Muslimanët britanikë me 3000 trëndafila te Ura e Londrës

  • Njerëzëzve që ecnin në Urë të Londrës iu dhuruan trëndafila të kuq në  shenjë  solidariteti dhe dashurie.
Publikuar në Korrik 6, 2017, 1:16 a.m.

Idea e bukur u organizua nga muslimanët britanikë që donin të bënin diçka për të ndihmuar pasi tetë vetë vdiqën në një sulm terrorist në fundjavën e kaluar.

Çdo trëndafil mbante "mesazhe të dashurisë për botën", thanë organizatorët.

Njerëzit dhanë 600 euro për të paguar për lule, të cilat iu dhuruan për këdo që e gjetën veten në të njëjtin vend që ishte skena e tragjedisë shtatë ditë më parë.

"Ne nuk do të lejojmë që Ura e Londrës të bjerë poshtë as ndonjë urë mbi të cilën ndërtohen komunitetet e këtij qyteti dhe kombi të madh", thanë ata që shpërndanin lulet.

Pasi fotot u shpërndanë në Facebook, një grua komentoi:

'Ndërtimi i urave jo të mureve. Dashuria juaj do të vlerësohet sot. '

Kjo ndodhi  pranë Urës së Londrës, që tërhoqi qindra vetë javën e fundit.

Pas një duartrokitje të madhe, kryebashkiaku i Londrës, Sadik Khan u tha atyre që u mblodhën: "Si një musliman krenar dhe patriot britanik e them këtë që ju nuk i bëni këto veprime të neveritshme në emrin tim.

'Ideologjia juaj e çoroditur nuk ka të bëjë fare me vlerat e vërteta të Islamit. Ju kurrë nuk do të keni sukses në ndarjen e qytetit tonë. '



Burimi : TNA