Prova të forta provojnë se pas sulmit në Teheran nuk qëndron ISIS-i por fshihet Arabia Saudite

nga Ali Hasan Haydari | Publikuar në Qershor 29, 2017, 1:07 a.m.

Për më tepër, të njëjtat burime kanë shtuar gjithashtu se MEK ka qënë autore në planifikimin e këtyre operacioneve të fundit si dhe se ka qënë Ansar al-Islam që i ka ekzekutuar ato në përvjetorin e vdekjes së al-Zerkavit. Megjithatë, për shkak të kontrollit të forcave të sigurimit të Iranit në Kurdistanin iranian dhe iraken dhe prej frikës së tyre kundër Iranit, Ansar al-Islam vendosi që ishte më mirë që ta fshehë përgjegjësinë e tyre për këto operacione, duke heshtur dhe duke i lënë ISIS-it të marrë përsipër këtë përgjegjësi.

Kohët e fundit ka patur shumë diskutime dhe hulumtime se cilat kanë qënë motivet pas sulmeve terroriste që kishin marrë në shenjestër parlamentin e Iranit dhe tyrben e Ajatullah Hameinit në Teheran dhe këto hamendësime se cilët janë përgjegjësit do të vazhdojnë të qarkullojnë nëpër media. Pavarësisht faktit se ISIS-i ka marrë përgjegjësinë për këtë sulm, ende ekzistojnë disa paqartësi lidhur me operatorët e vërtetë që qëndrojnë prapa tyre.

Nëse i hedhim në vështrim dhe analizojmë sulmet e mëparshme terroriste të ISIS-it në mbarë botën, mund të arrijmë në rezultatin se ky sulm në të vërtetë nuk është një punë e ISIS-it. Nëse në këtë analizë përfshijmë videot që gjithnjë shpërndahen dhe qarkullojnë nga autorët e sulmeve të cilat regjistrohen ditë përpara sulmeve në dyshim do të shohim se asnjë nga këto video nuk u qarkullua në emër të ISIS as nuk është treguar flamurin i tij në lidhje me ktë ngjarje. Për më tepër, në ditën e sulmit, nuk kishte asnjë tregues që tregote për përfshirjen e ISIS-it apo të flamurit të zi si simbol.

Televizioni Al Arabiya i Arabisë Saudite ishte në fakt kanali i parë mediatik  që transmetoi një video të dërguar nga autorët e sulmit, dhe pas kësaj, dhe më pas të njëjtën video e transmetoi edhe agjecia mediatike e ISIS-it, Aamak ku bëhet me dije se ka qënë ISIS-i ai pretendon se ka mbajtur përgjegjësinë për sulmin. Në të vërtetë, fakti që autorët e sulmit flisnin arabisht në video, e bën të lehtë të mendohet se ata janë të lidhur me ISIS-in dhe për arsye të pretendohet se ISIS-i do të jetë prapa këtij sulmi. 

Logjikisht pyetja që vjen në mendje është, nëse ISIS nuk fshihet pas këtyre sulmeve, atëherë pse e ka pretenduar një përgjegjësinë të këtillë? Për t'iu përgjigjur kësaj pyetjeje duhet të fillimisht të pranojmë se një nga qëllimet e ISIS-it ka qenë gjithmonë që të tregojë veten dhe të mburret me aftësitë e tij në nivel ndërkombëtar, duke kryer sulme terroriste anembanë botës për të treguar se i ka aftësitë e nevojshme për të kryer veprime të tilla në të gjithë botën. Të këtilla sulme mund të përmendim sulmet e tij në vendet evropiane dhe në vende të tjera. Për më tepër, ISIS e sheh Iranin si një nga armiqtë e tij më të rëndësishëm dhe e ka kërcënuar se do të kryejë sulme terroriste kundër tij kohë pas kohe, gjithmonë duke dështuar në kryerjen e ndonjërit prej këtyre sulmeve brenda territoreve iraniane. Rrjedhimisht, këto sulme të fundit janë shansi më i mirë për të arritur disa suksese politike të ISIS-it pa qënë e nevojshme që të bëjë shpenzime.

Një pyetje e dytë që vjen në mendje është se: nëse jo ISIS-i, atëherë cilët janë autorët e vërtetë të sulmeve të Teheranit? Organizata "Ansar al-Islam" është një organizatë radikale sunnite e cila ushtron aktivitetin e saj në Kurdistanin iranian dhe atë iraken, ka ideologji anti-iraniane dhe ka dallime të thella fetare dhe etnike me sistemin qeverisës shiit sipas të cilit udhëhiqet Irani. Kjo organizatë ka organizuar një numër operacionesh kundër shtetit iranian në të kaluarën dhe disa burime informuese i kanë përmendur ata si autorët që fshihen në të vërtetë pas sulmeve të Teheranit. Ne do të diskutojmë rolin e këtij grupi në menaxhimin dhe ekzekutimin e sulmeve në vijueshmëri të këtij artikulli.

Mullah Krekar është një nga figurat më të njohura të selefijve nga të Halepçe në Kurdistanin e Irakut. Ai kishte qenë një ndjekës i Osama bin Ladenit në Afganistan për vitetë tëra dhe ka luftur në mbështetje të tij. Pas kthimit të tij në Halepçe, ai filloi të përhapte xhihadizmin selefi në Kurdistanin iraken, duke themeluar më pas edhe Ansar al-Islam, organizatë e cila njëkohësisht luftonte kundër Saddam Hussein dhe lëvizjeve talibane dhe barzane. Pas 11 shtatorit, ai shtoi në axhendën e tij edhe një luftë kundër SHBA-së.

Abu Musab al-Zerkavi u largua nga Afganistani, për t’u vendosur në Kurdistanin iranian dhe iraken. Anëtarët e Ansar al-Islam, të cilët ishin kryesisht kurdë të besimit sunni nga Iraku dhe Irani, u vendosën nën tutelën e tij ideologjike dhe intelektuale. Kjo është arsyeja pse kjo organizatë e konsideron Al-Zerkavii si udhëheqësin e saj shpirtëror.

Gjatë qëndrimit të al-Zerkavi tnë Irak, veçanërisht në gusht të vitit 2003, që përkon vetëm tre muaj pas rënies së Sadam Huseinit në Irak, ai planifikoi dhe udhëhoqi sulmet e që morrën jetë në Nexhef që sollën si rezultat mbetjen të vrarë më 29 gusht të Muhammed Bakir el-Hekim, kreu i Këshillit Suprem Shia në Irak, në faltoren e Imam Aliut, imami i parë i muslimanëve Tvilver Shia. Pas kësaj ngjarjeje, ai krijoi organizatën nën emrin “Tanzim el-Xhihad fi Bilad el-Rafidejn”, degë e Al-Kaidës në Irak, e cila eventualisht do të formonte atë që ne tashmë e njohim në formën e ISIS-it.

Gjatë gjithë periudhës që kjo organizatë ka ushtruar veprimtarisë e saj, Ansar al-Islam arriti të fitonte një ndikim të madh ideologjik dhe intelektual midis kurdëve iranianë, duke arritur si rezultat formimin e grupit “Teuhid dhe Xhihad”. Ky grup, me fillimin e operacioneve që nga viti 2011, arriti ta imponojë veten si një pale me një rol serioz në mesin e grupeve të xhihadit. Për më tepër, duke qenë se kyy grup ishte më i hershmi ndër gjithë grupet xhihadiste selefiste në Iran filloi të përhapte ideologjitë e ISIS-it dhe në momentin që ISIS doli haptazi, disa prej antarëve të kësaj organizate shkuan për të luftuar përkrah ISIS-it për të luftuar në Siri dhe Irak. Grupi ishte aktiv në Iranin perëndimor dhe në Irakun fqinj dhe ndërkohë kishte mbështetje financiare nga disa nga vendet më të pasura të rajonit, politika e të cilave është në kundërshtim me politikat e Iranit.

Një çështje tjetër është fakti se grupet anti-iraniane, përveç marrëdhënieve të tyre me vendet anti-Irane, mbajnë gjithashtu edhe marrëdhënie me grupe të tjera anti-iraniane dhe bashkëpunojnë me njëri-tjetrin. Një nga grupet më të vjetra të këtyre grupeve është MEK, i cili në periudhën pas revolucionare kishte shumë dallime me Ajetullah Humeinin, udhëheqësin e atëhershëm të Iranit dhe filloi të luftonte kundër kësaj qeverisjeje të re. Kjo organizatë, në përpjekjet e saj për të luftuar administratën iraniane ka hyrë në marrëdhënie me të gjitha grupet e tjera anti-iraniane, duke përfshirë Ansar al-Islam dhe ka bashkëpunuar me këtë organiztë. MEK gëzon mbështetje politike dhe sociale edhe nga SHBA-ja, si dhe mbështetje financiare nga Arabia Saudite. 

Disa burime të cilat kanë arritur të mbledhin informacion janë shprehur se pothuajse 50 anëtarë të Ansar al-Islam, të cilët janë të gjithë iranianë, myslimanë sunitë kurdë veprojnë nga një bazë që lidhet me dhomën e operacioneve të MOC në Jordani, nën tutelën ushtarake dhe operacionale të MEK-ut dhe tani janë të gatshëm që të realizojnë sulme të gjera brenda territoreve iraniane.

Për më tepër, të njëjtat burime kanë shtuar gjithashtu se MEK ka qënë autore në planifikimin e këtyre operacioneve të fundit si dhe se ka qënë Ansar al-Islam që i ka ekzekutuar ato në përvjetorin e vdekjes së al-Zerkavit. Megjithatë, për shkak të kontrollit të forcave të sigurimit të Iranit në Kurdistanin iranian dhe iraken dhe prej frikës së tyre kundër Iranit, Ansar al-Islam vendosi që ishte më mirë që ta fshehë përgjegjësinë e tyre për këto operacione, duke heshtur dhe duke i lënë ISIS-it të marrë përsipër këtë përgjegjësi.

Është mëse e qartë dhe e dukshme që mbreti i Arabisë Saudite, kundërshtari tradicional i Iranit në rajon ka mbështetur të gjitha grupet radikale anti-iraniane dhe madje edhe opozitën politike jashtë Iranit, si MEK, si nga ana financiare ashtu edhe nga ana morale. Aq shumë sa që Prini Turki al-Faysal, ish-kreu i Inteligjencës Saudite, në fjalimin e tij para konferencës vjetore të MEK në vitin 2016 në Paris bëri me dije mbështetjen e plotë të Arabisë Saudite për organizatën, si dhe të gjitha grupet anti-Irane.

Arabia Saudite do të vazhdojë të mbështesë këto grupe me shpresën që do të krijohet mundësia që Irani, një vend islamik Shia, të dobësohet ose të ndryshojë sistemin e tij të qeverisjes. Arabia Saudite e ka akuzuar Iranin në një seri rastesh për mbështetje ndaj terrorizmit dhe tentativave ppër përçuarjen e revolucionit të tij edhe në vende të tjera dhe ndërhyrjen në punët e brendshme të vendeve arabe. Muhammed bin Salman, Ministri i Mbrojtjes Saudite dhe Zëvendës Princi i Kurorës mbretërore ka akuzuar së fundmi Iranin se po përpiqet të kontrollojë të gjithë rajonin dhe kërcënon se kjo gjë do të krijojë paqëndrueshmëri duke kërkuar ta zhvendosë luftën brenda territoreve iraniane. Ndërkohë, duke hedhur poshtë pretendimet e suditëve, ministri i mbrojtjes i Iranit tha se nëse Arabia Saudite duhet të fillojë një luftë me Iranin, askund nuk do të jetë më i sigurt në Arabinë Saudite, përveç për Mekës dhe Medines, të cilat janë toka të shenjta. Duke analizuar me kujdes të gjithë këto faktorë, a mund të thuhet se sulmet e Teheranit janë edhe një mesazh se Lindja e Mesme do të jetë arena e një lufte ushtarake ndërmjet Iranit dhe Arabisë Saudite?



Burimi : American Herald Tribune / Medya Şafak