Serbia si një kandidate serioze për BE

Publikuar në Qershor 29, 2017, 12:53 a.m.

Ministrja e Integrimit Evropian të Serbisë, Jadranka Joksimoviq, gjatë një takimi që ka pasur sot me zëvendëskryeministrin njëherësh ministrin e Punëve të Jashtme dhe Çështjeve Evropiane të Belgjikës, Didier Reynders, ka folur për reformat që po kryhen në këtë proces, situatën në rajon, marrëdhëniet midis dy vendeve dhe tema të tjera aktuale.

Joksimoviq tha se anëtarësimi në Bashkimin Evropian është orientim strategjik dhe shprehu besimin se Serbia në të ardhmen do të jetë një partner i besueshëm dhe konstruktiv, bën të ditur zyra e saj, raporton Tanjug, transmeton Klan Kosova.

Gjatë takimit ata thanë se Serbia është kandidat serioz për BE.