Mesazhet që mbarin krahët e raketave iraniane

nga Majed Hatemi | Publikuar në Qershor 28, 2017, 2:50 a.m.

Raketat e Iranit, të cilat me një precizitet të detajuar arritn të qëllonin në shenjestër prej një largësi deri në 700 kmshtu siç kanë konfirmuar mjetet ajërore pa pilotë nga fotografitë që janë bërë kanë mundur që vetëm me këtë lëvizje të hedhin poshtë atë që Izraeli dhe Amerika janë mundur të shesin para botës për pothuajse 30 vjet në lidhje me “teknologjinë e raketave të Iranit dhe preçizitetit të këtyre raketave.”

Irani në bashkëpunim me qeverinë siriane dhe me forcat e tjera aleate kanë koordinuar punimet e tyre në mënyrë preçize dhe si kundërpërgjigje të sulmit terrorist në Teheran, Irani ka goditur organizatat tekfirxhie terroriste që janë vendosur në qytetin Dejr ez-Zor të Sirisë. Qeveria iraniane, që ka vënë në shenjestër me këtë sulm bazën kryesore të ISIS-it, me raketat balistike që ka lëshuar i ka dërguar mesazhe të qarta si miqëve ashtu edhe armiqve të tij, si në rajon ashtu edhe në gjithë botën.

Nga ana tjetër kanë qënë amerikanët, izraelitët dhe aleatët e tyre në rajon që janë interesuar më së shumti në lidhje me mesazhet e përcjella nga raketat që lëshoi Irani. Këto fuqi që kohët e fundit kanë përçudnuar dhe thyer nën ndikimin e një të meti racist në Shtëpinë e Bardhë edhe rregulat dhe ligjet më të thjeshta dhe themelore të së drejtës ndërkombëtare bëjnë kërcënime të pafytyra si për shembull “ndryshimi i regjimit në Iran, zhvillimi i një lufte në territoret iraniane si dhe vendosje të sanksioneve të padrejta duke përdorur justifikime të ndryshme.”

Kemi analizuar mesazhet më të rëndësishme për miqtë dhe armiqtë e Iranit, që gjendeshin në krahët e raketave të qëllura. Në një këndvështrim të jashtëm, reagimet e zhurmshme por edhe të heshtura menjëherë pas sulmit kanë qënë në fakt pikërisht ato që iranianët prisnin.

- Siguria Kombëtare Iraniane e ka tërhequr vijën e kuqe të rrezikut. Në momentin që kjo vijë do të gjendet përballë një rreziku të çfarëdollojshëm as nuk mund të parashikohet se çfarë reagimi do të japë Irani. Asnjë pozicion gjeografik, as kufinjtë dhe asnjë fuqi në botë nuk mund ta ndryshojë këtë përgjigje.

- Raketat e Iranit, të cilat me një precizitet të detajuar arritn të qëllonin në shenjestër prej një largësi deri në 700 kmshtu siç kanë konfirmuar mjetet ajërore pa pilotë nga fotografitë që janë bërë kanë mundur që vetëm me këtë lëvizje të hedhin poshtë atë që Izraeli dhe Amerika janë mundur të shesin para botës për pothuajse 30 vjet në lidhje me “teknologjinë e raketave të Iranit dhe preçizitetit të këtyre raketave.”

- Pavarësisht se baza ushtarake e ISIS-it që u godit ishte e vendosur në një pozicion shumë të ngushtë, raketat iraniane arritën të godisnin pikërisht pikat që kishin marrë në objektiv. Duke bërë që tashmë të gjitha bazat e Izraelit dhe SHBA-së në rajon të mbeten nën mëshirën e raketave të Iranit.

- Në këtë sulm raketash mbetën të vrarë ndër 50 terroristë edhe dy komandantë të ISIS-it, konkretisht libjani Ebu Ksim dhe Ebu Haris, i cili njihet ndryshe edhe me emrin Abdulkadir el-Feran. Terroristët që mbetën të vrarë ishin vendosur pikërisht në bazën ushtarake ku patën planifikuar sulmin në Teheran.

- Kundërsulmi me raketa ishte një prove konkrete se Irani nuk është një shtet që do ta kapë paniku i një sulmi terrorist. Vetëm me disa raketa, Teherani arriti t’i dërgojë SHBA-së mesazhin se Irani nuk do të gjunjëzohet përpara disa sanksioneve të padrejta që SHBA-ja i ka vendosur.

- Irani, nga hapi ku ndodhej me dërgimin vetëm të forcave këshilluese në konfliktet në rajon, ka papërcyer në hapin e përplasjes direkte me palët të cilat po e fusin në rrezik sigurinë e rajonit.

- Irani, i cili pranojë të ulej në tyrezë me gjatë fuqitë botërore për të gjetur një zgjidhje politike përsa i përket programit paqësor nuklear nuk ka qënë asnjëherë pala e dobët. Përkundrazi, gjithnjë ka besuar se krizat që sa vijnë e shtohen në botë mund të arrijnë të zgjidhen me anë të kompromiseve.

- Iranin nuk mund ta ndikojnë as ngjarjet që ndodhin në rajon as ato që ndodhin në botë, as marrëveshjet dhe as aleancat që bëhen kundër tij dhe as vetë presidenti i SHBA-së si person më vete.

- Shtet që tashmë e kanë bërë zakon që të përdorin grupimet terroriste për të kërcënuar Iranin, që pas kësa ngjarjeje duhet të mendohen mirë përpara se të vendosin edhe njëherë të përdorin këto grupime për të arritur objektivat e tyre politike.

Ndërsa nga ana tjetër, mesazhi që Irani i ka dërguar miqve të tij me në krye Aksin e Rezistencës është ky: Irani zoteron një fuqi të madhe. Ruajta e sigurisë kombëtare dhe rajonale të Iranit do të thotë edhe më shumë siguri për Aksin e Rezistencës. Fuqia ushtarake është në interes të qëndrueshmërisë së rajonit, sigurisë së tij dhe popullit. Kjo fuqi do të jetë një forcë e madhe kundër të gjithë palëve që përbëjnë rrezik për sigurinë dhe stabilitetin e rajon me në krye grupimet tekfirxhie të mbështetura nga SHBA-ja, Izraeli si dhe nga arabët e prapambeturë



Burimi : Medya Şafak