Rreth 10.000 pacientë jemenas vdiqën për shkak të rrethimit Saudit

Publikuar në Korrik 6, 2017, 1:12 a.m.

- Ministria e Shëndetësisë e Jemenit thotë se embargoja ajrore e Arabisë Saudite e vitit 2015 për  Jemenin,vendin e varfër, ka çuar në vdekjen e rreth 10,000 pacientëve, të cilët ishin ndaluar të udhëtojnë jashtë vendit për trajtim.

Media jemenase citoi zëdhënësin e ministrisë Abdul-Hakim al-Kuhlani të ketë thënë  të martën se vdekjet ishin rezultat i "vazhdimit të agresionit, rrethimit dhe kufizimeve të vazhdueshme të armiqësive në Aeroportin Ndërkombëtar Sana'a" të regjimit saudit.

Koalicioni i udhëhequr nga Sauditët  gjithashtu bllokon hyrjen e ilaçeve në Jemen, që tani  ka goditur vendin një përhapje e kolerës, e cila ka mbytur qindra njerëz, tha zyrtari.

Kuhlani tha se sanksionet kanë penguar qendrën e specializuar të operacionit kardiak në Spitalin e Revolucionit, struktura më e madhe shëndetësore e Sana'a, nga qasja në medikamentet dhe pajisjet bazë të nevojshme. 

Rreth 10,000 pacientë jemenas vdiqën për shkak të rrethimit saudit

- Ministria e Shëndetësisë e Jemenit thotë se embargoja ajrore e Arabisë Saudite e vitit 2015 për vendin e varfër ka çuar në vdekjen e rreth 10,000 pacientëve, të cilët ishin ndaluar të udhëtojnë jashtë vendit për trajtim.

Media jemenase citoi zëdhënësin e ministrisë Abdul-Hakim al-Kuhlani të thoshte të martën se vdekjet ishin rezultat i "vazhdimit të agresionit, rrethimit dhe kufizimeve të vazhdueshme të armiqësive në Aeroportin Ndërkombëtar Sana'a" të regjimit saudit.

Ai tha se rreth 75,000 pacientë vlerësohet se kanë nevojë të kërkojnë trajtim jashtë vendit çdo vit, duke kritikuar  Rijadin dhe aleatët e tij  që ndalojnë civilët jemenas të largohen nga vendi për t’u shëruar.

Koalicioni i udhëhequr nga Sauditët gjithashtu bllokon hyrjen e ilaçeve në Jemen, si pasoj tani vendi është goditur nga përhapja e kolerës, e cila ka vrarë qindra njerëz, tha zyrtari.

Kuhlani tha se sanksionet kanë penguar qendrën e specializuar të operacionit kardiak në Spitalin e Revolucionit, struktura më e madhe shëndetësore e Sana'a, nga qasja në medikamentet dhe pajisjet bazë të nevojshme.

Ndërkohë, drejtori i qendrës së operacionit kardiak të spitalit, Abu-Zaid al-Kindi, tha se "fëmijët me sëmundje kongjenitale po vdesin për shkak të bllokimit të Jemenit dhe pamundësisë për të udhëtuar jashtë vendit".

Aeroporti Ndërkombëtar i kryeqytetit njoftoi gjithashtu se embargoja saudite ka lënë 100,000 jemenas të bllokuar jashtë vendit, duke bllokuar daljen e 300,000 të tjerëve, përfshirë pacientët.

Arabia Saudite dhe aleatët e saj vendosën embargon në mars 2015, Rijadi dhe një numër i aleatëve të saj nisën një fushatë të përgjakshme ushtarake kundër Jemenit në mbështetje të qeverisë së saj të mëparshme.

Sulmet saudite kanë lënë deri tani mbi 12,000 civilë të vdekur, sipas të dhënave të fundit nga një grup monitorimi jemenas.



Burimi : ABNA24