Dervishi turk u përkujtua në Bosnjë pas 507 vjetësh

Publikuar në Korrik 8, 2017, 6:46 a.m.

Ajvaz Dede është një dervish i shekullit të XV-të, i cili u shpërngul në fshatin boshnjak të Prusatit nga Akhisari në Anatolinë perëndimore.

Muslimanët boshnjakë kanë përkujtuar, festuar përqafimin e tyre të fesë  Islame pesë shekuj më parë me festën tradicionale të Ajvaz Dede. Një valë e emocioneve u përjetua duke shënuar festimet e Ajvatovista, e cila fillon me një shëtitje të gjatë drejt luginës Ajvatovista.

Njerëzit u mblodhën së pari në Prusats në mëngjes herët dhe filluan të ecnin për të ndjekur simbolikisht shtegun e Ajvaz Dede-s.

Jo vetëm boshnjakët, por edhe muslimanët e kombeve të tjera morën pjesë gjithashtu në këtë festim. Ushtarët turq në Bosnje, si pjesë e një misioni paqësor, ishin gjithashtu në festë dhe  iu shpërndanë njerëzve, ujë, kapela dhe  flamuj.

Udhëzuesit që përfaqësojnë një qytet të Bosnjës ecin para kuajve të tyre. Pothuajse 300 kalorës ishin në mesin e njerëzve që ecnin në luginë. Besohej se Ajvaz Dede kishte ecur gjate gjithe luginës për të sjellur ujë në fshat.

Gjatë festivalit Ajvaz Dede, që është Festivali Islamik më i gjerë i Europës dhe që festohet që nga prania e Osmanëve në Ballkan (me përjashtim të periudhës 1947 - 1990) në  përkujtim të Ajvaz Dede, një shenjtore anadolian i  cili sipas legjendës, ka bër ibadet për 40 ditë në fshatin Prusac…Rrreth 100.000 njerëz morëm pjesë  në ceremoninë e mbylljes midis 30 dhe 40.000  ishin nga Bosnja dhe Hercegovina dhe nga viset e afërta.

Një shëtitje e gjatë 8 km. për të përkujtuar dervishin Ajvaz Dede

Ata që e përcjellin festivalin janë shumë të kënaqur që janë pjesë e traditës  pesëqindvjeçare. Kur ata arrijnë në Ajvatovista pas ecjes 8 km, lodhja e tyre mbaron.

Festivali filloi në një zonë të zbukuruar me flamuj turq e boshnjakë.

Ajvaz Dede është një dervish i shekullit të XV-të, i cili u shpërngul në fshatin boshnjak të Prusatit nga Akhisari në Anatolinë perëndimore.

Disa besojnë se Ajvaz Dede kishte ardhur në Bosnje para pushtimit osman dhe ai është pari pionier i Islamit. Trashëgimia e tij ka qenë gjithmonë një lidhje e fortë e marrëdhënieve Bosnje-Turqi.



Burimi : World Bulletin