Konflikti në rajon, SHBA-Iran dhe superioriteti i qartë i Iranit

nga Rafet Harb | Publikuar në Korrik 8, 2017, 7:06 a.m.

Gjenerali iranian Kasim Sulejmani e ka vërtetuar këtë gjë në një regjistrim zëri i cili është publikuar vetëm disa ditë më parë. Në këtë audio Sulejmani ka bërë me dije se menjëherë pasi ka filluar konflikti në Siri, Princi trashëgimtar i Arabisë Saudite, Muhammed bin Selman i ka propzuar një përfaqësuesi të Sirisë që të zhvillojnë një takim në Riad. (Me shumë mundësi mendohet se ky përfaqësues të ketë qenë Ali Memluku.)

Ndërsa Irani ka shënuar një numër të theksuar përparësishë në rajon, duket se SHBA-ja ka filluar që të tërhiqet një hap pas nga deklaratat kërcënuese që bënte në lidhje me politikën e jashtme.

Në konfliktet që ende vazhdojnë në rajon, Irani ka fituar shumë pika qëmund t’i përdorë në interes të tij. Ndoshta pika më e rëndësishme që ka marrë së fundmi është pas ngjarjes në kufirin Irak-Siri. Kjo fitore ka bërë të mundur që të bëhet lidhje e kontaktit tokësor me Teheranit me Bejrutin.

Nëse i hedhim një vështrim përpjekjeve që Amerika po bën në lindje të Sirisë dhe perëndim të Irakut për të siguruar situatën në zonat që janë nën kontrollin e forcave kurde të mbështetur nga Washingtoni dhe nga arabët radikale mund të shohim edhe më qartë se sa rëndësi të madhe përbajnë fitoret e Iranit.

Ndërsa pika e dytë e rëndësishme që Irani e ka kthyer tashmë në favorin e tij është vazhdimësia e marrëveshjes bërthamore. Irani arriti me sukses të vërtetonte se nuk e kishte shkelur në asnjë moment marrëveshjen nukleare pavarësisht gjithë përpjekjeve për të krijuar përshtypjen e “shpërbërjes së marrëveshjes bërthamore” edhe para se Presidenti i SHBA-së të vinte në Shtëpinë e Bardhë.

Irani arriti që t’i parandalonte dëshirat e administratës së Trumpit me anë të bashkëpunimit e të gjitha palëve që i përmbahen marrëveshjes bërthamore dhe kështu shtetet e Evropës deri më tani kanë arritur që të mbrojnë këtë marrëveshje që deri më tani ka treguar sukses. Në ditët që lamë pas, qeveria iraniane ka publikuar një raport të përgatitur në lidhje me këtë çështje. Në raport është reflektuar se gjatë 4 mujorit të parë të krahasuar me të vitit të kaluar Irani ka pesëfishuar exportet e tij në Evropë. Që përkthyer në shifra do të thotë se nga 700 milionë dolarë që ka qënë vlera e eksportit të Iranit tashmë ka kaluar në 3 miliardë e 500 milionë dollarë.

Tashmë ndikueshmëria e Iranit në rajon nuk përbën një sekret për askënd. Parë në këtë këndvështrim, forcat përparimtare në Irak dhe Jemen, të këtill Hashdi Shabi dhe Komuniteti Ensarullah kanë filluar ta shohin pozicionimin në mbështetje të Iranit si mëse të natyrshme kundër SHBA-së dhe politikanëve që e mbështesin të në rajon.

Hashid Shabi i Irakut ka fajësuar dhe ka kërkuar llogari nga Amerika dhe aleatët e saj si përgjegjëse për përarësinë e madhe që shënoi në vitin 2014 ISIS kur mori territoret irakene.  Ndërsa Ensarullahu i Jemenit është futur në një luftë të drejtpërdrejtë me Arabinë Saudite, ndërkohë që Arabia Saudite është bashkëpuntori i parë i Amerikës në rajon.

Në një deklaratë gjë ka dhënë për agjencinë e lajmeve,MSNBC drejtori i njësisë qëndrore të shërbimeve të inteligjencës së CIA-së së SHBA-së, Mike Pompeo k përdorur një deklaratë shumë të qartë që vërteton se Irani gjatë viteve të fundit ka arritur që të përparojë në disa fronte të ndryshme duke thënë se: “Irani ndodhet kudo në Lindjen e Mesme”.

Përpjekjet për ndryshimbrenda qeverisë sëDamaskut apo edhe ndryshimet në politikën e jashtme nuk kanë dhënë asnjë rezultat për të prishur marrëdhëniet mes Iranit dhe Sirisë.

Qeveria siriane ka arritur në një shkallë që të ruaj funksionalitetin e saj me mbështetjen e Teheranit dhe të Moskës si dhe me mbështetjen e aleatëve të saj libanezë dhe irakenë.

Gjenerali iranian Kasim Sulejmani e ka vërtetuar këtë gjë në një regjistrim zëri i cili është publikuar vetëm disa ditë më parë. Në këtë audio Sulejmani ka bërë me dije se menjëherë pasi ka filluar konflikti në Siri, Princi trashëgimtar i Arabisë Saudite, Muhammed bin Selman i ka propzuar një përfaqësuesi të Sirisë qëtë zhvillojnë një takim në Riad. (Me shumë mundësi mendohet se ky përfaqësues të ketë qenë Ali Memluku.) Ndërsa qëllimi i takimit ka qënë që qeveria e Damskut të shpreh haptazi se përa atë Irani është një armk dhe kështu Arabia do t’i mundësonte që të shkatërronte ISIS-in dhe Nusrën.

Në këtë bisedë që është bërë publike për herë të parë ka arritur të ërtetojë se në të vërtetë pas gjithë ngjarjeve që po ndodhnin në Siri, qëllimi i vërtetë ishte Irani dhe pas këtyre qëllimeve fshiheshin sauditët dhe amerikanët të cilët në këtë pikë kërkonin që ta çonin Iranin drejt një dështimi të madh.

Gjatë kësaj periudhe, ndërsa aksi i armikut vazhdonte të mbytej në marrëveshje, Irani nuk është shkëputur në asnjë prej fronteve të tij dhe ka vazhduar haptazi që të shënojë përparësi. Kriza në të cilën ka hyrë ky aks me Arabinë Saudite dhe EBA-në kundër Katarit mund të mos jetë e vetmja mes tyre.



Burimi : El Meyadin / Medya Şafak