar, që të jenë të besueshëm. Ne nuk jemi duke e turpëruar Imam Muslimin, si pasojë e përcjelljes së prodhimeve israilijjate. Nëse ne do të kishim thënë se Imam Muslimi, ka përcjellur rrëfime israilijjate, atëherë vendi do të kthehej përmbys. Si rrjedhojë pseudodijetarët uehhabistë, nuk do të kishin lënë gjë pa na thënë. Megjithatë ja ku e kemi përpara nesh, faktin se njëri nga imamët bashkëkohorë, thekson se në veprën e Imam Muslimit janë të pranishëm rrëfime israilijjate.

Tani vetvetiu shtrohet pyetja: “Cili është ndërmjetuesi, i futjes së israilijjateve, të cilat nuk janë pjesë e shpalljes, në kulturën islame?!” Përgjigjemi se israilijjjatet, kanë hyrë në kulturën islame, falë “begatisë dhe bujarisë” së Ebu Hurejres. Miratojmë se ndonëse, nuk kemi dëshirë që të hyjmë, në sqarimin e kësaj çështjeje, nënvizojmë se kjo është e vërteta lakuriqe.

Duke u mbështetur në thëniet e hapura të dijetar Ibn Bazit, arrijmë në përfundimin se gjenden israilijjate, në veprën me titull: “Sahihu’l-Muslimi” (Përmbledhja e Hadithëve të Vërtetë e Imam Muslimit), e Imam Muslimit. Kjo është pika e parë.

Pikë së dyti, është se ne duhet të jemi në dijeni, të dukurisë se Ebu Hurejre dhe shokët e tij, kanë qenë ata që kanë futur israilijjate në kulturën islame. Hafidh Ibn Kethiri, i kushton jashtëzakonisht shumë rëndësi kësaj pike dhe shkruan kështu: “Këtë hadith e kanë qortuar, dijetarë dhe imamë të mëdhenj si Ali Ibn Medeniu, Imam Buhariu, Imam Bejhakiu dhe ekspertë të tjerë fushës së hadithit... Hadithi i lartpërmendur, bën pjesë tek hadithët që Ebu Hurejre i ka dëgjuar nga Kab Ahbari. Këta dy të fundit ishin miq dhe zhvillonin takime, për të marrë hadithë nga njëri-tjetri. Madje disa përcjellës janë gabuar dhe si rrjedhojë e kanë përcjellur këtë rrëfim, duke ia adresuar të dërguarit të Allahut (p.q.m.t.), të cilin në të vërtetë Ebu Hurejre, e ka marrë nga Kab Ahbari”. (15)

Me fjalë të tjera ky rrëfim, i takon serisë së prodhimeve israilijjate, që e kanë burimin tek Kab Ahbari. Pra Ebu Hurejre, i rrëfente Kab Ahbarit hadithë të shpikur, ndërsa ky i fundit i tregonte Ebu Hurejres israilijjate. E thënë ndryshe ata shkëmbenin lajme me njëri-tjetrin. Edhe sot e kësaj dite, ne ende nuk e kemi perceptuar, se si mundet që karakteri i Kab Ahbarit, i cili përcillte israilijjate, të përputhej me karakterin e Ebu Hurejres.

Këtë e themi sepse secili ndjek udhën e mikut të tij dhe se karakteri i të dyve përputhej shumë mirë. Thuaj: “Secili vepron sipas karakterit dhe natyrës së tij”. Nëse natyra e Ebu Hurejres, nuk do të përputhej me natyrën e Kab Ahbarit atëherë duhet të ishte ndryshe...

Themi se Kab Ahbari, e kishte gjetur tanimë udhën e duhur, për t’u futur në gjirin e muslimanëve. Shtojmë se ndonëse Ebu Hurejre, kishte një miqësi rreth katërvjeçare, me të dërguarin e Allahut (p.q.m.t.), kishte gjetur mbështetjen e fortë të botëkuptimit fetar emeuist...

Ne kemi arritur në këtë përfundim, duke e fuqizuar gjykimin tonë edhe duke marrë shtysë, nga zbulimi i prijësit të dytë të bashkësisë muslimanëve, ndaj këtij rreziku. Më pas Umer Ibn Hattabi, i kishte dhënë e urdhër Ebu Hurejres, që të ndalonte përcjelljen e hadithëve dhe se në rast se do të vijonte, atëherë e kishte kërcënuar, se do ta dëbonte në trojet e Deusit. Në këtë pikë kritike ngrejmë pyetjen: “Nëse Ebu Hurejre dhe Kab Ahbari ishin miq të mirë, vallë përse duhet t’i akuzojmë përcjellësit e hadithëve?!”

Një tjetër dijetar, i cili e ka cekur këtë të vërtetë, është edhe autori i veprës me titull: “Sherhu’r-Rijadi’s-Salihini” (Shpjegimi i Lulishtes së Hadithëve të Vërtetë), dijetar Ibn Uthejmini. Ky i fundit duke e prekur hapur këtë të vërtetë citon: “Një pjesë e dijetarëve të hadithit, e ka mohuar vërtetësinë e këtij hadithi të përcjellur nga Imam Muslimi, sepse ky hadith nuk është i vërtetë dhe si rrjedhojë nuk është e drejtë, që ky lajm t’i vishet, të dërguarit të Allahut (p.q.m.t.). Hadithi është në kundërshtim të plotë me Kur’anin... Gjithashtu ky hadith, është bërë shkas që të jetë njëra nga pikat, që ekspertët e fushës së hadithit të kritikojnë Imam Muslimin. Këtu nuk ka asgjë për t’u çuditur, sepse ne të tërë jemi qenie njerëzore dhe sigurisht si Muslimi, ose të tjerët përveç Muslimit, pra të tërë njerëzit edhe mund të gabojnë edhe mund të gjejnë të vërtetën. Shkurtimisht themi se nuk është e nevojshme, që të flasim më tepër rreth këtij hadithi, sepse sqarimi i dhënë është i mjaftueshëm për lexuesit”. (16)

Pra duke u nisur nga fakti, se qeniet njerëzore mund të gabojnë, ne duhet të hulumtojmë burimet, zinxhirët e përcjelljes dhe tekstin e një hadithi. Burimi i fundit që do të përmendim, me të vërtetë është vepra e rëndësishme me titull: “Tefsiru’l-Menari” (Komentimi i Ndriçuar), e Reshid Ridait. Ky i fundit pasi përcakton se ky lajm, nuk është përcjellur nga i dërguari i Allahut (p.q.m.t.), por nga Kab Ahbari shprehet në këtë mënyrë: “Imam Muhammed Abduhu citon: “Allahu i Lavdëruar, na ka lajmëruar drejtpërdrejtë, për disa nga mangësitë, që bartin hadithët e përcjellur nga Ebu Hurejre, në mënyrë “an’an” (nga-nga). Ne jemi të mendimit se hadithi i mësipërm, është përcjellur nga Kab Ahbari dhe kemi gjykuar duke ecur sipas këtij mendimi. Miratojmë se Kab Ahbari, ia ka dalur mbanë, në futjen e shumë rrëfimeve të rreme, të shpikura, si dhe të prodhimeve isralijjate, në mesin e muslimanëve, të cilët muhaddithët nuk kanë qenë në gjendje që t'i zbulojnë”. (17)

Lejomëni t’iu bëjmë të ditur se Muhammed Abduhu, pranohet gjërësisht si njëri, nga dijetarët më të mëdhenj bashkëkohorë të Ehli Sunnetit dhe të degës së Universitetit të Ezherit. Me synimin e mësimit të thënieve të imamëve për Ebu Hurejren, ju bëj një thirrje në formë lutjeje, që ndjekësit tanë të nderuar, t’i lexojnë me kujdes dhe t’i kushtojnë rëndësi këtyre thënieve nga dijetarët egjiptianët.

Muhammed Abduhu, citon hapur se hadithët e përcjellur nga Ebu Hurejre janë shumë të mangët. Ndonëse këta hadithë janë të përcjellur në mënyrë “an’an” (nga-nga) Ebu Hurejre dhe shkojnë deri tek i dërguari i Allahut (p.q.m.t.), është mëse e qartë se kur krahasohen me kulturën dhe trashëgiminë tonë islame, e cila përbëhet nga ajetët kuranorë, hadithët profetikë, theksojmë se nuk përputhen aspak. (18)

Lërmëni t’iu shpjegojmë, se ndonëse këta hadithë, që nuk përputhen me Kur’anin Fisnik dhe sunnetin profetik, të përcjellur në mënyrë “an’an” (nga-nga) nga Ebu Hurejre dhe që mbështeten deri tek i dërguari i Allahut (p.q.m.t.), të dhënat tregojnë se burimi i tyre është pikërisht Kab Ahbari.

Pohojmë se është për t’u vlerësuar fakti, se si njëri nga dijetarët e mëdhenj të Ehli Sunnetit, ka arritur që të gjykojë në këtë mënyrë, si për Ebu Hurejren, ashtu dhe Kab Ahbarin. Gjithashtu Muhammed Abduhu nuk ka përdorur thëniet: “Ai falë zotërimit të dijes së gjërë, cilësohet si një det i dijes” për Kab Ahbarin. Përkundrazi ai e ka bërë të njohur Kab Ahbarin si një personalitet, i cili ka futur prodhimet e rreme israilijjate në kulturën islame.

Por vallë si ia ka dalë mbanë Kab Ahbari, që të fusë israilijjate në kulturën islame?! Përgjigjemi se ky i fundit, ka zgjedhur Ebu Hurejren, i cili ia ka adresuar këto israilijjate, të dërguarit të Allahut (p.q.m.t.) dhe jo Kab Ahbarit. Këtu nuk po bëjmë fjalë, vetëm për futjen e israilijjateve në veprën me titull: “Musnedu’l-Imami’l-Ahmedi’l-Ibni’l-Hanbeli” (Zinxhiri i Përcjelljes së Imam Ahmedit), e Imam Ahmed Ibn Hanbelit, por e kam fjalën për kulturën e përgjithshme të muslimanëve, të cilin nëse do ta shqyrtojmë, do të vëmë re një sërë të vërtetash.

Pra në njërën anë, kemi të bëjmë me një njeri, i cili ka qëndruar së bashku, me të dërguarin e Allahut (p.q.m.t.) vetëm për tre vite, saktësisht me Ebu Hurejren, ndërsa në anën tjetër, na shfaqet përara syve, një njeri i bekuar, i cili u rrit në prehrin e të dërguarit të Allahut (p.q.m.t.) dhe nuk u nda qoftë, për një çast të vetëm nga ky i fundit, pikërisht Ali Ibn Ebi Talibi (p.m.t.).

Nëse do t’i hedhim një vështrim, veprës së njohur me titull: “Musnedu’l-Imami’l-Ahmedi’l-Ibni’l-Hanbeli” (Zinxhiri i Përcjelljes së Imam Ahmedit), e Imam Ahmed Ibn Hanbelit, do të shohim se panorama që shtrihet përpara syve tanë është si vijon: “Imam Ahmed Ibn Hanbeli, ka përcjellur nga Imam Aliu (p.m.t.), vetëm 818 hadithë, ndërsa nga Ebu Hurejre, ka përcjellur plot 3866 hadithë.

Ashtu siç vihet re dukshëm, Imam Ahmed Ibn Hanbeli, ka përcjellur nga Ebu Hurejre, pesë herë më shumë hadithë, se sa nga Imam Aliu (p.m.t.). Arsyeja është e thjeshtë, sepse në përgjithësi burimi i përhapjes së këtyre hadithëve të shpikur, ishte pikërisht Kab Ahbari. Megjithatë nuk mund të lëmë në heshtje, përmendjen e faktit se botëkuptimi fetar emeuist, e kishte marrë çështjen e Ebu Hurejres, nën mbrojtjen e tij absolute. Këtë e themi sepse prijësit emeuistë, i kishin dhënë atij një post shumë të rëndësishëm”.

Besojmë se ndjekësit tanë të nderuar, do të rikujtohen se ne në programin tonë paraardhës, ne lexuam dhe nxorrëm në shesh njohuritë e pasqyruara, në veprën madhështore me titull: “Bidaje ue’n-Nihaje” (Fillimi dhe Fundi), e Ibn Kethirit. Mes të tjerash nënvizuam faktin, se si diktatori dhe uzurpuesi Muauije Ibn Ebi Sufjani, i kishte mbytur në të holla, ndihma dhe në të mira materiale, të afërmit e Ebu Hurejres, kut ky i fundit kishte ndërruar jetë.

Në këtë pikë të nxehtë lindin pyetjet: “Vallë a i ka ndihmuar Muauije Ibn Ebi Sufjani, me të holla dhe ndihma edhe bashkëkohësit e tjerë të Muhammedit (p.q.m.t.)?!” “Vallë a nuk i ka masakruar pikërisht Muauije, me dhjetra bashkëkohës të të dërguarit të Allahut (p.q.m.t.) në Luftën e Siffinit?!” “Vallë a nuk e ka lënë ai dëshmor, duke vrarë Ammar Ibn Jasirin?!” “Nëse me të vërtetë, do t’i kishte djegur zemra, për bashkëkohësit e të dërguarit të Allahut (p.q.m.t.), atëherë përse i vrau ata në Luftën e Siffinit?!”

Ju rikujtojmë faktin se Muhammed Abduhu, është njëri nga dijetarët e ndjerë bashkëkohorë të Ehli Sunnetit. Në këtë pikë të rëndësishme drejtojmë pyetjen: “Vallë si e ka vlerësuar këtë çështje, dijetari i madh shqiptar Shuajb Arnauti, i cili ndjek metodologjinë e Ibn Tejmijjes?!” Arsyeja e drejtimit të kësaj pyetje, është sepse ne kemi sqaruar dhe theksuar me dhjetra herë, se metodologjia e Ehli Sunnetit është e ndryshme, nga ajo e Ibn Tejmijjes dhe ajo uehhabiste. Ndërsa tani le të shohim, se si na e bën të njohur Shuajb Arnauti, figurën e Ebu Hurejres?!”

Përshkrimi i gjendjes etike dhe morale të Ebu Hurejres është si vijon: “Ai është Ebu Hurejre Deusi Jemaniu. Ai është një jurist, dhënës miratimesh, mbajtjes përmendësh i hadithëve, bashkëkohës i të dërguarit të Allahut (p.q.m.t.). Ai është mbajtësi përmendësh i hadithëve, me kujtesën më të fortë. Ai është zotëriu i mbajtjes përmendësh i hadithëve. Ndonëse nuk mund të shprehemi, se Ebu Hurejre është mbajtësi më i mirë përmendësh, i hadithëve nga bashkëkohësve të Muhammedit (p.q.m.t.), pohojmë se ai njëri nga mbajtësit përmendësh të hadithëve të dërguarit të Allahut (p.q.m.t.). Thuhet se mbajtja e tij përmendësh, e kaq shumë hadithëve nga ana e tij, ishte njëra nga mrekullitë e të dërguarit të Allahut (p.q.m.t.)”. (19)

Besoj se dhe ju e dini se Kab Ahbari, ishte jemenas, ashtu siç ishte Ebu Hurejre. Si rrjedhojë, ai duhet të cilësohet si “zotëri”, në mënyrë që nga ky i fundit të përcillen 4.000 hadithë dhe të tëra këta hadithë të cilësohen si të vërtetë. Në njërën anë Ebu Hurejre ka futur, një pjesë të këtyre rrëfimeve israilijjate, në doktrinën e Ehli Sunnetit, ndërsa në anën tjetër, Ibn Tejmijje dhe uehhabistët, e kanë njohur atë si “zotëriu i mbajtjes përmendësh i hadithëve”.

Pra me fjalë të tjera del se Ebu Hurejre, na ditka më shumë hadithë se sa Ebu Bekri dhe Umer Ibn Hattabi. Ne kemi theksuar se muslimanët sunnitë, janë të besimit se këta dy personalitete, të mëdha janë dy bashkëkohësit më të nderuar, të të dërguarit të Allahut (p.q.m.t.). Të tërë muslimanët sunnitë, ose shumica dërrmuese e këtyre muslimanëve, besojnë fuqishëm se Ebu Bekri dhe Umeri, janë dy bashkëkohësit më të nderuar, të të dërguarit të Allahut (p.q.m.t.). Ndërsa ne besojmë se Ali Ibn Ebi Talibi (p.m.t.), është bashkëkohësi më i nderuar.

Pavarësisht kësaj dijetari shqiptar Shuajb Arnauti, shpalos mendimin se Ebu Hurejre, është bashkëkohësi i cili ka mbajtur përmendësh, më shumë hadithë të Muhammedit (p.q.m.t.). Ebu Hurejre na përcjell një hadith, me synimin për të na bërë të qartë, se sa e fortë ishte kujtesa e tij: “Ebu Hurerje rrëfen kështu: “Një ditë i dërguari i Allahut (p.q.m.t.) më tregoi një hadith. Ky i fundit citon: “Në një kohë kur unë nuk i kisha mbaruar ende fjalët e mia, askush nuk e shtriu veshjen e tij në tokë. Më pas ai (Ebu Hurejre) e shtriu veshjen e tij në tokë dhe i mbajti përmendësh të tëra fjalët”.

Ebu Hurejre shpjegon në këtë mënyrë: “Unë kisha një veshje, të cilën derisa i dërguari i Allahut (p.q.m.t.), i mbaroi fjalët e tij, unë e kisha vendosur, këtë veshje mbi supe. Si rrjedhojë nuk harrova asnjë nga hadithët e të dërguarit të Allahut (p.q.m.t.)”. Më pas Shuajb Arnauti, nuk ngurron që të shtojë se Ebu Hurejre, është një njeri besnik, i drejtë, i ndershëm, me kujtesë të fortë, besimtar i sinqertë, adhurues i përkushtuar, asket dhe një vepërmirë”.

Në veprën e tij me titull: “Tarih” (Historia), Ebu Dhura Dimeshkiu, me anë të zinxhirit të vërtetë të përcjelljes së Thaib Ibn Jezidit, rrëfen si më poshtë: “Unë e kam dëgjuar Umer Ibn Hattabin që t’i thotë Ebu Hurejres: “Ose do të heqësh dorë, nga përcjellja e hadithëve, e të dërguarit të Allahut (p.q.m.t.), ose do të të dëboj në trojet e Deusit”. (20)

Pra me këtë kuptojmë se veshja e Ebu Hurejres, i paska mbajtur përmendësh, të tërë hadithët e Muhammedit (p.q.m.t.) dhe kur Ebu Hurejre, e paska vendosur atë në kraharor, ky i fundit paska mbajtur gjithçka përmendësh.

Në këtë pikë thelbësore shtrohet pyetja: “Nëse Ebu Hurejre është kaq besnik, i drejtë, i ndershëm, i besueshëm, me kujtesë të fortë dhe besimtar i mirë, atëherë përse vallë Umer Ibn Hattabi e ka ndaluar atë, që t’i përcillte njerëzve, sunnetin e të dërguarit të Allahut?!” Pra nëse dijetari shqiptar, e ka cilësuar Ebu Hurejren, si muhaddithinme kujtesën më të fortë.

Kjo përkthehet si akuza më e madhe e ngritur, ndaj prijësit të dytë të bashkësisë muslimane. Si fillim Shuajb Arnauti, e ka lavdëruar atë duke e cilësuar, si zotëriu i mbajtës përmendësh të hadithëve, zotëriu i njerëzve me kujtesë të fortë dhe duke i shtuar atij me dhjetra ofiqe të larta dhe më pas ka sqaruar se Umer Ibn Hattabi, ia ka ndaluar atij përcjelljen e hadithit.

“Vallë cila është domethënia e këtij përkufizimi?!” “Vallë a ishte me të vërtetë, qëllimi i Umer Ibn Hattabit, ndalimi i përcjelljes së Muhammedit (p.q.m.t.)?!” “Ose e vërteta qëndron ndryshe edhe Umer Ibn Hattabi, duke qenë se ishte në dijeni se Ebu Hurejre, ishte duke i futur dhe duke i përcjellur muslimanëve, israilijjate të rreme dhe ishte një gënjeshtar keqbërës?!” Umer Ibn Hattabi, i kishte ndlauar si Ebu Hurejren, ashtu edhe Kab Ahbarin, nga përcjellja e hadithëve. Sërish ai kishte gjykuar, se që të dy këta njerëz, ishin keqbërës dhe të rrezikshëm, sepse kishin futur israilijjate në kulturën islame, të cilën nuk ia kemi dalë mbanë, që ta asgjësojmë as në ditët e sotme.

Ashtu siç shihet dukshëm, uehhabistët janë të detyruar që të zgjedhin, njërën nga mundësitë e mësipërme. Pra ose ata do të thonë duke shpifur, se qëllimi i Umer Ibn Hattabit ishte ndalimi i përhapjes së sunnetit, të të dërguarit të Allahut (p.qm.t.), duke kryer kështu një mëkat shumë të madh, ose do të pranojnë të zgjedhin faktin, se Umer Ibn Hattabi kishte të drejtë dhe ai ishte në dijeni, të dukurisë së rrezikshme, të fillimit të futjes së israilijjateve në kulturën islame dhe kishte dashur që në atë epokë, në të cilën nuk kishte nisur ende, përhapja e sunnetit, të të dërguarit të Allahut (p.q.m.t.), të ndalonte përcjelljen e hadithëve të shpikur, të Ebu Hurejres dhe shokëve të tij.

Me fjalë të tjera, uehhabistët janë të detyruar, që të zgjedhin mes së vërtetës, duke rrëzuar kështu mitin e besnikërisë, drejtësisë, ndershmërisë dhe mbajtjes pëmendësh, të mijra të hadithëve falë kujtesës së fortë të Ebu Hurejres, ose do të zgjedhin të gënjejnë dhe të mëkatojnë duke shpifur, se pikësynimi i Umer Ibn Hattabit, ishte ndalimi i përhapjes së sunnetit të vërtetë, të të dërguairt të Allahut (p.q.m.t.) në gjirin e bashkësisë muslimane.

Dijetari shqiptar Shuajb Arnauti, nënvizon se Ebu Hurejre, ishte zotëriu i njerëzve më të mirë, imami i tyre, madje shkon deri aty sa të thotë, se ai ishte zotëriu me kujtesën më të fortë në mesin e tyre.

Ndërsa kur përshkruan gjendjen etike dhe morale të Ali Ibn Ebi Talibit (p.m.t.) ai thotë: “Ali Ibn Ebi Talibi, është një bashkëkohës i shkallës së nëntëdhjetë. Sipas shumicës së dijetarëve, ai ishte i pari që pranoi Islamin. Ai erdhi në këtë botë përpara prishjes. Ai u rrit dhe me edukatën e të dërguarit të Allahut (p.q.m.t.) dhe u ndadhe nuk u nda qoftë, për një çast të vetëm nga ky i fundit. Sërish ai ka marrë pjesë, në të tëra luftrat, përveç Luftës së Tebukut. Muhammedi (p.q.m.t.) e martoi atë me të bijën e tij Fatimenë. Aliu zotëron shumë cilësi të larta dhe virtyte fisnike”. (21)

Si përfundim po ua lë vlerësimin, në duart e ndjekësve tanë të nderuar. Përsërisim se është për të ardhur keq, se nuk shohim se asnjëri, nga ofiqet dhe lavdërimet e përdorura për Ebu Hurejren, nuk është përdorur, për njeriun që është cilësuar, si dera e qytetit të dijes dhe për të cilin ka zbritur Ajeti i Pastrimit.

Lërmëni t’iu rikujtojmë, se nëse do të shfletojmë, veprën e njohur me titull: “Musnedu’l-Imami’l-Ahmedi’l-Ibni’l-Hanbeli” (Zinxhiri i Përcjelljes së Imam Ahmedit), e Imam Ahmed Ibn Hanbelit, do të shohim se tabloja është me të vërtetë trishtuese. Kjo tablo është si vijon: “Imam Ahmed Ibn Hanbeli, ka përcjellur vetëm 818 hadithë, nga Imam Aliu (p.m.t.), i cili u rrit me edukatën, kujdesin dhe mbikqyrjen e të dërguarit të Allahut (p.q.m.t.) dhe u ndadhe nuk u nda qoftë, për një çast të vetëm nga ky i fundit. Ndërsa ka përcjellur plot 3866 hadithë, nga Ebu Hurejre, i cili ka qëndruar së bashku, me të dërguarin e Allahut (p.q.m.t.), vetëm për tre ose katër vite.

Prezantuesi: Ju falenderojmë thellësisht nga zemra, Zotëri Sejjid Ajetullah Kemal Hajdari. Allahu ua shpërbleftë me të mira. Ju falenderojmë dhe ju ndjekës të nderuar. Së bashku do të takohemi në programin e radhës. Es-Selamu Alejkum ue Rahmetullahi ue Berekatuhu.

Burimet e Referuara Për Këtë Artikull:

1- Dijetari Shqiptar, Shejh Muhammed Nasiruddin Albani, “Silsiletu’l-Ehadithi’s-Sahiha Min Fikhiha ue Shejun Min Fikhiha ue Feuadiha” (Zinxhiri i Hadithëve të Vërtetë në Jurisprudencë dhe Gjërat në Jurisprudencë dhe Dobitë e Tyre), vëll. 6, fq. 93. Shtëpia Botuese: “Dituria”, Rijad, Mbretëria e Arabisë Saudite.

2- Imam Muslimi, “Sahihu’l-Muslimi” (Përmbledhja e Hadithëve të Vërtetë e Imam Muslimit), vëll. 4, fq. 559, Kreu me Titull: “Krijimi i Qenieve dhe i Ademit (p.m.t.)”, Libri Me titull: “Kijameti, Cilësitë e Xhennetit dhe Xhehennemit”, Hadithi Nr: 2789, Vërtetimi Nga Mahmud Ibn Uthman Selefiu.

3- Dr. Sulejman Ibn Muhammed Dubejhiu, “Ehadithu’l-Akideti Muteuehhem Ishkaluha Fi’s-Sahihajni” (Hadithët e Besimit, Vegimet e Siluetës së Tyre në Sahihajnët), fq. 356. Shtëpia Botuese: “Metodologjia”, Rijad, Mbretëria e Arabisë Saudite.

4- Dr. Sulejman Ibn Muhammed Dubejhiu, “Ehadithu’l-Akideti Muteuehhem Ishkaluha Fi’s-Sahihajni” (Hadithët e Besimit, Vegimet e Siluetës së Tyre në Sahihajnët), fq. 356. Shtëpia Botuese: “Metodologjia”, Rijad, Mbretëria e Arabisë Saudite.

5- Ky është një term i përdorur, me qëllimin e përcaktimit të dobësisë, në klasifikimin e hadithit. Sërish ky term përdoret si një argument, me synimin e tregimit të shkallës së parë dhe më të lehtë të klasifikimit të hadithëve.

6- Ky është një term i përdorur, me qëllimin e përcaktimit të dobësisë, në klasifikimin e hadithit. Sërish ky term përdoret si një argument, me synimin e tregimit të shkallës së parë dhe më të lehtë të klasifikimit të hadithëve.

7- Ky është një term i përdorur, me qëllimin e përcaktimit të dobësisë, në klasifikimin e hadithit. Sërish ky term përdoret si një argument, me synimin e tregimit të shkallës së parë dhe më të lehtë të klasifikimit të hadithëve.

8- Ky është një term i përdorur, me qëllimin e përcaktimit të dobësisë, në klasifikimin e hadithit. Sërish ky term përdoret si një argument, me synimin e tregimit të shkallës së parë dhe më të lehtë të klasifikimit të hadithëve.

9- Ky është një term i përdorur, me qëllimin e përcaktimit të dobësisë, në klasifikimin e hadithit. Sërish ky term përdoret si një argument, me synimin e tregimit të shkallës së parë dhe më të lehtë të klasifikimit të hadithëve.

10- Hafidh Ibn Kethir Dimeshkiu, “Tefsiru’l-Kur’ani’l-Adhimi” (Komentimi i Kur’anit të Madh), vëll. 1, fq. 325, Botimi Nga Sa’d Ibn Feuuad Sumejli, Shtëpia Botuese: “Ibn Xheuziu”, Rijad, Mbretëria e Arabisë Saudite.

11- Ibn Tejmijje, “Kaide Xhelile Fi’t-Teuessuli ue’l-Uesileti” (Rregulli i Qartë Në Ndërmjetësimin e Ndërjetësuesit), fq. 139, Vërtetimi Nga Abdulkadir Arnauti, Shtëpia Botuese: “Betimi”.

12- Ibn Tejmijje, “Mexhmuatu’l-Fetaua” (Përmbledhja e Miratimeve), vëll. 17, fq. 131, Vërtetimi Nga Amir Xhedhdhari dhe Enuer Bazi.

13- Ibn Tejmijje, “Mexhmuatu’l-Fetaua” (Përmbledhja e Miratimeve), vëll. 1, fq. 257, Vërtetimi Nga Amir Xhedhdhari dhe Enuer Bazi.

14- Dijetar Ibn Bazi, “Mexmuatu’l-Fetaua ue Makalat ue Muteneuuie” (Përmbledhja e Miratimeve dhe Artikujt e Ndryshëm), vëll. 25, fq. 70, Shtëpia Botuese: “Barrierat e Bashkuara”, Rijad, Mbretëri e Arabisë Saudite.

15- Hafidh Imamuddin Ebu Fida Ismail Ibn Umer Ibn Kethiri, “Bidaje ue’n-Nihaje” (Fillimi dhe Fundi), vëll. 1, fq. 32, 33, Vërtetimi Nga Doktor Abdullah Ibn Abdilmuhsin Turkiu, Shtëpia Botuese: “Veprat Botërore”, Rijad,Mbretëria e Arabisë Saudite.

16- Dijetar Muhammed Ibn Salih Uthejmini, “Sherhu’r-Rijadi’s-Salihini Min Kelami Sejjidi’l-Murselini” (Shpjegimi i Lulishtes së Hadithëve të Vërtetë Nga Fjalët e Zotëriut të të Dërguarve), vëll. 6, fq. 674, 675, Shtëpia Botuese: “Shtylla e Ardheut”,RijadMbretëri e Arabisë Saudite.

17- Shejh Muhammed Reshid Ridai, “Tefsiru’l-Menari” (Komentimi i Ndriçuar), vëll. 6, fq. 420, Vërtetimi dhe Saktësimi Nga Semir Mustafa Rebabi, Shtëpia Botuese: “Ringjallja e Trashëgimisë Arabe”.

18- Me termin hadith “an’an” (nga-nga), kuptojmë atë lloj hadithi, i cili është përcjellur nga një përcjellës, i cili përdor shprehjet: “hadha hadith an fulanin” (ky hadith nga filani), pa përdorur shprehjen: “semi’tu hadha hadithin” (e dëgjova këtë hadith), ose shprehjen: “haddethena” (na tregoi ne), ose “ahberana” (na lajmëroi ne), ose shprehje të tjera treguese dhe lajmëruese të ngjashme me këto.

19- Imam Ahmed Ibn Hanbeli, “Musnedu’l-Imami’l-Ahmedi’l-Ibni’l-Hanbeli” (Zinxhiri i Përcjelljes së Imam Ahmed Ibn Hanbelit), vëll. 12, fq. 10, Vërtetimi i Këtij Vëllimi Nga Shuajb Arnauti dhe Adil Murshidi.

20- Imam Ahmed Ibn Hanbeli, “Musnedu’l-Imami’l-Ahmedi’l-Ibni’l-Hanbeli” (Zinxhiri i Përcjelljes së Imam Ahmed Ibn Hanbelit), vëll. 12, fq. 10, Vërtetimi i Këtij Vëllimi Nga Shuajb Arnauti dhe Adil Murshidi.

21- Imam Ahmed Ibn Hanbeli, “Musnedu’l-Imami’l-Ahmedi’l-Ibni’l-Hanbeli” (Zinxhiri i Përcjelljes së Imam Ahmed Ibn Hanbelit), vëll. 12, fq. 10, Vërtetimi i Këtij Vëllimi Nga Shuajb Arnauti dhe Adil Murshidi.

Sqarime të Nevojshme:

(f.m.t.) - falenderimi mbi të

(k.m.t.) - krenaria mbi të

(l.m.t.) - lartësimi mbi të

(p.m.t.) - paqja mbi të

(p.q.m.t.) - paqja qoftë mbi të

Vijon...

 


Burimi : Medya Şafak