Myftiu i Maqedonisë: Bijët tonë nuk duhet të shkojnë në Medine për studime vehabiste

Publikuar në Korrik 2, 2017, 1:51 a.m.

Kryetari i BFI-së ka qenë i ftuar në emisionin ZigZag me gazetarin Salejdin Xhezairi në TV Art. Ai ndër të tjera ka folur edhe për rrymat e ndryshme që kanë filluar të shfaqen në Maqedoni.

Sipas Sulejman Rexhepit, nuk është e preferuar që të shkohet në studime në Medina pasi atje krijohen ushtar që do ta përhapin ideologjinë vehabiste. Ai këtë e sheh si të rrezikshme dhe dicka që duhet ndaluar.

Më tej Rexhepi ka sulmuar Arabinë Saudite duke thënë se është i vetmi vend në botë pa kulturë. “Ata kanë shkatëruar edhe shtëpinë ku ka jetuar profeti Muhamed a.s.” ka thënë Rexhepi.