Përmbledhje mbi Sirinë: Po duket fundi i luftës

Publikuar në Korrik 3, 2017, 1:14 a.m.

Forcat kurde të YPG-së të cilat mbështeten nga Shtetet e Bashkuara bënë gabimin më të çmendur duke kërkuar haptazi për mbështetje nga Arabia Saudite. Anarko-marxistët e YPG-së, të cilët gjithmonë me krenari kanë treguar haptazi feminizmin e tyre, papritmasi janë përkulur para mbeturinave mesjetare vahhabiste. Me anë të kësaj lëvizjeje, ata kanë shkatërruar pamjen e tyre si një forcë progresive majtiste. Ky veprim do të përforcojë armiqësinë turke si dhe armiqësinë siriane, irakiane dhe iraniane kundër tyre.

Ndryshimi më i rëndësishëm që bie në sy gjatë këtyre ditëve të fundit është përparësia që kanë shënuar forcave qeveritare siriane në jug-lindje duke u drejtuar për në zonën kufitare me Irakun (zona e shënuar me shigjeta të kuqe në hartë). Plani fillestar ishte për të rimarrë nën kontroll sonën e El-Tanfit më në jug-perëndim të vendit për të mundur të sigurohej kalimi kufitar pëpërmjet autostradës Damask-Bagdad që kalon në atë pjesë. Por El-Tanf u pushtua nga SHBA-ja, forcat pushtuese britanike dhe norvegjeze si dhe  nga disa forca të tjera bashkëpunuese (blu). Kur iu afruan kësaj zone, avionët e tyre ushtarakë sulmuan konvojet e ushtrisë siriane. Plani i SHBA-së ishte që të përparonin nga El-Tanf për në veri që të çon në drejtim të lumit Eufrat dhe në këtë mënyrë do të mund të pushtonin dhe të kontrollonin të gjithë territorin në jug-lindje të Sirisë. Megjithatë, Siria dhe aleatët e saj bënë një lëvizje të papritur dhe arritën ta parandalonin këtë plan. Pushtuesve i është prerë rruga tashmë për në Eufrat nga një linjë e kontrolluar nga sirianët nga perëndimi në lindje dhe që përfundon në kufi me Irakun. Nndërsa përsa i përket anës së Irakut, Njësitë Ushtarake Popullore që janë nën komandën e qeverisë së Irakut janë duke lëvizur drejt Sirisë për t’u takuar me forcat siriane në kufi.

Pushtuesit amerikanë tashmë kanë mbetur të palëvizurë dhe të ulur në mes të një pjese të një shkretëtire të padobishme rreth El-Tanfit, ku alternativa e tyre e vetme që i kanë mbetur në këtë pikë janë që ose të vdesin nga mërzia aty ku ndodhen ose të kthehen në Jordani nga ku edhe kishin ardhur fillimisht. Ushtria ruse e ka bërë shumë të qartë se do të ndërhyjë me forcë nëse sulmi i SHBA-së do të përfshinte një sulm kundër Sirisë dhe nëse trupat amerikane do të tentonin të përparonin edhe më tej në veri. E para mbi të gjitha, Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj nuk kanë asnjë zotësi juridike për të justifikuar prezencën ed tyre në Siri. Nuk ka asnjë justifikim apo bazë ligjore që t’u japë atyre ndonjë të drejtë për të sulmuar njësitë ushtarake siriane. Opsioni i tyre i vetëm tashmë është të tërhiqen nga kanë ardhur.

Përparimi i SHBA-së deri në El-Tanf u mbulua nga një sulm që bënë ndërkohë forcat bashkëpunuese amerikane në jug-perëndim të Sirisë. Një grup i madh “rebelësh”, në të cilin bëjnë pjesë edhe elementë të al-Kaidës dhe që mbështeten financiarisht nga Jordania u zhvendosën për të marrë qytetin e Deraas nga kontrolli i qeverisë siriane. Qëllimi i organizimit të këtij sulmi ishte shpresa se kështu  do të mund të devijoheshin forcat siriane nga përparimi që kanë shënuar në lindje. Megjithatë, pavarësisht përdorimit të sulmeve me kamikazë, sulmi ndaj Deraas nuk arriti t’i mboshtë sistemet e forta mbrojtëse të forcave siriane. Nuk arritën të realizonin devijimin e nevojshëm. Pozicioni i ushtrisë siriane në Deraa u përforcua edhe më shumë me mbërritjen e njësive ushtarake të ardhura nga Damasku të cilat tani po sulmojnë bandat e kontrolluara nga SHBA-ja. Progres i rëndësishëm është shënuar së fundmi edhe në rrethinat jugore të Deraas dhe sulmi i ushtrisë siriane ka të ngjarë të vazhdojë këtë përparim derisa të arrijë deri në kufirin jordanez.

Planet e SHBA-së në jug të Sirisë – po kështu edhe në perëndim dhe në lindje – deri më tani nuk kanë shënuar asnjë sukses. Situata e amerikanëve do të mbetet e kontrolluar dhe e pandryshueshme përsa kohë administrata e Trump tregohet e gatshme të investojë më shumë forca dhe të dalë kundër të gjitha ligjeve të së drejtës ndërkombëtare dhe të ndërmarrë një luftë kundër qeverisë së Sirisë dhe aleatëve të saj. Forcat siriane me kalimin e kohës do të rimarrin të gjithë territorin sirian (të shënuar me ngjyrë blu) në jug të vendit, që momentalisht mbahet nën kontrollin e mbështetësve të ndryshëm të SHBA-së dhe grupeve të ndryshme terroriste.

Në veriperëndim të vendit, grupet “rebele” Tekfirxhie janë përqendruar kryesisht rreth Idlibit dhe më në veri të vendt. Këto grupe sponsorizohen nga paratë Saudite nga Katari si dhe Truqia. Kriza më e fundit mes Katarit dhe shteteve të tjera arabe të Gjirit e ka çuar situatën e Idlibit në një kaos të mëtejshëm. Grupet e financuara me paraa nga sauditët tashmë po luftojnë kundër Katarit dhe grupeve të sponsorizuara nga Turqia. Këto konflikte vijnë në krye të animoziteteve të tjera midis forcave të Al-Kaidës dhe ato të Ahrar al-Sham. Forcat qeveritare siriane po e mbajnë këtë  krahinë të rrethuar dhe Turqia në veri është duke e mbajtur kryesisht të mbyllur kufirin e saj. “Rebelët” tekfixhinj në Idlib do të vijojnë të përplasen me njëri tjtrin deri sa të vrasin njëri tjetrin derisa dhe të mos mbetet më askush. Dhe në fund fare, forcat qeveritare do të futen në këtë zonë dhe do të shkatërrojnë çdo grup që mund të ketë mbetur prej tyre.

Shigjetat e ushtrisë siriane (të shënuara me të kuqe) në qendër të hartës po drejtohen drejt zonave qendrore të shkretëtirës të kontrolluara deri më tani nga forcat e ISIS-it të cilat po tërhiqen drejt lindjes (të shënuara në hartë me shigjeta të zeza). Duke lëvizur në të njëjtën kohë nga veriu, perëndimi dhe jugu, forcat e qeverisë siriane po përparojnë me shpejtësi duke rimarrë nën kontroll disa kilometra tokë për çdo ditë. Vetëm gjatë muajit të fundit janë rimarrë nën kontroll 4.000 kilometra katrorë dhe mbi 100 vendbanime dhe qytete. Brenda pak javësh ata do të jetë arritur të rimerret kontrolli edhe në të gjitha zonat e kontrolluara nga ISIS (të shënuara në hartë me ngjyrë kafe) deri në vijën e lumit Eufrat dhe kufirin siriano-iraken.

Kohët e fundit kanë filluar të mbërrijnë në Siri edhe pajisjet ndërlidhëse në formën e urës ushtarake ruse. Këto pajisje janë të nevojshme për të kaluar mbi shtratin e lumit Eufrat dhe kështu të rimerren në kontroll zonat në veri të tij.

Ndërkohë që Shtetet e Bashkuara mbështesin forcat kurde (të shënuara në hartë me shigjeta të verdha) po sulmojnë ISIS-in në qytetin e Rakkës. Komanda ushtarake ruse pretendon se kurdët dhe SHBA-ja kanë bërë një marrëveshje me ISIS-in për t'i lejuar luftëtarët e tyre të largohen nga Rakka drejt jugut dhe lindjes (video). Progresi i shpejtë që kurdët po bëjnë në marrjen e qytetit e mbështet edhe më shumë këtë spekulim. Nuk duket se Shtetit Islamik është duke treguar ndonjë formë rezistence.

Të gjitha forcat e ISIS-së që kishin mbetur në Siri – këtu përfshihen edhe ata që vijnë nga Rakka, si dhe ata që vijnë nga zonat e shkretëtirës – po lëvizin në lindje përgjatë Eufratit drejt qytetit të Deir Ezzor. Në këtë rajon gjenden rreth 100,000 civilë të lidhur me forcat qeveritare dhe një garnizë e ushtrisë siriane të cilat prej një kohe të gjatë qëndrojnë të rrethuara nga forcat e ISIS-it. Popullësia që qëndron e rrethuar furnizohen me me nevojat ushqimore në rrugë ajërore. Garnizoni ushtarak sirian ka arritur deri më tani të mbajë larg për një kohë të gjatë forcat sulmuese të ISIS-it. Megjitatë, duke qënë se me mijëra forca të reja të Shtetit Islamik që po vijnë drejt qytetit, trupat qeveritare janë në rrezik të vërtetë për t'u mposhtur. Përforcimet duhet të fluturojnë në qytet për të mbajtur ISIS-in larg dhe për të parandaluar një masakër shumë të madhe. Një alternativë shumë më e mirë është një linjë lehtësimi në terren. Megjithatë përparimi i ushtrisë siriane drejt qytetit është duke u penguar nga ndërhyrjet amerikane në jug. Për momentin është duke u bërë një përgatitje e re e madhe e forcave qeveritare për të ndërhyrë në Deir Ezzor. Ajo që duhet të shpresojmë është që këto trupa të arrijnë në kohë.

Forcat provizore të Katarit, Arabisë Saudite dhe Turqisë, të cilat drejtohen nga CIA kanë zhvilluar një luftë gjashtëvjeçare kundër Sirisë dhe popullit të saj. Duke marrë parasysh faktin se Katari dhe Turqia tashmë i kanë dalë kundër sauditëve dhe aleatëve të tyre amerikanë, banda që sulmoi Sirinë është duke u copëtuar dhe po vjen drejt fundit. Shteti Islamik po tkurret shpejt dhe pothuajse mposhtet tërësisht. Përpjekja e SHBA-së për të fituar terren në jug është parandalur. Nëse SHBA-ja nuk ndryshon mendim dhe tenton të fillojë një sulm në shkallë të gjerë në Siri me forcat e veta të ushtrisë, atëherë lufta në Siri mund të konsiderohet se ka mbaruar. Ka akoma edhe shumë territor që duhet të rimerret nën kontrollin e forcave siriane. Sulmet terroriste brenda vendit do të vazhdojnë edhe për disa vite të tjera. Plagët do të marrin dekada për të shëruar. Përsa i përket zonave në veri të vendit që janë nën kontrollin e Turqisë ose të SHBA (të deleguara) do të duhet të zhvillohen negociata. Do të duhet të arrihen edhe marrëveshje të reja. megjithatë lufta strategjike në shkallë të gjerë kundër Sirisë është duke përfunduar shumë shpejt.

Askush nuk fitoi asgjë. Kurdët, të cilët për një moment u dukën si të vetmit fitimtarë të kësaj lufte i kanë çuar dëm fitoret e tyre.

Forcat kurde të YPG-së të cilat mbështeten nga Shtetet e Bashkuara bënë gabimin më të çmendur duke kërkuar haptazi për mbështetje nga Arabia Saudite. Anarko-marxistët e YPG-së, të cilët gjithmonë me krenari kanë treguar haptazi feminizmin e tyre, papritmasi janë përkulur para mbeturinave mesjetare vahhabiste. Me anë të kësaj lëvizjeje, ata kanë shkatërruar pamjen e tyre si një forcë progresive majtiste. Ky veprim do të përforcojë armiqësinë turke si dhe armiqësinë siriane, irakiane dhe iraniane kundër tyre. Të gjitha përparimet politike që ata bënë gjatë luftës duke qëndruar kryesisht neutrale midis “rebelëve opozitarë” dhe qeverisë siriane tani janë në rrezik. Ky veprim është një çmenduri. Zona e mbajtur nën kontrollin e kurdëve është tërësisht e rrethuar nga forca pak a shumë armiqësore. Mbështetja e SHBA-së ose Arabisë Saudite për enklavën kurdore të mbyllur dhe të rrethuar nuk është e qëndrueshme më për asnjë periudhë kohore të gjatë. Për këtë arsye, kurdët i kkanë demonstruar vetes së tyre edhe njëherë se ata janë vetë armiqtë e tyre më të këqinjë në përpjekjet e tyre për të krijuar një (gjysmë) shtet  sovran kurd. Ata do të shpërngulen përsëri në zonat e tyre origjinale dhe përsëri do të vazhdojnë të jenë pjesë e shtetit sirian.

 [PËRDITËSIME:]

Disa ditë më parë, Sekretari i Mbrojtjes për SHBA-në, Mattis u morr në pyetje para Kongresit. Akoma nuk ka një përfundim në lidhje me këtë seancë, megjithatë një gazetar i Stars & Stripes që gjendej në këtë seancë shkruan kështu për Tweeter:

Tara Copp @TaraCopp - 3:11 PM - 13 Qershor 2017

#SecDef Mattis, është shprehur se trupat ushtarake “pro-regjimit” që kanë përparuar në Jug të Sirisë që drejtojnë bazat ushttarake në #AlTanf janë në të vërtetë forca #Ruse 1/2 

#SecDef Mattis: "Nuk ishte përjashtuar mundësia që #Rusët të gjendeshin aty (në afërsi të Tanf)... nuk ishte një suprizë për shërbimet tona të inteligjencës."

Shtetet e Bashkuara kishin deklaruar më parë se forcat e qeverisë siriane që po përparonin drejt Al-Tanf-it, ishin “të mbështetura nga Irani” apo edhe “të udhëhequra nga Irani”. Tani Sekretari i Mbrojtjes thotë se kjo deklaratë nuk ishte e vërtetë. Në fakt këto trupa i përkisnin rusëve që janë aleatë me qeverinë siriane. Rusët sigurisht nuk mund të pranojnë të marrin urdhra nga disa gjeneralë iranianë. Nuk është çudi që komanda ushtarake ruse dha paralajmërime të forta kundër çdo sulmi që mund të bëhej kundrejt këtyre forcave.

Në të njëjtën kohë, Mattis në këtë mënyrë vërtetoi se ai është i paaftë për të menduar në mënyrë strategjike. Ai me të vërtetë besonte se rusët nuk do të përparonin për në Al-Tanf për të mbrojtur trupat e tyre aleate siriane? Tashmë ka qënë mëse e qartë prej muajsh se rusët janë të gatshëm që të qëndrojnë në çdo pjesë të Sirisë. Ata nuk do të lejojnë që qeveria siriane të humbasë kontrollin për të bërë të lumtur Mattisin, Trumpin apo ndonjë tjetër. Për rusët çështja strategjike është e qartë dhe ka qenë e këtillë për një kohë të gjatë tashmë. Ata do të luftojnë. Këtë gjë e kanë thënë haptazi. Do të ishte krejtësisht vetëm një budallallëk të besosh ndonjë mundësi tjetër.

Al-Tanf është një çështje taktike, megjithatë ushtria amerikane e lartëson atë duke e parë si një çështje strategjike. Sigurisht që nuk ka asnjë argument që e justifikon këtë pretendim. Ne duhet të pyesim përsëri se çfarë përfitimesh të mundshme ka për SHBA-në e cila po muundohet me çdo kusht të marrë kontrollin e atij vendi që ndodhet në shkretëtirë të zbrazët. Sigurisht teknikisht nuk ka asnjë arsye, megjithatë mbrojtja e kësaj zone "parimisht" mund të fillojë me sa duket një luftë shumë më të madhe.

Për momentin, garnizoni i Tanfit gjendet në gjendje të rrethuar nga forcat armike. Forcat amerikane në zonë do të duhet të luftojnë përmes pozicioneve të regjimit për të shkuar në al Bukamal, duke rrezikuar më tej eskalimin.

Po tani? A janë Shtetet e Bashkuara të përgatitura për të mbrojtur këto forca armiqësore deri në përjetësi? A do të sigurojë SHBA-ja mbulimin ajror për forcat që përleshen drejtpërdrejt me asetet aleate të regjimit jashtë zonës prej 55kilomentrash? A u organizuan tri sulme të mëparshme një akt kundërskalatorial që minoi interesat e SHBA-së? Mjerisht, përgjigjja e pyetjes së fundit është po.

 ...

Kur bëhet fjalë që të sulmohen baza ushtarake në Siri që kanë mbështetjen e Iranit duhet strategjia duhet udhëheqë vendimet e taktikës dhe jo e kundërta.

...
Shtetet e Bashkuara e kanë aftësinë për të mbrojtur një garnizon ushtrak në mes të shkretëtirës siriane. Megjithatë, arsyet për të bërë këtë gjë nuk tregojnë ndonjë qëllim konkret, duke bërë një analizë të thjeshtë të përfitimit të kostos, megjithatë një përfitim në këtë rast është i pamundur.

Natyrisht, ky këndvështrim nuk ka mbërritur ende deri në Departamentin e Mbrojtjes së SHBA-së dhe komandës së SHBA-së në terren. Komandanti amerikan vendosi një sistem HIMARS të artilerisë me rreze të gjatë të SHBA-së nga Jordania të drejtuar për në Al-Tanf. HIMARS mbulon një distancë prej 300 kilometrash. Nuk përbën ndonjë dallim përsa i përket këndvështrimit taktik nëse ;ëshimi kësaj rakete bëhet nga Jordania ose nga Al-Tanf në Siri që gjendet rreth 12 kilometra në lindje të vijës kufitare. Është një lëvizje simbolike për të “shfaqur flamurin” në el-Tanf, megjithatë e ekspozon sistemin për të pësuar një sulm të ligjshëm nga forcat siriane, ruse dhe iraniane.

Ashtu siç është shprehur me të drejtë Sekretarja e Shtetit Tillerson: SHBA-ja nuk e ka autoritet ligjor për të sulmuar forcat siriane, iraniane apo ruse. Në asnjë mënyrë. Ajo po pushton Sirinë pa asnjë arsye legjitime. Në të kundërt, Siria ka autoritetin ligjor për të dëbuar jashtë territorit trupat e SHBA-së.

Vendimi për të lëvizur sistemin HIMARS për në Al-Tanf është krejtësisht vendim i paarsyeshëm. Ka ardhur koha që Washingtoni t’i japë fund këtij absurditeti.



Burimi : Moon of Alabama / Medya Şafak