SPECIALE: Lejla Halid ka dhënë një reportazh për Media Shafak

Publikuar në Qershor 30, 2017, 12:43 a.m.

Hasan Sivri ka realizuar një reportazh me antaren e Politbyros së FPÇP dhe një ndër simbolet e Çështjes Palestineze, Lejla Halid në lidhje me grevën e urisë në Palestinë e cila përfundoi me një fitore dhe me ngjarje të tjera në rajon.

Një reportazh me antaren e Politbyronë e FPÇP dhe një ndër simbolet e Çështjes Palestineze, Lejla Halid në lidhje me grevën e urisë në Palestinë që përfundoi me fitore dhe zhvillime të tjera në rajon.

Hasan Sivri: Së fundmi, në Palestinë është mbajtur rezistencë me anë të një grevë urie e cila ka përfunduar me fitore. Edhe ju e keni mbështetur këtë grevë urie në burg, duke hyrë edhe vetë nga jashtë në një grevë urie. Kështu Izraeli mbeti i detyruar që të realizonte kërkesat që kishin të burgosurit palestinezë. Sipas këndvështrimit tuaj, cilat janë fitoret që i ka sjellë kjo rezistencë dhe grevë urie, e cila ka gjetur mbështetje edhe brenda edhe jashtë në niveel kombëtar, intifadës që ende vazhdon në rrugët e Palestinës?

Lejla Halid: Intifada e të burgosurve erdhi në një moment kur të gjitha palët ndërkombëtare dhe rajonae duke marrë parasysh zhvillimet në vend mendonin se populli palestinez ishte gati të ngrinte flamurin e bardhë dhe të dorëzohej. Aktualisht marrëveshja e Oslos është ende aktive. Vazhdon ende përçarja e brendshme në Palestinë. Sigurisht këto zhvillime ndikojnë negativisht për lëvizjen popullore palestineze. Rezistenca dhe greva e urisë së të burgosurve tregoi se Rezistenca e të Burgosurve ende vazhdon të luftojë në front kundër armikut tonë. Përveç kësaj kemi edhe kërkesat e të burgosurve. Këto kërkesa kishin të bënin me të drejtat që robërit dhe të burgosurit palestinezë i kishin fituar më parë. Për më tepër, këto të drejta të burgosurit i patën fituar edhe me anë të grevave të tjera. Kjo grevë ka qënë e 24-ta grevë që Lëvizja e Robërve Palestinezë ka organizuar që prej vitit 1967. Duke e parë nga këndvështrimi i kërkesave të bëra dhe numrit të pjesëmarrësve, kjo grevë konsiston në më të madhen që Lëvizja e Robërve ka organizuar ndonjëherë. Me jehonën që kjo grevë arriti të përçonte si brenda dhe jashtë burgjeve në nivel rajonal dhe ndërkombëtar ka treguar edhe njëherë fytyrën e vërtetë të Izraelit. Në Amerikë dhe Evropë, duke përfshirë këtu edhe Turqinë janë organizuar shumë demostrata në mbështetje dhe për nder të Lëvizjes së Robërve.

Pak ditë më parë, tre të rinjë që pretendojnë të jenë antarë të FPÇP dhe të Hamasit kanë bërë një demostratë në zemër të Jeruzalemit, i cili ndodhet nën pushtim. Rëndësi të veçantë ka pikërisht vendi se ku u zhvillua kjo demostratë. Rrugët ishin populluara edhe para Basil Al'Araxh dhe ndërsa intifada sa vjen dhe intensfikohet u dha edhe një mbështetje në nivel kombëtar për grevën e urisë për të cilën po flasim. Në të njëjtën kohë kemi edhe një qeverisje të Abbas, e cila kërkon që të rijetësojë bisedimet e marrëveshjes së Oslos. Po kështu bëhet fjalë edhe për një ndërhyrje të Trumpit. Ku do ta çojnë Çështjen Palestinezë këto përçarje dhe mosmarrëveshje në Palestinë?

Pa dyshim që pas bisedimeve të Oslos janë bërë shumë përpjekje që populli palestinez të dorëzohet dhe që t’i jepet fund Rezistencës. Ky ka qënë edhe qëllimi i vizitës së Trumpit. E vërteta është se qeverisja e Palestinës ka vetëm një mundësi zgjedhjeje që është të vazhdojë bisedimet nën vëzhgimin e SHBA-së. Megjithatë, këto 23 vite të fundit na kanë vërtetuar se këto bisedime në fakt e kanë dëmtuar popullin, të drejtat dhe legjitimitetin palestinez. Projekti kombëtar palestinez është dëmtuar. Për këtë arsye, kjo demostratë në Jeruzalem përmban një përgjigje të asaj që kanë sjellë bisedimet e Oslos për njësitë dhe koordinimin e sigurisë për Palestinën dhe Izraelin. Kjo ishte një përgjigje për ata që e shohin Jeruzalemin si kryeqytet të Izraelit. Këta të rinjë, me anë të kësaj demostrate donin të tregonin se Jeruzalemi është në të vërtetë kryeqyteti i Palestinës. Këta të rinjë arritën ta përcillnin mesazhin e ttyre duke thyer barrierat e sigurisë së armikut izraelit që ka vendosur në Jeruzalemin e pushtuar. Për më tepër, kjo demostratë ishte një përgjigje për të gjitha përpjekjet dhe për të gjtihë ata që po bëjnë këto përpjekje për të rifilluar nga fillimi bisedimet. Akoma më shumë, kjo është një shenjë e fortë se populli palestinez nuk e ka ngritur dhe nuk do ta ngre flamurin e bardhë të paqes përpara armikut të tij fashist dhe racist. Ky armik fashist dhe racist kërkon ta shhuajë përgjithnjë ezistencën palestineze duuke përdorur ata që janë të gtshëm që të hyjnë në bisedime dhe mundohen që të përfitojnë nga çdo moment i mundshëm i bisedimeve. Në 23 vite të këtyre bisedimeve nuk është arritur që të fitohet asnjë e drejtë më e vogël. Përkundrazi vazhdojnë të shtohen akoma vendbanimet e reja. Arrestimet janë shtuar. Masakrat janë shtuar. Masakrat e herëpashershme janë shtuar. Është shtuar edhe më shumë presioni ndaj popullit palestinez nëpërmjet barrierave të vendosura dhe arrestimeve të herëpasherëshme në West Bank. Për më tepër ende vazhdojnë përpekjet për pushtimin e Aksas. Vetëm dje është regjistruar një përpjekje e fundit. Të gjitha këto veprime janë veprime të ndërmarra nga ky armik që ndodhet në bisedime. Ne mendojmë se këta persona që kërkojnë bisedime duhet ta studjojnë mirë armikun me të cilin kërkojnë të hyjnë në bisedime. Ky armik as nuk flet për paqe dhe as nuk e do një gjë të këtillë. Paqja që kërkojnë palestinezët është paqe për viktimat e pushtimit; nnuk është paqe për pushtuesit që na kanë uzurpuar tokat tona. Para dy javësh pati deklarat se Muri i Burakut është Muri i Lotëve. Muri i Burakut është një prej pjesëve të Jeruzalemit i cili ndodhet nën pushtimin e uzurpuesve dhe që do të çlirohet nga rezistenca e armatosur.

Shtetet e Gjirit Arab kanë ndërmarrë hapa për normalizimin e marrëdhënieve me Izraaelin. Madje ka të dhëna se janë zhvilluar disa takime. Më pas ndodhi që Trump të mbidhej me vendet e Gjirit në Riad dhe pas kësaj vizite u dërgoi nga sauditët izraelitëve mesazhin se “sauditët janë gati për normalizim”. Si do të ndikojë ky normalizim në Çështjen Palestinezë? Sipas mendimit tuaj cili është qëllimi?

Vizita e Trumpit në Riad nuk është as në interes të botës arabe as të asaj islame. Pa dyshim që kjo vizitë është në interes të SHBA-së. Trumpi i ka thënë botës arabe dhe islame se “Rezistenca është Terrorizëm”. Për më tepër, si rezulatat i imagjinatës që vend të Izraelit si armik paraqet Iranin. Këto janë ato që Trump ka përcjellë në këtë vizitë. Për më tepër, kur dihet që burimi i terrorizmit jo vetëm në rajonin tonë por në të gjithë botën është SHBA-ja, Trump shkon aq larg sa akuzon drejtpërsëdrejti me emër Iranin, Hizbullahun dhe Hamasin për terrorizëm. Të gjitha këto përpjekje bëhen për të mbrojtur Izraelin, i cili për pothuajse 70 vite tashmë mban të pushtuara territoret tona. Menjëherë pas Riadit,Trumpi ndaloi në Tel Avivv duke dërguar mesazhin se “Arabët janë gati për normalizim”. Më parë janë zhvilluar bisedime të fshehta. Kishte disa deklarata. Janë deklaratat e gjeneralit tashmë në pension, Enver Ashki. (shënim i përkth. në turqisht, Enver Ashki është një ish qeneral saudit i cili komenton në televizionet arabe) Enver Ashki është shprehur se “Nuk ka rrugë tjetër veç kompromisit me këtë armik”. Në të vërtetë nuk thotë fjalëpërfjalshëm “armik”, fjalëpërfjalëshëm shprehet kështu: “Bëni kompromis me Izraelin sepse tani jeni të detyruar.” Forcat e rezistencës nuk e pranojnë një gjë të këtillë. Nëse e kujtoni, gjatë fushatës së tij elektorale Trump është shprehur se “SHBA-ja nuk do t’i mbështesë mbretëritë që nuk e paguajnë çmimin”. Çmimi në këtë rast është politik dhe ekonomik dhe Trump u largua nga Riadi me një marrëveshje 500 miliardë dollarëshe.

Ka vlerësime që tregojnë se një ndër qëllimet e takimit në Riad ka qënë Aksi i Rezistencës dhe Iranit. Kundër Iranit që akuzohet për acarim të situatës po përgatitet një sulm gazi. Pikërisht në këtë moment u ndez kriza e Katarit dhe Katari u morr në shenjestër. Po kështu, gjatë kësaj kohe në Teheran zhvillohej Konferenca e Mbështetjes së Intifadës. Si i interpretoni këto zhvillime të normalizimit, krizën e Katarit dhe sulmin ndaj Iranit?

Në këtë çështje ka shumë ekzagjërime. Po është e vërtetë se ka përplasje mes vendeve të Gjirit. Katari mendonte se mund të ishte udhëheqësi i botës islame dhe arabe. Ndërsa Trumpi me vizitën e tij në Riad erdhi t’ia dorëzonte këtë lidership sauditëve. Kjo është njëra anë e kësaj çështjeje. Nga ana tjetër kemi shtete të Gjirit të cilat kanë qëndruar neutrale dhe kanë mbajtur qëndrim tjetër. Ummani ka qëndruar i paanshëm. Po kështu edhe Kuvajti nuk e ka pranuar këtë pozicion që i është dhënë sauditëve. Në një formë apo në një tjetër kjo krizë nuk do të zgjasë dhe do të zgjidhet. Duan vetëm t’i tregojnë Katarit se deri këtu e ka kufirin. Duan vetëm t’i tregojnë se brenda dhe jashtë rajonit nuk mund ta zgjerojë më tej rolin e tij. Edhe kriza e Gjirit do të përfundojë me kërkesën e SHBA-së. Kur amerikanët të thonë “përfundojeni këtë krizë”, kjo krizë do të marrë fund. Do të gjejnë një zgjidhje për të ta zgjidhur këtë krizë.

Le të kalojmë tek ndikimi i kësaj krize dhe zhvillimit të saj në çështjen palestineze. Sigurisht që Palestina ndikohet nga zhvillimet që ndodhin në botën arabe dhe islame. Edhe ne jemi pjesë e kësaj bote arabe. Nuk qëndojmë jashtë këtij rajoni dhe botës arabe. Përçarjet dhe krizat që përjetohen ndikojnë edhe tek ne. Zhvillimiet negative në Jemen, Siri, Irak dhe Libi ndikojnë edhe tek Palestina. Po kërkohet në çdo formë dhe mënyrë që të ndërpritet mbështetja për popullin dhe rezistencën palestineze.

Nuk është hera e parë që Irani organizoi Kkonferencën në Mbështetje të Intifadës. Që prej Intifadës së Parë në Palestinë, Irani ka zhvilluar konferenca në mbështetje të Intifadës dhe të popullit palestinez. Po kështu kemi edhe Hamasin. Hamasi është një prej grupimeve shoqërore në Palestinë dhe është një forcë e armatosurë e rezstencës. Në mbledhjen e Riadit, Trumpi e quajti edhe Hamasin organizatë terroriste dhe nuk pati asnjë regim. Po kështu, edhe kur e akuzoi Iranin dhe Hizbullahun për terrorizëm, ur akuzoi të gjithë Aksin e Rezistencës për terrorizëm, askush nga pjesëmarrësit në këtë mbledhje nuk reagojë të dilte kundër. Pasi bëri këtë akuza për terrorizëm, Trump ftoi të gjithë shtetet qe të luftonin kundër terrorizmit dhe që të gjithë të rishikonin politikat e tyre në lidhje me terrorizmin. Aktualisht ne shohim sesi Izraeli me kërkesën e një qëverie ka shtuar ndërprerjen e energjisë elektrike dhe të ujësjellëve për në Gaza dhe ka shtuar shtetrrethimin. Tashmë energjia elektrike është diçka që zë vend në çdo aktivitet të përditshëm të jetesës normale. Ndërprerja e energjisë elektrike në një vend si Gaza që ndodhet nën një shtetrrethim të rëndë i ka shtuar edhe mëshumë vështrisitë.

A është shtimi i forcës së shtetrrethimit të Gazas një papapërgatitje? A po vjen një luftë?

Izraeli i ka shpallur tre herë luftë Gazzas, megjithatë nuk ka mundur ta shuajë zjarrin e Pezistencës. Izraeli sa herë që e ndjen veten në rrezik, apo mendon se po i përgatitet një sulm kundër tij – gjë e cila është krejtësisht një e drejtë e palestinezëve duke qënë se është Izraeli pala pushtuese – vihet në lëvizje. Sigurisht që në luftrat e mëparshme Izraeli nuk ka pasur asnjë justifikim apo përligjke, megjithatë ka shpallur luftë tre herë. Izraeli kërkon të shuajë Rezistencën. Sot e ka marrë dritën jeshile për këtë. Nuk mund të themi me siguri që do të ketë luftë, megjithatë nuk e përjashtojmë si mundësi. Izraeli gjithnjë qëndron gati për luftë. Izraeli është një shtet sulmues, racist, fashist dhe autor i krimeve të luftës. Nuk them se do të ketë luftë. Mund të ndiqen rrrugë të tjera për të sulmuar Gazzën. Qëllimi është të shuhet Rezistenca.

Në jug të Sirisë, balancat po ndryshojnë me shpejtësi. Javët e fundit ka pasur shumë zhvillime. Irani ka goditur në një largësi 800 km bazat e ISIS-it përtej Dejr Zorit. Amerikanët kanë rrëzuar një avion ushtarak të Sirisë. Forcat Demokratike Siriane të organizuara nga udhëheqësit e kurdëve, Rakka nën udhëheqjen e SHBA-së vazhdon operacionin. Për më tepër, SHBA-ja është duke punuar që të marrë nën kontroll zonat në lindje dhe jug të Dejr Zor. Flitet edhe për një operacion që do të marr jetë në jug të Sirisë ku do të marrë pjesë edhe Jordania. Si i shihni këto zhvillime në Siri, veçanërisht në lindje dhe jug? A kanë lidhje me sigurinë e Izraelit? A është një luftë e energjisë dhe gazit natyror?

Të gjitha luftrat aktuale po bëhen për siguruar sigurinë e Izraelit. Pas luftës së Aleppos, amerikanët kanë filluar për mundësitë sesi mund të parandolojnë që qeveria siriane të fitojë kontroll mbi zonat përreth Golanit. Në momentin që ushtria siriane arriti të merrte kontrollin në veri të vendit, filluan lëvizjet për të ruajtur sigurinë e Izraelit në jug të vendit. Ndërsa gjithë bota thotë se Golani është territor sirian i pushtuar nga Izraeli, Izraeli e sheh Golanin si pjesë të territorit të tij.  Amerikanët, duke i bashkuar të gjithë forcat që ka pranë po mundohet të marrë kontrollin e të gjitha territoreve që për momentin janë në duartë e terroristëve. Po kështu kjo është një çështje ekonomike, një e vërtetë e qartë. Është shumë e rëndësishme për sistemet e goazit natyror.

Nga ana tjetër kemi çështjen kurde. Unë mendoj se SHBA-ja po e përdor këtë çështje si një kartë për të vënë në rrezik Sirisë. Ashtu siç bëri në Irak, SHBA-ja po e përdor këtë gjë si një kartë për të përçarë Sirinë. Hidhini një sy pushtimit të Irakut dhe ato që i solli Amerika. Kolaicioni nën udhëheqjen e SHBA-së, grupet e armatosura që mbështet në veri të Sirisë i mbështet për këto qëllime. Megjithatë nuk duhet harruar se nga ana tjetër në terren është formuar një aleancë. Rusia dhe Irani kanë rolin e tyre në rajon. Rusia ka bërë një kërcënim dhe ka deklaruar se ka ndërprerë marrëveshjen dhe nuk e pranon sulmin nga sovranitetit të Sirisë dhe rrëzimit të avionëve të saj. Po kështu edhe dërgimi i raketave iraniane me rreze të gjatë në bazat e ISIS-it në Dejr Zor ka dërguar një mesazh të fortë. Ky është një mesazh që e ka shqetësuar Izraelin. Kjo tegon se Irani ka armë që shkojnë jo vetëm deri në Dejr Zor, por deri në Izrael.

Hasan Sivri: Kurdët propozojnë një jetesë normale dhe demokratike mes popujve nënpërmjet një sistemi autonom. Kurdët ende vazhdojnë luftën e tyre kundër ISIS-it – disa burie thonë se ata kanë një fuqi prej pothuajse 100 mijë trupash. Në të njëjtën kohë flitet edhe për një marrëveshje në terren që ka me SHBA-në. Vetëm dje kurdët kanë marrë në dorëzim ndihmën e shtatë të ndihmave ushtarake që SHBA-ja i ka dërguar. Ka prej atyre që shprehen se ndihma ushtarake ërshtë një bashkëpunim teknik, megjithatë ka edhe prej atyre që mbështesin idenë se është një lëvizje strategjike me horizont më të gjërë. Si e interpretoni ju këtë situatë?

Çdokush i cili po lufton për demokraci, apo për çfarëdo motivi tjetër, nëse mbështetet e Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Izraeli është duke gabuar. Shembullin më të qartë e kemi parë tek Iraku. SHBA-ja që u fut në Irak ushtarakisht me forca detare, ajërore dhe tokësore bashkë me 30 shtete të tjera, a i solli Irakut demokraci? Çfarë i solli Irakut përveç përçarjes? Krijoi një ndasi të madhe brenda shoqërisë. Kushdo qoftë që ndërmerr veprime duke u mbështetur tek SHBA-ja është në të vërtetë duke punuar kundër vetëvetes. Ku është SHBA-ja? Ku e pozicionojmë atë? SHBA-ja është kundër popujve. SHBA-ja është armiku i popujve. Si mund ta klasifikojmë pushtimin sionist? Edhe pushtimi sionist është pjesë e aksit e SHBA-së që është armik i popujve. Populli kurd gjithnjë në histori ka qënë vikimë e keqtrajtimit. Nuk ka dyshim për këtë. Për më tepër, aktualisht në Turqi kurdët arrestohen në grupe, janë viktimë e sulmeve të ndryshme, përfaqësuesit e tyre arrestohen, kyretarët e partive dhe kryetarët e bashkive arrestohen. Ky është persekutim. Ata kanë të drejtë të kërkojnë të drejtat e tyre. Megjithatë, SHBA-së dhe Izraelit nuk i interesojnë të drejtat dhe liritë demokratike të kurdëve apo drejtësia shoqërore. Prandaj është e gabuar të vazhdohet në këtë rrugë. Në fund të fundit, ajo që SHBA-ja do është siguri e imperializmit amerikan dhe e aleatit të saj pushtuesit izraelit.



Burimi : Medya Şafak