Lufta e panjohur e Mbrojtësve të Revolucionit dhe Hizbulahut në Bosnje

Publikuar në Korrik 6, 2017, 1:41 a.m.

Një narrativë në lidhje me rolet e Said Kasimit, Komandant Nakdit dhe Ajetullah Xhenetit në Luftën e Bosnjes / Raporti i Senatit të Përfaqësuesve Amerikanë: Krijimi i një pike të qëndrueshme për Iranin në Evropë përbën një rrezik strategjik për SHBA-në / Alija Izzetbegoviç: Nëse nuk do të ishte për Iranin, vendim im nuk do të ekzistonte në hartë

Një prej të dërguarve të CIA-s në Sarajbosnja, Robert Baer është shprehur se: “Në mes të luftës, qeveria e Bosnjes mbeti në mesin e dy rrugëve: ose do të zgjidhte CIA-n ose do të zgjidhte iranianët dhe si përfundim ata zgjodhën iranianët. Pas informacioneve që amerikanët arritën të mblidhnin, në vitin 1995, CIA vendosi që të dërgonte një drejtor të ri në Sarajbosnja. Megjithatë, ky drejtor mbeti i vrarë si rezultat i një komploti që i ishte organizuar edhe nga shokët që mbante afër aty. Boshnjakët i bënë atij një atentat pasi kuptuan se ai kishte vënë në objektivë trupat iraniane.”

Gazeta El-Ahbar, e cila publikohet në Liban në një gazetën e datës 5 shkurt të këtij viti ka publikuar një artikull të Ali Jahjas, në të cilin ai fler për rolin që ka luajtur Republika Islamike e Iranit dhe Hizbullahu i Libanit në Luftën e Bosnjës. Pavarësisht se ku artikull i El-Ahbarit është publikuar nën titullin “Infromacione në lidhje me Luftën e Panjohur të Hizbullahut në Bosnje”, më shumë sesa në aktivitetin e forcave të Hizbullahut është fokusuar në trasmetimin e aktiviteteve të Iranit dhe Mbrojtësve të Revolucionit në luftë.

Edhe sekretari i përgjithshëm i Hizbullahut, Sejjid Hasan Nasrallah, si kundërpërgjigje të propagandës së rëndë të javëje të fundit të cilat pretendojnë se Hizbullahu po punon kundër interesave të myslimanëve të ehlisynnetit në Liban, Siri dhe në vendet e tjera të rajonit ka rikujtuar se edhe shumë para se Siria të përfshihej në këtë konflikt, me vetë urdhrin e tij më shumë se njëherë ai ka dërguar trupa në Bosnjë gjatë kohës së luftës për të mbrojtur shtetin dhe myslimanët e ehlisnnetit atje.

Me këtë deklaratë – siç është parashtruar edhe në hyrje të raportit – Nasralah ka rivërtetuar edhe njëherë deklaratën e mëparshme për herë të parë në vitin 2013, se forcat e Hizbullahut kanë hyrë në luftën e Bosnjës.

Pavarësisht se për vite të tëra tashmë, mediat vizuale dhe të shkruara të cilat publikojnë në gjuhë perëndimore edhe në perësisht e kanë trajtuar çështjen e pjesëmarrjes së Iranit në Luftën e Bosnjës, kjo analizë e publiikuar në gazetën El-Ahbar është e para për një media arabe që jep detaje në lidhje me rolin e Iranit në këtë luftë, për pasojë ka marrë edhe reagime të shumta. Duke qënë se pjesa më e madhe e raportit është e mbështetur tek burimet perëndimore, përmban edhe disa pika të cilat janë të diskutueshmë dhe është e mundur që këto pika të trajtohen në veçantësi. 

Në vijim do të gjeni të përkthyerë të plotë këtë analizë të publikuar në gazetën El-Ahbar.  

Për herë të parë: Lufta e panjohur e Hizbullahut në Bosnjë

Gjatë një deklarate më 25 maj 2013, Sejjid Hasan Nasrallah ëshrë shprehur kështu: “O vëllezërit e mi! Ju shkuat në luftën e Bosnjë-Herzekovinës bashkë me trimat tanë më të mirë. Atje kishit bazën tuaj ushtarake... Me shumë mundësi kjo është hera e parë që po flas hapur në lidhje me këtë çështje. Kemi luftuar dhe kemi dhënë dëshmorët tanë në këtë luftë. Për të mbrojtur kë? Për të mbrojtur myslimanët e ehli Synnetit në Bosnjë.”

Kjo deklaratë e Hizbullahut ishte mëse e qartë që në fillim, pavarësisht se kuptimi i saj u zbulua kohë më vonë: “Do të gjendemi kudo që duhet të gjendemi.” Pra, përpara se të dalim nëpër podiume, fillimisht jemi gati të hidhemi në terrren, praktika vjen para fjalëve. Hizbullahu e ka vërtetuar prezencën e tij në Palestinë dhe në Sarajbosnja përpara se ta tregojë në Siri, Irak dhe Jemen.

Komandanti i parë i dërguar në Bosnjë me Forcat paqeruaajtëse të OKB-së, gjenarali kanades, Leëis MacKenzie ka qënë ndër njerëzt e parë që ka shfaqur shqetësimin e tij në lidhje me fillimisht aktivitetin e Hizbullahut dhe më pas në lidhje me aktivitetet e Mbrojtësve të Revolucionit të Iranit  dhe gjatë një mbledhje të OKB-së jo shumë kohë para luftës së Korrikut në Liban në lidhje me rrezikun e zgjerimit të kësaj organizate në Libanin Jugor, ai pati shfaqur shqetësimin e tij në lidhje me rikthimin se këtyre politikave dhe sida prej mundësive të mundshe për përdorura në Bosnjë... Nëse kjo është e vërtetë, si qëndron vërtetë historia?

Të bashkuarit e parë... Kamuflazhi ushtarak në Sarajbosnjë

Ashtu siç edhe pritej më përpara, më 5 nëntor të vitit 1992, Forcat Ushtarake Iraniane publikuan një manifestim: Ishte një deklaratë se ata ishin gati për të ndihmuar Bosnjën dhe për të mbështetur boshnjakët në luftën kundër serbëve. Ky vendim ishte marrë si rezultat i dështimit të të gjithë përpjekjeve të mëparshme për t’i dhënë fund kësaj krize dhe kësaj masakre që po ndodhte. Notën e parë rreth këtij vendimi, Teherani e kishte përcjellë në Konferencës Islamike të Iranit, të organizuar dy javë para dekaratës nëpëmjet Dr. Sabah Zengine, gjatë së cilës ishte kërkuar edhe heqja e embargos së armëve. Dhe vetëm një javë pas kësaj deklarate, ministri i jashtëm i asaj kohe për Iranin kishte filluar përpjekjjet e tij diplomatike për të hequr embargon e armëve kundrejt Bosnjës, ndërkohë që NATO ishte e zënë në përpjekjet e saj për të parandaluar futjen e Iranit në këtë luftë.

Aleatët e SHBA-së, të këtillë si Arabia Saudite dhe Turqia u munduan që të infiltroheshin në mesin e mbrojtësve të Bosnjës në mënyrë që të bllokonin rrugën e hyrjes së Iranit në këtë luftë, megjithatë Alija Izzetbegoviç qëndroi kundër pasardhësve të Ataturkut dhe nga ana tjetër modeli qeverisës i Arabisë Saudite e bëri qeverinë boshnjake që t’i afrohej gjithnjë e më shumë Iranit. Për më shumë informacion: Intelligence and the Ëar in Bosnia: 1992-1995 (Studies in Intelligence History, Cees Ëiebes)

Duke qënë se ideologjia e Partisë Demokratike që Begoviç drejtonte dhe ai vetë frymëzoheshin fillimisht nga Vëllazëria Myslimane dhe më pas nga Revolucioni Islamik Iranian. në vitin 1992 ai vendosi  që të merrte rrugën për një vizitë në Teheran. Edhe më parë, në vitin 1982, Begoviç pati dërguar në Iran një delegacion përfaqësues me rastin e përvvjetorit tëë asokohe të revolucionit Islamik të Iranit, që e cila madje do ta shtynte qeverinë e asaj kohe nën presidencën e Jozef Titos që ta arrestonte dhe ta fuste në grup për herë të dytë. (Me vdekjen e Titos pati filluar edhe periudha e shpërbërjes së Jugosllavisë së asaj kohe)

Duke marrë parasysh eksperiencat e tyre, Mbrojtësit e Revolucionit dhe njësitë ushtrake të Hizbullahut libanez kanë kontribuar duke ndihmuar ushtrinë boshnjake që të mësojë nga këto eksperienca si të mbrohet dhe si të rimëkëmbet për të arritur të rimarrë territoret që kishte humbur deri në atë kohë. Po kështu janë bërë edhe disa dërgesa ndërkohë që kratët dhe boshnjakët nuk ishin duke luftuar.

Myslimanët boshnjakë, të cilët i përkasin në pjesën më të madhe sektit Maturidi dhe Hanefi janë etniciteti më i dobët i trekëndëshit etnik në këtë vend. Pavarësisht se ushtria Boshnjake kishte rreth 60 mijë trupa në njësitë e saj, duke qënë se nuk kishte infrastrukturën e nevojshme nuk ishte e gatshme që të hynte në luftë.

Sekretari i saj kohe i Këshillit të Mbrojtësve të Republikës Islamike të Iranit, i cili po kështu ishte emëruar edhe si përfaqësuesi i Ajetullah Hameneit në Bosnje, Ajetullah Xhenneti si dhe shumë figura të tjera të rëndsishme dhe udhëheqëse të Iranit ishin bërë pjesë e atyre që do të luanin një rol të rëndësishëm për të përshpejtuar mbrojtjen e bosnjakëve. Ky ishte qëllimi që i shtyu Mbrojtësit e Revolucionit dhe Hizbullahun e Libanit të shkonin në Bosnjë. Në krye të këtyre grupeve qëndronin Komandanti i atëhershëm i Besixhit (Forcave të Mobilizimit Popullor), Gjenerali Muhammed Riza Nakdi dhe komandanti aktiv i Mbrojtësve të Revolucionit, Said Kasimi – të cilit i qe publikuar edhe një foto zyrtare në një prej njësive ushtarake në Siri së fundmi – dhe nuk u desh shumë kohë përara se këto figura të binin në syrin e mediave dhe të shërbimeve sekrete të inteligjencës.

Në një prej raporteve ndërkombëtare gjendet informacion se më 9 shtator të vitit 1992 në Portin Trablus në veri të Libanit janë parë të nisen për t’u bashkuar me luftëtarët boshnjkaë 50 antarë të Hizbullahut të Libanit dhe të Lëvizjes së Tevhidit të cilët ishin trajnues dhe zëvendës trajnues ushtarakë. Po kështu, në gazetën Ëashington Times  në numrin e 2 qershorit të vitit 1994 është publikuar një artikull i bazuar në vetë burimet që mbështeten tek CIA se në muajin maj të po të njëjtit vit një grup me 400 persona nga Mbrojtësit e Revolucionit kanë mbërritur në Bosnjë. Ky grup i është bashkuar një tjetër grupi ushtarak që kishte mbërritur më parë prej 350 deri më 400 persona. Duke parë këto informacione, mendohet se numri i ushtarëve vullnetarë të dërguar në Bosnje-Hercegovinë kapte shifrën e 3000 deri më 4000 vullnetarë. Dhe kjo shifër nuk përfshin 400 personat të dërguarë në Bosnje-Hercegovinë nga Bekaa e Libanit me qëllim që të ndërtonin kampe trajnimesh. Shumica e këtyre personave ishin vendosur në qendër të Bosnjës në qytetin Zenista.

Prof. Cees Ëiebes shprehet kështu në lidhje me aktivitetin e këtyre grupimeve ushtarake” “Roli i vullnetarëve në Luftën e Bosnjës ishte i vogël por mbarte një rëndësi të madhe. Mbrojtësit e Revolucionit kishin luftëtarë të cilët ishin të aftë të zhvillonin sulme rrufe nëpërmjet njësive të ndërhyrjes së shpejtë. Roli i luftëtarëve të Hizbullahut ishte të merrnin pjesë në luftën e zakonshme dhe pavarësisht se nga eksperiencat dhe aftësitë e tyre mbështeteshin në modele më pak të komplikura luftarake mund të themi me plotgojë se roli i tyre ishte shumë më i rëndësishëm.”  Ai pati folur rreth kësaj teme në një raport që lishte përgatitur për Lauren Van Metre Institutin e Paqes Burxhu Akan.

Po kështu, edhe Andreë Geyon është shprehur në “Themelet e Luftës së Tretë Botërore” se Mbrojtësit e Revolucionit kanë ndihmuar në logjistikë të cilat më pas janë shfrytëzuar për hyrjen në Bosnjë të forcave vullnetare që kishin mbërritur nga vende të ndryshme si Afganistani, Çeçenia, Jemeni dhe Xhezajiri si dhe kanë ndihmuar në realizimin e themeleve të nevojshme infrastrukturore që grupimet ushtarake të ushronin aktivitetet etyre. Sispas deklaratave që ka dhënë më 3 mars të vitit 1994 për Neë York Times, një zyrtar i lartë ushtarak perëndimor, këto kanale infrastrukturore të krijuara për këtë qëllim, janë përdorur edhe për qëllimin e kundërt duke u shprehur se ushtarët boshnjakë dërgoheshin në Iran për t’u trajnuar aty. Kjo situatë ishte përshkuar si “më e rrezikshmja për Perëndimin”.

Rrugët e transferimit të armëve

Mundësia për t’i aksesuar armët me kaq lehtësi tashmë bëri që të ndryshonin thelbësisht balancat në terren. Këto armë ndonjëherë dërgoheshin nëpërmjet Kracisë dhe ndonjëherë përdoreshin mënyra më kerative duke i vendosur me zgjuarsi amërt në avionët e pasagjerëve. Ky transferim i armëve vazhdoi edhe pasi Aeroporti i Zagrebit, i cili është edhe kryeqytet i Krocaisë u shpall si një zonë ku ndalohet fluturimi. Edhe në një raport të 18 tetorit të vitit 1992, të cilin një zyrtar i OKB-së kishte dhënë për Observer flitet për trasportimin e armëve. Një rrugë e tretë që përdorej për transferimin e armëve ishte edhe më e ndërlikuar dhe realizohej nëpërmjet Italisë dhe Shqipërisë dhe kështu disa banda lokale përfitonin prej tyre. Disa dokumentë të tjerë indikojnë se Irani ka përdorur edhe rrugët detare për të futur armë në Bosnje.

Në një artikull nën titullin “Zgjerimi i Ndikueshmërisë së Iranit në Bosnjë” të publikuar më 26 prill të vitit 1996, Christopher Cooks flet për konvaje ushtarake që fusin 8 herë në muaj mijëra tonelata amrësh në Bosnje. Këto armë ose ishin prodhim iranian, ose ishin blerë nga iranianët pët t’u dërguar në Bosnjë. Të gjithë këto armë të ardhura nga Irani përbënin një të tretën e të gjithë armëve që gjendeshin në vend. Për shembull, një gazetar serb, Carl Savich Carl Savich është shprehur se vetëm brenda periudhës nga maji i vitit 1994 deri më janar të vitit 1996, sasia e armëve të ardhura nga Irani për në Bosnje kapin shifrat e më shumë se 5000 tonë.

Ndryshimi i Balancave

Aleanca ndërkombëtare kishte një ndikueshmëri shumë të dobët për shkak të papërputhshmërisë së programeve të ndryshme të shteteve (veçanërisht të shteteve të Evropës) dhe nuk po mund të nxirrte një vendim për ndërhyrje ushtarake. (Ndërhyrjet ajërore filluan vetëm pas masakrës së Srebrenicës). Rritja e vazhdueshme e ndihmave të Iranit po e ndryshonte gjithnjë e më shumë situatën në terren, madje deri në atë pikë saqë trupat boshnjake ndërsa ishin të gatshme të tërhiqeshin – në një kohë kur 70% e territorit të Bosnjës kishte kaluar në kontrollin e serbëve – u shënua më shumë përparësi dhe madje u arrit të rimerrej kontrolli i disa territoreve të humbura. Madje, këto përparësi që po shënonin boshnjakët të jepnin përshtypjen se vetëm brenda disa ditëve do të bëhej e mundur që të arrihej të merrej edhe kontrollo i Banyalukas, që ishte edhe qendra e atyshme e Republikës Serbe.

Edhe Alija Izzetbegoviç ishte i kënaqur me ndjesinë e asaj lufte psikologjikre që zhvillohej në atë kohë. Fillimisht në emrin e tij dhe të gjithë popullit mysliman boshnjak ai i ka shpallur Ajetullah Hamanein, presidentin e asokohe të Iranit, Hashimi Rafsanxhanin popullin dhe qeverinë iraniane si forca mbështetëse të shtetit dhe popullit të tij kundër masakrave të shtetit serb dhe i ka falenderuar ata.

Përplasja me armikun

Raportet që tregonin gjithnjë e më shumë prova për rritjen e ndikueshmërisë së Iranit në Bosnje sa vinin dhe i dërgoheshin më shumë Ëashingtonit. Në njërin prej raporteve të dhomës së përfaqësuesve thuhet se “Me rolin e rrezikshëm që po luajnë njësitë iraniane kanë krijuar një urëlidhëse shumë të fortë dhe të qëndrueshme në Evropë dhe kjo gjë përbën një rrezik të rëndësishëm strategjik për interesat e amerikanëve. Ky rrezik ka lindur si pasojë e marrëdhënies shumë të afërt të udhëheqësve aktualë dhe të popullit boshnjak me Iranin. Shërbimet dhe agjenictë e inteligjencës iraniane për momentin kanë nën kontroll zonat tokësore dhe kanë arritur të ndërtojnë një strukturë e cila bën të mundur që njësitë e tyre të ndryshme të përhapen pa asnjë pengesë.”

Ndërsa një prej të dërguarve të CIA-s në Sarajbosnja, Robert Baer është shprehur kështu:

“Në mes të luftës, qeveria e Bosnjes mbeti në mesin e dy rrugëve: ose do të zgjidhte CIA-n ose do të zgjidhte iranianët dhe si përfundim ata zgjodhën iranianët. Pas informacioneve që amerikanët arritën të mblidhnin, në vitin 1995, CIA vendosi që të dërgonte një drejtor të ri në Sarajbosnja. Megjithatë, ky drejtor mbeti i vrarë si rezultat i një komploti që i ishte organizuar edhe nga shokët që mbante afër aty. Boshnjakët i bënë atij një atentat pasi kuptuan se ai kishte vënë në objektivë trupat iraniane.”

Sigurisht kjo nuk ishte vetëm një përplasje dypalëshe. Ndjesia e konkurrencës tek amerikanët në lidhje me ndikueshmërinë e Iranit në Bosnjë i pati ngjallur një ndjesi frike evropianëve: 

Më datë 18 tetor të vitit 1992, një prej zyrtarëve të Kombeve të Bashkuara ka shkruar dhe publikuar një artikull  në të cilin ka deklaruar se ka mundur të zbulojë dhe të marrë në kontroll një prej depove të armëve të dërguara nga Irani.

Po kështu më 11 nëntor 1992, një avion i ardhur nga Irani, që pati bërë ulje në aeroportin e Zagrebit u kontrolluar pa dhënë asnjë paralajmërim paraprak dhe gjatë këttij kontrolli u gjendën një sasi e madhe armësh të ndryshme që do të dërgoheshin në Bosnjë.

Vite më vonë, më 15 shkurt të vitit 1996 komaandët franceze patën kontrolluar në një zonë të largët të Bosnjës një kacolle të vjetër dhe patën zbuluar se ajo ishte përdorur në fakt si një qëndër për të trajnuar luftëtarët për të bërë qitje dhe gjendeshin të fshehura në mesin e mjeteve të tjera dhe shumë armë me dylbi, hedhëse raketash dhe lëndë plasëse.

Më shkurt të vitit 1992, forcat fanceze të dërguara nga NATO patën arrestuar 3 iranianë. 

Këto ngjarje janë përsëritur vazhdimisht nga viti 1992 deri në vitin 1996, ndër të cilat vlen të veçojmë ngjarjen kur një anije iraniane e mbushur me armë e cila ishte drejtuar për në Sarajbosnjë u ndalua nga Turqia dhe nuk mundi të kalonte.

Marrëveshja e Paqes Dayton dhe rezultatet e saj

Shumica e zgjidhjeve që paraqiteshin për t’i dhënë fund luftës – të këtilla si plani i paqes Vance / Lord Oëen – ishin thjesht dështime. Ndër këto alternative vetëm Marrëveshja e Paqes Dayton arriti të shënonte sukses. Marrëveshja e Paqes Dayton u pranua me përparësitë që kishin shënuar boshnjakët dhe me presionin e ushtruar nga amerikanët. Më pas, siç arriti të dilte më qartë e vërteta në dritë, qëllimi parësor i amerikanëve kishte qënë që nëpërmjet disa fuqive të cilat i përgjigjeshin atyre të mund të shkatërronin disa organizata nga ku kishte buriminin e saj ndikueshmëria e Iranit. Disa prej personave që kanë kontribuar në këtë komplot ishin zëvendës ministri i mbrojtjes së asaj kohe, Hasan Çenkiç; ish kryetari i shërbimeve të inteligjencës boshnjake, Bakir Ali Ispahiç dhe dy ndihmës të zyrtarëve të lartë të cilët ishin pjesë e palnit të atyre që kishin bashkëpunuar me forcat iraniane për të ndërtuar njësitë e nevojshme ushtarake. (Pikërisht njësitë ushtarake të cilat më pas ishin zbuluar nga komandot franceze që u përmendën më lart.)

Ndërsa gazetari James Raisen pati shkruar se “Edhe vetë alija Izzetbegoviç merrte para nga Irani për qeverinë e tij.”

Thellësia e marrëdhënies që këto dy palë kishin ishte bërë e qartë për të gjithë kur gjatë zgjedhjeve të vitit 1996, gjatë fushatës për zgjedhjet presidenciale, ambasadori iranian në Bosnjë ishte i vetmi diplomat që merrte pjesë përkrah Izzetbegoviçit.

Amerikanët janë përpjekur në nivele dhe mënyra të ndryshme që të dobësojnë ndikueshmërinë e iranianëve dhe të vendosin kontrollin e tyre dhe për të përmbushur këtë qëllim filluan edhe të krijonin qendra të këtilla që do të përmbushin nevojat e boshnjakëve për armë dhe për trajnimet e nevojshme. Duke krijuar qendra të këtilla arritën të korrnin deri diku disa suksese si të largonin nga detyrat e tyre zëvendës ministrin e mbrojtjes, Hasan Çenkiç dhe ish kryetari i shërbimeve të inteligjencës boshnjake, Bakir Ali Ispahiç dhe kështu arritën që të limitonin dhe kufizonin ndjeshëm rolin e Iranit në rindërtimin e shtetit të Bosnjës.

Ndërsa Irani nuk arriti sukses të plotë që ta çlironte të gjithë Bosnjën dhe të mos lejonte që ky shtet të kthehej thjesht në bazë ushtarake për NATO-n. Mgjithatë pavarësisht se në disa dimensione marrëdhënia mes këtyre dy shteteve u zbeh, Irani e ka vazhduar ende ndikimin e tij në disa fusha të caktuara në Bosnjë. Pjesërisht në dimensionin iranian dhe pjesërisht në dimensionin ekonomik. Përtej këtyre ekzistenca e Iranit në Bosnjë ndjehet veçanërisht me ndihmat që nuk mungojnë për familjet e dëshmorëve boshnjkaë të rënë, apo familjet e atyre që kanë mbetur të gjymtuar nga lufta. Madje ende vazhdohet të organizohen cermoni në kujtim të këtyre dëshmorëve në Iran.

Irani gjithnjë ka folur për zhvillimet  për të cilat ka ndjerë një farë shqetësimi. Ashtu siç është shprehur edhe kryetari i Komsionit të Urdhërit të Zbulimit të Interesave, Hashimi Fafsanxhan: “Pas luftës, Republika Islamike e Iranit me qëllim që të ndihmojë popullin e këtij shteti donte të ishte prezent në mënyrë aktive dhe konstruktive, megjithatë me ndërhyrjen e armiqve të tyre u arrit që marrëdhëniet dhe bashkëpunimet mes këtyre dy shteteve të zbeheshin shumë.”

Gjatë një cermoni që ishte organizuar në atë kohë në kryeqytetin e saposhpallur të këtij shteti të çliruar, në deklaratën e tij për shtyp, Izzetbegoviç ka folur edhe njëherë për Iranin duke e ngritur lart rolin e tij në luftë. Izzetbegoviç duke drejtuar gishtin drejtues drejt përfaqësuesit të atyshëm të Republikës Islamike të Iranit, Ali Ekber Velayeti – i cili në atë kohë kishte funksionin e ministrit të jashtëm, arsye edhe për të cilën kishte vizituar Bosnjën më  nëntor të vitit 1995 – Po të mos ishte ky njeri – sigurisht duke iu drejtuar Republikës Islamike të Iranit – vendi im nuk do të ekzistonte në hartën e botës. Fjalët e Izzetbegoviçit ishin padyshim edhe një reflektim i opinionit të gjërë publik boshnjak. Në një anketë që ishte organizuar pas Luftës së Bosnjës, 86% e boshnjakëve kishin shprehur mendime pozitive kundrejt Republikës Islamike të Iranit.

Deri në fund të luftës së Bosnjës në vitin 1995 pretendohen të kenë mbetur të vrarë 67 deri në 110 mijë persona. Qindra persona nfa forcat iraniane dhe kadrove të Hizbullahut patën rënë dëshmorë ose ishin kapur robër lufte që të mos lejonin që Bosnja të kthehej në një plagë si Palestina. Ende vazhdojnë të qëndrojnë përkrah njëri-tjetrit me përkujtimoret e tyre dy shokët e luftës boshnjaku Muhammed Avdiç dhe miku i tij Shehid Resul Hajdari për të treguar se të dy bashkë luftuan dhe dhanë jetët e tyre për një ideal të përbashkët.



Burimi : Medya Şafak