Mësimet e Hadithit Thekalejn Nga Zotëri Sejjid Ajetullah Kemal Hajdari. Mësimi i Tridhjetëetetë

nga Ajetullah Kemal Hajdari | Publikuar në Qershor 30, 2017, 1:09 a.m.

Jemi të nderuar, që t’iu lajmërojmë se, po vijojmë me kënaqësi, sqarimin e shumë çështjeve të lëna pezull dhe shpjegimin e duhur, për gënjeshtrat, mashtrimet, shpifjet dhe trillimet, që janë bërë gjatë tërë historisë islame, kundër besimtarëve dhe dijetarëve muslimanë shiitë, nga një pjesë e vëllezërve të tyre sunnitë.

Prezantuesi: Me emrin e Allahut, Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit. Falenderimi i takon Allahut, i Cili na mësoi dëshminë islame dhe dashurinë ndaj Muhammedit (p.q.m.t.) dhe familjes së tij të pastër. Përshëndetja qoftë mbi të robin e zgjedhur dhe të dërguarin besnik të Allahut (p.q.m.t.), mbi Muhammed Mustafain (p.q.m.t.) dhe mbi familjen dhe Farefisin e tij të Pastër si dhe mbi të tërë bashkësinë e besimtarëve muslimanë.

Si fillim dua të them, se në veprën e tij me titull: “Silsiletu’l-Ehadithi’s-Sahiha” (Zinxhiri i Hadithëve të Vërtetë), dijetari shqiptar Shejh Albani, pas përcjelljes së hadithit në fjalë, shprehet në këtë mënyrë: “Hadithi i përcjellur nga Imam Buhariu, është njëri nga dhjetra shembujt, se ky hadith është i mangët. Madje ky hadith, është një dëshmues i qartë, i paditurisë së disa njerëzve, të cilët i përkasin brezit të ri dhe të cilët janë zhytur, në kënetën e fanatizmit të verbër dhe aludojnë se të tërë hadithët e përcjellur dhe të shënuar në veprën me titull: “Sahihu’l-Buhari” (Përmbledhja e Hadithëve të Vërtetë e Imam Buhariut), e Imam Buhariut dhe “Sahihu’l-Muslimi” (Përmbledhja e Hadithëve të Vërtetë e Imam Muslimit), e Imam Muslimit janë të vërtetë”.

Lusim Allahun e Madhëuar, që t’i shpërblejë ndjekësit e programeve tona, me një shpërblim të madh dhe të pakufishëm, si pasojë e rënies dëshmore, të zonjës së grave të Xhennetit, zonjës së grave të botërave, të të fortnderuarës Besnikes së Madhe Fatime Lules (p.m.t.). Paqja e Allahut qoftë mbi të, të atin e saj, bashkëshortin e saj dhe fëmijët e saj. Ne kërkojmë nga Allahu i Lavdëruar, që të na ringjallë dhe ne së bashku me ta, me të atin e saj, me burrin e saj dhe të na furnizojë, me ndërmjetësimin e fëmijve të saj.

Lusim Allahun e Lartësuar, që të shpërblejë me mirësi të shumta, zotëri Ajetullah Kemal Hajdarin. Pikë së pari duam t’iu kërkojmë, që të bëni një vlerësim, për sa i përket gjykimit: Vallë si e shpjegoni ju se në rast se, kur hadithët përplasen me njëri-tjetrin, i jepet përparësi një hadithi, i cili gjendet në veprën me titull: “Sahihu’l-Buhari” (Përmbledhja e Hadithëve të Vërtetë e Imam Buhariut), e Imam Buhariut dhe “Sahihu’l-Muslimi” (Përmbledhja e Hadithëve të Vërtetë e Imam Muslimit), e Imam Muslimit, më shumë së sa hadithëve, që gjenden në përmbledhjet e tjera, të hadithëve të vërtetë, ose të atyre hadithëve, që zotërojnë një zinxhir të mirë përcjelljeje.

Ju përshëndesim me përshëndetjen më të bukur islame, e cila buron nga thellësia e zemrës sonë: Es-selamu alejkum ue rahmetullahi ue berekatuhu. Ja ku jemi sërish me ju, në programin tonë të tridhjetëetetë me titull: “Shfaqja e Imam Mehdiut (p.m.t.)” dhe në çështjen: “Argumentimi dhe Zinxhiri i Përcjelljes së Hadithit Thekalejn”. Duam t’iu urojmë mirëseardhjen dhe nga ana e ndjekësve tanë të nderuar.

I ftuari: Alejkum selam! Para së gjithash, dua t’iu them: Mirë se ju gjeta. Kërkoj mbrojtje nga Allahu (f.m.t.) prej shejtanit të mallkuar dhe e nis me ndihmën e Allahut, Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit. Përshëndetja, paqja dhe shpëtimi, qofshin mbi robin e zgjedhur dhe të dërguarin e fundit të Allahut (k.m.t.), Muhammed Mustafain (p.q.m.t.) dhe mbi familjen dhe Farefisin e tij të Pastër.

Më pas shtoj se, pikërisht në këtë kohë, ne jemi duke kuptuar dhe kremtuar, përvjetorin e ditëve të rënies dëshmore, të zonjës së grave të botës, Besnikes së Madhe Fatime Lules (p.m.t.). Në programin e mbrëmjes së sotme, dua të cek disa dhunime, që janë bërë kundër saj dhe disa nga posteve të larta të saj. Megjithatë duke qenë të vetëdijshëm, se është e pamundur që ta përfshijmë, hetimin e kësaj çështjeje të gjerë, në një program të vetëm, ne kërkojmë nga Alahu i Madhëruar, që të na japë mundësinë, që të shqyrtojmë këtë të vërtetë historike, nga veprat e muslimanëve sunnitë, që kanë të bëjnë me postin e saj të lartë dhe shkallëve të saj.

Në programin e kësaj mbrëmjeje, nuk dua të mbështetem në hadithët e përcjellur, nga dymbëdhjetë imamët e pafajshëm të Ehli Bejtit (p.m.t.), që gjenden në burimet dhe veprat tona. Ne e shohim si të mjaftueshme, përmendjen e disa dukurive, nga burimet e Ehli Sunnetit, mbi dhunimin e saj historik, të posteve dhe shkallëve të saj. Ne shpresojmë se Allahu i Lavdëruar, do të na ndihmojë që t’ia dalim mbanë, për sa i përket përmbushjes së kësaj detyre të rëndësishme.

Lërmëni t’iu bëj të ditur, se versionet e tjera të Hadithit Thekalejn, rreken në udhë të tjera përcjelljeje përveç veprës me titull: “Sahihu’l-Muslimi” (Përmbledhja e Hadithëve të Vërtetë e Muslimit), e Imam Muslimit. Si rjedhojë themi se ne, u japim më shumë përparësi, versionit i cili kalon në veprën me titull: “Sahihu’l-Muslimi” (Përmbledhja e Hadithëve të Vërtetë e Muslimit), e Imam Muslimit, se sa versioneve të tjera.

Megjithatë pohojmë se në veprën e lartpërmendur, nuk është përcjellur as pjesa: “Këto të dyja nuk ndahen kurrë, nga njëra-tjetra, derisa të më arrijnë mua, në krye të Lumit Keuther”, as ata të cilët e kanë marrë, këtë pjesë si një argument, si dhe as pjesët e tjera. Në versionin e përcjellur në veprën e sipërcituar kalon thënia: “Ju bëj që të kujtoni Allahun e Lartësuar përmes Ehli Bejtit tim”.

Ashtu siç e kemi sqaruar dhe në programet paraardhëse, e përsërisim se këto thënie, nuk argumentojnë as bindjen dhe as nënshtrimin ndaj një urdhri të ri, ose ndaj një këshille të re. Kështu që nënvizojmë, se ka ndodhur një pëplasje, mes versionit të hadithit, që gjendet veprës me titull: “Sahihu’l-Muslimi” (Përmbledhja e Hadithëve të Vërtetë e Muslimit), e Imam Muslimit dhe hadithëve të tjerë me zinxhir përcjelljeje dhe hadithëve të vërtetë.

Ndërsa tani le të kalojmë, në dhënien përgjigje të pyetjes suaj, për sa i përket gjykimit, se në rast kur hadithët përplasen me njëri-tjetrin, i jepet përparësi një hadithi, i cili gjendet në veprën me titull: “Sahihu’l-Buhari” (Përmbledhja e Hadithëve të Vërtetë e Imam Buhariut), e Imam Buhariut dhe “Sahihu’l-Muslimi” (Përmbledhja e Hadithëve të Vërtetë e Imam Muslimit), e Imam Muslimit, më shumë së sa hadithëve, që gjenden në përmbledhjet e tjera, sepse këta hadithë zotërojnë zinxhirët më të Vërtetë e përcjelljes, në këndvështrimin e zinxhirëvë dhe zotërojnë fjalët dhe tekstin më të përpiktë, në këndvështrimin e përmbajtjes.

Në këtë program mbase edhe në programin pasardhës, do të trajtojmë orvatjen e krijimit të mendimit të disa njerëzve, në këndvështrimin intelektual, atë të besimit dhe kulturor se çdo gjë që ceket në veprën me titull: është ë vërtetë dhe se asnjëri nga arguntët e padiskutueshëm që kalojnë në veprën me titull: “Sahihu’l-Buhari” (Përmbledhja e Hadithëve të Vërtetë e Buhariut), e Imam Buhariut  dhe në veprën me titull: “Sahihu’l-Muslimi” (Përmbledhja e Hadithëve të Vërtetë e Muslimit), e Imam Muslimit, nuk ia vlen që të hapet asnjë shteg diskutim për ta. Në veprën me titull: “Minhaxh” (Metodologjia) e Imam Neueuiut (viti i vdekjes 676 sipas mërgimit islam), mund të vëmë re, disa sqarime që marrin këtë kuptim në mendjet tona, si të dijetarëve të brezave të mëparshëm, ashtu dhe të atyre të brezave të mëvonshëm.

Ai në këtë vepër citon: “Kreu Mbi Gjykimin e Hadithëve në Veprën me Titull: “Sahihu’l-Muslimi” (Përmbledhja e Hadithëve të Vërtetë e Muslimit), e Imam Muslimit”.

Shejh Ebu Amr Ibn Salahu thotë: “Miratoj se pohimi i Imam Muslimit në veprën e tij, mbi gjykimin e vërtetësisë së hadithëve, është i formës së prerë dhe në vërtetësinë e këtyre hadithëve zbatohet një dije e pikëpamjes në vetvete. Me termin “dije e pikëpamjes”, kuptojmë si të ishte një hadith i përcjellur, në mënyrë të pashkëputur. Këtë e them sepse me termin “dije e domosdoshme”, nënkuptojmë një hadith, të përcjellur në mënyrë të pashkëputur, ndërsa me termin “dije e pikëpamjes” nënkuptojmë një hadith të pranuar, nga ana e bashkësisë muslimane”.

Lërmëni t’iu bëj të ditur se, sërish shtojmë se dhe miratimi i Imam Buhariut, në veprën e tij, mbi gjykimin e vërtetësisë së hadithëve, është i njëjtë me atë të Imam Muslimit. Këtë e citoj sepse bashkësia muslimane, i ka pranuar versionet e Hadithit Thekalejn, përveç disa njerëzve, të cilët kanë kundërshtuar njëzëshmërinë e saj, ose kanë vendosur mendime paralele, të cilat janë anashkaluar dhe nuk iu është kushtuar rëndësi. (1)

Rishtas sipas Ibn Salahut, të tërë hadithët që janë të shënuar dhe zënë vend tek vepra me titull: “Sahihu’l-Muslimi” (Përmbledhja e Hadithëve të Vërtetë e Muslimit), e Imam Muslimit, jo vetëm që janë hadithë të vërtetë, por në të njëjtën kohë, shërbejnë dhe si dije e formës së prerë. Për më tepër, duke u mbështetur në përkufizimin e mësipërm, arrijmë në përfundimin se, ndonëse gjenden dhe disa njerëz, të cilët kanë kundërshtuar vërtetësinë, e të tërë hadithëve që janë të pranishëm, në veprën me titull: “Sahihu’l-Buhari” (Përmbledhja e Hadithëve të Vërtetë e Buhariut), e Imam Buhariut dhe në veprën me titull: “Sahihu’l-Muslimi” (Përmbledhja e Hadithëve të Vërtetë e Muslimit), e Imam Muslimit, këta njerëz as që meren në konsideratë dhe as nuk që nuk përfillen.

Si rrjedhojë pohojmë më bindje të plotë se, hadithët që janë të përcjellur, në dy përmbledhjet e mëdha të hadithit, përkatësisht në veprën me titull: “Sahihu’l-Buhari” (Përmbledhja e Hadithëve të Vërtetë e Buhariut), e Imam Buhariut dhe në veprën me titull: “Sahihu’l-Muslimi” (Përmbledhja e Hadithëve të Vërtetë e Muslimit), e Imam Muslimit i ka thënë drejtpërdrejtë i dërguari i Allahut (l.m.t.), madje mund të thuhet, se janë përcjellur në mënyrë të pashkëputur. Arsyeja që shprehemi në këtë mënyrë, është sepse bashkësia muslimane, e ka pranuar vërtetësinë e këtyre hadithëve që gjenden në dy përmbledhjet në fjalë. (2)

Ndërsa Ibn Kethiri, në veprën e tij me titull: “Bahithu’l-Hasisi” (Çështja e Veçantë) shpalos: “Për sa i përket kësaj çështje, lërmëni t’iu bëjmë të ditur, me sinqeritet të plotë se vërtetuesit, ndjekësit e tyre dhe intelektualët largpamës janë të tërë njëzëri dhe nuk dyshojnë aspak, në vërtetësinë e hadithëve të shëuar, si në veprën me titull: “Sahihu’l-Buhari” (Përmbledhja e Hadithëve të Vërtetë e Buhariut), e Imam Buhariut, ashtu dhe në atë me titull: “Sahihu’l-Muslimi” (Përmbledhja e Hadithëve të Vërtetë e Muslimit), e Imam Muslimit. Arsyeja që e them këtë është, sepse asnjëri nga këta hadithë, as nuk është qortuar dhe as është cilësuar si i dobët. (3)

Ose e thënë ndyshe, ai nuk shfaq asnjë hadith, i cili është qortuar, ose është cilësuar si i dobët, i cili zë vend në dy përmbledhjet e lartpërmendur të hadithëve, përkatësisht në veprën e Imam Buhariut dhe Imam Muslimit. Lejomëni t’iu rikujtoj, se kohërave të fundit, janë bërë disa ovatje, me synimin e pranimit si të vërtetë, të tërësisë së hadithëve të përmendur, në dy përmbledhjet e mësipërme të hadithëve dhe veshjes së petkut të shenjtërisë, si Imam Buhariut ashtu edhe Imam Muslimit.

Por tani le t’i rikthehemi çështjes sonë, e cila është Hadithi Thekalejn. Ashtu siç kemi sqaruar dhe në programet tona paraardhëse, një version i Hadithit Thekalejn, kalon në veprën me titull: “Sahihu’l-Mulimi” (Përmbledhja e Hadithëve të Vërtetë e Imam Muslimit), e Imam Muslimit. Për hir të vërtetës, duhet të shpalosim se ne, sqaruam në mënyrë të hollësishme, faktin se vërtetësia e hadithit të përmendur në veprën me titull: “Sahihu’l-Muslimi” (Përmbledhja e Hadithëve të Vërtetë e Imam Muslimit), e Imam Muslimit ishte e dyshimtë.

Në këtë program do të shqyrtojmë këtë çështje: “Vallë a jemi vetëm ne, ata të cilët e kemi shprehur hapur, dyshimet tona ndaj veprës me titull: “Sahihu’l-Muslimi” (Përmbledhja e Hadithëve të Vërtetë e Imam Muslimit), e Imam Muslimit ose gjenden dhe disa dijetarë dhe muhaddithë të tjerë muslimanë, të cilët në të njëjtën mënyrë si ne, kanë ndjerë dyshime dhe kanë qortuar, një pjesë të hadithëve të shënuara, si në veprën me titull: “Sahihu’l-Buhari” (Përmbledhja e Hadithëve të Vërtetë e Imam Buhariut), e Imam Buhariut, ashtu edhe në veprën me titull: “Sahihu’l-Muslimi” (Përmbledhja e Hadithëve të Vërtetë e Imam Muslimit), e Imam Muslimit?!”

Ja pra pikërisht, në programin e mbrëmjes së sotme, ne do të orvatemi që të ilustrojmë disa shembuj duke përmendur disa nga emrat e dijetarëve të epokave të mëparshme dhe atyre të mëvonshme.

Pa humbur kohë, dua t’iu vë në dijeni të faktit, se personaliteti i parë, që do të hetojmë është ai, i cili ka ngritur dhe zbatuar, qortimin për herë të parë, që është pikërisht Imam Darekutniu. Megjithatë përpara se të kaloj, në shqyrtimin e gjërë të tij, kam dëshirë të cek një çështje të rëndësishme, një çështje që vlerësohet si një çështje jetike, në mesin e çështjeve të dijes së hadithit, përkatësisht të asaj: “Ilmu’l-Ileli’l-Hadithi” (Dija e Mangësive të Hadithit).

Në të vërtetë, ne e kemi cituar këtë çështje edhe në programin tonë të ditës së djeshme me titull: “Mutaharat Fi’l-Akide” (Pastërtitë e Besimit). Më pas kemi shtuar se kjo dije është e ndryshme, nga dija e zinxhirit të përcjelljes së këtij hadithi. Ne e shtrojmë këtë çështje në këtë mënyrë, për vetë faktin se kjo dije, trajton në mënyrë të imtësishme, mangësitë të cilat ngjallin dyshime mbi shëndetin e hadithit, ose e thënë ndryshe, ndonëse kemi të bëjmë, me një hadith të dërguar, përcjellësi i tij e përcjell atë, si një hadith që zotëron, një zinxhir të mirë përcjelljeje.

Ose ndonëse rastis që në një hadith, të jetë e pranishme dukuria e “suu’l-hifdhit” (kujtesës së keqe të njërit të përcjellësve), e megjithatë kjo dukuri është fshehur, nga njëri nga përcjellësit e hadithit dhe në këtë rast dhe në raste të tjera të ngjashme me këta. Të tëra këto çështje kanë të bëjnë, pra janë të lidhura ngushtë, me dijen e “Ilmu’l-Ileli’l-Hadithi” (Dija e Mangësive të Hadithit). Lërmëni t’iu sqaroj se, pikërisht kjo dije cilësohet dhe njihet, si njëra nga dijet më të rëndësishme të dijeve të hadithit, në mesin e eskpertëve të fushës së hadithit (muhaddithëve).

Në këtë pikë interesante, të programit tonë, me qëllimin e ilustrimit sa më të mirë, të përkufizimit të dijes së lartpërmendur, po iu shjegoj se në veprën e tij me titull: “Mexhmuatu’l-Fetaua” (Përmbledhja e Miratimeve), vetë Ibn Tejmijje shprehet kështu: “Si rrjedhojë dijetarët e kanë cilësuar, si një hadith të mangët atë hadith, në të cilin është e pranishme, dukuria e “suu’l-hifdhit” (kujtesës së keqe të njërit të përcjellësve). Për më tepër dijetarët, e kanë pranuar si një hadith të dobët, atë hadith, i cili bart hapur dukurinë e gabimit, të përcjellësit besnik, të drejtë, të ndershëm dhe me kujtesë të fortë. Kjo dije quhet pikërisht “Ilmu’l-Ileli’l-Hadithi” (Dija e Mangësive të Hadithit) dhe është një nga dijet më të nderuara dhe të respekuara të hadithit”. (4)

Pra me këtë kuptojmë se ndonëse, një përcjellës mund të jetë besnik, i drejtë dhe me kujtesë të fortë, dija e mangësive të hadithit, mund ta vlerësojë, hadithin e përcjellur nga ai si një hadith të gabuar. Si rrjedhojë, pohojmë se me fjalë të tjera “Ilmu’l-Ileli’l-Hadithi” (Dija e Mangësive të Hadithit), zë një vend të spikatur, në pjesën më të lartë të dijeve të shkencës së hadithit.

Për më tepër, duke u mbështetur në përkufizimin e sipërcituar, kumtojmë se nëse gjendet një gabim, mangësi, ose e metë, në një hadith të përcjellur, nga një përcjellës që ndonëse është besnik, i drejtë dhe me kujtesë të fortë, i cili zotëron një zinxhir të vërtetë përcjelljeje, atëherë vëmë theksin se ky hadith, nuk shërben më si një kriter. Si rrjedhojë pohojmë, se kjo është një dije e rëndësishme.

Ndërsa tani lërmëni t’iu bëj të qartë se Darekutniu, është pranuar gjërësisht, se është një dijetar i madh i dijes së mangësive të hadithit. Ndërsa me dëshirën dhe vullnetin e Allahut të Madhëruar, unë do t’ua bëj të njohur, duke ua shpalosur personalitetin e Imam Darekutniut, në atë mënyrë që të dalë në dritë, se në cilën fushë ai është ekspert.

Në veprën e tij me titull: “Sijeru’l-Alami’n-Nubela” (Jetëshkrimi i Dijetarëve të Mëdhenj), Imam Dhehebiu përshkruan: “Darekutniu është një imam, hafidh, shejhu’l-Islam dhe një dijetar i përpiktë. Emri i tij i plotë është si vijon: Ebu Hasan Ali Ibn Umer Ibn Ahmed Darekutni Bagdadiu dhe ka lindur në lagjen Darekutn të Bagdadit. Ai është një oqean i dijes dhe është një imam i njohur në rang botëror. Madje ai ka dalë mbanë, që të qëndrojë, në shkallën më të lartë të kujtesës, dijes së mangësive të hadithit dhe spikat si një ekspert i madh i fushës së hadithit”.

Ndërsa për sa i përket, Ebu Abdullah Hakim Nishaburit, ai shpalos këtë mendim për të: “Imam Darekutniu ishte një personalitet, i cili i dinte përmendësh, të tërë zinxhirët e përcjelljes, në dijen  mangësive të hadithit. Për më tepër ai ishte një njeri, me gjykim të shëndoshë dhe i cili qëndronte larg të dyshimtave”. (5)

Në këtë pikë rëndësishme, lejomëni t’iu vë në dijeni të faktit, se Imam Darekutniu, ishte një dijetar i madh, për sa i përket fushës së dijes së mangësive të hadithit. Madje dhe ndjekësit dhe vartësit e mendimeve të Ibn Tejmijjes, i pranojnë të dhënat e tij, të paraqitura në këtë fushë. Këtë e themi me bindje të plotë, sepse edhe vetë Ibn Tejmijje, e ka pranuar hapur se Darekutniu, është njëri nga imamët më të mëdhenj, të fushës së dijes së mangësive të hadithit.

Për më tepër Ibn Tejmijje shfaq këtë mendim për të: “Kjo dije emërtohet si aftësia e dijes së mangësive të hadithit. Në pamje të parë, zinxhiri i përcjelljes mund të duket si pa mangësi. Megjithatë kur kryhen hetimet, në një tjetër zinxhir përcjelljeje, vihet re se përcjellësi i hadithit ka gabuar. Pra përcjellësi ose ia ka adresuar, të dërguarit të Allahut (p.q.m.t.) një hadith të ngrirë, ose e ka përcjellur atë, me një zinxhir përcjelljeje, pasi ka kryer mbushjen e ndërprerjes së tij, me një hadith të dërguar, ose ai i ka bashkuar hadithët me njëri-tjetrin. Nënvizoj se kjo është një dije me shumë vlerë. Ndër figurat më të shquara të kësaj dijeje mund të përmend, Jahja Ibn Said Ensariun, mikun e tij Ali Ibn Medinin dhe Imam Buhariun. Rishtas dhe Imam Ahmed Ibn Hanbeliu, Ebu Hatem Radiu, Imam Nesaiu dhe Imam Darekutniu, bëjnë pjesë tek imamët më të njohur të kësaj fushe”. (6)

Pra këtu bëhet e qartë si drita e Diellit, se duke u mbështetur në këto vlerësime, Imam Darekutniu është cilësuar, si njëri nga imamët më në zë të kësaj dijeje.

Prezantuesi: Me fjalë të tjera me këtë kuptojmë se Imam Darekutniu, është një dijetar i nivelit të Imam Buhariut.

I ftuari: Madje mund të thuhet pa frikë, se ishte edhe më i ditur se Imam Buhariu. Tani natyrshëm lindin pyetjet: “Vallë a i pranon Imam Darekutniu, të tërë hadithët e shënuar, në veprën e Imam Buhariut dhe Imam Muslimit si hadithë të vërtetë?!” “Vallë a citon ai, se nuk gjendet asnjë mangësi ose e metë, në hadithët e përcjellur nga Imam Buhariu dhe Imam Muslimi?!”

Unë mund të them me bindje të plotë se, njëra nga veprat themelore të referencës në këtë fushë, të cilën ua këshilloj fuqimisht, që ta lexojnë njerëzit e dijes, është vepra me titull: “Ilzamat ue’t-Tetebbu” (Thelbësoret dhe Kërkimet), e Imam Hafidh Ebu Hasan Darekutniut (viti i vdekjes 385 sipas mërgimit islam). Vërtetuesi i kësaj vepre, është i mirënjohuri Uadiu (viti i vdekjes 1422 sipas mërgimit islam). Vepra përbëhet nga dy pjesë: Pjesa e parë ka të bëjë me thelbësoret. Kjo pjesë përfshin të tërë hadithët, që ndonëse kanë përmbushur tërësinë e kushteve të parashtruara dhe të pretenduara, nga Imam Buhariu dhe Imam Muslimi, këta të fundit nuk i kanë shënuar në veprat e tyre.

Këtu e shohim të arsyeshme, që të mund të përdorim thënien, se Imam Darekutniu ka realizuar, punimin e kryer nga Hakim Nishaburiu, në veprën e tij me titull: “Mustedrek” (Perceptimi). Ndërsa pjesa e dytë e veprës, ka të bëjë me kërkimet. Me kërkimet e Imam Darekutniut kuptojmë:

Imam Hafidh Ebu Hasan Darekutni, shprehet në këtë mënyrë: “Fillimi / Përmendja e hadithëve të mangët”.

Mangësitë që kam shpjeguar dhe përcaktimi i saktë i mangësisë së hadithëve, që gjenden në burimin me titull: “Sahihu’l-Buhari” (Përmbledhja e Hadithëve të Vërtetë e Imam Buhariut), e Imam Buhariut dhe në veprën me titull: “Sahihu’l-Muslimi” (Përmbledhja e Hadithëve të Vërtetë e Imam Muslimit), e Imam Muslimit, ose që ceket në të dyja bashkë. (7)

Më pas shkrimtari përmend 218 hadithë të mangët ose të metë, të cilët ceken në veprën e mësipërme të Imam Buhariut dhe të Imam Muslimit, përkatësisht që nga faqja 210 e deri tek faqja 564 e veprës së tij.

Megjithatë edhe pas bërjes së qartë, të mangësisë së këtyre hadithëve, disa njerëz ende këmbëngulin fort dhe sillen si të çmendur, se kur bëhet fjalë, për veprën e Imam Buhariut dhe të Imam Muslimit, sikur bëhet fjalë, për hetimin dhe shqyrtimin e Librit të Allahut dhe nuk mbetet më gjë tjetër pas, asnjë fushë dhe këndvështrim tjetër për të diskutuar, rreth vërtetësisë së këtyre hadithëve.

Unë jam tërësisht i bindur, se pikësynimi i këtyre njerëzve është një tjetër. Këtë e pohoj me plot gojën, sepse shumica e virtyteve, që i përkasin bijve të Umejjes, kalojnë pikërisht në hadithët e përcjellur në dy veprat në fjalë. Një pjesë e mirë e dijetarëve muslimanë, i kanë qortuar hadithët e veprave të lartpërmendura. Dijetarët muslimanë në fjalë, e dinë mjaft mirë, se nëse do të hapin derën e dyshimit, dobësisë dhe problemit, në lidhje me këta hadithë, atëherë nuk do t’iu mbetet më asgjë për të shtuar. Ne do të orvatemi, që të shpalosim një pjesë të këtyre hadithëve, brenda normës së afatit kohor që ndodhemi.

Në këtë pikë të nxehtë, dua të nënvizoj faktin, se vëllezërit që kanë dëshirë, mund t’i adresohen veprës së Darekutniut, në të cilët zënë vend 218 hadithët, të cilët autori i ka cilësuar, se zotërojnë një zinxhir të mangët përcjelljeje. Tani natyrshëm shtrohet pyetja: “Vallë a e ka miratuar dhe mbështetur dijetari shqiptar Shejh Albani, cilësimin e kryer nga Imam Darekutniu?!” Përgjigjja jonë është: “Po!”

Në vërtetimin e veprës me titull: “Meuduatu’l-Hadithijje” (Mangësitë e Hadithit), dijetari i ndjerë shqiptar Shuajb Arnauti shprehet: “Njëra nga veprat e Darekutniut është ajo me titull: “Kitabu’t-Tetebbu” (Libri i Kërkimeve). Në këtë vepër ai ka shqyrtuar, hadithët e shënuar nga Buhariu dhe Muslimi në dy veprat e tyre përkatëse. Në pjesën e hyrjes së veprës së tij ai kumton: “Fillimi / Përmendja e Hadithëve të Mangët”. Lërmëni t’iu vë në dijeni të faktit, se në këtë pjesë ai na bën të ditur, për përmendjen e 202 hadithëve. Pavarësisht kësaj përmendjeje, theksoj se ai nuk është dijetari i vetëm, i cili ka qortuar disa, nga hadithët e shënuar, nga Buhariu dhe Muslimi. Gjithashtu edhe Ebu Mesud Dimeshkiu, Ebu Ali Gassaniu, Abdulgani Ibn Saidi, Hatib Bagdadiu, Ismaili dhe Imam Neueuiu, kanë qortuar disa nga hadithët e shënuar nga Buhariu dhe Muslimi”. (8)

Megjithatë pak më parë, ne shpjeguam se numri i hadithëve të qortuar nuk është 202 por është 218, ndonëse ky numër nuk përbën ndonjë rëndësi të madhe. Si rrjedhojë ne përkufizojmë faktin, se ekspertët e fushës së hadithit (muhaddithët), ndajnë mendime të ndryshme, se hadithët që ceken në veprën me titull: “Sahihu’l-Buhari” (Përmbledhja e Hadithëve të Vërtetë e Imam Buhariut), e Imam Buhariut dhe në veprën me titull: “Sahihu’l-Muslimi” (Përmbledhja e Hadithëve të Vërtetë e Imam Muslimit), e Imam Muslimit, nuk kanë dalur jashtë rrethit të qortimit, si në këndvështrimin e zinxhirit të përcjelljes, ashtu dhe për sa i përket përmbajtjes së tyre.

Pavarësisht këtyre dukurive mbresëlënëse, vlen të citohet se janë të pranishme edhe disa punime, të cilat shërbejnë si përgjigje për këtë aludim. Njëra nga këto punime, është vepra me titull: “Hedju’s-Sarihi” (Udhëzimi i Qartë), e Hafidh Ibn Haxher Askalanit. Ky i fundit kumton në këtë mënyrë: “Kreu i klasifikimit dhe i shpjegimit i kuptimit të hadithit, sipas sqarimit të fillimit të hadithit dhe sipas fillimit të librit, të mbështetur në qortimet e kryera, nga hafidhi i shekullit Ebu Hasan Darekutniu dhe i dijetarëve të tjerë”. (9)

Në këtë vepër, dijetar Ibn Haxher Askalani, prek rreth 108 hadithë, që kanë të bëjnë me veprën me titull: “Sahihu’l-Buhari” (Përmbledhja e Hadithëve të Vërtetë e Imam Buhariut), e Imam Buhariut dhe e ngushton jashtëzakonisht veten, me synimin e mbrojtjes së vërtetësisë së tyre.

Megjithatë në fund të çështjes, ai përsërit faktin se është e pamundur, mbrojtja e plotë e Imam Buhariut dhe ai vërteton pohimin e Imam Darekutniut në disa pika. Ndërsa në faqet vijuese të veprës së tij hafidh Ibn Haxher Askalani shton: “Jo të tërë qortimet e kryera, nga hafidhët qortues, të cilët i njohin mjaft mirë, mangësitë në zinxhirët e përcjelljes së këtyre hadithëve, janë të natyrës kadih (dëmtuese dhe zhvlerësuese). Përkundrazi zgjidhja e shumicës së këtyre hadithëve është e qartë dhe elementi dobësues është e asgjësuar. Ndërsa për sa i përket, përgjigjes së dhënë, për pjesën e mbetur të tyre, themi se mund të jetë ose i saktë ose i gabuar. Si përfundim, pohojmë se është shumë e vështirë, dhënia e përgjigjes për pjesën tejet të pakët, të mbetur të hadithëve”. (10)

Duke u nisur nga ky përkufizim, theksojmë se në sytë e dijetarëve, çështja është mjaft e qartë. Pra ashtu siç ka kumtuar dhe dijetari shqiptar Shuajb Arnauti, këta dy libra nuk janë dy vepra, të cilat nuk mund të pranojnë qortimin. Rishtas dijetari shqiptar, nuk ia ka veshur aspak, cilësinë e pafajësisë së këtyre dy veprave.

Në këtë pikë lind pyetja: “Vallë a gjenden dhe dijetarë të tjerë bashkëkohorë, të cilët ndajnë këtë mendim?!”

Themi: “Po! Për hir të vërtetës, përgjigjemi se gjenden edhe dijetarë të tjerë bashkëkohorë, të cilët e kanë shprehur hapur dhe e kanë vërtetuar mendimin në fjalë. Një tjetër personalitet, i cili është i pranishëm dhe që do ta cekim më poshtë është dijetari tjetër shqiptar Shejh Albani. Duke u mbështetur në pohimin e Shuajb Arnautit, arrijmë në përfundimin, se Imam Darekutniu nuk ishte i vetmi, për sa i përket pikës së qortimit të disa hadithëve, që janë të pranishme në veprën me titull: “Sahihu’l-Buhari” (Përmbledhja e Hadithëve të Vërtetë e Imam Buhariut), e Imam Buhariut dhe në veprën me titull: “Sahihu’l-Muslimi” (Përmbledhja e Hadithëve të Vërtetë e Imam Muslimit), e Imam Muslimit.

E thënë ndryshe, ne vëmë re dhe një personalitet tjetër, i cili përdor shprehje të hapura dhe të ashpra, kundër një njeriu që beson, në vërtetësinë e dy veprave të sipërcituara. Pra ky personalitet përdor thënie të ashpra dhe të ngurta. Unë dua t’iu bëj një kërkesë për miqtë e mi. Unë dua që ata t’i adresohen kësaj vepre. Në veprën e tij me titull: “Silsiletu’l-Ehadithi’s-Sahiha” (Zinxhiri i Hadithëve të Vërtetë), dijetari i ndjerë shqiptar Shejh Albani, pas përcjelljes së hadithit dhe pas përcaktimit të tij si i mangët thotë kështu: “Ashtu siç kuptohet, nga fragmenti i mësipërm, tek vepra e Buhariut, kuptojmë se nuk gjenden, vetëm një ose dy hadithë të mangët, por bëhet fjalë për dhjetra hadithë të mangët”.

Pra dijetari shqiptar Shejh Albani, shpjegon qartë se të tërë ata, të cilët pohojnë se tërësi e hadithëve të shënuar, në veprën e Buhariut dhe Muslimit janë fanatikë të paditur. Për më tepër, ai nuk ngurron që t’i cilësojë ata njerëz, të cilët kanë këtë mendim, si njerëz që nuk i përkasin fushë së dijes dhe vërtetimit dhe që ndjekin egon dhe epshin e tyre. Shejh Albani numëron këta katër cilësi për këta njerëz: “mosqenia vërtetues, padituria, fanatizmi dhe verbëria”. Si përfundim dijetari i ndjerë nënvizon se këta njerëz vuajnë nga këto sëmundje ngjitëse. (11)

Atëherë u bëj thirrje, ndjekësve tanë të nderuar dhe veçanërisht nxënësve të dijes, se nëse një njeri në një faqe interneti, ose në një stacion televiziv, si fillim ju përcjell një hadith nga Buhariu dhe më pas ju thotë se mos e qortoni këtë hadith, atëherë duhet ta dini se njerëzit, që mbajnë këtë qëndrim, e marrin për të lehtë dhe e shpërfillin, mendimin e vërtetuesve dhe dijetarëve.

Në këtë pikë kyçe ngrihen pyetjet: “Vallë kur na qenka mbyllur dera e dijes?!” “Vallë kur na qenka mbyllur dera e dijes, në çështjen e Buhariut dhe Muslimit?!” “Po argumentet e padiskutueshme të Kur’anit Famëlartë dhe të të dërguarit të Allahut (p.q.m.t.), që janë të padiskutueshme?!” Kumtojmë se argumentet e personalitetit të pafajshëm janë të padiskutueshme. Kjo është e saktë.

Këta njerëz e pohojnë hapur, se ata mund të marrin si të miëfilltë, një pjesë të këtyre dhe të kundërshtojnë pjesën tjetër. Vallë përse këta njerëz, këmbëngulin me të madhe, se i pranojnë të tërë hadithët, që zënë vend dhe nuk kundërshtojnë asnjë nga hadithët, që kalojnë në veprën me titull: “Sahihu’l-Buhari” (Përmbledhja e Hadithëve të Vërtetë e Imam Buhariut), e Imam Buhariut dhe në veprën me titull: “Sahihu’l-Muslimi” (Përmbledhja e Hadithëve të Vërtetë e Imam Muslimit), e Imam Muslimit?! Megjithatë dijetari shqiptar Shejh Albani, ka sqaruar në një mënyrë të prerë, se të tërë ata të cilët aludojnë, se tërësia e hadithëve të shënuar në veprën e Buhariut dhe atë të Muslimit, janë të paditur, fanatikë, të verbër dhe që ndjekin egon dhe epshin e tyre.

Ndërsa në fragmentin e fundit të veprës së tij, Shejh Albani qorton edhe del kundra qëndrimeve të atyre, që kundërshtojnë të tërë hadithët, që kalojnë në veprën e Imam Buhariut dhe Imam Muslimit. Lejomëni t’iu bëj të qartë, se ne nuk marrim pjesë, as në këtë grup dhe as në grupin tjetër. Ne jemi të mendimit se secili hadith duhet të hetohet, sipas zinxhirit të përcjelljes dhe më pas duhet të shqyrtohet, sipas dijes së mangësive të hadithit dhe më tej duhet të trajtohet, sipas përmbajtjes së tij. Pra nëse hadithi në fjalë, kalon në mënyrë të shëndoshë, pas këtyre tre filtrave, ne e pranojmë atë dhe në rast të kundërt e kundërshtojmë atë.

Burimi i dytë është vepra me titull: “Adabu’d-Difafi Fi’s-Sunneti’l-Mutahharati” (Edukata e Mirëpritjes së Sunnetit të Pastër), e dijetarit shqiptar Shejh Albanit. Ky i fundit, si fillim përcjell dhe pasqyron mendimet, e një dijetari bashkëkohor dhe më pas i qorton ata. Thëniet e tij janë si vijon: “Faqet që kanë të bëjnë me Sahihajnët janë tharë dhe vlerësimet e lapsave janë ngritur. Bashkësia muslimane është njëzëri, në lidhje me vërtetësinë e hadithëve, që ceken në dy veprat e mësipërme. Ai cili ka një mendim ndryshe, është shmangur nga udha, sepse bashkësia muslimane është njëzëri, në pikën e pranimit të vërtetësisë së hadithëve, që kalojnë në dy veprat në fjalë”.

Ndërsa unë them, se për një lexues të zgjuar, është mëse e mjaftueshme, që të jetë në dijeni se këto janë orvatjet e një shkrimtari, i cili ndjek epshin e tij në pikën e paditurisë, i cili orvatet që të mësojë diçka, por shpif kundër dijetarëve të epokave të mëparshme dhe të mëvonshme dhe aludon për njëzëshmërinë e bashkësisë muslimane.

Lërmëni t’iu kujtoj se deri në ditët e sotme, dijetarët kanë qortuar vazhdimisht një pjesë të hadithëve, që zënë vend tek Sahihajnët. Nuk ka rëndësi nëse këta qortime, janë të drejta ose të gabuara, sepse ajo që ka rëndësi, është prania e këtyre qortimeve. Imam Darekutniu është aq i njohur, sa të mos e ndiejë nevojën, e përmendjes së qortimit të Imam Buhariut dhe Imam Muslimit. Ndërsa unë them: “Jo nuk është ashtu. Me lejen e Allahut (f.m.t.), bashkësia muslimane, nuk është shmangur kurrë dhe nuk do të shmanget kurrë. Ai i cili është shmangur dhe ka rënë në gropën e humbjes, është ai që shpif kundër bashkësisë muslimane dhe thotë se kjo e fundit është njëzëri, mbi një çështje të cilën tanimë e ka kundërshtuar”. (12)

Sërish sipas mendimit, të këtij shkrimtari bashkëkohor, duket sikur jemi ballë përballë me një libër të shenjtë, përmbajtja e të cilit, është e pamundur, që të ndryshohet ose të tjetërsohet. Rishtas nëse do të mbështetemi, në thëniet e shkrimtarit, arrijmë në përfundimin se bashkësia muslimane, nuk do të bashkohet kurrë në shmangie dhe se ai i cili pranon dhe shpreh, se në mesin e hadithëve të përcjellur nga Buhariu dhe Muslimi, gjenden dhe hadithë, që cilësohen si të dobët, atëherë ky i fundit është shmangur.

Dijetari i ndjerë shqiptar Shejh Albani, shpalos hapur qëndrimin, se dijetarët janë të mendimit, se jo të tërë hadithët e shënuar në Sahihajnët janë të vërtetë dhe se nuk janë aspak të njëzëri për të kundërtën. Më pas Shejh Albani pasqyron me dhjetra shembuj qortimi.

Ja pra ashtu siç shihet dukshëm, Shejh Albani i ka pohuar këto fjalë, në mënyrë të hapur dhe të qartë, në veprën e tij me titull: “Silsiletu’l-Ehadithi’s-Sahiha” (Zinxhiri i Hadithëve të Vërtetë) dhe në veprën e tij me titull: “Adabu’d-Difafi Fi’s-Sunneti’l-Mutahharati” (Edukata e Mirëpritjes së Sunnetit të Pastër).

Madje Shejh Albani, i ka përdorur këto fjalë, me të njëjtin kuptim edhe në shënimet e tij në veprën me titull: “Bahithu’l-Hasisi” (Çështjet e Përcaktuara) të Hafidh Ibn Kethirit. Për më tepër Shejh Albani, pas përcjelljes së thënieve të Ahmed Muhammed Shakirit shton: “Hetimi dhe vlerësimi i hadithëve të shumëpërfolur dhe të qortuar të Buhariut dhe Muslimit, nën dritën e rregullave të përpikta.

Ndërsa mendimi im vijon kështu: “Unë i kam shqyrtuar, shumicën e hadithëve, të cilët Ahmed Muhammed Shakiri, mbron se të tërë hadithët, e shënuar tek Buhariu dhe Muslimi janë të vërtetë. Unë kam arritur në përfundimin, se një pjesë e tyre është e dobët. Madje dhe Ibn Tejmijje dhe disa dijetarë dhe vërtetues të brezave të mëparshëm dhe të mëvonshëm, janë të mendimit se shumica e këtyre hadithëve janë të dobët.

Këta janë hadithët për të cilët bëmë fjalë. Tani le t’i hedhim një vështrim dhe hetimit intelektual të veprës me titull: “Sahihu’l-Muslimi” (Përmbledhja e Hadithëve të Vërtetë e Imam Muslimit), e Imam Muslimit. (13)

Ja pra këta janë vartësit e Ibn Tejmijjes dhe uehhabistët! Në këtë pikë të nxehtë, autoriteti i tyre kryesor thotë me plot gojën, se në veprën me titull: “Sahihu’l-Buhari” (Përmbledhja e Hadithëve të Vërtetë e Imam Buhariut), e Imam Buhariut dhe në atë me titull: “Sahihu’l-Muslimi” (Përmbledhja e Hadithëve të Vërtetë e Imam Muslimit), e Imam Muslimit gjenden hadithë të dobët.

Besoj se ndjekësit tanë të nderuar, tanimë e kanë të qartë se mendimi, se të tërë hadithët e shënuar, në dy veprat e mësipërme janë të vërtetë, shkurtimisht është një mendim i kotë. Nëse ne do ta themi këtë aludim, me thënien e përdorur, nga dijetari i ndjerë shqiptar Shejh Albani, atëherë mund të themi se ai i cili aludon këtë, është një i paditur, fanatik, i verbër, që ndjek epshin e tij dhe që ka nisur të orvatet të mësojë diçka të re.

Në këtë çast, ne kemi dhënë disa kritere, në duart e ndjekësve tanë të nderuar. Jam mëse i bindur se ata e kanë kuptuar se vepra me titull: “Sahihu’l-Buhari” (Përmbledhja e Hadithëve të Vërtetë e Imam Buhariut), e Imam Buhariut dhe në atë me titull: “Sahihu’l-Muslimi” (Përmbledhja e Hadithëve të Vërtetë e Imam Muslimit), e Imam Muslimit nuk janë të paqortueshme.

Prezantuesi: Zotëriu ynë i nderuar. Ju sapo bëtë të ditur, se si në veprën e Imam Buhariut, ashtu dhe në veprën e Imam Muslimit, ndodhen hadithë të dobët dhe të mangët. Vallë a zotëroni në duart tuaja argumentë, të cilët e argumentojnë, vërtetësinë e këtij aludimi?!

I ftuari: Në këtë progam do të mundohem, që t’iu lajmëroj për disa argumentë dhe hadithë që kalojnë në veprën me titull: “Sahihu’l-Muslimi” (Përmbledhja e Hadithëve të Vërtetë e Imam Muslimit) e Imam Muslimit. Aryeja kyesore e trajtimit tonë të kësaj vepre, është vetë fakti se kjo e fundit, ka të bëjë drejtpërdrejtë, me hetimin tonë të Hadithit Thejalejn.

Imam Muslimi në kreun me titull: “Krijimi i Qenieve dhe i Ademit (p.m.t.)” në librin e tij me titull: “Kijameti, Cilësitë e Xhennetit dhe Xhehennemit”, përcjell hadithin e Ebu Hurejres i cili është si vijon: “I dërguari i Allahut (p.q.m.t.) duke më zënë për dore urdhëroi”. (14)

Në këtë fazë të programit tonë, dua të jap disa sqarime për Ebu Hurejren. Jam i mendimit se të tërë ne e dimë faktin se Ebu Hurejre, ka qenë shok i të dërguarit të Allahut (p.q.m.t.), jo më tepër se tre vite, sepse hadithët e shfaqin më së miri këtë të vërtetë. Ebu Hurejre citon: “Unë qëndrova bashkë me Muhammedin (p.qm.t.) për tre vite. (15)

Ajo që dua të them, është se arsyeja e emërtimit tonë, të kësaj vepre me titullin: “Sahihu’l-Buhari” (Përmbledhja e Hadithëve të Vërtetë e Imam Buhariut), e Imam Buhariut, si pasojë e emërtimit të këtyre dijetarëve dhe nuk ka të bëjë më faktin, se ne nuk jemi të besimit se, të tërë hadithët e shënuar, në këtë vepër janë të vërtetë.

Megjithatë ne nuk jemi të vetmit, që ndajnë këtë mendim për këtë çështje. Këtu vlen për t’u përmendur fakti se edhe Imam Darekutniu bashkë me disa dijetarë të dijes së mangësive të hadithit janë të të njëjtit mendim. Ne të tërë jemi të njëzëri, mbi faktin se ky njeri, i cili nuk ka jetuar me tepër se tre vite, së bashku me të dërguarin e Allahut (p.q.m.t.), ia ka dalur mbanë, që të përcjellë të paktën 3800 hadithë, në veprën me titull: “Musnedu’l-Imami’l-Ahmedi’l-Ibni’l-Hanbeli” (Zinxhiri i Përcjelljeve të Imam Ahmed Ibn Hanbelit), e Imam Ahmed Ibn Hanbelit.

E thënë ndryshe, nëse ne do të mblidhnim, të tërë hadithët e përcjellur, nga katër prijësit e drejtë, ende nuk do të arrinin që të kapnin këtë shifër. Tani me të drejtë lind pyetja: “Vallë si është e mundur që ky njeri, ia ka dalur mbanë, në përcjelljen e kësaj shifre marramendëse hadithësh, në një kohë kur ka qëndruar, së bashku më të dërguarin e Allahut (p.q.m.t.), në këtë kohë mjaft të shkurtër?!”

Pohoj se ky njeri ka tre cilësi.

Cilësia e parë, është se ai, zotëron një epsh emeuist. E di që ju do të të më pyesni: “Vallë si arritët në këtë përfundim?!” Ndërsa unë do t’iu përgjigjem, se shprehja e hapur, në veprën me titull: “Bidaje ue’n-Nihaje” (Fillimi dhe Fundi), e Ibn Kethirit është treguesi më i qartë i kësaj pyetjeje.

Lërmëni t’iu  vë në dijeni, se në veprën e tij me titull: “Bidaje ue’n-Nihaje” (Fillimi dhe Fundi), Ibn Kethiri shprehet në këtë mënyrë: “Guvernator i Medinës Uelid Ibn Utbe, e lajmëroi Muauije Ibn Ebi Sufjanin, për vdekjen e Ebu Hurejres, më anën e një letre. Muauije Ibn Ebi Sufjani, në letërkëmbimin e tij kumtoi kështu: “Mbaji nën vëzhgim, trashëgimtarët e Ebu Hurejres, sillu mirë me ta, shpenzo 10.000 dirhemë për ta, bëhu një fqinjë i mirë i tyre dhe përkujdesu për ta”. (16)

Me të vërtetë një realitet i hidhur, sepse në njërën anë Muauije, kishte urdhëruar që të sillej mirë me ta, ndërsa në anën tjetër, kishte dhënë urdhrin, e ndërprerjes se rrogave, të ndjekësve të Imam Aliut (p.m.t.). Themi se sjellja e mirë e tij, në këtë shkallë ndaj Ebu Hurejres, mund të shpjegohet vetëm me dhënien e ndihmës së këtij të fundit ndaj bijve të Umejjes.

Cilësia e dytë, është se ai ishte i njohur, për përcjelljen e numrit të lartë të hadithëve. Për këtë arsye sërish në veprën e tij me titull: “Bidaje ue’n-Nihaje” (Fillimi dhe Fundi), Ibn Kethiri nuk ngurron që të citojë mendimin e tij në këtë mënyrë: “Sipas shumë rrëfimeve Aisheja, ka sqaruar se kjoe fundit ka interpretuar shumicën e hadithëve, të përcjellur nga Ebu Hurejre dhe e ka shtuar se një pjesë e tyre ka përmbajtje të gabuar. Sërish sipas tregimeve të vërteta Aisheja, e ka qortuar Ebu Hurejren, si pasojë e përcjelljes së këtij të fundit, shumë hadithë në të njëjtën kohë”. (17)

Hadithi i cili nxjerr në dritë se Ebu Hurejre, ka përcjellur shumë hadithë, në veprën e Imam Muslimit është si vijon: “Aisheja i ka thënë Ebu Hurejres: “Vallë a nuk të vjen turp o Ebu Hurejre?!” Më pas ajo shton: “Ky i fundit vinte në dhomën time dhe ulej në krye të saj. Ai përcillte hadithët nga i dërguari i Allahut (p.q.m.t.) dhe m’i tregonte mua me zë të lartë. Unë isha duke falur namaz vullnetar. Ai u ngrit dhe iku përpara se unë ta mbaroja namazin tim. Nëse do të rendja pas tij, do t’i kisha dhënë këtë përgjigje kundërshtuese: “Nuk ka dyshim se i dërguari i Allahut (p.q.m.t.), nuk ia rrëfente hadithin e tij njerëzve si puna juaj”. (18)

Atëherë pohoj se vepra e Imam Muslimit, e nxori në pah këtë të vërtetë. Gjithashtu doli në shesh edhe se sa rëndësi i ka dhënë Imam Buhariu porosisë së dijes. Pak më poshtë do të shohim dhe vërtetimin e Shuajb Arnautit ndaj veprës së Imam Buhariut. Sërish Aisheja përcjell një hadith i cili është si vijon: “Aisheja ka thënë: “Vallë a nuk të vjen turp o Ebu Filani?!” (19)

Siç shihet dukshëm Buhariu, e ka fshehur emrin e Ebu Hurejres, me termin “Ebu Filani”. Ja pra kjo është besueshmëria e dijes së Imam Buhariut. Tani natyrshëm mund të shtrohet pyetja: “Vallë përse Imam Buhariu kërkon, që të fshehë të metën e Ebu Hurejres?!” Përgjigjia është shumë e thjeshtë: “Buhariu ka përcjellur më tepër se 440 hadithë nga Ebu Hurejre prandaj”. Megjithatë ai nuk ka përcjellur qoftë dhe një hadith të vetëm nga Imam Sadiku (p.m.t.).

Vallë si është e mundur që Buhariu, përcjell një hadith i cili përmban, një qortim të të metës së Ebu Hurejres?!

Në veprën e tij me titull: “Sijeru’l-Alami’n-Nubela” (Jetëshkrimi i Dijetarëve të Mëdhenj), Imam Dhehebiu përshkruan: “Sair Ibn Jezidi përcjell, se ai ka dëgjuar Umer Ibn Hattabin, duke i thënë Ebu Hurejres: “Ose do të ndalosh përcjelljen e hadithëve, nga i dërguari i Allahut (p.q.m.t.), ose do të të dëboj në trojet e Deusit!” Sërish ai ka dëgjuar Umer Ibn Hattabin, duke i thënë edhe Kab Ahbarit kështu: “Ose do të ndalosh përcjelljen e hadithëve, nga i dërguari i Allahut (p.q.m.t.), ose do të të dëboj në trojet e Kiradit!” Vërtetuesi i veprës së mësipërme, citon se zinxhiri i përcjelljes së hadithit në fjalë është i vërtetë”. (20)

Tani dua t’i drejtoj këtë pyetje, ndjekësve tanë të nderuar: “Vallë a i ka përcjellur Ebu Hurejre, këta hadithë në të vërtetë, nga i dërguari i Allahut (p.q.m.t.), ose janë gënjeshtra të marra nga dikush tjetër dhe janë përcjellur në emër, të të dërguarit të Allahut (p.q.m.t.)?!” Nëse me të vërtetë këta hadithë janë përcjellur, nga i dërguari i Allahut (p.q.m.t.), atëherë theksojmë se prijësi i dytë, i bashkësisë muslimane, ka kryer një mëkat duke ndaluar kështu, përcjelljen dhe përhapjen e sunnetit dhe të hadithëve të Muhammedit (p.q.m.t.). Ose Umer Ibn Hattabi i ka kërcënuar me dëbim, si Ebu Huejren ashtu dhe Kab Ahbarin, pasi ka parë së shumica e hadithëve të pëcjellur nga këta të fundit, ishte e rreme dhe e shpikur. Cilën mundësi nga këto të dyja do të zgjidhni?! Ju duhet të zgjdhni një mundësi nga këto të dyja, sepse nuk gjendet një e tretë. Ashtu siç ka nënvizuar edhe Shuajb Arnauti, zinxhiri i përcjelljes së hadithit të lartpërmendur është i vërtetë.

Tani vetvetiu mund të lindë pyetja: “Vallë a nuk kishte ndonjë përcjellës tjetër hadithësh, përveç këtyre të dyve, që Umer Ibn Hattabi ua ndaloi, pikërisht këtyre përcjelljen e hadithëve?!”

Pika e tretë është se Ebu Hurejre, kishte një marrëdhënie të veçantë me Kab Ahbarin. Këtë nuk e them unë. Ibn Kethiri e ka përmendur shqeto miqësinë e tyre. Në veprën e tij me titull: “Bidaje ue’n-Nihaje” (Fillimi dhe Fundi), Ibn Kethiri shkruan kështu: “Ebu Hurejre këtë hadith e ka dëgjuar dhe e ka marrë nga Kab Ahbari, sepse ata të dy ishin miq të mirë dhe zhvillonin shpesh biseda, me synimin e marrjes së hadithëve nga nga njëri-tjetri”. (21)

Pra ata merrnin hadithë të shpikur nga njëri-tjetri. Si rrjedhojë Umeri, pasi e kishte pikasur këtë të vërtetë, kishte dashur që të agjësonte dëmet e sjellura, nga hadithët e shpikur dhe gënjeshtrat e Ebu Hurejres dhe Kab Ahbarit. Buhariu ka përcjellur 440 ose 446 hadithë nga Ebu Hurejre. Ndërsa Ahmed Ibn Hanbeli, ka përcjellur 3800 hadithë nga Ebu Hurejre.

Prezantuesi: Njëra nga dobitë e këtij programi, është edhe arritja në përfundimin se, ne kemi nevojë që të rishqyrtojmë hadithët dhe historinë  tyre.

I ftuari: Qëllimi im ishte dhënia e disa rregullave për nxënësit e dijes. Ata nuk duhet të mahtrohen, vetëm me dëgjimin e një hadithi, të përcjellur nga Buhariu dhe Muslimi.

Prezantuesi: Ndërsa tani kemi në linjë vëllain tonë Muhammedin, nga Mbretëria e Arabisë Saudite. Urdhëroni.

Muhammedi: Selamun alejkum. Ju falenderoj për shpjegimin e përpiktë të çështjes. Unë dua t’iu ngrej një pyetje për Ebu Hurejren, duke qenë se ky i fundit ishte njëri nga ndihmësit e Uthmanit. Ajo që dua të them, është se tanimë dihet fakti se Aliu (p.m.t.) dhe djemtë e tij, e mbështetën Uthmanin dhe familjen tij.

I ftuari: Alejkum selam. Lërmëni t’iu përgjigjem, se Ali Ibn Ebi Talibi (p.m.t.), jo vetëm që nuk e mbështeti Uthmanin, por nuk dërgoi asnjërin nga djemtë e tij, për të mbrojtur Uthman Ibn Affanin. Kjo është një fjalë e kotë, e cila nuk ka asnjë mbështetje. Në vepën e tij madhështore me titull: “Gadir” (Gadiri), dijetar Emini, pasi e ka analizuar këtë çështje, ka shpjeguar se kjo është thjesht një gënjeshtër. Në të vërtetë kjo fjalë e kotë, është vetëm një mashtrim, që ka për pikësynim përhapjen e fjalës se Imam Aliu (p.m.t.), paska dërguar dy nipërit e bekuar të Muhammedit (p.q.m.t.), Imam Hasanin (p.m.t.) dhe Imam Husejnin (p.m.t.), për të mbrojtur Uthman Ibn Affanin.

Në programin tonë pasardhës, me dëshirën dhe lejen e Allahut (f.m.t.), do të cekim disa argumentë të Buhariut dhe Muslimit dhe do të trajtojmë veçanërisht veprën e Muslimit. Me pasqyrimin e sqarimeve të dijetarëve dhe imamëve të Ehli Sunnetit edhe ju do ta keni të qartë, se këta të fundit nuk e pranojnë gjykimin, se të tërë hadithët e shënuar në veprën e Muslimit, cilësohen si hadithë të vërtetë dhe janë të përshtatshëm për t’u përdorur si argumentë.

Prezantuesi: Ju falenderojmë thellësisht nga zemra, Zotëri Sejjid Ajetullah Kemal Hajdari. Allahu ua shpërbleftë me të mira. Ju falenderojmë dhe ju ndjekës të nderuar. Së bashku do të takohemi në programin e radhës. Es-Selamu Alejkum ue Rahmetullahi ue Berekatuhu.

Burimet e Referuara Për Këtë Artikull:

1- Imam Muhjiddin Neueuiu, “Minhaxh” (Metodologjia), vëll. 1, fq. 176, Vërtetimi dhe Shënimi Nga Halil Memnun Shejhe, (viti i botimit 1429 sipas mërgimit islam / viti 2008 sipas kalendarit gegorian), Botimi i Pesëmbëdhjetë. Shtëpia Botuese: “Dituria”, Bejrut, Liban.

2- Përfundimi i Zotëri Kemal Hajdarit është problematik. Ndonëse Ibn Salahu i ka përdorur këto thënie, dijetarët e botës së Ehli Sunnetit, kanë shpalosur se hadithët e shkëputur të Buhariut dhe Muslimit përmbajnë dyshime dhe paragjykime.

3- Ibn Kethir Dimeshkiu, “Bahithu’l-Hasisi Sherhu’l-Ihtisari’l-Ulumi’l-Hadithi” (Çështjet e Përcaktuara në Shpjegimin Përmbledhës të Dijeve të Hadithit), vëll. 1, fq. 124, Vërtetimi Nga Ahmed Muhammed Shakiri, Shënimi Nga Dijetari Shqiptar Shejh Muhammed Nasiruddin Albani.

4- Ibn Tejmijje, “Mexhmuatu’l-Fetaua” (Përmbledhja e Miratimeve), vëll. 13, fq. 189, Vërtetimi Nga Amir Xhedhdhari dhe Enuer Bazi.

5- Hafidh Muhammed Ibn Ahmed Ibn Uthman Ibn Kajmad Shemsuddin Dhehebiu, “Sijeru’l-Alami’n-Nubela” (Jetëshkrimi i Dijetarëve të Mëdhenj), vëll. 16, fq. 449-450.

6- Ibn Tejmijje, “Mexhmuatu’l-Fetaua” (Përmbledhja e Miratimeve), vëll. 18, fq. 14, Vërtetimi Nga Amir Xhedhdhari dhe Enuer Bazi.

7- Ebu Hasan Ali Ibn Umer Ibn Ahmed Darekutni Bagdadiu, “Ilzamat ue’t-Tetebbu” (Thelbësoret dhe Kërkimet), Vërtetimi Nga Dijetar Uadiu, (viti i botimit 1430 sipas mërgimit islam / viti sipas kalendarit gegorian), Botimi i Tretë, Shtëpia Botuese: “Bashkëkohorët”. Sanaa’a, Jemen.

8- Imam Darekutniu, “Meuduatu’l-Hadithijje, Sunenu’d-Darekutni” (Mangësitë e Hadithit, Sunetët e Darekutniut), vëll. 1, fq. 27, Përmbledhja Nga Dijetari Shqiptar Shuajb Arnauti, Përgatitja Për Shtyp Nga Abdullah Ibn Abdilmuhsin Turkiu, (viti i botimit 1424 sipas mërgimit islam / viti 2003 sipas kalendarit gregorian), Shtëpia Botuese: “Shpallja”.

9- Hafidh Ibn Haxher Askalani, “Hedju’s-Sarihi Mukaddimetu’l-Fethi’l-Bari Sherhu’s-Sahihi’l-Buhari” (Udhëzimi i Qartë në Parathënien e Çlirimit të Qartë të Përmbledhjes së Hadithëve të Vërtetë e Buhariut), vëll. 2, fq. 923.

10- Hafidh Ibn Haxher Askalani, “Hedju’s-Sarihi Mukaddimetu’l-Fethi’l-Bari Sherhu’s-Sahihi’l-Buhari” (Udhëzimi i Qartë në Parathënien e Çlirimit të Qartë të Përmbledhjes së Hadithëve të Vërtetë e Buhariut), vëll. 2, fq. 1000.

11- Dijetari Shqiptar, Shejh Muhammed Nasiruddin Albani, “Silsiletu’l-Ehadithi’s-Sahiha Min Fikhiha ue Feuadiha” (Zinxhiri i Hadithëve të Vërtetë në Jurisprudencën dhe Dobitë e Tyre), vëll. 6, fq. 93. Shtëpia Botuese: “Dituria”, Rijad, Mbretëria e Arabisë Saudite.

12- Dijetari Shqiptar, Shejh Muhammed Nasiruddin Albani, “Adabu’d-Difafi Fi’s-Sunneti’l-Mutahharati” (Edukata e Mirëpritjes së Sunnetit të Pastër), fq. 54, (viti i botimit 1423 sipas mërgimit islam / viti 2002 sipas kalendarit gregorian), Botimi i Parë, Shtëpia Botuese: “Dituria”, Rijad, Mbretëria e Arabisë Saudite.

13- Ibn Kethir Dimeshkiu, “Bahithu’l-Hasisi Sherhu’l-Ihtisari’l-Ulumi’l-Hadithi” (Çështjet e Përcaktuara në Shpjegimin Përmbledhës të Dijeve të Hadithit), vëll. 1, fq. 124, Vërtetimi Nga Ahmed Muhammed Shakiri, Shënimi Nga Dijetari Shqiptar Shejh Muhammed Nasiruddin Albani.

14- Imam Muslimi, “Sahihu’l-Muslimi” (Përmbledhja e Hadithëve të Vërtetë e Imam Muslimit), vëll. 4, fq. 559,  Kreu me Titull: “Krijimi i Qenieve dhe i Ademit (p.m.t.)”, Libri Me titull: “Kijameti, Cilësitë e Xhennetit dhe Xhehennemit”, Hadithi Nr: 2789.

15- Imam Buhariu, “Sahihu’l-Buhari” (Përmbledhja e Hadithëve të Vërtetë e Imam Buhariut), vëll. 3, fq. 126, Hadithi Nr: 3591.

16- Hafidh Imamuddin Ebu Fida Ismail Ibn Umer Ibn Kethiri, “Bidaje ue’n-Nihaje” (Fillimi dhe Fundi), vëll. 11, fq. 390, Vërtetimi Nga Doktor Abdullah Ibn Abdilmuhsin Turkiu, Shtëpia Botuese: “Veprat Botërore”.

17- Hafidh Imamuddin Ebu Fida Ismail Ibn Umer Ibn Kethiri, “Bidaje ue’n-Nihaje” (Fillimi dhe Fundi), vëll. 11, fq. 372, Vërtetimi Nga Doktor Abdullah Ibn Abdilmuhsin Turkiu, Shtëpia Botuese: “Veprat Botërore”.

18- Imam Muslimi, “Sahihu’l-Muslimi” (Përmbledhja e Hadithëve të Vërtetë e Imam Muslimit), Hadithi Nr: 2493, Shtëpia Botuese: “Mirësia”.

19- Imam Buhariu, “Sahihu’l-Buhari” (Përmbledhja e Hadithëve të Vërtetë e Imam Buhariut), vëll. 3, fq. 116, Hadithi Nr: 3568, Vërtetimi Nga Dijetar Shuajb Arnauti.

20- Hafidh Muhammed Ibn Ahmed Ibn Uthman Ibn Kajmad Shemsuddin Dhehebiu, “Sijeru’l-Alami’n-Nubela” (Jetëshkrimi i Dijetarëve të Mëdhenj), vëll. 2, fq. 600, 601.

21- Hafidh Imamuddin Ebu Fida Ismail Ibn Umer Ibn Kethiri, “Bidaje ue’n-Nihaje” (Fillimi dhe Fundi), vëll. 1. Vërtetimi Nga Doktor Abdullah Ibn Abdilmuhsin Turkiu, Shtëpia Botuese: “Veprat Botërore”.

Sqarime të Nevojshme:

(f.m.t.) - falenderimi mbi të

(k.m.t.) - krenaria mbi të

(l.m.t.) - lartësimi mbi të

(p.m.t.) - paqja mbi të

(p.q.m.t.) - paqja qoftë mbi të

Vijon...



Burimi : Medya Şafak